merita hajdari Archives - Albeu.com

SKEMA/ Si u bë Merita Hajdari pronare e kompanisë së dytë, vendimi me shkrim dore. U përfshi edhe një burrë, dokumentet
Është thelluar edhe më tej skandali i kompanive “tabelë” që të vetmin aktivitet kanë patur qarkullimin e faturave fiktive mes tyre dhe kompanive të inceneratorëve me qëllim justifikimin e gjoja punimeve të bëra për llogari të këtyre të fundit si edhe përfitimit nga skema e TVSH-së.

Më herët, abcnews.al raportoi detaje rrëqethëse në lidhje me përfshirjen pa dijeni të Merita Hajdarit në skemën e ndërtuar në emër të saj si gjoja pronare e kompanisë “Elvis 03 shpk”.

Në dokumentet e nxjerra nga abcnews.al, rezulton se Merita Hajdari, e cila në fakt jeton duke mbledhur kanaçe dhe nuk ka lidhje me manipulimet, të jetë autorizuar nga pronarja në letra e kompanisë “Elvis 03 shpk”, Gjyste Serrmi që të kryejë veprime në QKB në emër të saj.

Por, siç konstaton abcnews.al, Merita Hajdari rezulton pronare, madje me 100% të aksioneve edhe e një tjetër kompanie, që ka patur të njëjtin rol, lëshimin e faturave fiktive ndaj kompanive të inceneratorëve.

Siç duket edhe nga dokumentet e mëposhtme, Merita Hajdari rezulton pronare e kompanisë “ELJADI shpk” me NIPT L07619302L.

SKEMA

Kompania “ELJADI shpk” është regjistruar për herë të parë në QKB në vitin 2010 nga Drita Frangaj me adresë fshatin “Rrashbull” në Durrës. Për katër vjet me radhe ajo nuk ka patur aktivitet. Kompania i është rikthyer aktivitetit në vitin 2014 ku dyshohet se është përfshirë në skemën e faturave fiktive.

Në 24 korrik 2014, pronarja e vetme e kompanisë “ELJADI shpk”, Drita Frangaj autorizon me letra pikërisht Vjollca Ymerajn që të kryejë veprime në emër të saj në QKB. Ymeraj rezulton se ka dorëzuar në korrik bilancin e kompanisë, e cila ke deklaruar një total prej 218 milion lekësh shitje ndaj të tretëve në këtë periudhë.

Kompania vijon kështu të lëshojë fatura dhe deklarojë shitje gjatë viteve në vijim, ndërsa në vitin 2016, Drita Frangaj emëron veten e saj edhe për një mandat tjetër si administratore e kompanisë.

Në fillim vitit 2017 rezulton se Drita Frangaj ia ka shitur Merita Hajdarit të gjitha aksionet e saj në kompaninë “ELJADI shpk”. Tani, sipas atij që ka përgatitur skemën, Hajdari është pronare e kompanisë, kurse Drita Frangaj është e autorizuar nga Merita Hajdari që të kryejë veprime në emër të saj në QKB.

Pas kalimit të kompanisë nën pronësi të Merita Hajdarit, autorët e skemës së mashtrimit fusin një tjetër qytetar në lojë. Bëhet fjalë për Agim Demën, i cili tashmë është i autorizuari i Merita Hajdarit që të bëjë veprime në QKB në emër të kompanisë.

Kompania ka kryer aktivitet deri në prill 2017 dhe më pas nuk ka gjurmë të saj në QKB, ndërkohë, në vitin 2020 rezulton se Drita Frangaj është dënuar me 1.8 vite burg për evazion fiskal pas një operacioni të madh të prokurorisë. /abcnews.al

The post SKEMA/ Si u bë Merita Hajdari pronare e kompanisë së dytë, vendimi me shkrim dore. U përfshi edhe një burrë, dokumentet appeared first on Albeu.com.

