mehmet akif Archives - Albeu.com

Mos ma vështirësoni kthimin në Shqipëri!
Nga Prof. Indrit Hoxha

Pennsylvania State University

Tek pashë pamjet e postuara në mediat online dhe ato sociale me protestat e vajzave të “Mehmet Akif” dhe fëmijëve e prindërve të kopshtit “Zubejde Hanim” të kompanisë “Turgut Ozal” pata një pështjellim ndjenjash. Një kënaqësi e krenari se si ato po kërkonin të drejtën e tyre themelore për arsimimin e tyre në mënyra shumë kreative, por mbi të gjitha një trishtim. Një trishtim me mbulon teksa shikoj fëmijë, të reja, prindër dhe gjyshër (që duke iu dridhur zëri) detyrohen të protestojnë sepse papritur shteti ynë i ka mbyllur derën e edukimit, atë të drejtë që normalisht ia garanton me kushtetutë.

Kryeministër, ju dilni e deklaroni që Ministria ka zbatuar ligjin me mbylljen e shkollës dhe kopshtit. A mund të sqaroni, cili ligj përligj vendime të tilla? Cili ligj parashikon mbylljen e institucioneve arsimore në mes të vitit akademik?

Vendime të tilla ndikojnë direkt 450-500 familje (fëmijë, nxënës, dhe staf) duke i lënë në mes të katër rrugëve, por ata ndikojnë indirekt edhe mijëra familje që kanë kaluar nga dyert e këtyre shkollave si nxënës ose prindër. Me këto vendime shteti shqiptar mbyll në mënyrë të pashpjegueshme dy institucione që kanë shkëlqyer në dekada. Si ka mundësi? Si shpjegohet që një model i suksesshëm, që e ka vërtetuar veten ndër vite, në vend që të stimulohet,  mbyllet me një të rënë të lapsit?

Efekti negativ i vendimeve të tilla, shkon edhe më përtej se familjet e prekura direkt dhe indirekt. Sepse të gjithë e shikojnë që nëse dy institucione te shkëlqyera, mbyllen pa një arsye dhe pa paralajmërim, atëherë rradha mund t’i vijë çdo institucioni, ose biznesi privat. Është e frikshme veç te mendohet një mundësi e tillë.

Vajza, prindër dhe fëmijë që po vuani nga këto vendime arbitrare dhe të gabuara, ju lutem mos u dorëzoni. Ju lutem vazhdoni dhe kërkoni të drejtën tuaj me të gjithat mënyrat e mundshme. Ju keni mbështetjen e gjithë popullit shqiptar.

Çdo familje shqiptare e vlerëson arsimimin, dhe sakrifikon në maksimum dhe arrin të heqë edhe bukën e gojës për të edukuar fëmijët e tyre. Prandaj te gjithë e dinë, pavarësisht se shumë nuk flasin dot, që vendimet e marra nga qeveria javën e kaluar, kanë qenë të nxituara, dhe të gabuara. Këtë e mbështet edhe  një deklaratë e Komitetit Shqiptar të Helsinkit https://ahc.org.al/deklarate-per-shtyp-5/ .

I nderuar Z. Kryeministër, ju lutem rishikojini këto vendime të nxituara. Patjetër që ishin te nxituara, se po të kishin parasysh ndikimin që kanë në familjet shqiptare, nuk do ishin konsideruar fare.

Rishikojini sepse si kryeministër i shqiptarëve duhet të mbroni interesat e shqiptareve dhe të mendoni për të ardhmen e Shqipërisë.

Jeta e nxeneseve (e sidomos maturanteve) te “Mehmet Akif” do marre nje goditje negative, qe do e vuajne gjate. Adaptimi ne nje sistem te ndryshem shkolle, nuk eshte proces i lehte (ne mos i pamundur), dhe eshte sigurte qe ato 160 vajza do e vuajne direkt. Nderkohe qe e gjithe bota mundohet te nxise politika te ndryshme per barazine gjinore, si shpjegohet qe ne Shqiperi pengohet suksesi i 160 vajzave? Mbyllja e kesaj shkolle do te thote dhjetera lidere me pak ne te ardhmen. Mjafton te shikoni reagimin e te diplomuarave nga kjo shkolle, dhe pozicionimet e tyre ne jeten profesionale, per te kuptuar demin e madh qe po i jepni barazise gjinore te popullit shqiptar. Mbi te gjitha do te vuaje arsimi ne Shqiperi, sepse po goditet nje shkolle model qe ka nxjerre breza ekselente ne dekada dhe potencialisht mund te vazhdoje te nxjerre breza te tjere ne te ardhmen.

