mendor Archives - Albeu.com

Trajtimi i personave me çrregullime mendore në burgje mbetet problematik, QKRMT dhe institucionet kërkojnë më shumë kapacitete
Kapacitetet e pamjaftueshme për trajtimin e personave me çrregullime mendore që bien ndesh me ligjin vijojnë të konsiderohen ndër sfidat më të mëdha për sistemin korrektues dhe atë shëndetësor në Kosovë. Kjo çështje u ngrit në tryezën “Parandalimi i torturës përmes mbrojtjes së shëndetit mendor në institucionet korrektuese”, të organizuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), me rastin e 26 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës.

Menaxherja e programit në QKRMT, Fatmire Haliti, tha se ndalimi i torturës nuk lidhet vetëm me pengimin e dhunës fizike, por edhe me sigurimin e kushteve që ruajnë integritetin fizik dhe psikologjik të personave të privuar nga liria.

Sipas saj, monitorimet shumëvjeçare të QKRMT-së kanë evidentuar raste kur persona me probleme të rënda të shëndetit mendor janë mbajtur në institucione korrektuese, edhe pse vendimet gjyqësore kishin paraparë trajtimin e tyre në institucione të specializuara shëndetësore. Ajo tha se mungesa e kapaciteteve e ka vështirësuar ofrimin e trajtimit të duhur për këtë kategori.

“Personat me çrregullime mendore dhe nevojat të veçanta përbëjnë një nga grupet më të margjinalizuara apo më sfiduese për trajtimin në këto institucione…Andaj, në situatën çfarë jemi domethënë, ne kemi avokuar në të kaluarën, por edhe tani domethënë edhe përmes kësaj tryeze synojmë që të bëjmë thirrje te institucionet përkatëse për krijimin e strukturës organizative të institucioneve korrektuese për vendosjen adekuate dhe trajtimin adekuat të personave me çrregullim mendor që bien ndesh me ligjin. Ajo që është më shqetësuesja, këto raste domethënë shpeshherë paraqesin rrezik për veten, për personat e tjerë të privuar nga liria, e po ashtu ka raste ku vet rrezikohet edhe vet jeta e stafit korrektues. Për më tepër, në disa raste këto këta persona përfundojnë në mënyrë tragjike duke kryer edhe vetëvrasje gjatë mbajtjes së tyre në vendet e privimit nga liria…Prandaj bëjmë thirrje në këtë ditë që të plotësohet infrastruktura përkatëse dhe çdo person që konstatohet që ka probleme të shëndetit mendor dhe që ka nevojë për trajtim, të vendoset në institucion ku ka staf të mjaftueshëm, staf profesional dhe do të marrin trajtimin e merituar.”, tha Haliti.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, deklaroi se ndalimi i torturës dhe i çdo forme të trajtimit çnjerëzor është detyrim institucional, ndërsa tha se dinjiteti njerëzor duhet të mbrohet për të gjithë personat e privuar nga liria.

Ai nënvizoi se Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës po vazhdon monitorimin e rregullt të vendeve të privimit nga liria dhe se ndër shqetësimet kryesore mbetet mungesa e hapësirave dhe kapaciteteve për akomodimin dhe trajtimin e personave me çrregullime mendore.

“Institucioni i Avokatit të Popullit, përmes Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, ushtron një rol kyç në monitorimin e vendeve të personave ose ku mbahen të privuar personat nga liria. Përmes vizitave të rregullta, të paparalajmëruara, raporteve dhe rekomandimeve, Mekanizmi kontribuon në identifikimin e mangësive, parandalimin e keqtrajtimit dhe promovimin e standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare për trajtimin human dhe me dinjitet. Një nga çështjet që Avokati i Popullit e ka trajtuar vazhdimisht ndër vite, është respektimi i të drejtave të personave me çrregullim mendor që janë në vuajtje të dënimit ose në konflikt me ligjin. Kjo kategori përfaqëson një nga grupet më të cenueshme, pasi përveç privimit nga liria, ata përballen edhe me nevoja komplekse shëndetësore dhe sociale, të cilat kërkojnë trajtim të specializuar dhe mbrojtje të shtuar…Ndër shqetësimet kryesore vazhdon të jetë mungesa e kapaciteteve për akomodim të personave me çrregullim mendor. Për pasojë, këta persona me probleme serioze psikiatrike vazhdojnë të mbahen në qendrat e paraburgimit ose në institucionet korrektuese, ndërsa rekomandimet profesionale kërkojnë trajtim në institucionet e specializuara.”, tha ai.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Genc Nimoni, tha se personat me çrregullime mendore janë ndër kategoritë më të ndjeshme brenda institucioneve korrektuese dhe theksoi se Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë hapa për të përmirësuar trajtimin e tyre.

