mecaj Archives - Albeu.com

PRAPASKENAT/ Dervishaj dhe Meçaj shkelën rëndë kushtet e lejes së qëndrimit në Dubai, u denoncuan se do vrisnin një person të huaj në Emirate
Një konflikt me një shtetas të huaj që më pas solli dhe një denoncim në policinë e Dubait, se Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, do e vrisnin, ka bërë që policia e Emirateve Arabe të ndalojë me shumë urgjencë dy shqiptarët e shpallur në kërkim nga Shqipëria për “vrasje”, “tentativë vrasje”, “trafik kokaine”, “Shkatërrim i pronës me tritol”, “Sigurim kushte për të kryer vrasje” të kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.

Autoritet e migracionit në Policinë e Dubait, që nga dita e arrestimit kanë mbajtur në ambientet e një kampi për gati 1 muaj, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, deri në momentin kur dy ditë më parë ata janë deportuar me shumë urgjencë në drejtim të Shqipërisë.

Sipas burimeve nga Policia e Shtetit autoritet në Dubai e kanë motivuar deportimin e Dervishaj dhe Meçaj, me faktin se ata kanë shkelur rëndë rregullat e qëndrimit në territorin e Emirateve të Bashkuara Arabe, duke kryer vepra penale në shoqërinë e tyre.

Për pasojë ata kanë vendosur ti deportojnë në shtetin e origjinës në Shqipëri, ku si Dervishaj dhe Meçaj, i presin dy procese penale të hapura nga prokuroria e posaçme SPAK.

Deportimi është kryer pa pritur një vendimmarrje nga Gjykata e Dubait, që shqyrton rastet e të drejtave të emigrantëve, të cilët kanë arritur të fitojnë lejen e qëndrimit.

Por me sa duket një rol të rëndësishëm për deportimin e menjëhershëm në Shqipëri të Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, ka luajtur dhe marrëveshja e firmosur në muajin Prill 2024 mes ish-ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe Ministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilën parashikuan deportimin e shqiptarëve që kërkoheshin nga Drejtësia në Shqipëri për vepra të rënda penale.

Të dy personat e deportuar ishin me leje qëndrimi në Dubai, duke pasur të drejtën ta shtynin atë dhe në vitet në vijim.

Në muajin Dhjetor 2020, Plaurent Dervishaj, u arrestua dhe më pas u lirua pasi SPAK në Shqipëri e kishte shpallur në kërkim për akuzën e Vrasjes së biznesmenit Vajdin Lamaj, Artan Arsi dhe Klodian Saliu, ngjarje këto të ndodhura në muajin Shkurt 2005.

Por nuk kaloi shumë dhe sërish Plaurent Dervishaj së bashku me Julian Meçaj, shpallet në kërkim për vrasjen e shtetasit Andi Maloku, Vrasjen e mbetur në tentativë ndaj prokurorit Arjan Ndojës dhe Landi Muharremit, “Sigurim i kushteve për të kryer vrasjen e babait të Andi Malokut”, Vjedhje, Trafik Kokaine etj.

Ndërkohë për vrasjen e Andi Malokut, dhe tentativën e vrasjes së Arjan Ndojës dhe Landi Muharremit, pak muaj më parë u dënua me burgim të përjetshëm Redjan Rraja dhe me 35 vite burgim Ariol Halilaj.

Në mujin shkurt 2024 në Dubai arrestohet dhe më pas lirohet miku i tij, Julian Meçaj, i cili u pajis me leje qëndrimi.

Deportimi me shumë urgjencë nga Dubai i Plaurent Dervishaj dhe mikut të tij Julian Meçaj, solli tronditjen e parë të botës së krimit që qëndrojnë si rezidentë në “parajsën” e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Gjatë kësaj kohe SPAK, ishte në pritje të ekstradimit të Durim Bamit, një vrasësi me pagesë nga Nikla e Fushë-Krujës, por pak ditë më parë kjo procedurë “dështoi” dhe Durim Bami mundi të lerë qelinë duke qëndruar i lirë në kompleksin e tij të banimit.

Por një tjetër procedurë e përshpejtuar ishte në planet e SPAK dhe Policisë së Shtetit, të cilët prej 1 muaji kishin nisur negociatat për deportimin “top sekret” të dy emrave të njohur të botës së krimit, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj.

Në muajin qershor 2019, Julian Meçaj, Plaurent Devishaj dhe Bashkim Haxhia, i shpëtuan një atentati të mirëorganizuar në Sukth të Durrësit,teksa po udhëtonin me një automjet tip “Range-Rover”, kur u qëlluan nga dy persona në mënyrë të befasishme.

Kjo ngjarje vijon të jetë ende pa autor ndërsa dosja ndodhet në prokurorinë e Durrësit. Përplasjen më të madhe grupi i Plaurent Dervishaj e ka me grupin e Aleksandër Lahos (Rrumi) që bazën e veprimit e ka në Shijak.

