media Archives - Albeu.com

KQZ dyfishon shpenzimet për mediat, por përfituesit mbeten të njëjtë
Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pagoi rreth 1 milion euro për shërbime mediatike, reklama dhe njoftime – zëra që njihen si pjesë e procesit të edukimit zgjedhor.

Të dhënat e pagesave të Thesarit tregojnë se KQZ kreu 29 pagesa me vlerë totale 99.6 milionë lekë në harkun kohor 16 prill – 14 korrik 2025; një buxhet gati dy herë më i lartë se ai i zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 kur u shpenzuan 51 milionë lekë për të njëjtin zë.

Rreth 15% e këtyre pagesave ose 14.8 milionë lekë shkuan për kompaninë e dizajnit dhe reklamave, “PIK”. Pjesa tjetër e buxhetit prej rreth 84.7 milionë lekësh u nda mes dy grupeve të mëdha mediatike dhe një liste prej 19 mediash të tjera kombëtare dhe informative.

Grupi mediatik Klan dhe mediat e lidhura me të morën 14.4 milionë lekë nga reklamat e KQZ-së ose 17% të parave të ndara për kompanitë mediatike. Top Media, përfshirë Top Channel, radion Top Albania dhe Top News ka marrë 13.7 milionë lekë ose 16% të totalit. Së bashku, dy grupet e mëdha mediatike morën mbi 33% të totalit të shpenzimeve të KQZ-së për informim gjatë zgjedhjeve.

Euro Balkans News (kompania e Euronews Albania), Media Vizion (që zotëron Vizion +) dhe MTSC (që zotëron Report TV) morën secila nga 9 milionë lekë, ndërsa Focus Media News që zotëron televizionin News 24 mori 8.5 milionë lekë.

Tri mediat e tjera, ABC News, A2 CNN (përmes G2 Media) dhe ORA (Ora News + RTV Ora) kanë marrë secila nga 4.5 milionë lekë. Syri TV, që u pagua përmes kompanisë “3 DS & AF Entertainment” mori 3.7 milionë lekë dhe MCN (përmes kompanisë Johaniteri) ka marrë 1.5 milionë lekë.

Lista mbyllet me një grup mediash më pak të njohura, përfshirë City News Albania me 800 mijë lekë, Panorama TV, Fax Media News, Club Muzikor e të tjera, që kanë marrë nga 500 mijë lekë për reklamat nga KQZ. Pagesa më e vogël është ajo për Ismet Drishtin si person fizik.

Edhe pse shpenzimet për fushatën edukuese të KQZ-së u rritën në zgjedhjet e fundit, numri i përfituesve në media thuajse u përgjysmua: nga 43 subjekte në zgjedhjet lokale të dy viteve më pare në 21 përfitues unikë gjatë kësaj fushate.

Për ekspertët e medias, mungesa e një sistemi të pavarur të matjes së audiencës dhe kufizimi i numrit të përfituesve ka sjellë penalizimin e mediave të vogla dhe lokale.

“Në këtë kontekst, mediat e vogla dhe lokale mbeten strukturalisht të penalizuara nga kjo mënyrë shpërndarjeje. Për mediat e vogla dhe lokale, që operojnë me kapacitete më të kufizuara financiare dhe njerëzore, kjo përkthehet në më pak mundësi për mbulim zgjedhor në terren dhe përfaqësim të çështjeve lokale gjatë fushatës,” tha Blerjana Bino, drejtuese e Qendrës për Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim, SCiDEV.

Bino theksoi gjithashtu se roli i mediave lokale bëhet edhe më i rëndësishëm në kushtet kur fushata mbulohet përgjithësisht përmes materialeve të gatshme dhe komunikimi kontrollohet nga aktorët politikë.

“Ato mbeten ndër aktorët e paktë që mund të ofrojnë raportim nga terreni, kontekst lokal dhe ndërmjetësim real mes qytetarëve dhe politikës, duke kontribuar në një informim më të balancuar dhe më afër interesit publik gjatë procesit zgjedhor,” theksoi Bino./BIRN

The post KQZ dyfishon shpenzimet për mediat, por përfituesit mbeten të njëjtë appeared first on Albeu.com.