Ai bëri të ditur se Qeveria e Kosovës ka ndarë buxhet për zgjerimin e kapaciteteve të Institutit të Psikiatrisë Forenzike. Po ashtu, sipas tij, në Qendrën Korrektuese në Dubravë është themeluar institucioni për trajtimin e personave me nevoja të veçanta.

“Për adresimin e kësaj sfide, me kërkesën tonë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë buxhet për zgjerimin e kapaciteteve të Institutit të Psikiatrisë Forenzike, pasi kapacitetet aktuale janë shumë të limituara. Ky projekt pritet të përfundojë brenda disa muajve. Sa i përket trajtimit të këtyre personave gjatë vuajtjes së dënimit, me mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë është themeluar institucioni për trajtimin e personave me nevoja të veçanta, i cili funksionon si pavion i ndarë në kuadër të Qendrës Korrektuese në Dubravë…Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar në avancimin e standardeve të të drejtave të njeriut dhe garantimin e trajtimit dinjitoz të personave të privuar nga liria.”, tha Nimoni.

Zëvendëskryesuesja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Arjeta Sadiku, tha se mbrojtja e shëndetit mendor për personat e privuar nga liria është një detyrim i përbashkët institucional dhe lidhet drejtpërdrejt me respektimin e dinjitetit të njeriut.

“Mbrojtja e shëndetit mendor të personave të privuar nga liria nuk është vetëm çështje e sistemit shëndetësor, por një përgjegjësi e përbashkët institucionale që lidhet drejtpërdrejt me respektimin e dinjitetit dhe të drejtave themelore të njeriut. Nga perspektiva e gjyqësorit, kjo çështje ka një rëndësi të veçantë në rastet kur gjykatat vendosin për masa që prekin lirinë dhe trajtimin e personave me çrregullime mendore. Gjykatat e Republikës së Kosovës gjatë vendimmarrjes për caktimin e masave të trajtimit të detyrueshëm bazohen në ligj dhe në vlerësimet profesionale të ekspertëve përkatës, por njëkohësisht kanë gjithmonë në qendër të vëmendjes mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, integritetit personal dhe të drejtave themelore të individit…Këshilli Gjyqësor i Kosovës mbetet i përkushtuar për forcimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut dhe avancimin e praktikave që garantojnë trajtim të drejtë, human dhe dinjitoz për secilin individ.”, tha ajo.

Nga ana tjetër, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, tha se prej tre vitesh nuk ekziston asnjë rast kur një person, për të cilin gjykata ka urdhëruar trajtim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, mbahet në burg.

Ai shtoi se institucioni për trajtimin e personave me nevoja të veçanta është themeluar para dy vitesh dhe, sipas tij, paraqet një model për rajonin, megjithëse mbeten të nevojshme investime të tjera dhe rritje e stafit profesional.

“Po e nisim me këtë një dilemë, nuk kemi as edhe një person të vetëm, jo vetëm sot, por ka tre vite, asnjë person të vetëm i cili në aktvendim të gjykatës shkruan që trajtimi do të mbahet në Institutin e Psikiatrisë Forenzike dhe ky mbahet në burg. Është zero raste, ka tre vite që asnjë rast i tillë. Themelimi i institucionit për trajtimin e personave me nevoja të veçanta ka qenë obligim ligjor që nga viti 2014. Ky institucion është themeluar vetëm para dy viteve dhe është shembull për rajonin. Ai i plotëson të gjitha nevojat? Sigurisht që nuk i plotëson, por jemi në rrugë të mbarë që të plotësohet edhe ajo pjesa e mbetur.”, tha Dibrani.

