mercenared Archives - Albeu.com

Kush është Yevgeny Prigozhin?
Yevgeny Prigozhin, ish i burgosur dhe udhëheqës i një rrjeti të restoranteve, e ka rritur kompaninë private mercenare Wagner dhe është bërë figurë kyçe në Rusi – pas nisjes së luftës në Ukrainë – por edhe kritik i palodhshëm i komandës ushtarake ruse.

Ai tani ka nisur rebelim të hapur ushtarak kundër shtetit rus.

Prigozhin ka lindur më 1961 në atë që atëherë është quajtur Leningrad.

Si adoleshent ai është zënë dhe dënuar për vjedhje – një prej plot krimeve më serioze që ka kryer më vonë, përfshirë vjedhje të armatosur dhe trafikim të fëmijëve, për çka është dënuar me mbi nëntë vjet burgim.

Ai është liruar nga burgu më 1990, në kohën kur Bashkimi Sovjetik ka qenë duke u përballur me ndryshime të mëdha, nën udhëheqësin e Mikhail Gorbachevit.

Bashkë me burrin e dytë të nënës së tij, Prigozhin e ka hapur një rrjet dyqanesh të salsiçeve dhe biznesi ka qenë goxha i suksesshëm.

Ende është e paqartë se kur janë krijuar lidhjet e para mes Prigozhinit dhe Putinit, ndonëse si sipërmarrës në Shën Petersburg, ai ka pasur shumë gjasa të jetë takuar me Putinin, i cili e ka nisur karrierën politike si kryetar i atij qyteti më 1990.

Prigozhin më vonë është angazhuar në hapje të restoranteve. Lokalet e tij në Shën Petersburg kanë qenë luksoze dhe janë frekuentuar nga elita dhe njerëz me ndikim.

Ai më vonë e ka zgjeruar biznesin e ushqimeve dhe ka nënshkruar kontrata të majme për të përgatitur ushqime për shkolla, spitale, burgje dhe më pas për organizime të rëndësishme qeveritare.

Pas nënshkrimit të një kontrate për Kremlinin dhe elitat tjera ruse, ai është njohur me nofkën “Kuzhinieri i Putinit”.

Më 2006, kur ish-presidenti amerikan, George W. Bush ka udhëtuar në Shën Petersburg, ai dhe gruaja e tij Laura janë shërbyer me verë nga dora e Prigozhinit, në një darkë të shtruar nga Putini.

Më 2012, kompanitë e Prigozhinit i kanë nënshkruar disa kontrata tjera të majme me agjenci të Ministrisë ruse të Mbrojtjes për të përgatitur ushqim për ushtrinë ruse.

Kontrata ka skaduar disa vjet më vonë, pasi Sergei Shoigu, ministër për Situata Emergjente dhe besnik i Putinit, është emëruar ministër i Mbrojtjes – një vendim që më vonë mund të ketë nxitur armiqësi mes Prigozhinit dhe atij.

Mercenarë dhe fabrikime

Koha e saktë e përfshirjes së Prigozhonit në botën e turbullt të kompanive ushtarake private nuk dihet saktë, mirëpo vëzhguesit e drejtojnë gishtin te konflikti në Siri – atëherë kur ka ndodhur ndërhyrja e suksesshme e Rusisë në emër të Qeverisë siriane.

Për grupin Wagner është dëgjuar më pas më 2014, kur Rusia e ka nxitur dhe financuar një konflikt në lindje të Ukrainës.

Prigozhin besohet se e ka financuar Wagnerin me vite, mirëpo në shtator të vitit 2022, pak muaj pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, e ka pranuar hapur pronësinë mbi grupin.

Në Siri, luftëtarët e Wagnerit janë akuzuar për mizori lufte dhe për mundësi të kryerjes së krimeve të luftës.

Për mizori dhe shkelje të ngjashme, luftëtarë të Wagnerit janë akuzuar edhe në Republikën e Afrikës Qendrore, ku kompanitë e Prigozhinit kanë nënshkruar kontrata për nxjerrjen e arit dhe mineraleve tjera.

Në shtator të vitit 2013, gazetarët rusë kanë nisur të hulumtojnë për një kompani që është themeluar në paralagje të Shën Petersburgut, e quajtur Agjencia për Kërkime në internet, dhe më vonë e ka marrë namin si fabrika e lajmeve të rreme në Rusi.

Duke qenë në pronësi të rrjetit biznesor të Prigozhinit, biznesi ka punësuar njerëz për të krijuar llogari nëpër rrjete sociale dhe për të shpërndarë lajme dhe komente nxitëse.

