me shume Archives - Albeu.com

Kush janë ish-banorët e “Big Brother Vip 3” që kanë fituar më shumë ndjekës në Instagram
“Social Top 5”, është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj.

Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”.

Teksa ende “Big Brother VIP 3” vijon të jetë në qendër të vëmendjes, le të hedhim një sy se çfarë ka ndodhur me rrjetet sociale të ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Fituesja e këtij edicioni, Egla Ceno, nga 80.8K në “Instagram”, ka shtuar plot 28.2 mijë ndjekës dhe tani numëron 109K.

Sa i përket kundërshtarit të saj në podium, aktori Julian Deda, aktori ka fituar 12 mijë ndjekës brenda javës, nga 454K, tashmë numëron 466K.

Nga ana tjetër, aktori Romeo Veshaj, ka fituar 40 mijë ndjekës që nga dalja e tij nga BBV3, nga 343K, tani ai ka 383K.

Sa i përket partneres së tij Heidi Baci, ajo duket se kryeson me plot 60 mijë ndjekës, më shumë të shtuar në llogarinë e saj të “Instagramit”.

Nga 12.7K që kishte pak para se të dilte nga BBV3, tashmë Heidi numëron 207K ndjekës.

Meriton Mjekiqi, finalisti i pestë i ‘reality show-t’, ka shtuar brenda kësaj jave 14 mijë ndjekës, nga 341K ka shkuar në 355K. Françeska Murati, gjysmëfinalistja që nuk arriti të prekte dot finalen e madhe, vijon me rritje edhe këtë javë duke shtuar plot 59.4K. Nga 66.6K tani Françeska ka 126K.

Nëse hedhim një sy ish-banoreve të tjera më të komentuara të këtij edicioni, përmendim Roza Latin, e cila ka fituar 16K ndjekës.

Nga 830 mijë tani ajo ka shkuar në 846K.

Erjola Doçi nga 270K ndjekës, ka shtuar 38 mijë dhe tashmë numëron 308K.

Rike Roçi ka shtuar 27 mijë ndjekës, nga 148K që kishte, tani numëron 175K./TAR

The post Kush janë ish-banorët e “Big Brother Vip 3” që kanë fituar më shumë ndjekës në Instagram appeared first on Albeu.com.

Të panjohurat e paracetamolit, çfarë ndodh kur merrni më shumë se doza ditore
Paracetamoli është qetësuesi më i njohur në botë i dhimbjeve dhe është në dispozicion në shumë kombinime. Përdoret për të ulur temperaturën dhe për të lehtësuar simptomat e ftohjes dhe gripit. Megjithatë, duhet të jeni të kujdesshëm, sepse një studim i ri tregon se konsumimi i tepërt i paracetamolit mund të jetë fatal për funksionimin e mëlçisë.

Paracetamoli filloi të përdoret që nga viti 1955 si medikament kundër temperaturës dhe dhimbjes te fëmijët dhe është bërë shumë popullor, për shkak se nuk ka efekte të rëndësishme anësore.

Një studim nga hulumtuesit e Universitetit të Edinburgut dhe Oslos si dhe Shërbimi Kombëtar Skocez për transfuzionin e gjakut treguan se analgjezikët shkaktojnë dëme të mëlçisë në nivelin e cirozës dhe hepatitit. Ata gjetën se përdorimi i tepruar i këtij medikamenti është shkaktari kryesor i inflamacionit akut të mëlçisë në botën perëndimore.

Shkencëtarët kanë studiuar efektin e paracetamolit në qelizat e mëlçisë. Ata gjetën se përdorimi i tepërt i paracetamolit mund të dëmtojë lidhjet vitale strukturore ndërmjet qelizave fqinje në indin e mëlçisë. Kur këto lidhje, të cilat janë zakonisht të forta, çrregullohen, struktura e mëlçisë dëmtohet dhe nuk mund të funksionojë normalisht. Ky lloj i dëmit përfshinë hepatitin, cirozën dhe kancerin, por deri më tani nuk ka qenë i lidhur me toksicitetin e paracetamolit.

