menduh thaci Archives - Albeu.com

Thaçi flet për ndryshimet kushtetuese: Nuk ekziston 80-shi në Kuvend
Kryetari i Partisë Demokratike dhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë, Menduh Thaçi, sonte në emisionin Click Plus, tha se në Kuvendin e Maqedonisë nuk ekzistojnë numrat për të bërë ndryshimet kushtetuese, pra 80 vota, aq sa kërkon Kushtetuta. Por nga ana tjetër ai tha se Qeveria është stablie, sepse numrat për qeverie janë.

“80-shi nuk ekziston në Kuvendin e Maqedonisë, për ndryshimet kushtetuese. Për të ardhmen e Maqedonisë ky numri 80, ka të bëjë me rrugëtimin evropian. Qeveria aktualisht nuk ka krizë me numra, por ka krizë me numrin e ndryshimeve kushtetuese dhe kjo shkon pak më larg. Këtu flitet për opozitën maqedonase se nuk do të bëhet pjesë e ndryshimeve kushtetuese, pjesa tjetër është marketing elektoral”- tha Thaçi.

Thaçi: Asnjë person të PDSH-së nuk kam punësuar që kur jemi në qeveri

Kryetari i Partisë Demokratike Thaçi tha se në këto 2-3 vite që është në Qeveri nuk ka punësuar asnjë person të PDSH-së, ndryshe nga Kasami apo Gashi.

“Asnjë person nuk ka punësuar PDSH-ja prej kur është në Qeveri, këto dy-tre vjet. Asnjërit nuk i kam thënë pa punëso këtë, apo ma punëso atë. Të gjithë të tjerët kanë shkuar me këto kalkulimi, që nga Ziadin te Kasami dhe Gashi”, tha Thaçi.

“Grupi i zjarrit”, Thaçi: Kjo është një betejë e gërditshme brenda BDI-së për pushtet

Thaçi foli edhe për zhvillimet e fundit në BDI me “grupin e zjarrit” duke thënë se kjo është një beteje e gërditshme e brendshme për pushtet, tenderë etj.

“Më lejoni të konstatoj se ky grupi i zjarrit ka të bëjë me një betejë të brendshme kadrovike, një betejë e gërditshme e brendshme individësh dhe grupesh brenda BDI-së për të arritur sa më shpejt te pushteti, te fuqia, para, tenderë etj.”, tha Thaçi./tv21

The post Thaçi flet për ndryshimet kushtetuese: Nuk ekziston 80-shi në Kuvend appeared first on Albeu.com.

Menduh Thaçi: Kemi 61 deputetë, Kastriot Rexhepi është në mazhorancë
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka deklaruar se shumica parlamentare  ka 61 deputetë dhe jo 59, siç pretendon opozita.

Ai ka sqaruar se momentalisht janë 59 +1 me deputetin Kastriot Rexhepin, por nuk ka bërë të ditur emrin e deputetit të 61-të, pasi evitoi pyetjen duke u larguar.

“Shumica i ka 61 deputetë. I kemi 61, nuk diskutohet”, tha Thaçi, në largim e sipër.

The post Menduh Thaçi: Kemi 61 deputetë, Kastriot Rexhepi është në mazhorancë appeared first on Albeu.com.

Lëvizja Besa reagon ndaj Thaçit: Gënjeve! (FOTO LAJM)
“Gënjeshtër” e kanë quajtur nga Lëvizja Besa deklaratën e liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi.

“Paska folur prap Menduh Thaçi!? S’ja vlen të komentohet. Ëndërr po i del Lëvizja BESA aq sa edhe halucinacione ka edhe kur nuk ka përfaqësues të Besës, atij i duket se ka. Shkurt dhe shqip: Thaçi gënjeu prap sonte, si shumë herë tjera!”, thonë nga Lëvizja Besa, transmeton TV21.

Ndërkaq Thaçi tha se se sonte në Qeveri, në koordinimin e kryeministrit Zoran Zaev me partnerët e koalicionit kanë qenë të pranishëm edhe nga Lëvizja Besa, duke siguruar se “shumica parlamentare ishte në Qeveri”.