The post Trajtimi i personave me çrregullime mendore në burgje mbetet problematik, QKRMT dhe institucionet kërkojnë më shumë kapacitete appeared first on Albeu.com.

Jetesa në fshat ndikon pozitivisht në shëndetin mendor!
Njerëzit që jetojnë në zonat rurale janë më të lumtur se sa banorët e qytetit. Kështu thonë hulumtimet e fundit të realizuara në Kanada në të cilin u analizuan 400 mijë njerëz duke përdorur një shkallë për të njohur shifrat e lumturisë.

Qytetet kanë paga më të larta, nivele të arsimit të lartë dhe norma më të ulëta të papunësisë.

Megjithatë, kjo nuk nënkuptonte asgjë në kuptimin e gëzimit: njerëzit që jetonin në fshat ishin, mesatarisht, tetë herë më të lumtur sesa njerëzit në zonat urbane, zbuloi studimi.

Studiuesit thanë se gjetën zanafillën e rëndësisë së pamohueshme të komuniteteve të forta mbi izolimin social.

The post Jetesa në fshat ndikon pozitivisht në shëndetin mendor! appeared first on Albeu.com.

Dita Botërore e Shëndetit Mendor/ Çdo një në 10 persona jeton me ndonjë çrregullim
Dita Botërore e Shëndetit Mendor shënohet më 10 tetor dhe është fushata më e rëndësishme vjetore globale që synon ndërgjegjësimin për rëndësinë e shëndetit mendor.

Ajo shënohet në të gjitha kontinentet dhe pothuajse në të gjitha vendet përmes ngjarjeve dhe programeve lokale, rajonale dhe kombëtare.

Në ditët e sotme, për shkak të ndryshimeve intensive ndaj të cilave jemi të ekspozuar në mjedis, një numri të madh detyrimesh dhe një stili jetese të shpejtë, ndodh shpesh që t’i vendosim të fundit nevojat tona dhe të harrojmë se përveç shëndetit fizik, jo më pak nuk është edhe shëndeti ynë mendor.

Sipas Institutit të Qytetit për shëndetin publik, të gjitha sfidat e epokës moderne, së fundmi dhe pandemia COVID-19, prekin individët ndryshe, mund të ndihemi të mërzitur, të lodhur, në ankth ose të kemi ndonjë ndjenjë apo simptomë tjetër që shoqëron stresin, paaftësia për t’u përqendruar, mungesa e motivimit, ndjenja e vetmisë, por edhe reaksione fizike në formën e ankesave të ndryshme gastrointestinale, dhimbje koke, shtrëngime në gjoks etj.

Depresioni, ankthi patologjik dhe çrregullime të tjera të shëndetit mendor mund të ndikojnë në aftësinë për të funksionuar në jetën e përditshme, ashtu si diabeti ose disa sëmundje kardiovaskulare.

Në botë, çdo një në dhjetë persona jeton me ndonjë çrregullim të shëndetit mendor. Për arsyet e mësipërme, është e nevojshme t’i jepet përparësi shëndetit mendor për të përmirësuar, krahas mirëqenies personale, të përgjithshme.

The post Dita Botërore e Shëndetit Mendor/ Çdo një në 10 persona jeton me ndonjë çrregullim appeared first on Albeu.com.

Pesë gjërat që mund të përmirësojnë shëndetin mendor
Shkencëtarët kanë zbuluar pesë lloje aktivitetesh që janë të lidhura me shëndetin e mirë mendor kur kryhen rregullisht.

Ndërsa ka një sërë sjelljesh që mund të kenë një ndikim pozitiv në mirëqenie, studimet e mëdha të grupeve në Australi dhe Kanada zbuluan pesë lloje specifike të sjelljes që kur kryhen në një bazë të qëndrueshme mund të çojnë në një shëndet më të mirë mendor.

