media spanjolle Archives - Albeu.com

Media spanjolle “El Periódico”: Shqipëria, “parajsa” që bashkon vendet e trashëgimisë botërore me plazhet mahnitëse
Kur planifikojmë një udhëtim në Evropë, shpesh priremi të zgjedhim vende si, Parisi, Londra, Berlini ose Roma, që janë destinacione shumë të njohura dhe, për fat të keq, kjo bën që çmimet të jenë të larta, sipas një artikulli të botuar në revistën spanjolle “El Periódico”.

Si do të ndiheshit nëse do ju thosha se ekziston një “parajsë” që bashkon vende të trashëgimisë botërore, plazhe mahnitëse dhe akomodime me kosto të ulët?

Kjo “parajsë” ekziston dhe quhet Shqipëri!

Ky vend, i vendosur në juglindje të gadishullit ballkanik evropian dhe i lagur nga detet Jon dhe Adriatik njihet për ofrimin e një raporti të shkëlqyer cilësi-çmim, gjë që e bën atë një destinacion mjaft tërheqës për vizitorët me buxhet të kufizuar.

Nëse keni dyshime se çfarë mund të ofrojë Shqipëria, ju rekomandojmë pesë qytetet kryesore që nuk duhet t’i humbisni nëse vendosni të vizitoni vendin!

Tirana

Ndalesa e parë, është në Tiranë, kryeqyteti i vendit.

Në këtë qytet historia dhe moderniteti janë të ndërthurura me mjeshtëri. E njohur për diversitetin e saj kulturor dhe arkitekturën plot ngjyra, Tirana njihet për frymën e saj novatore dhe trashëgiminë e pasur kulturore.

Ndër gjërat thelbësore të saj spikat Sheshi Skënderbej, zemra e qytetit, ku qëndron shtatorja e heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Muzeu Historik Kombëtar dhe Piramida e Tiranës janë gjithashtu vende interesante, të cilat ofrojnë një dritare në të kaluarën komuniste të vendit.

Një tjetër vend që duhet vizituar është Blloku, një lagje që dikur ishte shtëpia e elitës komuniste dhe sot shfaqet para nesh plot kafene, restorante dhe jetë nate.

Gjithashtu, nuk duhet të humbisni një shëtitje në Parkun e Madh të Tiranës, i përsosur për t’u çlodhur pas një dite intensive duke eksploruar qytetin.

Saranda

Në jug të Shqipërisë zbuloni Sarandën, një nga thesaret e Rivierës Shqiptare.

Falë ujërave të saj spektakolare të kristalta, të cilat nuk kanë asgjë për të pasur zili me destinacionet e tjera shumë më të shtrenjta dhe të mbushura me turistë, ajo po bëhet një destinacion gjithnjë e më popullor.

Me pamje nga deti Jon, Saranda është ideale për ata që kërkojnë të pushojnë në plazhet parajsore si Ksamili.

Nëse adhuroni historinë dhe arkeologjinë, më pak se 20 minuta me makinë nga Saranda do të mund të zbuloni Butrintin.

Butrniti, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ku mund të eksploroni rrënojat greke, romake dhe bizantine të rrethuar nga natyra e harlisur.

Gjirokastra

Dhe nga një vend i Trashëgimisë Botërore në tjetrin, që kur Gjirokastra u bë pjesë e kësaj ‘liste të zgjedhur të UNESCO-s’ në vitin 2005 – falë arkitekturës osmane të ruajtur mirë, si dhe kullës, të cilat pasqyrojnë stilin tradicional ballkanik.

I njohur si ‘Qyteti i Gurtë’, është një nga destinacionet më magjepsëse në Shqipëri falë rrugëve me kalldrëm dhe shtëpive tradicionale me çati prej guri, të cilat ofrojnë një atmosferë magjike për ata që kërkojnë një udhëtim në të kaluarën.

Kalaja e Gjirokastrës është një vend që duhet vizituar, me pamje spektakolare të qytetit dhe një muze armësh që tregon historinë ushtarake të rajonit.

Gjithashtu, nuk duhet të humbisni Shtëpinë e Zekatëve, një shembull i arkitekturës osmane, që ju kthen pas në shekullin XIX; Pazari i Vjetër; apo Kisha e Shën Sotirit, një tempull ortodoks që tregon diversitetin fetar të zonës.