The post Lëvizja Besa reagon ndaj Thaçit: Gënjeve! (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Kriza për qeverinë në Shkup, Thaçi: Zaevi, skenari rus dhe loja e keqe e partive shqiptare
Pas dorëheqjes së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, opozita po forcon përpjekjet për të ardhur në pushtet. Kreu i saj, Hristjan Mickoski u shpreh se kemi shumicën parlamentare. Por cfarë po ndodh në Shkup? Për të folur për situatën politike në Maqedoninë e Veriut, gazetarja Juli Xhokaxhi zhvilloi një intervistë me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi. Ai u shpreh se është i sigurt që pavarësisht se cfarë deklaron opozita, qeverinë do ta drejtojë sërish Zoran Zaev. Thaçi kritikoi ashpër partitë shqiptare që i janë bashkuar opozitës maqedonase.

A është Maqedonia e Veriut në krizë?

Në një kohë të gjatë sidomos në 30 vitet e fundit, Maqedonia vijon që të mbesë eksperimenti i përplasjes mes SHBA dhe Rusisë dhe herë pas herë edhe Kinës dhe të tjerëve. Situata në Bosnje dhe Mal të Zi, pritej që të destabilizohej edhe në Maqedoni. Unë jam optimist, nuk mendoj se do të ketë ndryshim të qeverisjes, teatër i radhës i opozitës maqedonase me eksperimentin e majtë me dy deputetë dhe prej disa partive të vogla të shqiptarëve që u paraqitën në skenën politike para 5-6 viteve. Mendoj se kjo situatë do të zhvillohet në atë mënyrë, që edhe po të ketë parashtrim të opozitës për shkarkimin e qeverisë. Edhe ata (Mickoski) kanë pranuar se nuk kanë 61 deputetë. Por edhe nëse kryeministri jep dorëheqjen, mandatari do të jetë i kësaj shumice. Nuk është e lehtë. Partitë shqiptare që janë futur në këtë lojë të keqe, të një skenari rus, shpejt do të tërhiqen.

Pse do i interesonte Serbisë të trazonte ujërat në Maqedoni kur duket se Vuçiç dhe Zaev e kanë gjetur gjuhën?

Serbët tjetër flasin dhe tjetër bëjnë dhe kjo është e njohur me shekuj dhe po ashtu edhe Vucic. Ata janë pas qeverisjes së Malit të Zi, iniciuesit e destabizlizuesit të Bosnjës dhe me Maqedoninë të tregojnë forcën për të kushtëzuar SHBA-në dhe BE. Edhe vetë kryeministri i dorëhequr e përmendi se përveç lojërave politike në zgjedhje ka pasur edhe financime drejtpërdrejta që kanë ardhur prej jashtë për të destabilizuar skenën politike. Pse është aq e rëndësishme Maqedonia? Është i vetmi shtet që nuk ka kufij etnikë. Sllavët për dallim nga shqiptarët, identitetin e lidhin me territorin, kurse ne me gjuhën, kulturën. Por me ndihmën e aleatëve perëndimore do të jetë një tronditje e radhës, por kursi i qeverisjes do të jetë ai perëndimor.

Zaev e ka deklaruar dorëheqjen…

Motivet e këtyre që ngritën mocionin nuk janë të njëjta, secili ka motivin e vet. Opozita ka fituar zgjedhjet dhe duan sa më shpejt të shkojnë në zgjedhje duke menduar se e kanë të garantuar fitoren. Ata nuk duan të marrin drejtimin e qeverisë në këto momente të vështira. Opozita shqiptare që i ka humbur zgjedhjet duan në qeverisje që të rikuperojnë veten. Ndërsa një parti, që është pjesë e qeverisjes ‘BESA’ duan të përforcojnë pozitat. Ka mundësi që kryeministri Zaev të jetë drejtuesi i qeverisë, pse mendoj unë kështu? Kapacitetet e koalicionit të Zaev, i mundojnë atij më shpejt prej të gjithëve të sigurojë numrin 61 për qeverisjen e ardhshme.

Çfarë ndodh tani me dorëheqjen, kalohet në zgjedhje të parakohshme apo mandatohet dikush tjetër?

Mandatohet ai që ka më shumë numër të deputetëve. Gjasat për 99% i ka zoti Zaev, nëse kemi krizë dhe asnjë nuk mund të bëjë qeverisje, atëherë brenda 45 ditëve do të kemi zgjedhje të parakohshme. Gjasat janë që të jetë në qeverisje sërish Zaev, kapacitetet e tij për koalicion janë më të mëdha.

