më të votuar Archives - Albeu.com

Primaret e PD/ Kush janë kandidatët burra e gra më të votuar në Shqipëri, sa vota morën deputetët
Më 1 Mars, Partia Demokratike, mbajti procesin e Primareve, teksa mbrëmjen e djeshme zyrtarizoi dhe rezultatet për 12 Qarqet e vendit, të cilat do të kenë një peshë të rëndësishme në përzgjedhjen e kandidatëve për deputet pët zgjedhjet e 11 Majit.

Në rezultat nuk u përfshinë qendrat e votimit në Vorë dhe Paskuqan, sa i përket Qarkut të Tiranë dhe qendra e votimit në Konispol në Qarkun e Vlorës.

Ato janë shpallur të parregullta nga KOKOE, për shkak se janë konstatuar problematika, ku në kuti janë gjetur më shum% vota se sa numër votuesish.

Sa i përket pjesëmarrjes, sipas të dhënave zyrtare nga PD, në rang kombëtar kanë votuar gjithsej 50,854 anëtarë, ndërsa në Tiranë ka qenë numri më i madh i anëtarësisë që ka votuar, 13 052 anëtarë.

Nga rezultati vihet re se pjesa dërrmuese e deputetëve aktualë në primaret e PD-së janë kualifikuar, por ka dhe nga ata që s’kanë kaluar as pragun e caktuar në qarqe, duke u skualifikuar automatikisht, pa iu kaluar emri në Kryesi.

Nga të gjithë kandidatët, më i votuari ka rezultuar deputeti Bledjon Nallbati me 1219 vota, por vlen të theksohet se ai votat i ka marrë vetëm në zonën e Devollit, pasi në Korçë dhe qytetet e tjera të Qarkut numri i votave që ka marrë ka qenë shumë i vogël.

Pas Nallbatit, renditen sërish emra surprizë si Zija Ismaili në Berat, Hysen Kadiu në Tiranë apo Eduart Sharka në Fier.

Sa u përket kandidateve gra, sërish kreun e mban një deputete, Jorida Tabaku, e cila ka arritur të marrë 651 vota në Qarkun e Tiranës, teksa pas saj renditet deputetja Ina Zhupa, e cila ka arritur të marrë 641 vota në Qarkun e Vlorës.

Nga deputetët aktualë të PD-së që morën pjesë në Primare, ata që nuk arritën të kalonin as pragun minimal, duke u skualifikuar automatikisht nga kandidimi më 11 Maj janë Kreshnik Çollaku, Sorina Koti dhe Orjela Nebijaj. Kujtojmë se drejtuesit politik të Qarqeve nuk morën pjesë në Primare.

15 kandidatët burra më të votuar në PD

1- Bledion Nallbati 1219 vota – Deputeti PD kandidoi në Korçë

2- Zija Ismaili 1091 vota – ish-kandidati për kryebashkiak i Beratit kandidoi në këtë qark

3- Hysen Kadiu 913 vota – dha dorëheqjen si kryetar i degës së PD për Kavajën për t’u bërë pjesë e primareve –Kandidoi në Tiranë –

4- Eduart Sharka – 795 vota – dha dorëheqjen nga kreu i PD-së Lushnje për t’u bërë pjesë e primareve – Kandidoi në Fier

5-Klevis Balliu 737 vota – Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, – kandidoi në Tiranë

6- Shkëlzen Ibra 707 vota – Kandidoi në Kukës

7- Edmond Spaho 691 vota – kandidoi në Korçë

8- Luan Baçi – 677 vota – Kandidoi në Fier

9- Gjin Gjoni 674 – kandidoi në Lezhë

10 – Igli Cara 622 vota – kandidoi në Durrës

11 –Ilir Alimehmeti 603 – kandidoi në Tiranë

12- Ilir Krosi 578 vota – kandidoi në Dibër

13- Dashnor Sula 538 vota – kandidoi në Elbasan

14 – Arjan Hoxha 521 – kandidoi në Tiranë

15- Blendi Himci 510 vota – Elbasan – Ishte Kryetari i Partisë Demokratike Elbasan që dha dorëheqjen për të kandiduar në primare.