“Për shumicën e njerëzve në mbarë botën, paracetamoli është zgjedhja e parë, sepse është i lirë dhe efektiv. Megjithatë, dëmtimi i mëlçisë i shkaktuar nga medikamentet është një problem i rëndësishëm klinik dhe sfidë për zhvillimin e barnave të sigurta. Rezultatet e studimit tonë përforcojnë nevojën për përdorimin racional të paracetamolit dhe mund të ndihmojë të kuptojmë se si të parandalojmë dëmtimin e përdorimit të tij”, tha Dr. Leonard Nelson, bashkautor i studimit.

Njerëzit shpesh e marrin lehtë dhe mendojnë se paracetamoli nuk është një problem, në qoftë se marrin disa tableta më shumë se doza e rekomanduar ditore.

Herën tjetër kur të filloni për të marrë paracetamol, mendoni rreth kësaj.

The post Të panjohurat e paracetamolit, çfarë ndodh kur merrni më shumë se doza ditore appeared first on Albeu.com.

Tani po lindin më shumë fëmijë binjakë se asnjëherë më parë, ekspertët tregojnë arsyet
Më shumë se asnjëherë më parë në botë janë duke lindur fëmijë binjakë, megjithatë sipas ekspertëve është arritur kulmi i ardhjes në jetë të tyre dhe numri tani mund të shkojë vetëm duke u ulur. Gati 1.6 milionë binjakë lindin në të gjithë globin çdo vit, afërsisht 1 në 42 fëmijë që vijnë në jetë janë binjakë. Shtatzënitë e vona dhe teknikat mjekësorë si IVF (teknologjia in vitro) kanë parë që lindja e tyre të rritet me 2/3 që nga vitet 80’. Sipas një studimi të revistës “Human Reproduction”, kulmi i numrit të binjakëve ka ardhur për shkak të rritjeve të mëdha të lindjeve të tyre gjatë këtyre 30 viteve, me 32% në Azi apo 71% në SHBA. Studiuesit morën të dhënat e ardhjes në jetë të tyre nga 165 shtete, që nga 2010 deri në 2015-ën, dhe i krahasuan ato me vitet 1980-1985. Numri i binjakëve për çdo 1 mijë lindje tani është më i lartë dhe në krahashim me disa vite më parë është rritur nga 9 binjakë për 1000 lindje në 12 për 1000 lindje.

Afrika dhe Azia mbulojnë rreth 80% të ardhjes në jetë të binjakëve në momentin që flasim. Në Afrikë numri i lartë i binjakëve vjen në fakt nga numri i lartë I binjakëve dyzigotikë, pra atyre që lindin nga dy vezë të ndryshme. Kjo vjen për shkak të diferencës në gjenetikë mes popullsisë afrikane dhe popujve të tjerë, thotë Christiaan Monden, autori i studimit që cituam më lartë. Megjithatë edhe numri i tyre në Europë, SHBA dhe Oqeani është drejt rritjes dhe teknologjia renditet si arsyeja kryesore. Kjo e fundit rrit mundësinë që të kesh një shtatzëni “të dyfishtë”, ndërsa rol luajnë gjithashtu: gratë që nisin familjet në moshë të madhe, rritja e përdorimit të kontraceptivëve dhe rënia e fertilitetit. Gjithsesi shtatzënia me binjakë konsiderohet e vështirë dhe lidhet me numrin e lartë të bebeve që nuk ja dalin të vijnë në jetë, duke dhënë probleme edhe tek nënat, prandaj numri i tyre në të ardhmen ka gjasa që të ulet sepse njerëzit nuk kanë dëshirë të rrezikojnë.

Studimi në fakt ka gjetur edhe disa numra shqetësues, teksa mësohet se në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulta, shumë prej binjakëve humbasin jetën, ose njëri prej tyre nuk ja del dot të mbijetojë. Teksa numrat e vendeve perëndimore për fëmijët binjakë janë duke arritur ato të Afrikës, numrat e mbijetesës mes tyre ndryshojnë shumë, me vendet afrikane që humbasin gati 200 mijë binjakë çdo vit. Ndërkohë që një rol në numrin e madh të tyre edhe për disa vite do të kenë vende si Azia dhe India, ku po ashtu ka një rritje të konsiderueshme.

The post Tani po lindin më shumë fëmijë binjakë se asnjëherë më parë, ekspertët tregojnë arsyet appeared first on Albeu.com.