mentor kikia Archives - Albeu.com

“Pse budallëqet e tua do dëgjoj unë”, plas sherri mes gazetarëve, Kikia-Rakipit: Je provincial, nuk të vij më në emision
Gazetari Mentor Kikia ka reaguar ashpër ndaj kolegut Ylli Rakipi, në emisionin e të cilit ishte i ftuar pak ditë më parë. Kikia ishte si i ftuar, por u përfshi në një debat me drejtuesin Ylli Rakipi dhe ky i fundit nisi t’i bërtiste.

Debati mes të dyve është nxitur edhe më tej, siç thotë Mentor Kikia, nga publikimi i lajmit dhe një videoje në portalin në pronësi të Ylli Rakipit.

“Por Ylli, si një provincial i pakorigjueshëm, nuk ishte mjaftuar me debatin. Meqë ai ka një portal dhe në portalin e tij bën çfarëdo, ai e kishte hedhur këtë copën e programit në YouTube, me një titull të tillë: “Pse budallallëqet e tua do të dëgjoj unë?”/ Rakipi nxehet keq me Kikinë: Po flet kodra pas bregu”,- vijon reagimi.

Kikia thotë se Ylli Rakipi nuk ka qenë asnjëherë gazetar, por një mercenar që i ka shërbyer SHIK-ut të Bashkim Gazidedes dhe Policisë së Agim Shehut. “Vetë Ylli ishte pjesë e “këshillit mediatik” Gëbelsian të Berishës, që rekomandonte se kush nga politikanët e opozitës socialiste duhej të burgosej, goditej apo rrihej nëpër protesta, apo natën nëpër rrugica.”

Reagimi i plotë i gazetarit Mentor Kikia, për kolegun Ylli Rakipi:

Po Ylli, ke shumë të drejtë, medias i kanë plasur me kohë ujërat e zeza!

Pak ditë më parë isha në programin e Ylli Rakipit, “Të Paekspozuarit”, me titull “Shpërthejnë ujërat e zeza në media”, referuar mënyrës se si u mbulua nga media “ngjarja” e Librazhdit. Ishim të gjithë të një mendjeje, se media kishte kaluar çdo cak etik, duke u marrë me tradhtinë e gruas. Por unë u përpoqa të shpjegoj se kjo ngjarje kishte dy elemente:

1.Tradhtia e gruas, që është një gjë tërësisht private, pa asnjë interes publik për lajm, me të cilën media nuk kishte pse të merrej fare.

2. Mënyra se si u soll fisi i burrit me gruan “tradhtare”, që mësynë në dhomën e saj si një tribu, me dëshmitarë, hunj, telefon duke fotografuar e filmuar. Bërja publike e videos dhe moria e komentuesve që sulmonin gruan e “përdalë”. Pra njësoj si në ato fshatrat iranianë ku gruaja tradhtare nxirret në shesh të fshatit dhe qëllohet me gurë deri sa të vdesë. Në Librazhd gruan nuk e vranë fizikisht, por në një farë mënyre e vranë.

Kjo po – thashë unë – përbën lajm, e madje meriton të diskutohet, në çdo formë, sepse tregon mënyrën tribale të funksionimit të shoqërisë sonë, barbarinë, nivelin e qytetarisë…. Por Ylli nuk ishte dakord me përcaktimin tim se çfarë ishte e çfarë nuk ishte lajm në këtë histori. Normale, çdokush ka mendimin dhe këndvështrimin e tij.

Por ai shpërtheu në një kundërshti pa pikë etike, duke turfulluar, shkumëzuar e bërtitur… Sepse Ylli ka një ves: Ai në emisionin e tij, edhe pse është moderator, vetë pyet e vetë përgjigjet, vetë flet me shumë të ftuarit dhe u hakërrehet atyre kur ata nuk mendojnë si ai. Unë i dhashë fjalën Yllit se kjo nuk do të ndodhë më, pasi unë nuk do të shkoj herë tjetër atje.