Media italiane: Ivanka Trump blen ishullin e Sazanit për 1 miliard dollarë
Media italiane ka publikuar një lajm duke u referuar nga The Guardian, se Ivanka Trump dhe Jared Kushner, vajza dhe dhëndri i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, kanë blerë ishullin e Sazanit në Shqipëri për mbi një miliard dollarë. Ky ishull i njohur për bukuritë e tij natyrore dhe historinë ushtarake, ka tërhequr vëmendjen e çiftit, i cili ka planifikuar ta shndërrojë atë në një resort luksoz.

Ishulli i Sazanit, një ish-bazë ushtarake, është pjesë e Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan dhe që nga viti 2015 është hapur për vizitorët, ndërkohë që një pjesë e tij vazhdon të ruhet si zonë ushtarake. Gjatë regjimit komunist, ishulli ishte përdorur për stërvitje dhe operacione ushtarake, dhe mbetet ende i mbushur me mbetje bunkerësh dhe tunele.

Negociatat për blerjen e ishullit u zhvilluan pa dijeninë e banorëve dhe parlamentarëve shqiptarë, deri në momentin kur u arrit marrëveshja prej 1.4 miliardë eurosh, e cila u bë publike. Sipas raportimeve, sfida kryesore për projektin është pastrimi i tokës nga minat e pashpërthyera dhe mbetjet ushtarake që ndodhen në ishull.

Përveç Sazanit, Grupi Affinity, që ka menaxhuar negociatat, ka planifikuar gjithashtu një projekt tjetër në Serbi, ku ka shprehur interes për transformimin e ish-selisë së Ministrisë së Mbrojtjes në Beograd në një hotel luksoz.

Idetë për transformimin e ishullit në një vendpushim luksoz kanë shkaktuar shqetësime nga grupet mjedisore dhe shkencorë të shqetësuar për ndikimin që mund të ketë ky projekt në mjedisin natyror dhe kulturor të zonës. Madje, shqiptarët kanë filluar ta quajnë ishullin “Ishulli Trump”, një emër që tregon ndikimin e familjes Trump në zhvillimin e këtij projekti të madh.

Në një podcast, Presidenti Trump shprehu entuziazmin për këtë iniciativë, duke e cilësuar atë “të jashtëzakonshme”, por duke theksuar se sfida më e madhe mbetet pastrimi i zonës dhe sigurimi i sigurisë për vizitorët e ardhshëm.

The post Media italiane: Ivanka Trump blen ishullin e Sazanit për 1 miliard dollarë appeared first on Albeu.com.

Sulmohet uebsajti i RTSH, mediat e Kosovës: E bënë hakerat serbë, postuan tituj ‘Kosova është Serbi’
Uebsajti i Radio Televizionit Shqiptar dhe llogaritë e saj në rrjetet sociale kanë rënë pre e një sulmi kibernetik, por ende nuk dihet ekzaktësisht se kush janë autorët. Vetë Radio Televizioni Shqiptar ka pranuar në rrjetet sociale vjedhjen e përkohshme të llogarisë së saj dhe lajmëron se po punon për rikthimin e sigurisë kibernetike dhe fshirjen e postimeve me përmbajtje të papërshtatshme.

“Llogaria jonë ka qené subjekt i një sulmi kibernetik, duke shkaktuar postime të paautorizuara. Po punojmë per te rikthyer siguriné dhe për të fshirë çdo permbajtje te papërshtatshme. Ju keshillojmë te mos ndërveproni me postimet e dyshimta dhe té raportoni çdo aktivitet te pazakonté. Faleminderit për mirëkuptimin”,– thuhet në lajmërimin e bërë në faqen zyrtare të Radio Televizionit Shqiptar në rrjetin social Facebook.

Mediat e Kosovës pretendojnë se uebsajti është sulmuar nga hakera serbë, të cilët pasi e kanë përvetësuar kanë filluar të postojnë lajme dhe tituj të rremë.

“Shqipëria tërheq njohjen e Kosovës”, “Kosova është Serbi”, ishin vetëm disa nga titujt që u vendosen në faqen zyrtare të RTSH-se.

