Mediet e huaja jehonë familjes shqiptare që mban në shtëpi Kuranin më të vogël në botë Archives - Albeu.com

Mediet e huaja jehonë familjes shqiptare që mban në shtëpi Kuranin më të vogël në botë
Mediet e huaja i kanë bërë jehonë lajmit se Kurani më i vogël në botë ndodhet në Shqipëri. Libri është në pronësi të familjes Prushi, që e ka trashëguar këtë pasuri të çmuar brez pas brezi.

Pronari i Kuranit, pjesëtar i familjes Prushi ka folur së fundmi për AFP. Kurani me përmasa 26.8 mm i gjatë dhe 21.6mm i gjerë mbahet në dorë në këtë foto nga shqiptari Skënder Halim Prushi.

VIDEO: Albanian family holds tight to tiny Koran.

Printed most likely towards the end of the 19th Century on nearly 900 pages, a miniature Koran, considered one of the smallest in the world, has been preciously kept by an Albanian family in Tirana for several generations pic.twitter.com/5SLiTWDX0W

— AFP News Agency (@AFP) April 26, 2023

Për breza me radhë, libri me përmasat e një pulle poste është trashëguar në familjen e tij, duke u mbijetuar luftrave dhe regjimit fanatik komunist që nuk lejonte fetë.

Ekspertët thonë se është një nga Kuranët më të vegjël në qarkullim, me librin e vogël që mbahet brenda një kutie argjendi, e nxirë me kalimin e viteve.

“E kemi trashëguar nga brezi në brez me një përkushtim absolut”, tregon 45-vjeçari Prushi për agjencinë e lajmeve “AFP”, nga shtëpia e tij në Tiranë.

Vetëm 2 centimetër i gjerë dhe 1 centimetër i hollë, libri thuajse zhduket në pëllëmbën e pronarit të tij dhe mund të lexohet vetëm me një xham zmadhues.

Është e vështirë të përcaktosh se kur daton ky Kuran, në mungesë të analizave shkencore, por sipas studiuesit Elton Karaj, libri me 900 faqe ka nisur të qarkullojë që prej shekullit të 19-të.

“Ky Kuran është printuar në një format shumë të vogël, është ndër më të vegjlit në botë. Në pamje të parë mund të them se publikimi i tij daton nga fundi i shekullit të 19-të”, thotë Karaj.

Për ekspertin bëhet fjalë për një vepër të jashtëzakonshme dhe me shumë vlerë. “Jemi me fat që kjo kopje është në Shqipëri”, thotë ai./albeu.com/

The post Mediet e huaja jehonë familjes shqiptare që mban në shtëpi Kuranin më të vogël në botë appeared first on Albeu.com.