Na ndodh që nëpër studio të përfshihemi në debate edhe me tone të larta. Kjo nuk është natyra ime, por ndonjëherë futesh në kësi vallesh. Por askush nuk e merr këtë një gjë personale. Sepse në fund të fundit, secili ka mendimin e vet, dhe e shpreh atë.

Por Ylli, si një provincial i pakorrigjueshëm, nuk ishte mjaftuar me debatin. Meqë ai ka një portal dhe në portalin e tij bën çfarëdo, ai e kishte hedhur këtë copën e programit në YouTube, me një titull të tillë:

“Pse budallallëqet e tua do të dëgjoj unë?”/ Rakipi nxehet keq me Kikinë: Po flet kodra pas bregu!

Unë i kam shumë zët replikat publike me kolegët, por meqë bëhet fjalë për çështjen e medias, dhe për një sjellje mediatike kaq të pafytyrë, thashë ti shkruaj dy fjalë, këtu, meqë unë s’kam portal.

Ky titull, vetëm titull lajmi nuk është. Ai tregon cinizëm, hakmarrje, fjalë të një njeriu që duket se nuk del e keqja… Një titull me tri fjali, ku ndjehet vetëm shfryrje inati.

Në cilën media moderatori i bërtet të ftuarit për mendimin që ai shpreh?

Madje përbën edhe lajm fakti që moderatori është nxehur me të ftuarin, e si lë gjë pa thënë?

Tek e fundit, po pse vetëm, Ylli foli aty, ky Kikia s’paska thënë ndonjë fjalë?

Në fakt një nga treguesit e ujërave të zeza në mediat sot, është pikërisht kjo: Në portale, nuk shkruhet se çfarë u diskutua në një debat televiziv, por: “Ja si e shau filani fistekun”, “Ja si ia përplasi surratit ky atij”, “Ja çfarë i tha ai asaj”…dhe në këtë drejtim, portali i Yllit është një prej pusetave të këtij kanali që ka shpërthyer.

Megjithatë të dal tek debati. Unë po përpiqesha të arsyetoja se çfarë ishe e çfarë nuk ishte lajm në atë ngjarje.

Por Ylli se kuptoi!

Sepse Ylli nuk ka qenë asnjëherë gazetar, ai ka qenë përherë mercenar. Ai ka patur një gazetë, “Albania” quhej, ia mori borxh Faik Konicës. Rubrika më e lëxuar ishte ajo ku ai shante dhe sulmonte të tjerët me një lloj humori cinik. Gazeta e tij ishte organ i SHIK-ut të Bashkim Gazidedes dhe policisë së Agim Shehut.(i përmenda këto dy emra, pasi ata që kanë jetuar atë kohë e dinë se çfarë përfaqësonin). Vetë Ylli ishte pjesë e “këshillit mediatik” Gëbelsian të Berishës, që rekomandonte se kush nga politikanët e opozitës socialiste duhej të burgosej, goditej apo rrihej nëpër protesta, apo natën nëpër rrugica. Cili nga gazetarët jo qeveritarë duhej të arrestohej, rrihej apo merrej peng. E po kështu, cili sipërmarrës, intelektual i pavarur (kupto, i pabindur) etj. Në gazetën e Yllit publikoheshin më pas planet e grupeve armiqësore kundër qeverisë që zbulonte SHIK-u dhe policia.

Por kishte raste kur gazeta e Yllit dhe SHIK-u nuk rakordonin. Psh, një ditë gazeta publikoi një lajm me titull: Hidhet në erë lokali i Lush Përpalit. Përpali ishte një funksionar socialist, që kishte një kafene pas selisë së PS-së, aty ku është Kisha Ortodokse sot. Në fakt lokali nuk ishte hedhur ende në erë, ai u hodh atë mbrëmje, por lajmi kishte dalë një ditë përpara.

Kontributi i Yllit në gazetari është shumë më i madh se kaq, por nuk është ky qëllimi i këtij shënimi.