The post Sulmohet uebsajti i RTSH, mediat e Kosovës: E bënë hakerat serbë, postuan tituj ‘Kosova është Serbi’ appeared first on Albeu.com.

Mediat e huaja: Shqipëria mes destinacioneve më të mira për të udhëtuar këtë pranverë
Dëshironi të keni pushime të paharrueshme pranverore në 2025 pa hyrë në borxhe? Ekzistojnë të paktën pesë destinacione ndërkombëtare që turistët amerikanë mund të vizitojnë me çmime buxhetore, shkruan Heather Taylor në një artikull të botuar në “GOBankingRates”.

Këto vende ofrojnë ushqime të shijshme, mundësi të shumta aktivitetesh kulturore për të marrë pjesë dhe pamje mahnitëse që mund t’i përjetoni vetëm gjatë stinës së pranverës.

“GOBankingRates” iu drejtua dy ekspertëve të udhëtimeve, të cilët renditën destinacionet kryesore – ku turistët rekomandohen të shkojnë këtë pranverë.

Mos e humbisni mundësinë për të planifikuar udhëtime në këto pesë destinacione ndërkombëtare, Shqipëri, Portugali, Japoni, Austri, Republikën Dominikane.

Shqipëria është renditur ndër pesë vendet më të përballueshme për të pushuar në vitin 2025.

Turistët që nuk mund të përballojnë pushime pranverore në Greqi këtë vit, duhet të mendojnë të vizitojnë Shqipërinë fqinje.

Ata do të jenë në gjendje të përjetojnë më të mirën e të dy botëve: pamje të bukura natyrore në një peizazh magjepsës që nuk kushton aq shumë sa mund të imagjinoni.

“Shqipëria krenohet me peizazhin e saj të larmishëm, nga plazhet e bukura përgjatë deteve Jon dhe Adriatik deri te malet e thepisura të Alpeve Shqiptare,” tha Kendra Guild, nënkryetare e “Solos Holidays”.

“Përballueshmëria e bën atë një destinacion të arritshëm për të shijuar më të mirat e detit Adriatik me çmime dukshëm më të ulëta”, shtoi ajo.

Sipas “Kayak” – motori i kërkimit për shërbimet e udhëtimeve – Tirana renditet e shtata ndër destinacionet kryesore në trend për pushime pranverore në 2025.

Udhëtimi me linjë ajrore për në kryeqytetin shqiptar, Tiranë kushton rreth 764 dollarë.

The post Mediat e huaja: Shqipëria mes destinacioneve më të mira për të udhëtuar këtë pranverë appeared first on Albeu.com.

Paralajmërimi i Kurtit: Priten sulme të tjera në veri para dhe pas Vitit të Ri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në deklaratën e tij për mediat paralajmëroi sulme të tjera në veri të vendit, para dhe pas festave të fundvitit. Paralajmërimi i tij për sulmet erdhi pasi deklaroi se në 5 muaj në Kosovës janë kryer 15 sulme terroriste Millan Radoiçiç dhe njerëz të afërt me të. Ai tha se 14 prej sulmeve ishin përgatitje për shpërthimin në kanalin e ujit në Ibër-Lepenc.

“Kësi metodash të sfidimit të sigurisë në Republikën e Kosovës, të cilat për pasojë kanë jo vetëm cenimin e dëmtimin e infrastrukturës vitale, shkaktimin e incidenteve ndëretnike të cilat Serbia i nxitë fort, pastaj shkaktimin e panikun në mesin e qytetarëve, e krejt në fund, edhe krijimin e një imazhi të një vendi jostabil pritet të ndodhin edhe në të ardhmen e afërt dhe veçmas para dhe pas Vitit të Ri”, tha ai.

Kurti tha se institucionet e sigurisë në Kosovë janë përkushtuar që ato të ndalohen, ndonëse sulme të tilla, sipas tij janë sfiduese edhe për shtete të fuqishme.

“Mirëpo ne jemi të përkushtuar që edhe këtë metodë të mbetur të Serbisë ta neutralizojmë maksimalisht, përkundër faktit se sulmet e tilla terroriste janë sfiduese edhe për shtete të fuqishme, veçmas nëse këto sulme e kanë mbështetjen dhe sponsorizimin e një shteti tjetër, në këtë rast si Serbia”, tha ai.