Po kështu do vuajnë psikologjikisht dhe ata 250 fëmijë të kopshtit “Turgut Ozal”. Ndoshta me mbështetjen e ngrohtë të familjeve ata fëmijë mund ta kalojnë këtë dëm psikologjik. Ama mos harroni, të shikoni se cilat familje po dëmtoni me këtë mbyllje kopshti. Për hir të së vërtetës, ky kopsht është relativisht i shtrenjtë për shume familje shqiptare.

Janë vetëm një shtresë me të ardhura të mesme ose te mesme-të lartë, që kanë mundësinë të çojnë fëmijët në këtë kopsht. Kush mund të jenë këto familje? Jane ca doktorë, profesorë, inxhinierë, drejtues në banka, biznesmenë të mesëm, etj. Janë pikërisht ata motori i ekonomisë së Shqipërisë. Janë ata që sjellin sadopak inovacione në Shqipëri. Janë pikërisht ata që kontribuojnë për rritjen ekonomike të Shqipërisë. Janë ata që kanë arritur të kontribuojnë sadopak për Shqipërinë, dhe të kenë një standard më të lartë për veten e tyre se shumica e shqiptarëve. Siç mund ta dini, kur arrin një standard, është shumë e vështirë (ose e papranueshme) të shkosh më poshtë. Me këtë vendim, Z. Kryeministër, ju po shtyni pikërisht këtë pjese te shoqërisë ta rimendojnë pozicionimin ne shoqërinë shqiptare.

Çdo familje shqiptare ka prioritet krijimin e kushteve sa më të mira për fëmijët e tyre. E nëse këto kushte nuk i sigurojnë dot ne Shqipëri, shumë prej tyre kanë një arsye madhore më shumë për t’u larguar nga Shqipëria. Kjo bëhet edhe më e rëndë, kur shikon disa statistika në media, që rreth 50 mijë shqiptare largohen në vit. Çdo ndodhë vallë nëse me një vendim të gabuar, shtyni që edhe një pjesë e shoqërisë që është motori i ekonomisë shqiptare të vendosë të largohet.

Kryeministër, ka shume vite që me Bonen (gruan time, Valbona Aliu Hoxha), te dy profesorë në universitetet amerikane, diskutojmë një rikthim të mundshëm ne atdhe. E kemi diskutuar gjerë e gjatë me shumë vetë. Disa na kanë parë si delirante, disa si idealistë, e disa te tjerë (për hir të vërtetës pak fare) na kane thënë: “Hajdeni, ju presim”. Jo, jo. Nuk jemi delirante, dhe nuk jemi as të paret.

Kemi biles edhe shokë, që kanë mbaruar pikërisht këto shkolla që po mbyllni, dhe që janë kthyer e po kontribuojnë, pasi kane mbaruar doktoratat e tyre neë France, Austri, SHBA, etj. Mundem të jape edhe emra konkrete, nëse jeni i interesuar, por besoj nuk ka rendësi emri i individëve, por me shumë kanë rëndësi veprimet dhe idetë e tyre. Me këto vendime për mbyllje shkollash e kopshtesh, i dhatë një shqelm edhe për disa vite, një vendimi te mundshëm nga ana e jonë për t’u rikthyer. Sepse edhe ne si çdo familje shqiptare, po mateshim konkretisht se ku do i çojmë fëmijët. Cilat shkolla mund të frekuentojnë? Cilat spitale mund te përdorim? Çfarë kushtesh mund t’i ofrojmë? Ku mund te kontribuojmë?

Vendime te tilla arbitrare dhe plotësisht te gabuara, na japin një përgjigje. MOS BENI GABIM TE KTHEHENI. Ne Shqipëri nuk ka garanci për asgjë.

Kryeministër, jua garantoj që Bona e unë, nuk jemi veç dy. Di shumë shqiptare tjerë që kanë pasur arritje profesionale, dhe që e kanë një sy e vesh aty në Shqipëri, me idenë se mund të kthehen një dite. Mos na e bëni kaq të lehte vendimin për të mos u kthyer.

Jetojmë ende me shpresën se vendime të tilla, që do t’i kushtojnë shtrenjte Shqipërisë, do kthehen, në mos nga vete qeveria, të paktën nga drejtësia.