Unë thjeshtë iu përgjigja një njeriu arrogat dhe propotent, që sillet si harbut me këdo, nga punonjësja që i pastron tavolin e punës, deri tek ata që fton në program, apo ata që janë personazhe në temën e programit të tij. Që në shërbim të kësaj arrogance, shfrytëzon çdo hapësirë që ka nën kontroll për t’i sulmuar e denigruar ata që nuk mendojnë si ai.

Unë në atë program, thjeshtë u përpoqa të tregoj, sipas meje, çfarë përbënte lajm e çfarë jo në atë histori. Jo t’i mësoja Yllit se çfarë është lajm, e çfarë jo.

Sepse kjo është sikur të marrësh atë luanin e kopshtit tonë zoologjik, që nuk kishte kokërr dhëmbi në gojë dhe që ka kaluar gjithë jetën nëpër kafaze, ta hedhësh në xhungël e tij thuash: Mëso të gjuash tani!

The post “Pse budallëqet e tua do dëgjoj unë”, plas sherri mes gazetarëve, Kikia-Rakipit: Je provincial, nuk të vij më në emision appeared first on Albeu.com.

Mentor Kikia: Nuk duhet ta gjykojmë si grua e si nënë, por si Elsa Lila! Nuk u bë e famshme nga fotografia me Ramën
Reagime të shumta të personazheve të njohur kanë ardhur pas arrestimit të Elsa Lilës si pjesë e një grupi italo-shqiptar që merrej me trafikun e lëndëve të forta narkotike.

Më i fundit është analisti Mentor Kikia, i cili përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se Elsën nuk duhet ta gjykojmë si grua e si nënë, por një artiste, e cila ka shërbyer si model për të gjithë ata që e ndjekin.

Ai thotë se Elsa nuk është bërë e komentuar nga të gjithë për shkak të fotos që ka me kryeministrin Edi Rama dhe as se ka pasur një jetë të vështirë, por sepse është këngëtare e njohur dhe ka shërbyer si frymëzim për mijëra vajza.

Reagimi i plotë i Kikisë:

Elsen nuk duhet ta gjykojme si grua e si nene, por si Elsa Lila

Nuk kisha ndermend te ndalesha ne rastin e arrestimit te kengetares Elsa Lila. Por me kane terhequr vemendje qendrimet publike, disa duke e implikuar edhe me preferencat e saj politike, e disa duke e mbrojtur meqe eshte kengetare e shquar dhe ka patur jete te veshtire.

Une lutem qe ajo te dale e pafajshme, per veten e saj se pari, e per ate qe perfqeson per ne te tjeret, se dyti.

Dhe eshte kjo e dyta ajo qe e ben Elsen te “komentueshme”. Jo sepse ka foto me Ramen, jo sepse ka patur nje jete te veshtire…. Por sepse ajo eshte nje këngëtare e njohur, nje artiste e madhe, sepse eshte nje model per mijera vajza qe enderrojne te jene si ajo. Madje jeta e veshtire dhe suksesi e kane bere te shikohet dhe adhurohet edhe me shume.

Une do ta gjykoja Elsen(dhe shume te tjera e te tjere si ajo) edhe sikur thjeshte te dilte ne nje video si perdoruese e droges, jo me si shitese apo trafikante.

Sepse keta njerez ndiqen ne rrjet nga miliona njerez, (une me zor nga pak dhjetra mijera).

Sepse keta njerez kane ndikim ne publik dhe si te tille, ashtu sic i adhurojme, edhe duhet ti gjykojme./albeu.com/

The post Mentor Kikia: Nuk duhet ta gjykojmë si grua e si nënë, por si Elsa Lila! Nuk u bë e famshme nga fotografia me Ramën appeared first on Albeu.com.