Arsyet përse shtoni në peshë pavarësisht aktivitetit fizik!

Pra, cilat janë saktë këto pesë sjellje të përditshme që ndihmojnë në përmirësimin e mirëqenies?

Mendimi pozitiv

Planifikimi për të ardhmen

Angazhimi në aktivitete domethënëse

Të kesh rutina të shëndetshme

Lidhja me miqtë dhe familjen të paktën katër herë në javë.

The post Pesë gjërat që mund të përmirësojnë shëndetin mendor appeared first on Albeu.com.

Si rrjetet sociale po e shkatërrojnë shëndetin mendor të fëmijëve?
Nga John Burn–Murdoch

Diçka po shkon shumë keq me adoleshentët sot. Gjatë viteve 1994-2010, pjesa e adoleshentëve britanikë që nuk e konsideronin të pëlqyeshëm veten e tyre ra disi, nga 6 në 4 për qind. Ndërkohë që nga viti 2010 e këtej kjo përqindje është dyfishuar.

Ndjeshëm u rrit edhe shkalla e atyre që e mendojnë veten si njerëz të dështuar, që shqetësohen shumë, dhe që janë të pakënaqur me jetën e tyre. Të njëjtat tendenca janë të dukshme edhe përtej Atlantikut. Numri i nxënësve të shkollave të mesme në SHBA, të cilët thonë se jeta u duket shpeshherë e pakuptimtë është rritur gjatë 12 viteve të fundit. Dhe kjo dukuri nuk ka prekur vetëm anglosferën.

Në Francë, normat e depresionit tek të rinjtë e moshës 15-24 vjeç janë 4-fishuar gjatë dekadëssë fundit. Pra kudo që të shihni, shëndeti mendor i të rinjve po degradon frikshëm, dhe momenti kur kurba pëson një rritje të jashtëzakonshme është i njëjtë:viti 2010, kur telefonat inteligjentë kaluan nga një produkt luksoz, në një mjet që mund të zotërohej nga gati kushdo.

Teoria se pasja e mediave sociale dhe kënaqësive të tjera dixhitale gjatë gjithë kohës mund të ketë një efekt të dëmshëm mbi shëndetin mendor të njerëzve nuk është e re. Mbështetësi i saj kryesor është Zhan Tuenge, profesor i psikologjisë në Universitetin Shtetëror të San Diegos, autor i dhjetëra studimeve mbi këtë çështje.

Por teza e tij është ende larg pranimit universal nga kolegët. Kërkimet e Tuenge dhe kolegut të tij Xhonathan Haid, është kritikuar ndonjëherë për shfrytëzimin e valës së kundërshtimit popullor ndaj kompanive të mëdha të teknologjisë. Megjithatë, ndërsa po shtohen provat për argumentet e tyre, tani shumë njerëz po pyesin se përse na është dashur kaq shumë kohë për të pranuar atë që ishte përpara syve tanë.

Shenjat janë kudo. Së pari, komunikimi dhe shoqërimi në formën dixhitale, i ka zëvendësuar në masë kontaktet fizike. Përqindja e adoleshentëve amerikanë që takohen personalisht me miqtë më pak se një herë në muaj ishte 3 për qind midis viteve 1990 dhe vitit 2010.

Por ajo mbërriti në 10 për qind në vitin 2019, ndërkohë që pjesa e atyre që thonë se janë “vazhdimisht online” ka arritur tani 46 për qind. Disa e kundërshtojnë pretendimin se aplikacionet po e zëvendësojnë jetën reale. Tek e fundit, njerëzit që janë më të ngarkuar në Instagram, janë shpesh më të zënë edhe në botën reale.

Por këtij argumenti i mungon një dinamikë kryesore:këto tendenca veprojnë në nivel brezash dhe jo individual. Ndërsa është shtuar koha e qëndrimit para ekraneve dixhitalë, të gjithë rrinë më pak me njëri-tjetrin fizikisht. Por e habitshme është edhe dinamika në nivel individual.

