meloni rama Archives - Albeu.com

PE: Plani Meloni-Rama për emigrantët i aplikueshëm edhe për vende të tjera
Bashkimi Evropian i hapi rrugë idesë për dërgimin e azilkërkuesve në shtete të treta të sigurta jo anëtare siç po vepron Italia me Shqipërinë.

Eurodeputetët miratuan paktin e ri për migracionin ku refuzuan modelin britanik që synon zhvendosjen e emigrantëve të parregullt në Ruanda si vendi pritës i përhershëm i tyre. Kjo ide e britanikëve bie ndesh me Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Vetëm Austria dhe Danimarka kanë shprehur interes për të ndjekur rrugën e Britanisë së Madhe. Marrëveshja e Romës me Tiranën përshkruan transferimet e emigrantëve të shpëtuar në det në qendrat e ngritura në Shqipëri që do të financohen dhe drejtohen nga Italia, e cila do të mbajë përgjegjësinë për vlerësimin e kërkesave për azil.

Von der Leyen e ka vlerësuar këtë model si një shembull të të menduarit jashtë BE-së. Ajo argumentoi se më pak emigrantë të parregullt do të përpiqeshin të arrinin në Bashkimin Evropian nëse është e qartë se brenda 48 orëve ata do të dërgoheshin në një vend të sigurt jashtë BE-së.

Eurodeputetët theksuan se marrëveshja mes Ramës dhe Melonit mund të shërbejë si model i marrëveshjes dypalëshe që vendet e BE-së mund të arrijnë me shtetet ballkanike që shpresojnë të anëtaresohen duke sjellë si shembull mes Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë. Sipas tyre, shtetet kandidate do të jepnin në këtë mënyrë një tregues të qartë se janë gati të marrin pjesë në një formë solidariteti evropian në trajtimin e azilit.

Pakti për migracionin që ashpërson procedurat e hyrjes ne BE për azilkërkuesit nuk do të hyjë në fuqi deri në vitin 2026.

PE ka votuar paktin për migracionin që përfshin një rishikim të gjerë të politikave të imigracionit duke kërkuar që të gjitha shtetet anëtare të ndajnë përgjegjësinë.

Viti i kaluar shënoi rekord në rritjen e numrit të kërkesave për azil në 1.14 milionë në 27 vendet e BE-së niveli më i lartë që nga viti 2016.

Rreth 380,000 emigrantë të paligjshëm arritën të hyjnë në BE. Reforma e re ruan kryesisht rregullin bazë në fuqi sipas të cilit vendi i parë i BE-së në të cilin arrin një azilkërkues është përgjegjës për rastin e tyre.

Ngrihet një “mekanizëm solidariteti” që kërkon që të gjitha vendet e BE-së të ndihmojnë shtetet e vijës së parë si Italia dhe Greqia, kur ato janë nën presion, ose duke marrë disa prej azilkërkuesve ose duke ofruar një kontribut financiar ekuivalent.

Do të krijohet edhe një sistem për të marrë të dhënat biometrike të secilit azilkërkues të ardhur dhe për t’i vendosur ato në një bazë të dhënash të BE-së të quajtur Eurodac.

Kërkesat e tyre do të trajtohen në një maksimum prej 12 javësh dhe nëse refuzohen ato duhet të kthehen në vendet e tyre brenda 12 javëve në vijim. Sipas sistemit të ri, shtetet anëtare do të duhet të zgjedhin mes pranimit të pjesës së tyre prej 30,000 aplikantësh për azil ose pagesës së të paktën 20,000 euro për person në një fond të BE-së.

The post PE: Plani Meloni-Rama për emigrantët i aplikueshëm edhe për vende të tjera appeared first on Albeu.com.

Melonit “i dhimbset” Rama që u sulmua nga italianët: Është për të ardhur keq…
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka folur pasditen e sotme në Parlament lidhur me marrëveshjen e arritur me Shqipërinë për emigrantët.

Sipas marrëveshjes, në Gjadër të Lezhës do të ndërtohen kampet të cilat do të presin emigrantët që përmes Italisë synojnë të arrijnë në BE.

Megjithatë, kjo marrëveshje ka pasur kritika nga opozita shqiptare dhe ajo italiane.

Meloni u shpreh e keqardhur që kryeministri i vendit Edi Rama është kritikuar pikërisht nga Italia.

Meloni: Është për të ardhur keq që shumë nga zërat mospërputhës kanë ardhur nga Italia, ku Rama është sulmuar nga shumë anë se ka ndihmuar Italinë. Me sa duket për disa italianë të majtë është mëkat të ndihmosh vendin. Pakti “po ngjall interes të vërtetë”, me gjithë respektin e duhur për ata italianë dhe ata persona në BE që duan vetëm të shkatërrojnë çdo përpjekje.

Meloni shtoi se janë në diskutime të vazhdueshme me Komisionin e BE-së në mënyrë që marrëveshja të jetë në përputhje të plotë me të drejtën e mbrojtjes ndërkombëtare.

Meloni: Marrëveshja e Italisë me Shqipërinë është e destinuar të bëhet një mjet i rëndësishëm për të luftuar trafikantët dhe për të lejuar hyrjen në territorin evropian vetëm për ata që kanë të drejtën e mbrojtjes ndërkombëtare. Ka dialog të vazhdueshëm me Komisionin e BE-së për marrëveshjen për të vërtetuar angazhimin për respektimin e plotë me të drejtën e BE-së, kombëtare dhe ndërkombëtare.

The post Melonit “i dhimbset” Rama që u sulmua nga italianët: Është për të ardhur keq… appeared first on Albeu.com.