Ju lutem prindër dhe nxënëse, mos u dorëzoni. Ndiqeni ketë çështje, derisa të kthehen vendime. Jemi te gjithë me ju.

The post Mos ma vështirësoni kthimin në Shqipëri! appeared first on Albeu.com.

Mbyllja e shkollës “Mehmet Akif”, vjen reagimi i Komitetit të Helsinkit: Qeveria të rishikojë vendimin
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka dalë me një deklaratë lidhur me mbylljen nga qeveria të shkollës “Mehmet Akif Ersoy”. Komiteti Shqiptar i Helsinkit vlerëson se procedurat e autoriteteve nuk përmbushin standardet e procesit të rregullt, kanë dhënë një masë të ashpër, të nxituar, jo proporcionale dhe me pasoja të dëmshme.

“KShH vlerëson se në rastin e mbylljes së këtij institucioni arsimor privat para universitar, nuk janë respektuar standardet e procesit të rregullt që kërkon neni 42 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Në vendimin nr. 25, datë 10.05.2021 të Gjykatës Kushtetuese theksohet se e drejta për proces të rregullt ligjor nuk kufizohet vetëm në procesin gjyqësor, por përfshin edhe atë me karakter administrativ.

Njohja paraprake e personit me faktet që e ngarkojnë atë me përgjegjësi, respektimi i së drejtës për t’u dëgjuar dhe mbrojtur, nëpërmjet dhënies së sqarimeve paraprake, ashtu dhe gjatë shqyrtimit të çështjes, janë disa nga elementet bazë që garantojnë të drejtën kushtetuese të cilitdo për proces të rregullt ligjor”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Komitetit të Helsinkit.

DEKLARATË PËR SHTYP

Procedurat e autoriteteve për mbylljen e Kolegjit Turk “Mehmet Akif Ersoy” nuk përmbushin standardet e procesit të rregullt, duke rezultuar me dhënien e një masë të ashpër, të nxituar, jo proporcionale dhe me pasoja të dëmshme

Në vijim të ankesës së pedagogëve dhe nxënëseve të Institucionit Arsimor Privat Parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy” lidhur me mbylljen e kësaj shkolle në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 614, datë 22.09.2022 dhe të sqarimeve të dhëna nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për opinionin publik me anë të rrjetit social Facebook, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) verifikoi ankesën e mësipërme dhe dokumentacionin që ka lidhje me këtë çështje dhe arriti në përfundimet e mëposhtme:

Në vitin 1996 Bashkia Tiranë dhe Fondacioni Gulistan kanë nënshkruar një kontratë uzufrukti (të drejtën e përdorimit dhe gëzimit) që i jepte fondacionit të drejtën e përdorimit të pronës ku ishte vendosur më herët institucioni arsimor privat Mehmet Akif Ersoy, për një afat 30 vjeçar.

Drejtori i Përgjithshëm i Fondacionit Gulistan, më datë 10.06.2022 i ka kërkuar në rrugë zyrtare Ministrisë së Arsimit dhe Sportit miratimin e transferimit të shkollës nga godina ekzistente në një godinë në Kashar. Ministria e Arsimit dhe Sportit, me shkresën nr. 4030/3, datë 01.07.2022 i përgjigjet se sipas relacionit mbi gjendjen ndërtimore të objektit të Zyrës Vendore Arsimore (ZVA) Tiranë, godina ku mendohej transferimi i shkollës nuk plotësonte standardet përkatëse. Kjo përgjigje e parakohshme ka ardhur në një kohë kur përfaqësuesit e Fondacionit i kanë komunikuar në rrugë elektronike Ministrisë se gjatë muajit korrik do të zhvilloheshin punimet për të përmirësuar aspektet e rekomanduara më herët nga inxhinierja e ZVA që ka inspektuar godinën e re në dt.28 Qershor.

Bashkia e Tiranës, me vendimin nr. 69, datë 12.07.2022, ka miratuar kalimin e së drejtës së uzufruktit që gëzonte Shkolla Mehmet Akif Ersoy tek të tretët e përzgjedhur prej tij. Pas këtij vendimi, shkolla është zhvendosur përfundimisht nga godina ku ndodhej, në drejtim të godinës në Kashar.

Më 27.07.2022 shkolla i drejtohet edhe njëherë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, e më specifikisht Drejtorisë së Derregullimit, Lejeve dhe Licencave duke e njoftuar se kanë përfunduar punimet për përgatitjen e godinës dhe kanë kërkuar kryerjen e një inspektimi për të kontrolluar në vend kushtet e godinës.