The post Paralajmërimi i Kurtit: Priten sulme të tjera në veri para dhe pas Vitit të Ri appeared first on Albeu.com.

Mbyllja e TiktTok në Shqipëri jehonë në mediat e botës: Platforma ndikim negativ te të rinjtë
Shqipëria vendosi të mbyllë TikTok për një periudhë një vjeçare pasi një i ri humbi jetën nga një sulm i tmerrshëm me thikë. Kështu raportojnë mediat ndërkombëtare teksa i bëjnë jehonë vendimit të qeverisë shqiptare për mbylljen e platformës.

Media si BBC, Washinton Post, Corriere della Serra, La Repubblica, The Guardian, Reuters, Bloomberg, Associated Press etj, theksojnë se shkak është vrasja e 14-vjeçarit në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë.

Media amerikane Washington Post shkruan se “autoritetet shqiptare zhvilluan 1300 takime me mësues dhe prindër pas vdekjes me thikë të një adoleshenti në mes të nëntorit nga një adoleshent tjetër pas një sherri që filloi në TikTok”.

“Kryeministri Edi Rama, duke folur në një takim me mësues dhe prindër, tha se TikTok do të ishte plotësisht i mbyllur për të gjithë. Nuk do të ketë TikTok në Republikën e Shqipërisë”, shkruan WP.

BBC raporton se “vrasja e të miturit nxiti një debat me prindërve, psikologëve dhe institucioneve arsimore mbi ndikimi e rrjeteve sociale tek të rinjtë në Shqipëri”.

Sipas BBC, “edhe disa vende evropiane, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Belgjikën, kanë vendosur kufizime në përdorimin e mediave sociale për fëmijët”.

Media gjermane, Deutsche Welle raporton se “edhe vendet pranë Shqipërisë, si Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, kanë raportuar së fundmi një ndikim negativ për të cilin fajësojnë platformën, veçanërisht te të rinjtë.”

“Masa u mor si pjesë e një programi të ri kombëtar të sigurisë për fëmijët në shkolla”,- shtoi media italiane La Repubblica.

The post Mbyllja e TiktTok në Shqipëri jehonë në mediat e botës: Platforma ndikim negativ te të rinjtë appeared first on Albeu.com.

Media spanjolle “ABC”: Shqipëria fiton popullaritet në mesin e turistëve ndërkombëtarë
Revista spanjolle “ABC Color” e ka renditur Shqipërinë mes destinacioneve më të mira për t’u vizituar në 2025.

Në një botë gjithnjë e më të globalizuar, turistët po kërkojnë vazhdimisht destinacione të reja që ofrojnë përvoja autentike dhe vendpushime më pak të populluara.

Gjatë vitit 2025, disa vende janë vendosur nën radarin e turistëve që duan të eksplorojnë përtej qyteteve dhe shtigjeve konvencionale.

Cilat janë destinacionet turistike në zhvillim për vitin 2025? Shqipëria është një nga vendet që po fiton popullaritet dhe vazhdon të ruajë hijeshinë e saj.

Shqipëria: Sekreti i Evropës – i ruajtur më së miri

E vendosur në Evropën Juglindore, Shqipëria po shndërrohet në një destinacion të ri tradicional turistik.

Me historinë e saj të pasur që shtrihet nga kohërat e lashta deri në epokën komuniste, Shqipëria ofron një përvojë unike kulturore.

Qytete si Berati dhe Gjirokastra, të dyja vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, të magjepsin me arkitekturën e tyre të lashtë osmane dhe peizazhet malore.

Përgjatë Rivierës Shqiptare, vizitorët mund të shijojnë disa nga plazhet më të pacenuara të Mesdheut, si plazhet e Ksamilit dhe Dhërmiut, pa turma turistësh që zakonisht i gjeni në vendet fqinje.

Destinacionet e vitit 2025 që po fitojnë popullaritet në mesin e turistëve ndërkombëtarë janë:

Shqipëria

Gjeorgjia

Ishulli Sal, Kepi Verde

Butani

Kolumbia

The post Media spanjolle “ABC”: Shqipëria fiton popullaritet në mesin e turistëve ndërkombëtarë appeared first on Albeu.com.

