më të ulët Archives - Albeu.com

Shkurtohen me 5% fondet për bujqësinë/ Fermerët në Shqipëri kanë mbështetjen më të ulët në rajon
Që nga fillimi i vitit kur hyri në fuqi buxheti 2024, fondet për bujqësinë janë shkurtuar sistematikisht. Në aktin e fundit normativ financimi total për Ministrinë e Bujqësisë, arrin në 13.4 miliardë lekë nga 14.1 miliardë lekë që ishte në fillim të vitit me një reduktim 5 për qind.

Ministria e Bujqësisë, në krahasim me fillimin e vitit ka 7 milionë euro më pak fonde. Shkurtimet po ndodhin në një kohë kur sektori është në trend rënës, prej tre vitesh dhe fermerët shqiptare kanë mbështetjen më të ulët në Europë dhe në Rajon me fonde publike.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, reduktimin më të madh të financimeve e ka siguria ushqimore me 14%. Buxheti për këtë funksion të rëndësishëm, u shkurtua me 385 milionë lekë ose 14 për qind. Siguria ushqimore është një nga fushat më të rëndësishme, ku Shqipëria duhet të bëjë para për anëtarësim ne BE. Vetëm pak ditë më parë, disa kamionë me mandarina u bllokuan nga vendet e BE, pasi u gjetën me përmbajtje pesticidesh të ndaluara. Mungesa e kontrollit mbi tregjet është problem kronik, i cili veç të tjerash është bërë rrezik për jetën e njerëzve dhe rritjen e sëmundjeve.

Gjithashtu, fondet për mbështetjen e peshkimit gati u përgjysmuan. Me ndryshimet e fundit buxheti për këtë program, është vetëm 248 milionë lekë nga 472 milionë lekë që ishte në buxhetin fillestar.

Shkurtim të fondeve ka edhe mbështetja për fermerët. Në buxhetin fillestar në programin “Zhvillimi Rural duke mbështetur prodhimin bujqësor, blegtoral, agroindustrinë dhe tregun” ishin caktuar 7,2 miliardë lekë, por me ndryshimet e fundit financimi në këtë zë shkoi në 7 miliardë lekë me reduktim 3 për qind. Ky zë përfaqëson edhe subvencionet për fermerët.

Në një kohë që qeveria ka ulur financimin për bujqësinë, fshati është zbrazur nga emigracioni dhe lëvizjet e brendshme.

Shqipëria financoi mesatarisht më 0.19% të PBB sektorin bujqësor gjatë viteve 2020-2021. Sipas një krahasimi të Bankës Botërore, ky është niveli më i ulët në Rajon dhe në BE.

Vetëm Shqipëria spikat si një vend në Rajon me nivel të ulët të mbështetjes bujqësore për bujqësinë, e cila në të njëjtën kohë është sektori me peshën më të madhe në PBB-së me rreth 19% të saj.

Shumica e shpenzimeve publike që jepen për bujqësinë në Ballkan, përdoren për pagesa të drejtpërdrejta.

Në vende të tilla si Bosnjë-Hercegovinë, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, pesha e pagesave direkte për fermat arrin në 70-80% të buxheteve të bujqësisë, shumica e të cilave është e lidhur me prodhimi blegtoral ose përdorimi e inputeve.

Vetëm në Shqipëri, më shumë se 60% e buxhetit bujqësor shkon për shpenzime operative të aparatit burokratik dhe vetëm një pjesë e vogël për mbështetje direkte te fermerët./Monitor

The post Shkurtohen me 5% fondet për bujqësinë/ Fermerët në Shqipëri kanë mbështetjen më të ulët në rajon appeared first on Albeu.com.

Eno Bozdo: Shqipëria e Edi Ramës, vendi me pensionin më të ulët në Europë
Këtë të premte, në një deklaratë për mediat, anëtari i kryesisë së PD-së Rithemelimit, Eno Bozdo, shprehet se Shqipëria me qeverinë e Edi Ramës, është vendi me pensionet më të ulëta në Evropë.

ai thotë se “shqiptarët nuk mund të rrinë indiferent kur mediat e huaja e cilësojnë pushtetin e tij si narkoshtet”.

Referuar të dhënave të Eurostat, Bozdo thotë se varfëria është ulur këmbë kryq në Shqipëri. “Me këtë ritëm, do të na duhen dekada për të arritur minimumin e standardit evropian për pagat dhe pensionet”, thekson Bozdo.

Sipas tij vetëm një qeveri teknike do të sigurojë kushtet për një proces zgjedhor të pranueshëm.

“Edi Rama po e dërrmon vendin, dhe kur ai kërkon ta dërrmojë kundërshtarin me votë, nuk ka ndërmend zgjedhje të lira por vjedhje të tyre. Partia Demokratike është në ballë të kësaj beteje me të keqen. Vetëm një qeveri teknike do të sigurojë kushtet për një proces zgjedhor të pranueshëm. Gjyshërit e fëmijëve tanë meritojnë një Shqipëri që nuk i trajton si robër lufte”, u shpreh ai.

Shqipëria thyen edhe një rekord tjetër të zi, nën kujdesin e kuratorit të të gjitha të zezave, Edi Ramës. Pensioni mesatar në Shqipëri është më i ulti në Evropë.

Sipas Eurostat, pensioni mesatar në Shqipëri është 131 euro në muaj, duke i renditur gjyshërit, nënat dhe etërit tanë në listën e mjerimit europian.

Bullgaria, në vendin e parafundit, ka një pension mesatar 226 euro në muaj, apo 58% më të lartë se Shqipëria. Mesatarja e vendeve të BE është 1294 euro në muaj, apo afro 10 herë më e lartë se pensioni në Shqipëri.