Në 14.09.2022 Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar ngre një grup pune për vlerësimin e kushteve të licencimit dhe ushtrimit të veprimtarisë së shkollës. Në të njëjtën ditë, është bërë vlerësimi, duke përcaktuar kriteret e parashikuara dhe kriteret që vlerësoheshin të papërmbushura por pa caktuar ndonjë afat për plotësimin e tyre. Pas përfundimit të këtij inspektimi, një kopje e tij i është dhënë dorazi administratorit të shkollës. Ky dokument ka qenë i vetmi që është vendosur në dispozicion dhe nënshkruar nga përfaqësues të shkollës, ndërkohë që një praktikë e tillë nuk është ndjekur në dy vizitat e mëparshme inspektuese të ZVA-së. Shkolla, në godinën e re, krahas plotësimit të mungesave të përcaktuara në “Platformën e Vlerësimit” të inxhinierëve (grupit të punës), ka vazhduar gjithashtu edhe procesin mësimor për vitin e ri shkollor, në pritje të miratimit të licencës së re. Ministria e Arsimit dhe Sportit apo Drejtoria e Derregullimit, Lejeve dhe Licencave nuk i ka kthyer asnjë përgjigje shkollës si për procesverbalet e ekipit të vlerësimit edhe për kërkesën për licencë. Kjo është mbyllja e korrespondencës midis shkollës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe institucioneve në varësi të saj.

Vlen të theksohet gjithashtu se përfaqësuesit ligjorë të Fondacionit deklarojnë se kanë vepruar në kushtet e mirëbesimit dhe nuk kanë vlerësuar në asnjë moment se zhvendosja në një godinë tjetër do të krijonte rrezikun për mbylljen e aktivitetit të tyre 30 vjeçar në vend. Për më tepër, ata kanë vlerësuar se duke qenë një Fondacion, nuk mund të ishte e përballueshme ekonomikisht të vazhdohej mbajtja e dy godinave, deri sa të miratohej kërkesa nga MAS për godinën e re, për të cilën, kërkesa e tyre është bërë 3 muaj para se të fillonte viti i ri shkollor.

Më vonë, me Vendimin nr. 614, datë 22.09.2022 Këshilli i Ministrave në mbështetje të neneve 42 dhe 70 të ligjit 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” ka vendosur mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor parauniversitar privat “Mehmet Akif Ersoy”, i cili e zhvillon mësimin edhe në gjuhë të huaj.

Duke u njohur me këtë Vendim të Këshillit të Ministrave, tërheq vëmendjen fakti që në të përmenden vetëm detyrimet e institucionit arsimor parauniversitar privat dhe jo arsyet apo motivet konkrete si dhe shkeljet e ligjit që kushtëzuan miratimin për mbylljen e kësaj shkolle. Ky vendim nuk përmbush standartet thelbësore të arsyetimit, si një akt administrativ me pasoja për palët, por edhe për nxënësit dhe prindërit e tyre që i kanë besuar Fondacionit edukimin dhe arsimimin e tyre. Sipas standarteve të jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, përveç elementeve formale, akti administrativ duhet të jetë i qartë dhe të përmbajë, krahas shpjegimit të situatës faktike mbi të cilën është marrë, edhe shpjegimin e përmbledhur të rezultatit të hetimit administrativ dhe të vlerësimit të provave, bazën ligjore të aktit, një shpjegim pse kushtet ligjore për zbatimin e tij plotësohen në këtë rast (shih vendimet nr. 25, datë 10.05.2021; nr. 29, datë 27.06.2013 të Gjykatës Kushtetuese).

Duke iu referuar nenit 42 të Ligjit 69/2012, licencimi i këtyre institucioneve bëhet sipas përcaktimeve të ligjit nr. 10081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Në nenin 12/3 të ligjit të mësipërm parashikohet se: përpara marrjes së vendimit të revokimit, organi kompetent, si rregull, urdhëron ripërmbushjen e kritereve apo ndreqjen e shkeljeve të detyrimeve, brenda një afati të arsyeshëm, pa pezullim të titullit dhe/ose pezullimin e titullit, për një afat të arsyeshëm, deri në zbatimin e urdhrit për ripërmbushjen e kritereve apo ndreqjen e shkeljeve të detyrimeve.

Nga përmbajtja e dispozitës që përmendëm më lart dhe korrespondenca midis shkollës dhe Drejtorisë së Derregullimit, Lejeve dhe Licencave, nuk rezulton të jetë caktuar ndonjë afat për kushtet që duheshin plotësuar dhe as është marrë ndonjë vendim për pezullimin e licencës deri në plotësimin e tyre.