Re të zeza mbi Tiranë
Nga Mentor Kikia

Qeveria është duke tentuar të meremtojë çtë mundet në ngrehinën e plasaritur të ekonomisë, në përpjekje për të zbutur zemërimin e njerëzve si pasojë e rritjes së çmimeve. Por duket mision i vështirë, pasi shtëpisë i janë çarë muret, por edhe thyer thuajse të gjitha tjegullat.

Më e keqja është se situata nuk është tërsisht pasojë e krizës së prodhuar nga lufta në Ukrainë, por më së shumti është një realitet i prodhuar viti pas viti, qeveri pas qeverie, nga politika ekonomike që kanë çuar në deformimin e tregut të lirë dhe fuqizimin e një grushti njerëzish që kanë shtënë në dorë ekonominë kombëtare. Në mungesë të funksionimit të vazhdueshëm të institucioneve që duhet të monitorojnë dhe rregullojnë tregjet, qeveria tani krijon borde që diktojnë çmime përmes presioneve mbi tregtarët.

Korrupsioni, në mënyrë të vazhdeueshme, ka shkatërruar themelet apo ka penguar ndërtimin e një shteti normal. Ai ka bërë të pavlefshme pasuritë kombëtarë të vendit, të cilat nuk u shërbejnë më qytetarëve të tij, por kompanive shumëkombëshe apo vendase, të cilat i shfrytëzojnë njësoj si europianët kolonitë aziatike në shekullin e 18.

Korrupsioni i ngjan një ngrehinë gjigande, e përbërë nga kontrata abuzive, të çimentuara ligjërisht në favor të kompanive; koncensione miliardashe me kompani offshore-e, që vijnë këtu me emra amerikanë, holandezë, gjermanë e britanikë, por që zyrat i kanë në të njëjtin pallat në Tiranë; koncensione që kanë shtënë në dorë shërbime jetike si shëndetësia, etj etj.

Kjo ngrehinë sot është gati e pamundur të rikonstruktohet.

Përballë kësaj panorame të trishtë, ndodhet një opozitë e rrënuar nga paaftësia, despotizmi dhe lufta për pushtet e dy drejtuesve tashmë historikë. E nxjerrë jashtë fushe me votë në 2013, si një qeveri e korruptuar këmbë e kokë, PD nuk iu nënshtrua një “remonti kapital”, por bëri një makiazh dhe u fut sërish në garën për pushtet. Ajo mbuloi plagët dhe nga humbja në humbje, premtonte fitore të reja.

Sot, me një grup parlamentar të ndarë në dy pjesë, me dy kryetarë dhe më nje anatarësi të shpartalluar, ajo nuk premton asgjë për të ardhmen. 6 marsi thjeshtë konfirmoi një realitet që shumëkush e kishte parë, që Berisha është shumicë në bëtejën brenda PD-së. Për këtë arsye, kundër Bashës janë ngritur edhe ata që e mbështetën deri në 6 Mars, por ai premton sërish se do ta udhëheqë “këtë betejë”, në humbjen e radhës. Berisha nga ana tjetër, pasi mundi Bashën, as që e mendon se mund të tërhiqet, për ti hapur rrugë prurjeve të reja në partinë që pritet të futet në zgjedhje. Edhe pse mundi gjysmën e PD-së, Berisha nuk e mund PS-në, e shndërruar në një makineri politike, elektorale, financiare… Sepse ai nuk i mori dot votat as të vetë PD-së, abstenuesit e të cilës e rritën numrin e elektoratit gri. Pa llogaritur këtu faktin se një PD me Berishën kryetar mund ti nënshtrohet një lloj izolimi nga SHBA.

Në këto kushte, sinoptika politike nuk është aspak optimiste. Mbi Tiranë do të vazhdojnë të enden re të zeza, duke e penguar diellin.

The post Re të zeza mbi Tiranë appeared first on Albeu.com.

Kikia: Ju thafshin duart kush politikan fut duart në arsim
“Cilësia e Arsimit në Gjyq” ka qenë tema e emisionit “Bardh a Zi” në Abc të mërkurën në mbrëmje.