Korça

Korça njihet si ‘Parisi i vogël’ dhe me këtë nofkë tashmë e dimë se nuk do të zhgënjejë.

Qyteti shquhet për atmosferën e tij boheme, si dhe si vendi ku u ndërtua shkolla e parë shqipe.

Vizitoni Katedralen e Ngjalljes së Krishtit, një ndërtim mbresëlënës ortodoks që shquhet për arkitekturën e tij monumentale dhe ngjyrat e gjalla.

Muzetë janë gjithashtu një pjesë thelbësore e Korçës, si Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, i cili strehon një koleksion të vlefshëm ikonash bizantine.

Ashtu si në Gjirokastër, është interesante të shëtisni qytetin duke ecur nëpër Pazarin e Vjetër, i cili së fundmi është restauruar.

Zbuloni gjithashtu një nga kantinat lokale, bëni një vizitë në vreshtat dhe një degustim të verërave vendase Shesh i Bardhë ose Shesh i Zi.

Berati

I njohur si ‘qyteti i një mbi një dritareve’, është një nga destinacionet më magjepsëse në Shqipëri falë arkitekturës osmane dhe bukurisë natyrore.

Qyteti është gjithashtu një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe një destinacion që bashkon historinë, kulturën dhe peizazhet verbuese.

Një nga atraksionet kryesore është Kalaja e Beratit, e cila ngrihet mbi qytet dhe ofron pamje mahnitëse panoramike të luginës dhe Lumit Osum.

Brenda kalasë, mund të eksploroni Kishën e Shën Mërisë dhe të shijoni një shëtitje nëpër rrugicat e saj me kalldrëm.

Gjithashtu, eksploroni Muzeun Onufri, i cili strehon një koleksion të dukshëm ikonash dhe arti fetar; apo lagjen e Mangalemit, e përkryer për të ecur dhe për të zbuluar shtëpitë tradicionale me dritaret e tyre karakteristike.

Nëse doni të zbuloni një vend me peizazhe që të lënë pa frymë, qytete të Trashëgimisë Botërore apo kuzhinë interesante, Shqipëria do t’ju befasojë.

The post Media spanjolle “El Periódico”: Shqipëria, “parajsa” që bashkon vendet e trashëgimisë botërore me plazhet mahnitëse appeared first on Albeu.com.

Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për një arratisje të minutës së fundit
Shumë turistë spanjollë po kërkojnë alternativa, për të shijuar një arratisje të paharrueshme dhe ekonomike përpara festave të Krishtlindjeve, shkruan Marta Rodríguez Peleteiro në një artikull të botuar në revistën spanjolle “Tikitakas”.

Për këtë arsye, ne kemi bërë një përzgjedhje të pesë destinacioneve ekonomike dhe ideale për të kaluar pushimet gjatë këtij sezoni.

Revista spanjolle e udhëtimeve “Tikitakas”, e ka renditur Shqipërinë mes 5 vendeve më të lira për një arratisje të minutës së fundit këtë fundjavë.

1. Tiranë, Shqipëri

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është një qytet i gjallë dhe gjithnjë në ndryshim që ofron një ndërthurje magjepsëse të historisë, kulturës bashkëkohore dhe jetës vitale urbane.

Edhe pse më pak e njohur se kryeqytetet e tjera evropiane, Tirana i befason vizitorët me origjinalitetin dhe kontrastet e bukura.

Cilat vende duhet të vizitoni në Tiranë?

Sheshi Skënderbej, zemra e qytetit dhe Bunk’Art, – një muze i ndërtuar në një ish-bunker bërthamor që eksploron historinë e Shqipërisë komuniste.

Për më tepër, zona e Bllokut, dikur ekskluzive për elitën politike, sot është kthyer në një qendër lokalesh dhe kafenesh plot gjallëri.

Një udhëtim perfekt për adhuruesit e turizmit urban.

Pse duhet të vizitoni Tiranën tani?

Shqipëria është një nga vendet më të përballueshme në Evropë, me çmime të përballueshme për akomodim, ushqim dhe transport.