Sipas nenit 70, pika 2 e ligjit 69/2012, Inspektorati që ka kontrolluar gjendjen e godinës, kur është e nevojshme vendos veç dënimit kryesor (paralajmërim ose gjobë) edhe “urdhërimin e subjektit të inspektimit për të korrigjuar shkeljet e konstatuara dhe për të eliminuar pasojat e tyre, duke përcaktuar edhe një afat të arsyeshëm për këtë qëllim.”

Në Udhëzimin nr. 15, datë 12.07.2013 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencave, në pikën 7.1 të kreut parashikohet se në rastet kur kërkesa e subjektit nuk miratohet, vendimi refuzues duhet të përcaktojë qartë shkaqet e refuzimit, të shprehura në mënyrë të tillë që kërkuesi të kuptojë se ç ‘masa duhet të marrë që, me një aplikim të dytë, të mund të pajiset me licencën e kërkuar.

Zbatimi i udhëzimit të mësipërm nuk rezulton të jetë zbatuar, përkundrazi është kaluar në masën më të ashpër dhe të pamotivuar, siç është edhe mbyllja e shkollës dhe mosdhënia e licencës së re.

KShH, duke patur parasysh ato që u thanë më lart, si dhe interesin që ka vazhdimi normal i shkollës (për 159 nxënëse), vlerëson se masa e mbylljes së shkollës është jo në përputhje me kërkesat e parashikuara në dispozitat e mësipërme ligjore, si dhe përbën një masë të nxituar, jo proporcionale dhe me pasoja të dëmshme.

KShH vlerëson se në rastin e mbylljes së këtij institucioni arsimor privat para universitar, nuk janë respektuar standardet e procesit të rregullt që kërkon neni 42 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Në vendimin nr. 25, datë 10.05.2021 të Gjykatës Kushtetuese theksohet se e drejta për proces të rregullt ligjor nuk kufizohet vetëm në procesin gjyqësor, por përfshin edhe atë me karakter administrativ. Njohja paraprake e personit me faktet që e ngarkojnë atë me përgjegjësi, respektimi i së drejtës për t’u dëgjuar dhe mbrojtur, nëpërmjet dhënies së sqarimeve paraprake, ashtu dhe gjatë shqyrtimit të çështjes, janë disa nga elementet bazë që garantojnë të drejtën kushtetuese të cilitdo për proces të rregullt ligjor.

Gjithashtu, vlen të theksohet se në praktikën e Gjykatës Evropianë të të Drejtave të Njeriut, problemit të arsimit i është kushtuar vëmendje e veçantë. Kështu, p.sh. në një nga rastet e saj (Timishev kundër Rusisë) thuhet se në një shoqëri demokratike e drejta për arsim luan një rol themelor saqë një interpretim kufizues nuk do të ishte në përputhje me qëllimin e fjalisë së parë të nenit 2 të Protokollit Nr. 1 të Konventës.

The post Mbyllja e shkollës “Mehmet Akif”, vjen reagimi i Komitetit të Helsinkit: Qeveria të rishikojë vendimin appeared first on Albeu.com.

Protestë te Kryeministria për mbylljen e “Mehmet Akif”, nxënësja: U shokuam kur mësuam lajmin
Nxënëset e kolegjit turk “Mehmet Akif” u mblodhën këtë pasdite sërish për të protestuar. Përpara Kryeministrisë nxënëset kundërshtojnë vendimin e qeverisë për të mbyllur shkollën e tyre.

Gjatë një prononcimi për Radar Informativ në ABC, një prej tyre tregoi se lajmin për mbylljen e mësuan nga mediat dhe u shokuan.

“U shokuam të gjithë. Të enjten kishim mbaruar mësimin dhe na vjen lajmi nga mediat se shkolla u mbyll. Nuk po kuptonin se çfarë do të bënim. Ishim përgatitur mirë, po mendonim për të ardhmen tonë”, thotë ajo.

Vendimi ka dëmtuar më shumë maturantët. “Duke qenë se jam maturante kemi humbur një javë për shkak të këtij vendimi. Duhet të kishim mësuar shumë gjëra.

Ne e kemi pasur kurrikulën ndryshe nga ato të shtetit. I kemi bërë në anglisht për të studiuar jashtë”, thekson ajo.