10 kandidatet gra më të votuar në PD

1- Jorida Tabaku 651 – kandidoi në Tiranë

2- Ina Zhupa 641 vota – kandidoi në Vlorë

3- Manjola Luku 424 vota – kandidoi në Durrës

4- Manjola Nikollo 412 vota – kandidoi në Vlorë

5- Mimoza Hajdarmataj 400 vota – kandidoi në Tiranë

6- Elda Hoti 394 vota – kandidoi në Lezhë

7- Ledina Alolli 394 vota –kandidoi në Korcë

8- Denisa Vata 369 vota – kandidoi në Dibër

9- Ilda Zhulali 357 – kandidoi në Tiranë

10- Lindita Metaliaj 348 vota – kandidoi në Lezhë

Sa vota morën në Primare deputetët aktualë të PD?

1- Bledion Nallbati mori 1219 vota në primaret e Korçës

2- Edmond Spaho mori 691 vota në primaret e Korcës

3- Luan Baçi mori 677 vota në primaret e Fierit

4- Jorida Tabaku mori 651 vota në primaret e Tiranës

5- Ina Zhupa mori 641 vota në primaret e Vlorës

6- Dashnor Sula mori 538 vota në primaret e Elbasanit

7- Ramadan Likaj mori 460 vota në primaret e Shkodrës

8- Saimir Korreshi mori 477 vota në primaret e Fierit

9- Isuf Çelaj mori 410 vota në primaret e Kukësit

10- Andrea Mano mori 380 vota në primaret e Korçës

11- Dhurata Çupi mori 354 vota në primaret e Tiranës

12- Lindita Metaliaj mori 348 vota në primaret e Lezhës

13- Kastriot Piroli mori 322 vota në primaret e Lezhës

14- Lodovik Hasani mori 302 vota në primaret e Shkodrës

15- Lefter Gështenja mori 216 vota në primaret e Elbasanit

16- Greta Bardeli mori 214 vota në primaret e Shkodrës

17- Asllan Dogjani mori 179 vota në primaret e Tiranës

18- Qani Xhafa mori 150 vota në primaret e Elbasanit

19- Kreshnik Çollaku mori 68 vota në primaret e Dibrës

20- Orjela Nebiaj mori 47 vota në primaret e Tiranës

21- Sorina Koti mori 42 vota në primaret e Korçës

The post Primaret e PD/ Kush janë kandidatët burra e gra më të votuar në Shqipëri, sa vota morën deputetët appeared first on Albeu.com.

Primaret e PD/ Përfundon numërimi, ja kandidatët më të votuar në 12 qarqe
Përmes procesit të primareve në 12 qarqe, demokratët zgjodhën kandidatët që do të garojnë për deputetë në listën e Partisë Demokratike, në zgjedhjet e 11 Majit.

Përmes parimit “një anëtar, një votë” demokratët votuan mes 288 garuesve në të gjithë vendin.

PD ka shënuar pjesëmarrjen më të lartë në proceset zgjedhore të brendshme, me 50,854 votues në Primaret 2025. Kjo është bërë e ditur nga zyra e shtypit e Partisë Demokratike, sipas të cilës në total në të gjithë qarqet e vendit kanë votuar mbi 50 mijë anëtarë.

“Kjo është pjesëmarrja më e lartë ndër të gjitha proceset zgjedhore ne PD shenjë e rritjes së besimit të shqiptarëve te PD. Kanë qenë vetë anëtarët që kanë votuar në mase, duke pritur edhe me orë të tëra për të votuar, sipas parimit një anëtar një votë”.

Numri më i madh i votuesve u regjistrua në Tiranë me 13,052 pjesëmarrës, e ndjekur nga Durrësi (4,920) dhe Korça (4,826).

Në qarkun Berat, kandidati që ka arritur më shumë mbështetje është Zija Ismaili me 1091 vota, Ledion Marra me 306 vota dhe Erion Dasho me 238 vota.

Në qytetin e Durrësit, i pari renditet Igli Cara me 622 vota, ndjekur nga Manjola Luku me 424 vota, Aulon Kalaja 296 vota dhe Dritan Burgija 263 vota.

Për qarkun Dibër, kandidati më i votuar është Ilir Krosi  me 578, ndjekur nga kandidatja Denisa Vata me 369 vota dhe në vendin e tretë Basir Çollaku me 203 vota.

