Mentor Petrela Archives - Albeu.com

Presidentja Osmani i jep Medaljen Presidenciale të Meritave, mjekut Mentor Petrela
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ceremoninë e Ndarjes së Dekoratave dhe Mirënjohjes që u mbajt në Prishtinë, ka nderuar me Medaljen Presidenciale të Meritave, mjekun e njohur Mentor Petrela.

“Dr. Mentor Petrela është një ndër neurokirurgët më të mirë jo vetëm në hapësirën tonë, por në botë. Ai është krenaria e shqiptarëve kudo, jo vetëm mjeku ynë por i gjithë botës. Është edhe ambasadori ynë më i mirë kudo. Dr. Petrela na ka nderuar kudo në botë. Sot ne do ta nderojmë atë për të gjithë veprimtarinë e tij shkencore, profesionale e mbi të gjitha humane”, tha Presidentja e Kosovës Znj. Vjosa Osmani.

Kush është Mentor Petrela, MD, PhD, Chev LH, PU-PH Fr, WANS, IFAANS?

Mentor Petrela lindi në Tiranë në vitin 1950, ku e mbaroi shkollën fillore dhe të mesme. Studimet për mjeksi i kreu në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1973, ku u diplomua “Cum Laude”. Studimet specialistike i mbaroi në Universitetin Rene-Descartes XI të Parisit, ku u kurorëzua me diplomën në fushën e neurokirurgjisë në vitin 1979.

Në vitet 1990-1996 ishte shef i Shërbimit të Neurologjisë dhe Neurokirurgjisë të Qendrës Spitalore “Nëna Tereza”, ndërsa në vitet 1993-1997 ishte Drejtor i Përgjithshëm i kësaj Qendre Spitalore.

Nga viti 1994 është profesor i Neurokirurgjisë të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës.

Në vitet 1995-2000 ishte President i Shoqatës Shqiptare të Neurologjisë, ndërkaq nga viti 1996 ushtroi funksionin e Shefit të Neurokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitäre “Nëna Tereza” në Tiranë.

Në viti 1997 zgjidhet President i Shoqatës Shqiptare të Neurokirurgjisë. Në vitet 1999-2002 ishte dekan i Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës, ndërsa në vitet 2008-2011 ushtroi funksionin e shefit të Departamentit të Neurologjisë dhe Psikiatrisë.

Nga viti 1992 është anëtar nderi i Shoqatës Franceze të Neurologjisë. Në vitin 1996 mori çmimin “Chevalier dans ГOrdre des Palmes Academiques” (“Kalorës i Urdhrit të Palmes Akademike”) nga Kryeministri i Frances Alain Juppë. Me Konkurs Kombëtar për Universitetet e Frances në vitin 1997 në Paris zgjidhet Profesor i Neurokirurgjisë.

Prej vitit 1998 është anëtar i World Federation of Neurological Surgery, European Assotiation of Neurological Societies. Ishte anëtar aktiv i World Academy of Neurological Surgery me seli në Vienë, ku mbajti dhe ligjërata. Në cilësi të profesorit të ftuar (professeur invite) mbajti ligjërata në Universitetet e Parisit, Milanos, Nju-Yorkut, Gjenevës etj.

Në vitin 2014 Presidenti i Frances Francois Hollande ia dha dekoratën më prestigjioze të Francës “Chevalier de la Legion d’Honneur” (“Kalorës i Legjionit të Nderit”). Ka botuar punime të shumta shkencore nga fusha e neurokiruegjisë në revista të njohura shkencore dhe përmbledhje studimesh në vende të ndryshme.

Aktualisht, Dr. Mentor Petrela është shef i Neurokirurgjisë në Spitalin Amerikan në Tiranë. /albeu.com/

The post Presidentja Osmani i jep Medaljen Presidenciale të Meritave, mjekut Mentor Petrela appeared first on Albeu.com.

“15 mijë operacione”, mjeku shqiptar flet për përgjegjësitë dhe tregon momentin më të vështirë
Mjeku i njohur shqiptar Mentor Petrela, tregon se ka kryer gjatë jetës së tij 15 mijë operacione të neurokirurgjisë. Në një intervistë përballë gazetarit Blendi Fevziu, mjeku Petrela ka treguar për momentet e vështira që ka kaluar në rrugëtimin e profesionit të tij.

Blendi Fevziu: Si është të çohesh në mëngjes me idenë që ti sot ke në dorë jetën e 2, 3 apo 4 personave?

Mentor Petrela: Është një përgjegjësi e madhe.

Blendi Fevziu: Si e përjeëtoni ju apo me kalimin e kohës kalohet dhe kthehet në një lloj normaliteti?

Mentor Petrela: Ajo asnjëherë nuk kalohet. Ti gjithmonë ke një ankth para se të futesh në operacion. Unë kam bërë 15 mijë operacione elektive, nuk është pak.

Blendi Fevziu: Të neurokirurgjisë?

Mentor Petrela: Po.

Blendi Fevziu: Që nuk e di sa vite i bie që ju keni operuar?

Mentor Petrela: Nuk i kam hyrë kësaj, por kjo është shifra.

Blendi Fevziu: Kush kanë qenë momentet më të vështira?

Mentor Petrela: Në lloj-lloj rrethanash. Ka rrethana që thua po unë çfarë dua këtu me këtë zanat?

Blendi Fevziu: Ia thua ndonjëherë vetes?

Mentor Petrela: Po.

The post “15 mijë operacione”, mjeku shqiptar flet për përgjegjësitë dhe tregon momentin më të vështirë appeared first on Albeu.com.