Për t’ju frymëzuar, ne ju rekomandojmë pesë vendet më të lira për t’u vizituar në Evropë:

1. Tiranë, Shqipëri

2. Bratislavë, Sllovaki

3. Braga, Portugali

4. Vilnius, Lituani

5. Caceres, Spanjë

The post Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për një arratisje të minutës së fundit appeared first on Albeu.com.

Media spanjolle “Actualidad Viajes”: Zbuloni Shqipërinë, destinacionin evropian me bukuri të jashtëzakonshme
Vendi më i lirë në Evropë për të udhëtuar këtë verë është Shqipëria. Destinacioni mesdhetar ofron plazhe ëndrrash që lagen nga ujërat blu të kaltër të Adriatikut dhe detit Jon, shkruan Luis Martinez në një artikull të botuar në revistën spanjolle “Actualidad Viajes”(actualidadviajes.com).

Përveç kësaj, ju mund të zbuloni qytete plot me monumente dhe hapësira të tjera natyrore me bukuri të jashtëzakonshme.

Çfarë duhet të shihni në Shqipëri?

Shqipëria ndodhet në gadishullin ballkanik dhe rrethohet nga malet me të njëjtin emër dhe detet Adriatik dhe Jon.

Në mesjetë, Shqipëria ishte pjesë e Perandorisë Bizantine dhe nën udhëheqjen e Skënderbeut – heroit kombëtar – i rezistoi osmanëve për 25 vjet.

Pavarësisht kësaj, ajo përfundoi duke u mundur dhe mbeti nën kontrollin e Perandorisë Turke deri në shekullin e XX.

Më pas, për disa dekada Shqipëria qendroi e izoluar dhe në shekullin e XXI vendi u hap për turizmin.

Riviera Shqiptare

Një pjesë e bregdetit është emërtuar si Riviera Shqiptare falë bukurisë së saj.

Është një zonë bregdetare prej rreth 100 kilometrash që ofron plazhe të mrekullueshme, me ujëra të pastër kristal dhe limane të vegjël të rrethuar nga shkëmbinj marramendës.

Gjithashtu, ju mund të shihni malet e larta dhe e gjithë kjo me një klimë që ofron shumë orë diell.

Kryesisht kjo përkon me qarkun e Vlorës, në brigjet e detit Jon. Më konkretisht, Riviera fillon në jug të Parkut Kombëtar të Llogorasë, ku mund të shijoni shtigjet e tij mbresëlënëse.

Vazhdoni të udhëtoni nëpër qytete si Himara, Borshi, Piqeras, Qeparo dhe Lukova.

Në të gjitha këto gjenden plazhe spektakolare, hotele dhe restorante të mira dhe një jetë nate e gjallë.

Shumë fshatra tradicionale të stilit mesdhetar gjithashtu ndodhen në Rivierën Shqiptare si Lëkurësi, me kishat e saj ortodokse, kalatë e saj, portet e saj të vogla dhe shkëmbinjtë e saj marramendës.

“Kryeqyteti” i Rivierës Shqiptare është Vlora, një qytet me gati 100 000 banorë, i mbushur me histori dhe trashëgimi monumentale.

Në fakt, është një nga qytetet më të vjetër në vend, pasi ishte një port romak dhe shërbeu si kryeqyteti i parë i kombit pas pavarësisë në 1912.

Pikërisht këtu mund te vizitoni monumentin dhe muzeun e Pavarësisë, si dhe muzeun interesant Etnografik.

Por mbi të gjitha, nëse vizitoni Vlorën, duhet të shihni Xhaminë e Muradies, e cila u ndërtua në shekullin e XVI dhe i ka rezistuar luftërave dhe tërmeteve.

Autori i saj ishte arkitekti Sinani i Madh në emër të Sulejmanit të Madhërishëm.

Njihuni gjithashtu me faltoren e Kuzum Babës, e cila dominon qytetin nga një kodër, dhe Kalanë e Kaninës në periferi.

Ju mund të bëni një ekskursion në Lagunën e Nartës dhe të vizitoni një manastir tjetër – të ndërtuar midis shekujve XIII- XIV.

Mos humbisni edhe vendet arkeologjike si Orikumi. Së fundi, mos u largoni nga Riviera Shqiptare pa vizituar qytetin e Sarandës.

Në rrethinat e saj zbuloni Lagunën e Sarandës një nga më të bukurat në vend, dhe rrënojat e qytetit të lashtë grek parahistorik të Butrintit, i cili është një sit i Trashëgimisë Botërore të Unesco-s.