Analisti Mentor Kikia u ndal tek problematika në arsim, duke theksuar se duhet investua më shumë tek fëmijët por dhe tek mësimdhënia.

Ai përdori gjatë fjalës së tij një shprehje që u bë virale në rrjet të një kandidati për deputet në Shqipëri, i cili mallkonte ata që nuk e votonin, çka shkaktoi të qeshura në studio.

Kikia tha se politika duhet të mbajë duart larg nga arsimi, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të ecet përpara.

“Unë do ta mbyll me një mallkim (të qeshura në studio). E keni parasysh atë që tha që ju thafshin duart kush nuk më voton, edhe unë them që ju thafshin duart kush fut duart në arsim nga politika. Sepse kemi nevojë për të çuar përpara ca gjëra pakëz të mira që janë nisur, stimulimi për të prodhuar mësues të mirë , sepse ky mësuesi i mirë do ta japë impaktin si puna e pemës, sepse ulliri mbillet sot dhe vilet pas 15 vjetësh”, u shpreh Kikia.

The post Kikia: Ju thafshin duart kush politikan fut duart në arsim appeared first on Albeu.com.

“Është bërë gazi lotsjellës si parfum”, ironizon Kikia: Dikur policët përdorin dhe shkop gome
Gazetari dhe analisti Mentor Kikia përmes një postimi në Facebook, ka reaguar përdorimin e gazit lotsjellës pa kriter nga ana e policisë.

Me nota ironie, Kikia shkruan se gazi lotsjellës është bërë si parfum, ndërsa kujton vitin 1991 kur efektivët përdornin dhunën dhe shkopin e gomës.

Ai ka ndarë dhe një foto nga protesta e disa mbështetësve të Sali Berishës në Fier, të cilët u ngritën kundër Bashës.

“Është bërë gazi lotsjellës si parfum…

Më duket mua apo kjo puna e policisë në menaxhimin e protestave është lehtësuar ca si shumë? Qëkurse i mësoi Lleshi, tashmë këto bombolat e gazit janë bërë si parfume, kap e hidh, kushdo që tu dalë përpara.

Mesa mbaj mend unë, që nga koha e “stampistave”, në 1991, policët çoku edhe shtynin me shpatulla, përdornin edhe shkopin e gomës etj, ndërsa këto vitet e fundit ia kanë marrë dorën, sa tu afrohesh të fusin një spërkatje me gaz dhe mbarojnë punë. As lodhen, nuk bëhen as pis madje.

Unë di se ka ca kritere kur përdoret gazi lotsjellës, jo vend e pa vend.

P.S: Foto është nga masat e policisë në Fier, ku ca demokratë po kontestonin vizitën e Lulzim Bashës në këtë qytet”, shkruan Kikia./albeu.com

The post “Është bërë gazi lotsjellës si parfum”, ironizon Kikia: Dikur policët përdorin dhe shkop gome appeared first on Albeu.com.

Kikia: S’mund të pritet rikthim demokracie nga Berisha
Gazetari Mentor Kikia duke komentuar situatën në Partinë Demokratike, thotë se Basha do të dalë një ditë nga zyra e tij herët a vonë. Në studion e “Log.”, Kikia, teksa i referohet betejës Basha-Berisha, thekson se nuk mund të pritet rikthimi i demokracisë nga ky i fundit pas 30 vitesh.

Sipas gazetarit, Berisha, i cili kërkon largimin e Bashës, duhet të hapë procesin, por të mbajë duart larg, që në fund të dalë një lidership i votuar.

“Basha do të duhet të dalë nga zyra herat a vonë. Jam dakord që ata njerëz që e mbështesin Berishën janë pak para karizmës së tij në sheshe, por bëhet fjalë për tubime brenda partisë. Dhe unë them që është e tmerrshme të presësh rikthim demokracie pas 30 vitesh. Berisha do të duhet të ndezë zjarrin por të mos e djegë. Të hapë procesin por të mbajnë duart larg. Në fund të dalë një lidership i votuar dhe sprovuar. Nëse Berisha do të vazhdojë të heqë një mëkëmbës se i doli i pabesë të vejë një mëkëmbës të besës PD do të prekë fundin,” tha ai.