Megjithatë, shprehet me bindje se nuk do të dorëzohen. “Ne nuk do të dorëzohemi, nuk do të humbasim asnjëherë shpesën deri në momentin e fundit”, tha ajo.

The post Protestë te Kryeministria për mbylljen e “Mehmet Akif”, nxënësja: U shokuam kur mësuam lajmin appeared first on Albeu.com.

Pas nxënëseve të “Mehmet Akif”, fëmijët e kopshtit “Turgut Ozal” dhe prindërit e tyre në protestë, vizatojnë poshtë zyrës së Ramës
Dhjetëra prindër dhe fëmijë kanë protestuar sot para Kryeministrisë pas vendimit të mbylljes së Kopshtit të kompanisë “Turgut Ozal” .

Protesta e organizuar nga prindërit ka vijuar për disa minuta, ndërkohë që aty u vendosën edhe banka ku fëmijët mundën të pikturonin dhe të simulonin një orë normale mësimi në këtë kopsht.

Njëri prej fëmijëve shkruan se donte “zysh Mozën”, ndërsa të tjerë vizatuan me ngjyra duke kërkuar nga qeveria anulimin e vendimit për mbylljen e kopshtit të tyre.

Qindra fëmijë kanë mbetur pa një vend ku të mësojnë tani pas vendimit për të mbyllur kopshtin.

Mediat turke raportuan dje se vendimi për mbylljen e këtij kopshti erdhi pas kërkesës së Presidentit Erdogan.

The post Pas nxënëseve të “Mehmet Akif”, fëmijët e kopshtit “Turgut Ozal” dhe prindërit e tyre në protestë, vizatojnë poshtë zyrës së Ramës appeared first on Albeu.com.

Mediat turke: Kopshti i “Turgut Ozal” dhe kolegji “Mehmet Akif” u mbyllën sepse e kërkoi Presidenti Erdogan
Ndërkohë që në Shqipëri vijon debati në lidhje me shkakun real të mbylljes së kopshtit të kompanisë “Turgut Ozal” dhe të kolegjit të vajzave “Mehmet Akif”, në Turqi janë të qartë. Mediat turke raportojnë se shkollat në fjalë u mbyllën pas kërkesës së Presidentit të Turqisë Erdogan.

“Takvim”, një gazeta pranë qeverisë në Turqi shkruan se gjithçka ndodhi “pas përpjekjeve të gjata diplomatike dhe vizitës së fundit të Presidentit të Turqisë në Ballkan”.

Sipas “Takvim”, qeveria shqiptare vendosi mbylljen e këtyre shkollave dhe përzënien e mësuesve prej tyre pas aktivitetit të shtuar të diplomacisë turke.

“Shkollat u mbyllën pas përpjekjeve diplomatike të Turqisë. Menjëherë pas vizitës së Presidentit Erdogan në Ballkan filloi edhe mbyllja e aktivitetit të tyre duke u përzëënë prej andej. Pas kopshtit të kompanisë Turgut Ozal, u mbyll edhe kolegji “Mehmet Akif””, shkruan Takvim në faqen e saj.

Të njëjtën gjë kanë raportuar edhe gazetat “Aksam” si edhe televizioni shtetëror turk, TRT.

Ndërkohë, pas interesimit të djeshëm nga mediat, kryeministri Rama tha se nuk duhej gjetur asnjë shkak pas vendimit të qeverisë për mbylljen e shkollave përveç se zbatimin e ligjit.

Pas mbylljes së kopshtit dhe kolegjit të vajzave, më shumë se 400 fëmijë dhe adoleshentë janë tashmë pa një vend ku të mësojnë.

The post Mediat turke: Kopshti i “Turgut Ozal” dhe kolegji “Mehmet Akif” u mbyllën sepse e kërkoi Presidenti Erdogan appeared first on Albeu.com.

Nxënësit e kolegjit “Mehmet Akif” protestë kundër mbylljes së shkollës, niset drejt Kryeministrisë (VIDEO)
Ashtu siç ishte paralajmëruar, para ministrisë së Arsimit, nxënësit e kolegjit turk “Mehmet Akif” kanë dalë në protestë, ku kërkojnë rishikimin e vendimit të qeverisë për mbylljen e shkollës ku ata studiojnë. Nga ministria e Arsimit, ata janë duke u zhvendosur drejt Kryeministrisë.

Kolegji “Mehmet Akif” ka rezultuar si gjimnazi më cilësor gjatë periudhës që ka ushtruar aktivitet në Shqipëri.