Brenda qytetit ndodhet Kisha bizantine e Shën Nikolla i Barit.

Fjordet shqiptare, një tjetër mrekulli në vendin më të lirë në Evropë

Këto janë ultësirat e para të Alpeve Dinarike Shqiptare dhe rrethojnë liqenin e Komanit – të cilin e krijoi njeriu duke mbyllur Lumin Drin përmes digës.

Për t’i parë duhet të bëni një ekskursion me traget nga Komani për në qytetin e Fierzës, buzë ujërave të liqenit Drin.

Kështu, do të keni mundesi te shihni pamjet mbresëlënëse karstike të maleve Prokletije.

Udhëtimi zgjat rreth tre orë dhe përfshin rreth 34 kilometra. Për më tepër, tragetet kanë hapësirë ​​për automjete dhe ndenjëse – nëk mënyrë që të shijoni peizazhin.

Nga qyteti i Fierzës mund të zgjidhni një rrugë të bukur për të ecur drejt Thethit, në Parkun Natyror të Valbonës, me peizazhet e tij alpine, pyjet e dendur dhe luginat e tij të thella.

Berati, “qyteti i një mbi një dritareve”

Berati një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s njihet si “qyteti i një mbi një dritareve”.

Ky emër i detyrohet veçantisë së planit urbanistik, me shtëpitë me shumë dritare të shtrira në një kodër.

Pikërisht, këto shtëpi kanë një strukturë klasike otomane dhe përbëjnë një qendër të bukur historike.

Berati është i rrethuar nga male kolosale dhe laget nga Lumi Osum. Përveç kësaj, ai është qyteti më i vjetër në vend.

Në fakt, nëpër qytet kanë kaluar romakët, bizantinët, osmanët, sllavët dhe bullgarët.

Nga lart mbizotëron qytetin Kalaja e saj, e cila ka në perimetrin e saj edhe disa kisha dhe xhami.

Nën të, janë mollët e Mangalemit dhe qendra e qytetit, ndërsa në anën e kundërt ndodhet sheshi historik i Goricës.

Gjirokastra

Ky qytet është gjithashtu një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s i cili laget nga Lumi Drin.

Gjirokastra ruan të paprekura pjesën dërrmuese të monumenteve të saj. Më e rëndësishmja është Kalaja e shekullit të XII që dominon qytetin nga maja e një mali.

Gjithashtu, ju mund të vizitoni ndërtesa të tjera si Kulla e Sahatit. Brenda ndodhet Muzeu Kombëtar i Armëve.

Gjirokastra karakterizohet nga rrugët e ngushta dhe me kalldrëm.

Janë rrugë si ato që përshkruan Ismail Kadare – ku strehohet Pazari i Vjetër, zanafilla e të cilit daton në shekullin e XVI. Aty shihet edhe Xhamia e Pazarit.

Një tjetër karakteristik i këtij qyteti është grupi i shtëpive madhështore të arkitekturës osmane.

Ndër to, ju rekomandojmë të vizitoni shtëpitë e Zekatëve dhe Skëndulatëve.

Rezidenca e Enver Hoxhës, diktatorit të vendit për 49 vjet – aktualisht është selia e Muzeut Etnografik.

Nga ana e tij ndodhet Ura e Ali Pashës që ofron pamje të mrekullueshme të zonës.

Tirana

Për të njohur Shqipërinë, vendin më të lirë në Evropë, duhet të vizitoni kryeqytetin e saj.

Është një qytet me rreth 800, 000 banorë që e ka origjinën në periudhën e neolitit.

Qendra e saj është Sheshi Skënderbej, ku ofrohen hotelet më të mira dhe rreth të cilit ndodhen monumentet kryesore.

Dominohet nga një statujë kushtuar heroit kombëtar të vendit Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Aty mund të shihni edhe Muzeun Kombëtar Historik, me një mozaik spektakolar në fasadën e tij dhe Pallatin e Kulturës.

Gjithashtu, mund të vizitoni Xhaminë e Et’hem Beut që daton në shekullin e XVIII dhe është shumë afër Kullës së Sahatit.