Thellohet skandali, “boss-ja” e Inceneratorëve që mbledh kanaçe figuron pronare 100% e një tjetër kompanie
Thellohet skandali me kompanitë fantazmë, që lëshojnë fatura fiktive në Shqipëri. Pasi u përdor si përfaqësuese ligjore e Kompanisë që ndërvepronte me inceneratorin e Tiranës Elvis-07, Merita Hajdari figuron pronare e 100% e aksioneve të kompanisë ELJADI shpk, që merret me përpunimin inerteve.

Kompania është themeluar në 2010 dhe ka si qendër Fushë-kuqen në Laç, në gusht të 2016 kjo kompani ka aplikuar në QKR për pezullimin e aktivitetit, ndërkohë që disa muaj më pas në janar të 2017, kompania e pezulluar i është shitur për 100 mijë lekë Merita Hajdarit.

Kjo e fundit mohoi kategorikisht për News24 përfshirjen në këtë transaksion, ndërkohë që dokumentet e administruar në Qendrën kombëtare të biznesit përmbajnë gjeneralitetet e saj, numrin personal dhe kartën e identitetit.

Edhe pse emri i kompanisë ELJADI shpk nuk ka dalë ende e lidhur me skemën e inceneratorëve, por dyshimet për përfshirje në skema mashtrimi dhe evazioni fiskal janë të forta.

Sesi ka përfunduar Merita Hajdari aksionere dhe administratore e një kompanie, ndërkohë që vazhdon të mbledhë kanoçe dhe të bëjë punë krahu nëpër Tiranë, mbetet për t’u zbuluar nga autoritetet.

Po ashtu, mbetet për t’u zbuluar nëse identiteti i Merita Hajdarit është përdorur nga të njëjtët persona, si në rastin kur firmoste për llogari të Gjyste Serrmit, ashtu dhe kur është bërë pronare e një kompanie inertesh./BW

The post Thellohet skandali, “boss-ja” e Inceneratorëve që mbledh kanaçe figuron pronare 100% e një tjetër kompanie appeared first on Albeu.com.

Evazioni fiskal me inceneratorët, flet Merita Hajdari: Më nxorën me 5 kompani, unë 10 mijë lekë kam
Merita Hajdari, është gruaja të cilës dyshohet se i kanë përdorur identitetin, për të bërë veprime miliona euro me paratë e inceneratorëve.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ajo ka rrëfyer se si e mori vesh që është përfshirë në këtë skemë dhe foli për takimin me zyrtarë të SPAK.

Hajdari tha se kërkon drejtësi dhe të merret vesh se kush e ka futur në këtë histori, ndërkohë rrëfeu vuajtjet e mëdha në jetën e saj.

Pjesë nga biseda:

Merita Hajdari: Jam 56 vjeç. Banoj te lagjia 10. Unë para kam vetëm 10 mijë lek që kam marrë borxh sot. Unë nuk kam fare para. Unë jam me invaliditetin. Nuk kam lek.

Ylli Rakipi: Kur e more vesh që je e pasur me letra?

Merita Hajdari: Ka nja tre ditë. Më marrin njerëzit e mi në telefon. E shikojnë te Syri. Thonë çohu se ke dalë në televizion, sikur kam bërë falsifikime dokumentash me biznese. Kam ndejtur shumë e shqetësuar. Ngrihem në mëngjes, marr djalin dhe cunin e xhajës dhe iki te rajoni 3. I thashe kam dalë në këtë lajm. Ku i kam këto biznese unë? Si ka dalë emri im në televizor. Një shef më thotë duhet të shkosh te drejtoria e policisë. Shkoj atje, flasin në telefon dhe më thonë motër ti je e pastër. Unë thashë kam frikë dhe dua të sqaroj.

Më thanë do të shkosh te drejtoria e madhe te Brryli, një godinë me xhama. Shkoj atje, ata nxorrën një palë letra, katër biznese, fruta perime, hekuri… Edhe sot ka dalë një kompani tjetër, janë bërë pesë. Ku i kam unë këto? Ata thonë 5.5 milionë, po ku marr vesh unë nga këto. Të paktën të më japin edhe mua një biznes.

Aleksandra Bogdani: Këtu dalin katër kompani, tregëtim materialesh duralumini, etj. Pra, është pak a shumë si funksionojnë këto skema, që blejnë beton dhe shesin oriz përshembull.