Ky është vendimi i dytë kundër këtyre shkollave gjatë ditëve të fundit.

Vetëm pak ditë më parë, Ministria e Arsimit urdhëroi mbylljen e një kopshti pjesë e kolegjeve “Turgut Ozal”.

Në vendimin e këshillit të ministrave bëhet me dije se institucioni arsimor ka për detyrim të pajisë çdo nxënës me dokumentacionin e nevojshëm shkollor që do të shërbejë për transferim në një institucion tjetër dhe të kthejë pagesat e kryera nga prindërit deri në muajin shtator.

Duket se qeveria shqiptare ka filluar të zbatojë kërkesat e Erdoganit në lidhje me shkollat turke këtu, duke mbyllur ato që janë të lidhura me Gylenin dhe hapjen e rrugës ndaj shkollave pjesë të rrymave të Islamit Politik të mbështetura nga Turqia.

Në vendimin e qeverisë nuk thuhet arsyeja e këtij vendimi. Prej vitesh në vendin tonë operojnë shumë biznese të në pronësi të shtetasve turkë, pjesë e lëvizjes gylene në Turqi. Mbyllja e këtyre objekteve ka qenë vazhdimisht kusht i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

The post Nxënësit e kolegjit “Mehmet Akif” protestë kundër mbylljes së shkollës, niset drejt Kryeministrisë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Kolegji “Mehmet Akif” u mbyll me urdhër të qeverisë, nxënësit në protestë
Pas vendimit të qeverisë për mbylljen e kolegjit turk “Mehmet Akif”, nxënëset e kësaj shkolle dolën në protestë. Nxënëset thonë se nuk duan të largohen nga shkolla. Shprehen së mësimdhënia është me cilësi të lartë dhe plotëson të gjitha kërkesat e për arsim të denjë.

Ka dhe prej atyre të cilat mbajnë në duar diplomat e firmosura nga vetë kryeministri Edi Rama duke dëshmuar se kjo shkollë është një shembull i ekselencës në arsimin shqiptar. Pak para protestës reagoi dhe ministria e arsimit që sqaron arsyet e mbylljes së shkollës.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, deklaron se kolegji “Mehmet Akif” është në shkelje të ligjit. Pretendon se zhvendosja e kolegjit në këtë godinë, nuk është miratuar dhe se nuk janë plotësuar kriteret ligjora edhe pse janë kryer dy herë verifikmet nga ky institucion.

Mirëpo administratori I kolegjit “Mehmet Akif”Mustafa Ertekin, ka hedhur poshtë këto pretendime. Ai thotë se godina e re i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme. Gjithashtu janë pozicionuar sipas kërkesës dhe tabelat në klasa ndërsa prej kohësh është funksionale

Në lidhje me mbylljen e kolegjit Mehmet Akif kanë reaguar dhe deputetë të partisë demokratike, të cilët e cilësojnë të kundraligjshme vendimin e ministrisë së arsimit.

The post Kolegji “Mehmet Akif” u mbyll me urdhër të qeverisë, nxënësit në protestë appeared first on Albeu.com.

Mbyllja e kolegjit “Mehmet Akif” dhe kopshtit, Berisha: Akt çnjerëzor
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për mbylljen e shkollës “Mehmet Akif” dhe kopshtit. Në konferencën për mediat, Berisha u shpreh se ky është një akt i shëmtuar i kryeministrit Edi Rama, i cili me këtë vendim ka mbyllur një kopësht ku ndodhen 250 fëmijë në të njëjtën moshë me fëmijën e Ramës.

Pyetja: Ditën e djeshme qeveria ka mbyllur kopshtin Turgut Ozal dhe shkollën paraunversiteare “Mehmet Akif”. Si e komentoni?

Berisha: Konsideroj një akt ndër më të rëndë mbylljen pa asnjë shpjegim publik, por vetëm në diktatin e Erdoganit të shkollës që mban një nga emrat më të ndërtuar, autorin shqiptar të himnit turk Mehmet Akif Me këtë rast dua t’i them një gjë Edi Ramës. Ke mbyllur një kopsht që kanë qenë 250 Zaho, të skuqesh nga turpi që u mbyll vogëlushëve kopshtin. Një akt të tillë ndaj fëmijëve nuk do të ta ndërmerrte kush. Ke treguar se je i aftë për çdo lloj akti. Të zbrisje ti dhe të mbyllësh ti një kopsht me 255 fëmijë, një kopsht model. Ta mbyllësh për shkak të lidhjeve, akt i shëmtuar.