Më 2018, dy vjet pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara është zgjedhur Donald Trump, Departamenti amerikan i Drejtësisë e ka paditur Prigozhinin dhe 13 rusë tjerë, si dhe ka lëshuar fletarrestime për ta, duke i akuzuar për komplot për të kryer mashtrime zgjedhore.

Ndonëse hulumtuesit kanë debatuar se sa kanë pasur ndikim lajmet e rreme që janë shpërndarë nga biznesi i Prigozhinit te votuesit amerikanë, këto përpjekje janë parë si sukses nga vetë ai, pasi i kanë dhënë famë më të madhe.

Gjeneralët rusë dhe dhuna

Zyrtarët rusë dhe komandantët ushtarakë kanë vlerësuar se lufta e nisur në Ukrainë, më 24 shkurt 2022, do të përfundonte shpejt, me dorëzim të forcave ushtarake dhe Qeverisë në Kiev.

Diçka e tillë nuk ka ndodhur, dhe pas shpërfaqjes së problemeve brenda ushtrisë ruse, luftëtarët e Wagnerit kanë dalë në pah, duke marrë rol të rëndësishëm në luftë.

Mercenarët e Wagnerit kanë luajtur rol kyç në betejat në Mariupol dhe më pas në Severodonjeck, Lisiçansk dhe Bahmut.

Pas disa muajsh lufte, Prigozhin ka nisur të rekrutojë edhe të burgosur.

Me kalimin e kohës, ai e ka kritikuar Shoigun dhe e ka sfiduar atë dhe Putinin që të urdhërojnë mobilizim të përgjithshëm ushtarak.

Ai është ankuar vazhdimisht që ushtria nuk u ka ofruar pjesëtarëve të Wagnerit municionet e nevojshme.

Prigozhin ka qenë vazhdimisht edhe ithtar i përdorimit të dhunës për të instaluar disiplinë.

Në rastet më famëkeqe në Siri, ushtarët e Wagnerit janë parë duke torturuar njerëz, dhe duke u goditur edhe me çekiç .

Çekiçi më pas është bërë simbol grotesk për Prigozhinin.

Në nëntor të vitit 2022, në Telegram është publikuar një video që kishte lidhje me Wagnerin.

Në të, një ushtar rus, që dyshohej të kishte dezertuar në Ukrainë, por më pas ishte zënë sërish nga Rusia, shihej duke u vrarë me çekiç.

Prigozhini e ka përkrahur kryerjen e atij akti.

Sa I përket luftës në Ukrainë, ndonëse trupat e Wagnerit me raste janë treguar më efektivë sesa trupat e rregullta ruse, mercenarët e grupit janë përballur me numër të madh viktimash, sidomos në Bahmut.

Zyrtarët perëndimorë kanë përmendur valë të mëdha këmbësorish së ushtarëve – shumë prej të cilëve kanë qenë ish të burgosur – që janë dërguar nëpër pozicione në Ukrainë.

Më 20 maj, pas gati 10 muajve të pushtimit të Bahmutit, forcat e Wagnerit kanë pretenduar fitore në qytet.

Putin e ka pranuar rolin e luftëtarëve në luftë, por nuk ia ka përmendur emrin, as grupit, as Prigozhinit.

Nuk ka kaluar shumë dhe Prigozhini ka nisur t’i kritikojë hapur figurat e larta ushtarake në Rusi.

Në një interviste me personalitetin televiziv pro Kremlinit, Konstantin Dolgov, ai nuk është tallur vetëm me Shoigun, por edhe me fëmijët e tij.

Ai ka sugjeruar se lufta në Ukrainë ka dështuar, ka bërë thirrje për shpallje të gjendjes së luftës dhe ka paralajmëruar për rreziqet e një puçi, duke e përmendur kryengritjen bolshevike të vitit 1917 për të rrëzuar nga pushteti carin rus.

“Fëmijët e elitës e mbyllin gojën dhe disa dalin në publik, të trashë dhe me jetë pa brenga”, ka thënë Prigozhin.

“Këto ndasi mund të përfundojnë sikurse më 1917, me revolucion – kur ushtarët e parë marrin guximin dhe të dashurit e tyre u shkojnë mbrapa”.

Në një fjalim të mbajtur disa orë pasi luftëtarët e Wagnerit kanë thënë se janë pozicionuar në qytetin rus Rostov-on-Don, vetë Putin e ka përmendur vitin 1917 – një sinjal i qartë se rebelimi i Prigozhinit mund të kthehet në sfidën e tij më madhe që e ka përjetuar përgjatë 23 vjetëve në pushtet./rel

The post Kush është Yevgeny Prigozhin? appeared first on Albeu.com.