Ndërsa në konflikt Dervishaj është dhe me grupin e Xhevdet Troplinin e njohur si “Poja” si dhe me vetë grupin shoqëror ku ai aderonte të ish-kunatit të tij, Lulzim Berisha, i cili pritet të ekstradohet shumë shpejt nga Spanja në Shqipëri.

GRUPI I PLAURENT DERVISHAJT

1.    Plaurent Dervishaj

2.    Julian Meçaj

3.    Redjan Rraja

4.    Ramazan Rraja

5.    Xhelal Rraja

6.    Bledar Polovina

7.    Amar Shkëmbi alias (Dritan)

8.    Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil)

9.    Bashkim Haxhija

10.  Julian Pjetri

11.  Endri Sinani

12.  Ariol Halilaj

The post PRAPASKENAT/ Dervishaj dhe Meçaj shkelën rëndë kushtet e lejes së qëndrimit në Dubai, u denoncuan se do vrisnin një person të huaj në Emirate appeared first on Albeu.com.

Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe ekstradohen nga Dubai në Tiranë
Policia e Shtetit ka dalë me reagim zyrtar për ekstradimin e Plarent Dervishaj dhe Julian Meçajt dhe për arrestimin në Gjermani të Fabio Ballabani.

Ndaj Dervishajt GJKKO ka caktuar “arrest në burg” për “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Ai akuzohet për vrasjen e Klodian Saliut me armë zjarri dhe vrasjen e Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit me eksploziv.

Ndaj Julian Meçajt, GJKKO ka caktuar masën “arrest në burg” për “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Meçaj në bashkëpunim me të tjerë ka kryer atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj ku i vdekur mbeti Andi Maloku.

Ndërkohë ndaj Fabio Ballabanit, me urdhër të GJKKO-së  është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “goditje ndaj pjesëtarëve të familjes të një personi, i cili kryen një detyrë shtetërore në sistemin e drejtësisë, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “grup i strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga grup i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sillen nga Dubai në Tiranë shtetasit e shumëkërkuar Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj, kapet në Gjermani shtetasi Fabio Ballabani

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në sajë të punës profesionale hetimore dhe gjurmuese të njësive të specializuara pranë Departamentit të Policisë Kriminale, mundësoi sjelljen nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Shqipëri të personave të shumëkërkuar Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj.

Struktura e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, organizuan punën dhe realizuan shoqërimin e dy shtetasve për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Shtetasi Plaurent Dervishaj është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar ndaj tij masën “arrest në burg” për “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Më datë 26.02.2005, në Durrës, shtetasi Plaurent Dervishaj, në bashkëpunim me I. T., L. B. dhe L. R. dyshohet se, kanë vrarë shtetasin Klodian Saliu, me armë zjarri.

Më datë 27.02.2005, Plaurent Dervishaj, në kuadër të grupit të organizuar kriminal, në bashkëpunim me subjekte të tjerë të hetuar, përkatësisht E. Sh., I. T., L. B., etj., dyshohet se kanë vrarë shtetasit Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi, me eksploziv.

Ndërsa shtetasi Julian Meçaj është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar ndaj tij masën “arrest në burg” për “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Më datë 01.11.2019, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit, është gjuajtur disa herë me armë ndaj automjetit të drejtuar nga Andi Maloku (i cili humbi jetën), ku pasagjer ishin edhe A. N. dhe A. L. Nga hetimet, Julian Meçaj është identifikuar si një nga autorët, duke e kryer këtë krim në bashkëpunim me shtetas të tjerë.

Gjithashtu, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve intensive të “Fast Albania” me “Fast Gjermani” është bërë e mundur kapja me qëllim ekstradimi i shtetasit në kërkim ndërkombëtar Fabio Ballabani.

Me vendim të Gjykatës Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj Fabio Ballabanit është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “goditje ndaj pjesëtarëve të familjes të një personi, i cili kryen një detyrë shtetërore në sistemin e drejtësisë, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “grup i strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga grup i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, vlerësoi operacionet e strukturave të specializuara të policisë dhe bashkëpunimin me SPAK dhe partnerët ndërkombëtarë.

Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku u shpreh:

“Sjellja në Shqipëri dhe vendosja në dispozicion të drejtësisë e personave, jo vetëm shumë të kërkuar, por edhe ndër më të kërkuarit nga Organi i Prokurorisë së Posaçme për disa nga ngjarjet më të rënda kriminale të dekadës së fundit, dëshmon angazhimin profesional të Policisë së Shtetit për të goditur krimin.

Sjellja në Shqipëri e këtyre personave të shumëkërkuar është dëshmia më e mirë se Policia e Shtetit ndodhet përballë krimit dhe veçanërisht krimit të organizuar, duke i dhënë atij goditje të forta e të ashpra ligjore.

Kapja e personave të kërkuar është një ndër objektivat kryesorë të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Mesazhi i Policisë së Shtetit është i qartë: Nuk ka krim, pa ndëshkim. Autorët e veprave penale, kudo që të fshihen do të përballen me drejtësinë”.

The post Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe ekstradohen nga Dubai në Tiranë appeared first on Albeu.com.