The post Mbyllja e kolegjit “Mehmet Akif” dhe kopshtit, Berisha: Akt çnjerëzor appeared first on Albeu.com.

Mbyllja e shkollës “Mehmet Akif”, PD: Akt taliban për qëllime të pastra politike
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me mbylljen e gjimnazit “Mehmet Akif”.

Deputetja Albana Vokshi, në një deklaratë nga selia blu tha se Rama detyroi dy ministre të firmosnin për mbylljen e shkollës. Ajo shtoi se kur Rama nuk është duke ndërtuar për Aleksandër Vuçiçin,. është duke shembur shkolla.

“Edi Rama, si një ajatollah, ka detyruar dy gra në qeverinë e tij, të firmosin për mbylljen e një gjimnazi dhe të një kopshti me 225 fëmijë në Tiranë.

Prindërit dhe nxënësit e shkollës të mbyllur në urdhër të Edi Ramës, në protestën e tyre deklarojnë se urdhri nuk ka lidhje me plotësimin e standrteve ligjore, siç ministrja pretendon. Përfaqësuesit ligjorë të shkollës thonë se kjo shkollë i ka plotësuar të gjitha detyrimet ligjore. Në këto momente nxënës e prindër po zhvillojnë një proteste.

16 medalje ari dhe një dekoratë e firmosur nga vetë Edi Rama është simbolika më e fortë që i jepet një shteti që është kundër arsimit.

Edi Rama ka pritur fillimin e vitit të ri shkollor për të urdhëruar mbylljen, siç pret të hapet sezoni turistik, çdo vit, për të nisur shembjet.

Gjimnazi Mehmet Akif është një aset që duhet mbrojtur, një shkollë elitare, e certifikuar në 30 vjet për cilësinë e mësimdhënies, përgatitëse e brezave të shkëlqyer me nxënës nga e gjithë Shqipëria. Dhjetra nxënës që kanë shkëlqyer në cdo universitet dhe kanë fituar olimpiada kombëtare dhe ndërkombtare.

Partia Demokratike e dënon aktin e Edi Ramës, i cili kur nuk është duke ndërtuar për Vucicin, është duke shembur për Erdoganin.”.

Partia Demokratike e refuzon politikën e vasalitetit, që shkatërron çdo vlerë që kemi ndërtuar që me themelimin e shtetit shqiptar, deri te përpjekjet tona 30 vjeçare për të ndërtuar shtetin ligjor sipas standardeve të Perëndimit.

Ajo që po ndodh me kolegjin Mehmet Akif nuk është mbyllje, por shembje. Jo vetëm e një shkolle, por e filozofisë së pluralitetit, që duhet të udhëheqë një shtet modern europian.

Ne bashkohemi me protestën e nxënësve, prindërve dhe mësuesve të gjimazit dhe kopshtit të shoqërisë Turgut Ozal, duke e cilësuar rezistencën e tyre si të denjë, të drejtë dhe të pamohueshme.

I bëjmë thirrje Edi Ramës të tërheqë urdhrin taleban për mbylljen e një shkolle dhe kopshti fëmijësh, dhe t’i japë fund sjelljes me dy standarde, ku ditën bën si liberal dhe natën sillet si ajatollah.

Ju bëjmë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë me fëmijët, mësuesit dhe prindërit e shkollës Mehmet Akif për të ndaluar këtë akt taleban të Edi Ramës.

Sot, ne duhet të jemi në lartësinë e historisë sonë. Një shkollë e mbyllur është një shpresë më pak. Një shkollë e mbyllur nga qeveria për qëllime politike, është akti i fundit përpara vendosjes së diktaturës!

Koha kur merren vendime arbitrare, të pambështetura në ligj, është orë e zezë për Shqipërinë. Ne theksojmë se një qeveri e tillë nuk është e popullit shqiptar, por e interesave të ngushta, të brendshme e të huaja.

Si e tillë duhet refuzuar dhe hequr qafe.

Vajza është përgatitur me vite për të konkuruar në këtë shkollë e cila ka 26 vite. Është mbyllur pa asnjë paralajmërim. Fëmijët janë dëmtuar psikologjikisht. Me një firmë të Ramës shkolla u mbyll dhe nuk dimë ku të çojmë fëmijët”, tha Vokshi.

The post Mbyllja e shkollës “Mehmet Akif”, PD: Akt taliban për qëllime të pastra politike appeared first on Albeu.com.