Khloe Kardashian zbulon personin që i ka treguar mediave detaje private të saj
Ylli i reality-show, The Kardashians, Khloe Kardashian ka treguar një gjest jo të hijshëm që i kanë bërë në të shkuarën.

Ajo ka zbuluar se ka filluar sërish të shkojë në terapi, edhe pse në të kaluarën ka pasur një përvojë të keqe me një terapist. Teksa ishte në proces divorci me Lamar Odom, terapistja zbuloi detaje private të jetës së saj për mediat.

“Humbja ime në peshë filloi kur isha duke kaluar nëpër një divorc. Mbaj mend që shkova në terapi dhe diçka private që i thashë terapistit përfundoi në media. E dija që terapisti im e kishte nxjerrë këtë informacion në shtyp, sepse nuk kishte asnjë mënyrë. Përndryshe, kam hyrë në shtyp, atëherë kam ndaluar të shkoj në terapi dhe kam filluar të kaloj më shumë kohë në palestër”, tha Khloe në një intervistë me Bustle.

“Më duhej një valvul shkarkimi, por nuk i besoja më askujt. Vendi ku u ndjeva më i sigurt ishte palestra”, shtoi ajo.

Detajet që zbuloi terapisti lidheshin me martesën e saj me basketbollistin dhe Khloe nuk bëri të ditur se për çfarë informacioni bëhej fjalë. Ajo thotë se veprimi i terapistit ishte “shumë shqetësues” për të.

The post Khloe Kardashian zbulon personin që i ka treguar mediave detaje private të saj appeared first on Albeu.com.

Media franceze jehonë Shqipërisë: Zbuloni kulturën dhe peizazhet magjepsëse…
Shqipëria është një vend që na pëlqeu shumë, kryesisht falë pritjes së ngrohtë të shqiptarëve, por jo vetëm kaq, sipas një artikulli të botuar në blogun francez “Mi-fugue, mi-raison”.

Nga korriku deri në gusht 2019, ne udhëtuam për pak më shumë se një muaj në Shqipëri.

Zbuluam një kulturë të ruajtur me krenari, një larmi peizazhesh magjepsëse dhe shumë qoshe të qeta, edhe gjatë muajit korrik.

Vetëm bregdeti i Adriatikut është i populluar me turistë gjatë verës.

Këshilla jonë, nëse vini në këtë stinë, do të ishte të largoheni nga deti dhe të favorizoni fshatrat dhe malet në pjesën tjetër të vendit, ku për mendimin tonë është përqendruar gjithë sharmi i Shqipërisë.

Itinerari ynë i udhëtimit në Shqipëri

Ne zgjodhëm qytetin e Beratit si destinacionin tonë të parë, i njohur si më i bukuri në Shqipëri dhe vështirë se mund të kishim ëndërruar për një mënyrë më të mirë për të nisur udhëtimin tonë!

Lagje të vjetra të adhurueshme, shtëpi tipike prej guri, një kala e vjetër dhe pamje panoramike, çfarë mund të kërkoni më shumë?

Parku Kombëtar i Llogorasë: 2 ditë

Rrugës drejt jugut, ndaluam nën hijen e pishave të larta të maleve të Llogorasë.

Kemi shijuar panoramën e ecjes sonë në majat po aq sa edhe atmosferën e qetë të bujtinës tonë në pyll.

Riviera është pseudonimi i pjesës së bregdetit shqiptar që ndodhet midis Dhërmiut dhe Sarandës.

Më në fund, ndaluam në qytetin e vogël të Himarës dhe zbuluam… një rajon me një vijë bregdetare verbuese dhe kodra të gjelbra që zhyteshin në dallgët bruz.

Adhuruesit e qetësisë, rekomandohen të mos e vizitojnë vendin gjatë pikut te sezonit, kur plazhet janë të mbushura me njerëz.

Qyteti i vjetër i Gjirokastrës: 3 ditë

Këtu është një fshat i adhurueshëm prej guri i ngjitur në faqen e një kodre që ka ngjashmëri me Beratin: shtëpi tradicionale, një kala, rrugë me kalldrëm, restorante të mira… dhe një atmosferë e butë!