Në Elbasan, kryeson Dashnor Sula me 538 vota, ndjekur nga Blendi Himçi me 510 vota dhe Ilirjan Alliu me 510 vota. I shtati renditet deputeti Lefter Gështenja.

Në Fier, ka përfunduar në orët e para të mëngjesit numërimi dhe më i votuari ka dalë Eduard Sharka me 795 vota, i ndjekur nga deputeti Luan Baçi me 677 vota, e treta renditet kandidatja Elisabeta Rredhi, i katërti deputeti Saimir Koreshi me 477 vota, i pesti Gentian Koçi, kurse deputetja Ilda Dhori ka marrë 215 vota.

Në primaret e zhvilluara për qarkun Gjirokastër, kandidati më i votuar ka qenë Alma Buci Kore pas saj, renditet Mareklent Dervishi me 368 vota, ndërsa në vendin e tretë është Arben Ristani.

Kështu, në qarkun e Korçës, më i votuari renditet deputeti Bledion Nallbati me 1219 vota. I dyti u rendit deputeti i PD Edmond Spaho me 691 vota, i ndjekur pas nga Ledina Alolli me 394 vota dhe Andrea Mano me 380 vota.

Ftues i primareve në Kukës, u shpall mjeku Hasjan Shkëlzen Ibra.

Fitues në rang qarku në Lezhë, ka rezultuar Gjin Gjoni me 674 vota, i ndjekur nga ish-kreu i PD-së në Mirditë, Aleksandër Lala me 438 vota dhe deputetja Elda Hoti me 394 vota.

Në qarkun Shkodër, ish-kryebashkiaku Bardh Spahia rezulton më i votuari me 380 vota, Ndoc Ashta me 228 vota dhe Arben Lushaj me 219 vota. Më pas vijojnë emrat e Kol Livadhit, Greta Bardeli, Tedi Kopliku dhe Eliona Shkreli.

Në Bashkinë e Malësisë së Madhe, më i votuari është deputeti Ramadan Likaj, ndërsa në Vau i Dejës Gentian Ndoj.  Në Pukë dhe Fushë Arrëz Ludovik Hasani dhe Alfred Thekna.

Në Qarkun e Tiranës, vijon numërimi. Ndër më të votuarit është edhe Jorida Tabaku dhe rezulton të jetë e para ndër zonjat duke kryesuar me 650 vota. Kandidatët me më shumë vota në Qarkun e Tiranës janë Ilir Alimehmeti dhe më pas renditen disa figura të reja në parti si dhe kandidatët e propozuar nga Kavaja dhe Kamza.

Në Qarkun e Vlorës, deputetja demokrate Ina Zhupa ka rezultuar më e votuara. Në këtë proces Zhupa ka dalë e para me 765 vota. I dyti është renditur Atird Hoxha me 484 vota dhe me radhë kandidatët e tjerë ku 8 prej tyre nuk kualifikohen sipas pragut 172 vota në qark.

Zhupa fitoi bashkitë Sarandë, Delvinë, Finiq, Konispol, që janë edhe zonat që ka përfaqësuar dhe mesa duket do të përfaqësoj në kuvendin e Shqipërisë dhe mori mbështetje edhe në bashkitë Vlorë, Himarë dhe Selenicë.

Pjesë e primareve u bë thuajse i gjithë grupi parlamentar i Partisë Demokratike, me përjashtim të 5 deputetëve. Por pavarësisht votës së anëtarësisë, vendimin final se kush do jetë kandidat për deputet do ta vendosë Kryesia e kësaj force politike.

Në përzgjedhjen e ekipit nga ana e kryesisë në mbledhjen e 12 Marsit do të merret parasysh edhe puna e secilit kandidat me diasporën, si dhe kontributi në betejën kundër qeverisë.

Nga procesi i primareve u përjashtuan 19 zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike, përfshi edhe kryetarin e saj Sali Berisha, të cilët do të jenë kandidatë në pjesën e sigurt të listës së deputetëve, përfshi edhe 7 aleatët e opozitës që do të garojnë në koalicion me Partinë Demokratike.

The post Primaret e PD/ Përfundon numërimi, ja kandidatët më të votuar në 12 qarqe appeared first on Albeu.com.