media iraniane Archives - Albeu.com

Faqet e internetit të medias shtetëtore iraniane bllokohen nga Shtetet e Bashkuara
Disa faqe interneti të agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve shfaqën mesazhe të martën në të cilat thuhej se ato ishin “bllokuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara”.

Media iraniane konfirmoi të martën se një numër faqesh në internet të lidhura me agjencinë shtetërore të lajmeve duket se janë “bllokuar” nga qeveria amerikane pa ndonjë arsyetim ose shpjegim të qartë.

Një zyrtar i FBI-së konfirmoi për Zërin e Amerikës bllokimin e faqeve iraniane të internetit, por nuk pranoi të jepte më shumë hollësi për këtë veprim. Zyrtari që foli me kushtin që emri i tij të mos zbulohej, tha se Departamenti i Drejtësisë do të jepte më shumë hollësi për këtë të mërkuren.

Departamenti i Shtetit nuk u përgjigj menjëherë kur u pyet nga Zëri i Amerikës për të komentuar në lidhje me incidentin. Megjithatë, agjencia e lajmeve Associated Press citoi një zyrtar të paidentifikuar të Shteteve të Bashkuara të ketë thënë se Shtetet e Bashkuara kishin bllokuar afër 30 faqe interneti, shumica e të cilave janë të lidhura me përpjekjet e dezinformimit.

Në mesin e faqeve të internetit që u mbyllën papritmas ishin edhe ato të kanalit televiziv shtetëror në gjuhën angleze Press TV, kanalit arab Al-Alam dhe kanalit të lajmeve satelitore Al-Masirah të rebelëve huthi në Jemen.

Në mesazhet që shfaqeshin në faqet e bllokuara thuhej se ato ishin “bllokuar nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara në përputhje me një urdhër konfiskimi”, së bashku me stemat e FBI-së dhe Byrosë së Industrisë dhe Sigurisë të Departamentit të Tregtisë.

Al-Masirah lëshoi një deklaratë duke e pranuar sekuestrimin e faqes së saj, në të cilën thuhej se ajo do të vazhdonte misionin e saj “për t’u përballur me aktet amerikane dhe izraelite të piraterisë kundër vendit tonë”.

Agjencia e lajmeve Rueters tha se Al-Masirah filloi të operonte menjëherë në një adresë tjetër interneti. Edhe Press TV, përmes një postimi në Twitter, tha se ka krijuar një faqe të re interneti.

Agjencia shtetërore e lajmeve Press TV jep lajme ndërkombëtare që filtrohen përmes lenteve të udhëheqësve të Iranit, duke kritikuar zakonisht politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara dhe atë të Britanisë.

Kjo lëvizje vjen disa ditë pasi Ebrahim Raisin, një kritik i njohur i perëndimit, fitoi zgjedhjet presidenciale në Iran.

Prokurorët amerikanë konfiskuan 92 adresa interneti tetorin e kaluar, që sipas tyre, ishin “përdorur në mënyrë të paligjshme nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit” për të përhapur dezinformata./VOA

The post Faqet e internetit të medias shtetëtore iraniane bllokohen nga Shtetet e Bashkuara appeared first on Albeu.com.