Kalaja e Tiranës ofron pamje spaktakolare, e cila konkurron me atë të Petrelës, kjo e fundit ndodhet 12 kilometra larg qytetit.

Por, kryeqyteti ka edhe disa kisha katolike me bukuri të jashtëzakonshme. Midis tyre, Katedralja Ortodokse “Ringjallja e Krishtit”.

Së fundi, ndërtesa të tjera si Piramida spektakolare, një ish-muze kushtuar Hoxhës, Pallati Presidencial apo i Brigadave, Universiteti i Tiranës apo Akademia e Shkencave plotësojnë trashëgiminë monumentale të Tiranës.

The post Media spanjolle “Actualidad Viajes”: Zbuloni Shqipërinë, destinacionin evropian me bukuri të jashtëzakonshme appeared first on Albeu.com.

Rama për median spanjolle: Europa është feja jonë, meritojmë të ndërmarrim hapa të tjerë
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median spanjolle “RTVE” ku ka folur për akualitetin në vendin tonë dhe sfidën e integrimit në BE.

Përsa i përket integrimit, Rama ka thënë se vendet si Shqipëria kanë shumë për të bërë për të përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësimin në BE, por sipas Ramës vende e rajoni e meritojnë të ndërmarrin hapa të tjerë dhe të fillojmë negociatat formale.

Intervistë e plotë e Ramës:

Nëse flasim për një vend si Shqipëria , flasim për Edi Ramën . Kryetar i Bashkisë së Tiranës, midis viteve 2000 dhe 2011, president aktual i Partisë Socialiste Shqiptare dhe kryeministër i qeverisë që nga viti 2013 . Për më shumë se 20 vjet ka qenë dëshmitar i drejtpërdrejtë i evolucionit të një vendi që vazhdon të ndërmarrë hapa drejt integrimit të tij në Bashkimin Evropian (BE ).

Pyetje: Shqipëria është një vend kandidat për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe ka mbështetjen e Spanjës. Presidenti i Komisionit ka thënë se ata po përmbushin detyrat e tyre, si po i përshtatet Shqipëria kërkesave të Brukselit?

Përgjigje: Epo, nuk është aq për shkak të asaj që ne bëjmë, por për shkak të mënyrës se si ata po vendosin të vazhdojnë të punojnë me ne në rajon.

Pyetje: Ndoshta duhet të heqim qafe disa perceptime ndaj asaj pjese të Evropës?

Përgjigje: Sigurisht. Ne jemi vende që kemi ende shumë për të bërë për të përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por ne meritojmë të ndërmarrim hapa të tjerë dhe të fillojmë negociatat formale. Perceptimet kanë të bëjnë me të kaluarën, me një komunikim që nuk është ende i rrjedhshëm, por mund t’ju them se të gjithë po na thonë se ka një ndryshim të madh midis asaj që perceptohet dhe realitetit. Midis tyre ka turistë spanjollë që udhëtojnë drejt Shqipërisë, në numër në rritje.

Sigurisht që ne duhet të vazhdojmë me reformat tona të modernizimit, me përmirësimin e qëndrueshëm të ekonomive dhe shoqërive tona, me ndërtimin e procesit institucional dhe, përfundimisht, me përparimin drejt përmirësimit të mjedisit ekonomik dhe social. Siç ju thashë, këto janë sfida për vendet që janë ende në mes të rrugës.

Pyetje: Një tjetër shqetësim i BE -së në lidhje me Ballkanin Perëndimor është ndikimi në rajonin e Rusisë dhe Kinës.

Përgjigje: Ballkani Perëndimor është i rrethuar nga kufijtë evropianë. Ne jemi si një organ i trupit evropian dhe, në të njëjtën kohë, jemi të izoluar nga i njëjti trup, diçka që nuk ka kuptim. As nuk është më e përshtatshme për sigurinë ose për të ardhmen e Evropës që kjo pjesë e trupit të mos jetë e integruar plotësisht dhe të jetë në një “zonë gri” ku mund të veprojnë aktorë të tjerë. Ne nuk jemi të shqetësuar me këto ndikime të mundshme sepse për ne Evropa është feja jonë. Një e ardhme në Bashkimin Evropian është opsioni që ne kemi zgjedhur lirisht. Në Shqipëri, ne jemi Mesdhetarë, jemi Ballkanikë, jemi njerëz pasionantë, të cilët, nganjëherë, e kanë të vështirë të bien dakord për shumë gjëra. Por ne të gjithë jemi dakord për një gjë: e ardhmja e fëmijëve tanë, dhe e fëmijëve të fëmijëve tanë, është në Evropë. Jo në Kinë. Jo në Rusi.