Studimet tregojnë se sa më shumë kohë që kalojnë adoleshentët në rrjetet sociale, aq më i dobët është shëndeti i tyre mendor. Problemi është më i theksuar për vajzat, të cilat kalojnë gjithashtu shumë më tepër kohë në mediat sociale sesa djemtë, duke shpjeguar edhe përkeqësimin më të madh të shëndetit mendor të vajzave sesa djemve.

Të dhënat tregojnë se vajzat janë veçanërisht të ndjeshme ndaj mediave sociale, me një kohë më të gjatë kaluar para ekranit që lidhet me ndikime psikologjike negative, përfshirë vetëdëmtimin. Është një histori e ngjashme me normat më të larta të depresionit tek adoleshentët liberalë sesa ata konservatorë. Në rast se dyshoni se fëmijët liberalë janë më në depresion për shkak të rritjes në një kulturë që vlerëson shqetësimin për padrejtësitë, unë do t’ju këshilloja të bëni shumë kujdes.

Së pari, hulumtimi i Tuenge tregon një shpjegim më të mundshëm:të rinjtë liberalë kalojnë më shumë kohë në internet sesa konservatorët. Së dyti, ne shohim të njëjtin prirje në rritje midis konservatorëve. Disa thonë se sot shoqëria është më e hapur për diskutimin e shëndetit mendor, ndaj ajo që po shohim është vetëm një rritje në raportim dhe jo prevalencë.

Por adoleshentët britanikë që kalojnë 5 ose më shumë orë në ditë në mediat sociale janë 2-3 më të rrezikuar nga vetëdëmtimi sesa bashkëmoshatarët e tyre që kalojnë më pak orë në internet. Një histori e ngjashme është në SHBA me idetë vetëvrasëse të të rinjve.

Të tjerë theksojnë se korrelacioni nuk është një shkakësi. Kjo është e vërtetë, por tani kemi një numër në rritje kërkimesh që tregojnë se reduktimi i kohës në mediat sociale e përmirëson shëndetin mendor. Atëherë çfarë mund të bëjmë? Përgjigja më e zakonshme është “edukimi i fëmijëve dhe prindërve”.

Por siç e tregojnë rastet e obezitetit dhe të pirjes së duhanit, fushatat e informimit publik janë dukshëm joefektive përballë varësisë nga bota virtuale. Një alternativë tjetër do të ishte ndërtimi i një fushate mbi provat, sipas të cilave kur njerëzit inkurajohen të kenë një shkëputje të gjatë nga mediat sociale, disa prej tyre shkëputen përgjithmonë.

Dhe pastaj janë rregulloret. Pse të mos rritet kufiri i moshës mbi aplikacionet e rrjeteve sociale dhe të ndëshkohen kompanitë që nuk i zbatojnë ato? Gjithsesi unë nuk jam shumë optimist. Lufta kundër obezitetit ka qenë kaq e vështirë, pikërisht sepse nuk mund t’i ndalosh dot njerëzit të hanë ushqim.

Ndërsa lufta ndaj varësisë nga mediat sociale është e vështirë, sepse nuk mund t‘i ndalosh njerëzit të përdorin telefonat inteligjentë dhe aplikacionet e tyre. Derisa dikush të shpikë ekuivalentin e një ilaçi për rënie në peshe për Instagram, e ardhmja duket e zymtë. / “Financial Times”

The post Si rrjetet sociale po e shkatërrojnë shëndetin mendor të fëmijëve? appeared first on Albeu.com.

Përmirësoni shëndetin tuaj mendor: Pesë gjëra që mund të bëni për të qenë më të lumtur
Ndodh shpesh që të mos e shohim shkakun e vërtetë të problemit dhe të shtyjmë nën tapet atë që nuk na nevojitet dhe të bëjmë sikur nuk ekziston. Këtu janë 5 të vërteta që do t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë dhe t’i shikoni problemet nga një këndvështrim tjetër.