Ylli Rakipi: Cfarë i kanë bërë zonjës që ne kemi këtu?

Aleksandra Bogdani: Duhen hetime për të kuptuar. Me aq sa kam parë, është përdorur emri i zonjës për një kompani në letër, nuk është kompani që ekziston, nuk ka seli dhe puntorë.

Ylli Rakipi: Si ti kanë marrë të dhënat?

Merita Hajdari : Votimi i parë, unë vajta në lagje dhe thanë do votoni. Unë tham nuk votoj se nuk kam kartë. Edhe më kanë bërë kartën. Unë firma kam bërë vetëm në bashki, për strehim, si person i pastrehë. Edhe te tatimet, më kanë dhënë këto letrat.

Ylli Rakipi: Ti u nise drejt SPAK-ut vetë. Pse?

Merita Hajdari: I kam thënë ku është më e madhja, që të ankohem. Vajta atje, ishte një gazetare përjashta. I kam thënë dua të sqaroj këtë çështje. Ata të zyrave më dëgjuan dhe dolën te dera. I thashë atyre, nja dy burra ishin. Ishte një zyrë dhe i thashë, kjo fotografi ka dalë në televizor. Për cfarë akuzohem? Më tha rri e qetë se nuk je ti me këto gjëra. Të ishe me probleme, ne nuk të linim.

Ylli Rakipi: Pra SPAK-u e kuptoi direkt që je e pafajshme?

Merita Hajdari: Po. Pastaj unë dola jashtë. Thashë do kërkoj drejtësi edhe më lartë.

Ylli Rakipi: Po ku do vazhdoje ti?

Merita Hajdari: Unë dua drejtësinë time. Jam fukareshë, unë nuk dua këto rëndesa të dal në gjithë botën./tpz

The post Evazioni fiskal me inceneratorët, flet Merita Hajdari: Më nxorën me 5 kompani, unë 10 mijë lekë kam appeared first on Albeu.com.

Rezultoi milionere duke mbledhur kanaçe, flet për herë të parë “boss-ja” e Inceneratorëve
Gruaja e cila figuronte si pronare e një kompanie të lidhur me inceneratorët, Merita Hajdari, ka folur për herë të parë për mediat.

Hajdari e cila rezultoi pronare e një kompanie fiktive të lidhur me inceneratorët tashmë kërkon pronësinë e kësaj kompanie.

Ajo u shpreh për Neës 24 se për të siguruar jetesën mbledh kanaçe dhe punon pastruese në pallatin ku jeton një deputet.

Merita shtoi se kartën e identitetit e ka bërë kur ishin zgjedhjet ndërsa më parë ajo i kishte humbur në autobus.

“Të më japin këto biznese të rregulloj dhe unë fëmijët. Dua drejtësi nga shteti se kam dalë në gjithë botën. Mbledhim problemet tona. Me hallet tona dhe në qafë shtetit nuk i kam rënë. Kam pasur mbledhur kanaçe, tani punoj në fruta perimet, shkoj laj pallatet të këto deputetët, pastroj pallate. Punoj dhe pastruese, gjysmë ore.

Punë të zezë pa licenca pa gjë. Nuk më merr njeri në punë mua se unë jam sakate nuk i komandoj dot duart. Kam 13 me astmë. Tani ma kanë bërë invaliditetin. Ma hoqën edhe ndihmën ekonomike. Unë kërkoj drejtësinë time dhe të më ndihmoj shteti me këto probleme. Dua drejtësi kush m’i ka bërë këtë. A m’i ka hedhur mua këto biznese, le të m’i japë këto biznese. Më vjen turp të dalë rrugës.

Kur janë bërë votimet kartën ma ka bërë shteti. Kam marrë kartën te gjendja civilë. Kartën e vjetër ka vite që ma kanë vjedhur në autobus. Nuk i njoh këta persona fare kush janë. Edhe në bashki që kam shkuar për punën e strehimit. Nuk kam shkuar në zyra të tjera”, tha Merita Hajdari.

