Meloni kryeministrja e para grua Archives - Albeu.com

Zgjedhjet në Itali/ E djathta ekstreme drejt fitores, Meloni kryeministrja e parë grua: Europa do të alarmohet
Italia votoi sot për qeverinë e re, ku duket se e djathta ekstreme është drejt fitores së thellë.

Exit pollet e para të cilat kanë dalë pak pas mbylljes së procesit të votimit, shpallin fituese të djathtën ekstreme në Itali.

Sondazhet i dhanë aleancës së djathtë një epërsi komanduese, me 41-45% të votave.

Projeksionet flasin për një fitore të thellë të qendrës së djathtë, të përbërë nga Forza Italia e Silvio Berluskonit, Lega Nord e Mateo Salvinit dhe Fratelli d’Italia e Giorgia Melonit.

Giorgia Meloni pritet të jetë kryeministrja e re e Italisë, me të djathtët që pritet të drejtojnë vendin pa patur nevojën e partive të tjera në koalicion, megjithatë gjithçka do të jetë në dorë të presidentit të vendit.

Një Itali e udhëhequr nga Meloni do të alarmojë pjesën më të madhe të Evropës me Rusinë në luftë në Ukrainë. Ajo parashikohet të fitojë midis 22-26% të votave, thotë një sondazh i Rai, ndaj rivalit të saj më të afërt Enrico Letta nga qendra e majtë.

Edhe pse ajo ka punuar shumë për të zbutur imazhin e saj, duke theksuar mbështetjen për Ukrainën dhe duke zbehur retorikën anti-BE, Meloni drejton një parti të rrënjosur në një lëvizje të pasluftës që u ngrit nga fashistët e Benito Musolinit.

Aleatët e saj, Matteo Salvini i Ligës së ekstremit të djathtë dhe Forza Italia e qendrës së djathtë të Silvio Berlusconit kanë pasur të dy lidhje të ngushta me Rusinë.

Zgjedhjet e parakohshme në Itali u nxitën pasi mosmarrëveshjet e brendshme rrëzuan në korrik Qeverinë e Unitetit Kombëtar të ish-kryeministrit, Mario Draghi./tch

The post Zgjedhjet në Itali/ E djathta ekstreme drejt fitores, Meloni kryeministrja e parë grua: Europa do të alarmohet appeared first on Albeu.com.