Ndërkohë, ish-sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata duke folur për situatën në PD, thotë se Basha duhet të kishte një sjellje tjetër në Kuvend, pasi e cilësoi 25 prillin si masakër elektorale. Sipas tij beteja për Berisahën doli për mirë, ndërsa i referohet debatit të brendshëm që ka lindur.

“PD humbi zgjedhjet për herë të tretë. Ne ishim koshient që popullin në rrugë nuk e nxirrnin sepse e provuam në 2019. Problemi është që mund ta çojë partinë në degjenerim, ta shpërndajë.Çfarë opozite do bënim? E bënte dot kjo opozitë që ti nuk e meriton të marrësh votëbesimin këtu, të hedhësh gaz lotjsjellës siç ka bërë Albin Kurti. Beteja për Berishën doli për mirë. Dje ka pasur debat në PD, nuk e di sa i vërtetë është. Është thënë që Berisha ka 80% të PD pas vetes, dhe kjo është pranuar nga Basha,” tha Gjata./abcnews.al

The post Kikia: S’mund të pritet rikthim demokracie nga Berisha appeared first on Albeu.com.

Mentor Kikia: Basha mos ta neglizhojë Berishën, nuk e “vrau” me një të shtënë
Duke komentuar situatën brenda Partisë Demokratike, gazetari Mentor Kika thotë se lëvizja e ish-kryeministrit Sali Berisha nuk duhet neglizhuar.

Në studion e “Log.” me Endri Xhafon, Kikia thotë se Berisha rezultoi se nuk është nga ata etër që “vritet” kollaj, ndërsa thekson se Basha duhet të ndeshet në duel tani. Sipas gazetarit, kryedemokrati duhet të zhvillojë zgjedhje reale në parti, pasi nuk ka moral të jetë kryetar në këtë situatë.

Kryengritja e Berishës sado që mund të duket prej Haxhi Qamili nuk mund të neglizhohet. Po flas për Bashën. Mendoj që në PD tashmë është shtruar një çështje për zgjidhje. Duhet të kemi parasysh faktin, rezultoj që Berisha nuk qenka nga ata etër që vritet me një të shtënë. E shtëna e parë erdhi natën dhe pas shpine. Basha duhet të ndeshet në duel tani. Që ta drejtojë PD duhet ti drejtohet zgjedhjeve reale në parti. Lëvizja që po drejton Berisha që unë mendoj se është e shkaktuar tregon që ka ende shumë mbështetës. Basha nuk ka nga sot moral megjithë se mund të ketë me vete strukturat. Nuk ka moral për të qenë kryetar. As Berisha nuk ka, i përket të shkuarës, por Basha nuk ka moral të jetë kryetar i kësaj partie. Basha ishte një trashgimtar i vendosur aty nga Berisha dhe këtë po e tregon Berisha me gojën e vet.

Ka një çështje shumë të madhe për të zgjidhur brenda shtëpisë së vet. Kjo çështje nuk m,und të injorohet. Basha nuk mund të pranojë të jetë kryetar kur ka kaq shumë njerëz në bazë. Mund ti drejtohet kutive të votimit në një proces zgjedhor. Duhet mbyllur një orë e më parë që PD të bëjë opozitën. Unë e konsideroj fatkeqësi që një pjesë e mirë i shkojnë pas dhe e shikojnë si njeriun që mund të sjellë modelin një njeriu ka shkuar. Kjo parti në 30 vjet nuk ka prodhuar lider, por një pinjoll,” tha Kikia./abcnews.al

The post Mentor Kikia: Basha mos ta neglizhojë Berishën, nuk e “vrau” me një të shtënë appeared first on Albeu.com.