The post Rezultoi milionere duke mbledhur kanaçe, flet për herë të parë “boss-ja” e Inceneratorëve appeared first on Albeu.com.

“Bosja” e inceneratorëve jeton duke mbledhur kanaçe, por rezulton biznesmene: Si u përfshi emri i Merita Hajdarit në këtë skandal
Sot në SPAK është paraqitur për të pyetur mbi lakimin e emrit të saj në skandalin e faturave fiktive të kompanive të lidhura me inceneratorët.

Të përfshira ë këtë skadal janë edhe 3 kompani të tjer të cilat janë shkarkuar nga SPAK, të cilat kanë gjeneruar fatura fiktive ndaj kompanive të inceneratorëve me qëllim justifikimin e shpenzimeve nga këto të fundit, në një kohë që nuk kishin bërë asnjë punë reale.

E moshuara, e cila jeton duke mbledhur kanaçe dhe nuk ka asnjë lidhje me këtë skandal, por se i kanë vjedhur identitetin, nuk tha asnjë fjalë kur doli nga SPAK.

Emri i Merita Hajdarit, bashkë me Kartën e Identitetit dhe nr. e ID-së, rezulton të jetë përdorur në  të vitit 2017, ku gjoja është autorizuar nga Gjyste Serrmi, pronare e vetme e kompanisë “Elvis 03” për të bërë veprimet në QKB për pezullimin e aktivitetit ekonomik të kësaj kompanie. Bashkë me emrin e saj, Gjyste Serrmi ka shtuar edhe nr. e ID-së së Merita Hajdarit, e cila më pas rezulton të ketë bërë veprimet në QKB.

Në fakt, e gjitha kjo është një mashtrim, pasi Merita Hajdari nuk vetëm që nuk ka bërë veprime të tilla në llogari të kompanisë në fjalë, por nuk ka qenë fare në dijeni mbi çfarë po ndodhte me emrin e saj.

Skandali thellohet edhe më tej, pasi në fund, djathtas, dokumenti mban firmën e Administratores, Gjyste Serrmi. Në këtë datë, zonja në fjalë kishte të paktën dy muaj që kishte ndërruar jetë.

Në emrin e Gjyste Serrmit, kur ajo kishte ndërruar jetë është bërë një tjetër veprim edhe në fund të korrikut 2017, ku autorizohej Dashamir Ymeraj që të bënte veprimet ne QKB duke ndërruar emrin e kompanisë nga “Elvis 03” në “Elvis 03 shpk”.

The post “Bosja” e inceneratorëve jeton duke mbledhur kanaçe, por rezulton biznesmene: Si u përfshi emri i Merita Hajdarit në këtë skandal appeared first on Albeu.com.

Momenti kur paraqitet në SPAK “boss-ja” e Inceneratorëve që mbledh kanaçe (VIDEO)
E moshuara që mbledh kanaçe, Merita Hajdari, e cila figuron pronare e kompanisë së aferës së inceneratorëve, është paraqitur vetë në SPAK.

Një tjetër e moshuar ka shkuar sot dyerve të SPAK për skandalin e evazionit fiskal, ku janë të përfshira 24 kompani.

Sot në SPAK është paraqitur Merita Hajdari, pasi rezulton se emri i saj të jetë përfituese e kompanive prej miliona euroshe. Por Merita Hajdari rezulton se i kanë falsifikuar firmën dhe të dhënat personale për t’i përdorur në skemën e inceneratorëve, pasi në të vërtetë rezulton se ajo mbledhësh kanoçe.

E moshuar vjen në SPAK, pas çiftit të të moshuarve, Rruzhdije dhe Shkëlqim Meta por edhe bashkëmoshtarëve të tyre Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi, që rezultojnë të jenë pronarë “miliarderë” të disa prej 24 kompanive që kanë bërë evazion fiskal me aferën e inceneratorëve.

Hajdari është vetëm një prej emrave të shumtë që dalin në aferën e inceneratorëve.

The post Momenti kur paraqitet në SPAK “boss-ja” e Inceneratorëve që mbledh kanaçe (VIDEO) appeared first on Albeu.com.