Pak progres është më mirë se asnjë

Nëse nuk keni dëshirë të ushtroheni për 40 minuta sot, bëni dhjetë minuta ushtrime të lehta. Nëse nuk keni bërë atë që keni planifikuar, bëni aq sa mundeni në atë moment dhe jini të kënaqur me atë që keni arritur. Nëse nuk keni gjetur një punë që ju përshtatet, mos lejoni që kjo t’ju dekurajojë, shkuarja në intervista është gjithashtu një përmirësim sepse mësoni diçka të re në çdo intervistë. Nëse keni bërë një gabim, mos e rrahni veten, ju mësoni nga gabimet, kjo është rruga për të përparuar! Lejojini vetes papërsosmëritë, asgjë nuk duhet të jetë ashtu siç e keni imagjinuar.

Ju lejohet të hiqni njerëzit toksikë nga jeta juaj

Edhe nëse i njihni prej kohësh ose nëse janë miqtë, të afërmit, madje edhe partnerët tuaj… Ju keni çdo të drejtë dhe në fakt duhet t’i largoni nga jeta juaj nëse ju bëjnë të ndiheni nervoz, të shqetësuar, pasi keni folur me atyre ju ndiheni të dëshpëruar dhe plot energji negative, nëse vazhdimisht kërkojnë diçka nga ju dhe nuk japin asgjë… Të largoni njerëzit toksikë është diçka që duhet të bëni për shëndetin tuaj mendor dhe do t’i lini vend për frymëzimin e njerëzve që do të sjellin dritë në jetën tuaj.

Ju nuk jeni përgjegjës për lumturinë e të tjerëve

Jini gjithmonë aty për të dashurit tuaj dhe mbështesni sa më shumë që të mundeni, por ju mund të bëni gjithçka siç duhet pa u kënaqur përsëri. Hiqni dorë nga ndjenja e përgjegjësisë ndaj tyre. Ju nuk jeni përgjegjës për lumturinë e tyre, ata duhet të luftojnë vetë për të. Ju gjithashtu nuk mund të ndihmoni dikë që nuk dëshiron.

Bëhuni të vetëdijshëm për ndjenjat tuaja për t’i kuptuar më mirë ato

Analizoni ndjenjat tuaja, kushtojini vëmendje atyre dhe kuptoni se çfarë i shkaktoi ato. A ndiheni të shqetësuar? Pse? Çfarë e shkaktoi atë? A po tregohem i pasjellshëm me këtë person sepse jam i shqetësuar? Ndjenjat kanë një arsye, ato janë ato që kontrollojnë sjelljen tonë. Duhet shumë kohë për t’i kuptuar ato vërtet, por është jashtëzakonisht e rëndësishme. Kur e kuptoni se çfarë ju bën të ndiheni ashtu siç ndiheni, mund të veproni sipas saj dhe të kontribuoni në përmirësimin e jetës dhe mirëqenies suaj. Përndryshe, ato ndjenja të ndrydhura do të jenë gjithmonë aty, duke pritur për një moment për t’ju lënduar.

Ajo që të mërziti ishte vetëm pika e fundit

Kur diçka ju mërzit, ndiheni keq, jeni nën stres, humbni kontrollin, e keni të vështirë të shkëputeni… Megjithatë, ajo që ju mërzit zakonisht nuk është arsyeja e vërtetë. Ne të gjithë mund të përballojmë shumë – kur të arrijmë kufijtë tanë, domethënë. pragu i tolerancës, ndoshta ka një mori gjërash shqetësuese që të kanë çuar atje. Për shembull, një fëmijë ka shkaktuar një problem, ju filloni t’i bërtisni, por në fakt jeni të zemëruar dhe të mërzitur për situatën në punë, kështu që reagoni me tepri ndaj të gjithëve rreth jush. Ajo që mendoni është vetëm ajo që është në krye. Dhe ajo që duhet të korrigjoni është shkaku i vërtetë i problemit, dhe zakonisht është diku në fund. /G.D albeu.com/

The post Përmirësoni shëndetin tuaj mendor: Pesë gjëra që mund të bëni për të qenë më të lumtur appeared first on Albeu.com.