Cfarë kuptimi ka që Zaev deklaroi dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe LSDM-së nëse rikthehet sërish dhe diçka tjetër, në gjykimin tuaj u dorëhoq me vullnet të plotë?

Mendoj se ishte një ngutje emocionale e kryeministrit. Normalisht si të gjithë ne, që jemi të zhgënjyer me ngecjen e procesit të integrimit. Unë mendoj se nuk ka vdekje biologjike kur tërhiqeni në politikë. Partitë politike kanë të drejtën të mbështesin një mandatar dhe vlerësimi im është që ai që me më shumë lehtësi të krijojë numrat është Zaev. Partnerët e koalicionit, por besoj shumë nga informatat që kam, ndërkombëtarët nuk janë dakord që ky proces të ndërpritet këtu. Besoj se prapë ai është personi, por mund të ketë edhe ndonjë njeri tjetër, por prapë mendoj se Zaev e ka potencialin e koalicionimit shumë më të madh e dikush tjetër.

Ali Ahmeti tha se partitë që i janë bashkuar opozitës maqedonase janë anti-shqiptare, gjykoni edhe ju kështu?

Partitë shqiptare që tash e mbështetën, nuk është shumë problem lideri i opozitës maqedonase sepse është përmirësuar shumë për marrëveshjet e Ohrit dhe Prespës, por problemi më i madh është një partner i ri i koalicioni, një parti fashiste, që kërkon të abrogohet pavarësia e Kosovës, marrëveshja e Ohrit dhe Prespës. Këta parti shqiptare në zgjedhjet e ardhshme do të zhbien nga skena politike. Partitë opozitare shqiptare pësuan fiasko në këto zgjedhje. Kjo që ndodhi është e trishtuese, të gjenden disa parti shqiptare që mohojnë pavarësinë e Kosovës dhe kanë kërkuar kur të vijnë do të ndërpresin xhamitë. Dy forca shqiptare kanë keqpërdorur besimin islam për të marrë vota. Unë mendoj se kjo do të shkojë në fiasko. PDSH dhe BDI duan një kosistencë për të përshpejtuar integrimin.

Faktori shqiptar përse nuk arrin asnjëherë që të jetë bashkë, si ka mundësi?

Kjo është shumë mirë që nuk jemi bashkë, pasi po të jemi bashkë do të ishim turmë. Ne kemi përcaktime, jemi komb politik. Ne kemi vështirësi. Rusia dhe të tjerët, ambient pozitiv për kultivim të bakterive poltike kanë Maqedoninë dhe Kosovë, se në Shqipëri nuk kanë cfarë kërkojnë. Për momentin jemi në rrezik shumë të madh. Nuk i shfajësoj partitë shqiptare që janë në pushtet, BDI ka brenda korrupsion dhe nepotizëm, por ka diçka më të trishtueshme se kjo, kur kapet opozita, që është një rrezik shumë i madh. Mendoj se këtë betejë do ta kalojmë. Nuk presoj që të gjithë të bëhemi bashkë, preferoj dy forca, një në qeverisje dhe tjera në opozitë./abcnews.al

The post Kriza për qeverinë në Shkup, Thaçi: Zaevi, skenari rus dhe loja e keqe e partive shqiptare appeared first on Albeu.com.

MARRËVESHJA/ Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi “bashkojnë forcat” për raundin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoni
Partia Demokratike në Maqedoninë e Veriut dhe Bashkimi Demokratik për Integrim të udhëhequra respektivisht nga Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti, kanë bashkuar forcat përa raundit të dytë të zgjedhjeve.

Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, TV Klan Macedonia mëson se Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare ia kanë dalë të mirëkuptohen për mbështetje të ndërsjellë mes njëra-tjetrës.

Në fakt, integristët e Ali Ahmetit presin përkrahjen e votuesve të PDSH-së së Menduh Thaçit në komunat ku kandidatët e BDI-së shkojnë në balotazh, si në Tearcë, Tetovë, Bogovinë, Vrapçisht, Gostivar, Strugë, Çashkë, apo edhe në Çair, ndërkohë që është për t’u prituir që Studeniçani edhe gjatë katër viteve të ardhshme të drejtohet nga Azem Sadiku.

Sipas informacioneve, marrëveshjen për diçka të tillë e kanë arritur këtë të dielë krerët e dy partive, Ahmeti e Thaçi./albeu.com/

The post MARRËVESHJA/ Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi “bashkojnë forcat” për raundin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoni appeared first on Albeu.com.