Përmeti dhe ura e Bënjës: 2 ditë

Ne u nisëm drejt lindjes për të arritur në Përmetin e vogël.  Këtu vëzhguam jetën lokale dhe u afruam më shumë me banorët, të cilët gjithashtu na ofruan një pritje të paharrueshme.

Rreth 15 km larg është ura e bukur e stilit osman e Bënjës, burimet e nxehta dhe kanioni i saj.

Korça na tërhoqi shumë, një qytet modern, i vlerësuar nga shqiptarët, i gjallë dhe i freskët në verë, vendi më i famshëm i prodhimit të birrës.

Pogradeci dhe liqeni i tij: 2 ditë

I ndodhur në buzë të një liqeni të madh, qyteti i Pogradecit me hijeshinë e tij paksa të modës së vjetër tërheq kryesisht turistët vendas gjatë verës.

Atmosfera është me natyrë të mirë dhe një aromë e thjeshtë argëtimi noton në breg çdo mbrëmje.

Ky është një kryeqytet modern, i mbushur me vende të ndryshme turistike.

Është e pamundur të mërzitesh atje mes muzeumeve të tij magjepsëse historike, tarracave të restoranteve apo kafeneve, koncerteve dhe shëtitjeve në malin më të afërt.

Tirana është ndoshta një nga kryeqytetet e vetme evropiane ku banorët nuk dezertojnë në verë.

Në veri të Tiranës, Shkodra është përgjithësisht pikënisja për një udhëtim në Alpet Shqiptare. Por jo vetëm kaq. Ne zbuluam qytetin dhe rrethinat e tij: një shëtitje në kala dhe mbi të gjitha një shëtitje qetësuese me biçikletë përgjatë liqenit të Shkodrës, pothuajse në kufirin e Malit të Zi.

Këtu është pika kryesore e udhëtimit tonë në Shqipëri: malet e larta në veri të vendit.

Përfunduam një udhëtim të mrekullueshëm treditor, i cili nisi me një shëtitje me varkë në liqenin e Komanit dhe peizazhet e tij magjepsëse përpara se të vazhdonim me ecjen e famshme ditore midis Valbonës dhe Thethit, dy fshatra të vegjël të largët.

Seriozisht, ky cep i Shqipërisë është ndër malet më të bukura të Europës!

Me kullat e tij të rreshtuara buzë detit dhe portin e tij tregtar, ne zbuluam disa rrënoja romake, panairin në kalatë dhe xhaminë e rrethuar me palma në sheshin qendror.

The post Media franceze jehonë Shqipërisë: Zbuloni kulturën dhe peizazhet magjepsëse… appeared first on Albeu.com.

Rama për median italiane: Shqipëria e së ardhmes do jetë si Italia, për emigrantët kostot janë të qeverisë tuaj
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka dhënë së fundmi një intervistë për median italiane “La7”, është shprehur i bindur se Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia!

I pyetur lidhur me raportin e tij me kryeministren e së djathtës ekstreme Giorgia Meloni, Rama u shpreh se kushdo që e njeh atë nuk mund të mos ketë një marrëdhënie të mirë me të, ajo është një person shumë real dhe i drejtpërdrejtë.

“Kushdo që e njeh Giorgia Melonin nuk mund të mos ketë një marrëdhënie të mirë me të, ajo është një person shumë real dhe i drejtpërdrejtë.

Kur më pyesin si do të jetë Shqipëria e së ardhmes, u them të shikojnë Italinë. Kjo është Shqipëria e së ardhmes”, është shprehur kryeministri shqiptar Edi Rama, në intervistën e tij për gazetarin Federico Marconi.

Po ashtu, Rama ka sqaruar se Shqipëria nuk ka asnjë përgjegjësi ligjore për kampin e refugjatëve që do të ngrihet në Gjadër të Lezhës, duke theksuar se e gjithë kostoja e projektit është e Qeverisë së Italisë.

The post Rama për median italiane: Shqipëria e së ardhmes do jetë si Italia, për emigrantët kostot janë të qeverisë tuaj appeared first on Albeu.com.