Pyetje: Tani për tani, ne jemi dëshmitarë të tensioneve të reja mes Kosovës dhe Serbisë, cila është analiza juaj e situatës?

Përgjigje: Tensionet janë pjesë e një procesi. Ne nuk mund të presim që një proces paqeje të vazhdojë pa probleme dhe pa tension. Lajmi i mirë këtu është se tensionet rriten dhe bien ndërsa të dyja palët vazhdojnë të flasin dhe të përpiqen të gjejnë zgjidhjet e nevojshme për njerëzit. Nuk është si në të kaluarën. Ekziston një ndryshim i madh sepse tani ne kemi bashkëpunim rajonal, me takime të shumta dhe me takime paraardhëse. Sigurisht, Kosova është problemi i fundit i hapur dhe i pazgjidhur i trashëguar nga shpërbërja e ish -Jugosllavisë. Dhe, pa dyshim, njohja e tij si shtet sovran i pavarur i Serbisë është kapitulli i fundit në historinë e dhimbshme jugosllave.

Pyetje: Një nga çështjet kryesore është njohja e Kosovës si vend dhe në mesin e 27 anëtarëve të BE -së ka disa që nuk e njohin atë, mes tyre edhe Spanja.

Përgjigje: Është e vërtetë, por ne e dimë mirë se pozicioni i Spanjës nuk ka të bëjë me ndonjë problem që lidhet me shqiptarët ose me vetë Kosovën, por me historinë e saj dhe problemet e saj të brendshme. Edhe pse duhet të jemi shumë të qartë: nuk ka asnjë krahasim të mundshëm, në asnjë mënyrë, midis problemeve të brendshme të Spanjës, në lidhje me pavarësinë ose lëvizjet separatiste, dhe ndarjen e Kosovës nga Serbia.

Pyetje: Sapo jeni takuar me presidentin e qeverisë spanjolle në La Moncloa, a keni nënshkruar një marrëveshje?

Përgjigje: Po, ishte vizita e parë zyrtare dhe ndihem mirë sepse mendoj se ka një potencial të madh në marrëdhëniet tona dypalëshe. Ka shumë admirim për atë që Spanja ka arritur. Ai është një model për mënyrën sesi ai ka qenë në gjendje të mbijetojë një të kaluar shumë të errët për t’u bërë një shembull i ndritshëm për të tjerët. Nga ana tjetër, do të doja të nënvizoja angazhimin e zotit Sánchez, i cili ka qenë dëshmitar i momenteve të tmerrshme për shkak të luftërave dhe konflikteve në rajonin tonë dhe që ka atë ndjeshmëri për ta mbështetur atë. Në fakt, ai dëshiron që Spanja të jetë më e pranishme në zonë dhe ky është një lajm shumë i mirë për ne./albeu.com

The post Rama për median spanjolle: Europa është feja jonë, meritojmë të ndërmarrim hapa të tjerë appeared first on Albeu.com.

Mediat spanjolle: Suarez largohet nga Atl Madrid në fund të sezonit, ja ekipi që kërkon
Sulmuesi i Atletico Madridit, Luis Suarez mund të largohet gjatë verës.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se uruguaiani ka vendosur që t’i jap fund aventurës me madrilenët pas përfundimit të sezonit.

Së fundmi për sulmuesin 34-vjeçar interesim ka shprehur skuadra amerikane Interi Miami.

Madje thuhet se klubi që është nën pronësinë e David Beckhamit i ka ofruar lojtari pagë të majme për ta bindur të transferohet në SHBA.

Për Suarezin interesim ka shprehur edhe Liverpooli, ekip me të cilin u aktivizua në vitin 2014.

Këtë edicion Suarez në 33 ndeshje ka shënuar 19 gola dhe ka bërë dy asistime

The post Mediat spanjolle: Suarez largohet nga Atl Madrid në fund të sezonit, ja ekipi që kërkon appeared first on Albeu.com.