Kjo është e vërteta tronditëse me fakte e shifra, jo me logje krenariste të narkoqeverisë. Ky është niveli i mjerimit ku jetojnë më shumë se 650 mijë pensionistë shqiptarë, të cilët mbajnë frymën me paratë që u dërgojnë bijtë dhe bijat, që ua përzë Edi Rama.

Tej deklaratave qeveritare për reformën e pensioneve, tej propagandës bajate për rritje ekonomike, për 10 milionë turistë në Shqipërinë fanar-ndricuese, faktet që Eurostat publikon tregojnë se, varfëria është ulur këmbëkryq në Shqipëri.

Me këtë ritëm, do të na duhen dekada për të arritur minimumin e standardit evropian për pagat dhe pensionet.

Asgjë nuk ka për të ndryshuar për mirë sa kohë Edi Rama qeveris Shqipërinë. Sipas INSTAT, rreth 44% e shqiptarëve jetojnë në varfëri.

Sipas Eurostat, rreth 75% e shqiptarëve që janë në moshë pune rrezikojnë varfërinë.

Lulëzon vetëm ndërtimi, nën kujdesin e veçantë të Edi Ramës, që e ka kthyer këtë sektor në lavatriçe të parave të krimit të organizuar vendas dhe të huaj.

Shqiptarët nuk mund të rrinë indiferent kur kryeministri tregohet me gisht nga bashkëpunëtori më i ngushtë, si kumbarë i mafias dhe zhbërës i zgjedhjeve të lira. Kur mediat e huaja e cilësojnë pushtetin e tij si narkoshtet.

Kur shqiptarët renditet të tretët në botë si azilkërkues. Vendi i tyre nuk është në luftë si Siria dhe Afganistani, por qeverisja është një talebanizëm i veshur me Brioni dhe lustruar me reklama të paguara në mediat e vendit dhe të huaja.

Edi Rama po e dërrmon vendin, dhe kur ai kërkon ta dërrmojë kundërshtarin me votë, nuk ka ndërmend zgjedhje të lira por vjedhje të tyre.

Partia Demokratike, është në ballë të kësaj beteje me të keqen. Vetëm një qeveri teknike do të sigurojë kushtet për një proces zgjedhor të pranueshëm.

Gjyshërit e fëmijëve tanë, meritojnë një Shqipëri që nuk i trajton si robër lufte.

The post Eno Bozdo: Shqipëria e Edi Ramës, vendi me pensionin më të ulët në Europë appeared first on Albeu.com.

Euro bie në nivelin më të ulët që nga 7 dhjetori, me sa këmbehet monedha europiane
Kursi i këmbimit Euro-Lek, vazhdon rënien dhe ka prekur një nivel të ri minimal për vitin 2024.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të enjten me 101.65 lekë, duke zbritur për herë të parë këtë vit poshtë kufirit të 102 lekëve.

Ky është niveli më i ulët i kursit të këmbimit Euro-Lek që nga data 7 dhjetor 2023.

Ritmet e rënies vjetore të kursit Euro-Lek, janë përshpejtuar dhe aktualisht monedha europiane këmbehet në rënie, me më shumë se 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në kah të kundërt ka lëvizur Dollari Amerikan, që të enjten është rritur me 0.74 lekë dhe ka arritur në kuotën e 94.7 lekëve, duke reflektuar një forcim të monedhës amerikane ndaj Euros në tregjet ndërkombëtare.

Megjithatë, edhe në rastin e dollarit, tendenca më afatgjatë paraqitet në rënie. Me bazë vjetore, edhe dollari është në rënie me 8.4%.

Në rënie është edhe Paundi Britanik, që të enjten u këmbye me 118.74 lekë, niveli më i ulët për vitin 2024. Kursi i Paundit me Lekun është rënie me 7.6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Agjentët e këmbimit valutor shprehen se oferta e monedhës europiane në treg paraqitet e lartë, në linjë me pritshmëritë për një rritje më të mëtejshme të shifrave të turizmit për këtë vit.

Ky efekt tashmë po ndihet në pjesën më të madhe të vitit dhe nuk është më i lidhur vetëm me sezonin veror, kur gjithsesi shënon periudhën e pikut.

Forcimi i Lekut po mbështet rënien e inflacionit, që në muajin mars zbriti në 2.3%, niveli më i ulët që prej vitit 2021.

Analizat e Bankës së Shqipërisë, tregojnë se efektin kryesor në uljen e inflacionit e ka dhënë pikërisht komponenti i inflacionit të importuar, që në një masë të madhe ndikohet edhe nga kursi i këmbimit.

Ulja e inflacionit, e kombinuar me një forcim të mëtejshëm të monedhës kombëtare, për momentin e bën pak të ngjashme një rritje të mëtejshme të normave të interesit.

Madje, nëse këto tendenca të inflacionit dhe kursit vazhdojnë, edhe Banka e Shqipërisë mund të fillojë të mendojë për t’iu rikthyer politikave monetare lehtësuese.

Forcimi i Lekut, rrit fuqinë blerëse të konsumatorëve vendas dhe e bën më të lirë konsumin e mallrave dhe shërbimeve nga importi.

Gjithashtu, ai favorizon huamarrësit në valutë të huaj me të ardhura në lekë, që paguajnë më pak sot për kreditë e tyre.

Nga ana tjetër, forcimi i Lekut mund të jetë një kërcënim për konkurrueshmërinë e eksporteve të mallrave dhe shërbimeve.

The post Euro bie në nivelin më të ulët që nga 7 dhjetori, me sa këmbehet monedha europiane appeared first on Albeu.com.