mergimtar Archives - Albeu.com

Si përfundoi automjeti në shinat hekurudhore pas daljes nga A3, duke u marrë jetën tre mërgimtarëve nga Kosova? Detajet dhe pamjet nga Gjermania
<html><head></head><body>

Tre persona humbën jetën në një aksident të rëndë në autostradën A3, pranë Nittendorfit, në rrethin e Regensburgut. Automjeti doli nga rruga dhe përfundoi në shinat hekurudhore, ndërsa operacioni për largimin e tij shkaktoi probleme të mëdha në trafikun rrugor dhe atë hekurudhor, raportoi media gjermane, transmeton “Bota sot”.

Sipas policisë, makina nuk u përplas me ndonjë tren, por tre personat që ndodheshin brenda saj pësuan lëndime fatale dhe ndërruan jetë në vendngjarje, pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës.

LEXONI POASHTU:

U nisën nga Kosova drejt Gjermanisë, rruga përfundoi në tragjedi: Babë e bir dhe nipi 16-vjeçar humbën jetën

Përplasja ndodhi në rajonin e Pfalzit të Sipërm të Bavarisë dhe pati pasoja të menjëhershme për qarkullimin. Për shkak të punës së ekipeve të shpëtimit dhe rikuperimit, u ndërpre përkohësisht trafiku në linjën hekurudhore Regensburg-Nuremberg, ndërsa u mbyll edhe drejtimi për në Nuremberg i autostradës A3, e cila kalon mbi shina. Autostrada u hap sërish gjatë pasdites.

Automjeti, i shkatërruar plotësisht, u gjet pranë hekurudhës, poshtë urës së autostradës A3.

Gjatë orëve të mëngjesit, në zonë u krijuan radhë të gjata automjetesh. “Ka një bllokim të konsiderueshëm trafiku gjatë orës së pikut, kështu që ne tashmë po devijojmë trafikun në daljen e Sinzing”, deklaroi një zëdhënës i policisë.

Heqja e mbetjeve të makinës ishte veçanërisht e vështirë. Për këtë qëllim, ato u ngritën me vinç deri në urën e autostradës që kalon mbi linjën hekurudhore.

Hetimet paraprake tregojnë se, rreth orës 7:00 të mëngjesit, automjeti doli në anën e djathtë të autostradës pa u përfshirë në një përplasje me ndonjë makinë tjetër. Më pas ai rrëshqiti poshtë një argjinature dhe përfundoi në shina. Në fazat e para të hetimit nuk ishte përcaktuar ende se çfarë e shkaktoi aksidentin dhe si përfundoi saktësisht makina në hekurudhë. Policia ka angazhuar një ekspert për rindërtimin e aksidentit.

Aksidenti dëmtoi edhe linjat elektrike të hekurudhës. Për pasojë, një tren mbeti i ndalur në Regensburg pasi humbi energjinë elektrike. Në të ndodheshin rreth 80 pasagjerë.

Për udhëtarët u sigurua një tren në një shinë të dytë, ku ata mund të transferoheshin. Më pas, treni që ishte evakuuar u tërhoq, bëri të ditur një zëdhënës i kompanisë hekurudhore Agilis.

</body></html>

The post Si përfundoi automjeti në shinat hekurudhore pas daljes nga A3, duke u marrë jetën tre mërgimtarëve nga Kosova? Detajet dhe pamjet nga Gjermania appeared first on Albeu.com.

Fluksi i bashkatdhetarëve, deri në 90 minuta pritje në pikat kufitare
<html><head></head><body>

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka publikuar informacionet më të fundit mbi situatën në pikat kufitare të vendit.

Te Dheu i Bardhë, pritja për hyrje në Kosovë arrin deri në 90 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është 1 mijë e 200 metra e gjatë. Në pikën doganore të Vërmicës, qytetarët që hyjnë në vend presin nga 10 deri në 15 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, procedurat për hyrje dhe dalje zgjasin jo më shumë se 5 deri në 10 minuta.

Këto të dhëna janë përditësuar sot në orën 20:10.

</body></html>

The post Fluksi i bashkatdhetarëve, deri në 90 minuta pritje në pikat kufitare appeared first on Albeu.com.