më pak Archives - Albeu.com

Shifrat/ Në një vit, 33 mijë të rinj më pak, shtohen me 8.3% të moshuarit mbi 85-vjeç
Vendi ka hyrë në një spirale tkurrje dhe plakje të shpejtë të popullsisë, ku çdo vit po shkakton ndryshime të forta. Sipas shifrave zyrtare të popullsisë më 1 janar 2026, numri total i banorëve ka pësuar një rënie prej mbi 27 mijë personash brenda një viti, duke u reduktuar me 1.2%, por pesha e moshave të reja po zbehet me shpejtësi, ndërsa numri i të moshuarve po pëson rritje të ndjeshme, veçanërisht në grup-moshat më të thyera.

Balanca demografike po anon me shpejtësi nga moshat shumë të thyera. Të dhënat tregojnë se grup-mosha më e re, ajo nga 0 deri në 4-vjeç, ka pësuar një tkurrje me 2.3%, duke u pakësuar me rreth 2,477 fëmijë më pak vetëm në 2025. Ky trend negativ thellohet edhe më shumë tek moshat e reja dhe ato në prag të hyrjes në tregun e punës.

Rëniet më të mëdha vjetore janë regjistruar te të rinjtë e moshës 25-29 vjeç, me një tkurrje prej 4.4% apo rreth 5,955 persona më pak, si dhe te grup-mosha 30-34 vjeç, e cila ka shënuar tkurrjen më të fortë me 4.7%, që përkthehet në 6,853 individë më pak.

Kjo rënie e moshës aktive për punë dhe e çifteve të reja reflekton jo vetëm rënien e lindshmërisë, por edhe ndikimin e vazhdueshëm të emigracionit të moshave produktive.

Popullsia që përfaqëson grup-moshat e reja 0-34 vjeç ka pësuar rënie me 33 mijë persona vetëm në një vit e barabartë, me madhësinë e bashkisë Kurbin.

Në krahun tjetër, procesi i plakjes së popullsisë po ecën me hapa të shpejtë, ku rritja më e madhe po vërehet te shtresat më të moshuara të shoqërisë.

Ndërsa pothuajse të gjitha grup-moshat nën 65-vjeç po shënojnë rënie, ato më të thyera po shtohen me ritme të larta. Numri i personave të moshës 70-74 vjeç është rritur me 6.0%, ndërsa grup-mosha 75-79 vjeç ka pësuar një rritje të fortë prej 8.3% vetëm në vitin 2025.

Përveç plakjes se brezit të “bumit të lindjeve” rritja e jetëgjatësisë po ndikon në rritjen e personave të moshuar. Të dhënat zyrtare tregojnë se, grup-moshat mbi 85 vjeç janë shtuar me 8.3% brenda vitit 2025. Numri i personave të moshës mbi 85 vjeç nga 39,996 në vitin 2024 arriti në 43,323 individë vitin e kaluar, duke shtuar 3,327 të moshuar. Kjo rritje e moshës së thyer, e kombinuar me zbrazjen e bazës së të rinjve, paralajmëron sfida të mëdha, duke filluar nga rritja e kostove për kujdesin shëndetësor dhe shërbimet sociale.

Efekti më i drejtpërdrejtë po ndihet në tregun e punës. Me tkurrjen e fortë të grup-moshave kryesore produktive dhe riprodhuese, sipërmarrjet dhe institucionet do të përballen me një mungesë të akute të krahut të punës, forcës inovatore dhe profesionistëve të rinj. Kjo po detyron shumë sektorë të mbështeten te një forcë pune më të moshuar ose të kërkojnë zgjidhje alternative përmes automatizimit dhe importit të punëtorëve të huaj./ Monitor

The post Shifrat/ Në një vit, 33 mijë të rinj më pak, shtohen me 8.3% të moshuarit mbi 85-vjeç appeared first on Albeu.com.

Ҫdo vit po krijohen më pak biznese të reja, regjistrohet shkalla e lindshmërisë së ndërmarrjeve më e ulëta që nga 2010-ta
Çdo vit po krijohen gjithnjë e më pak biznese të reja. Shkalla e lindshmërisë së ndërmarrjeve të reja (bizneset e reja si përqindje ndaj totalit të ndërmarrjeve aktive) në vitin 2023, ishte më e ulëta së paku që nga viti 2010 kur raportohet treguesi nga INSTAT.

Ndërmarrjet e reja që u hapen në vitin 2023 përbënin 10.5 % të ndërmarrjeve aktive në vend, rreth 130 mijë. Treguesi shënoi nivelin më të ulët që nga viti 2010 dhe ishte i njëjtë më vitin 2020, kur ekonomia ishte në krizë nga masat izoluese si rrjedhojë e pandemisë Covid-19.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se, numri më i madh i ndërmarrjeve të reja vitin e kaluar ishte në sektorin e shërbimeve. Vitin e kaluar u çelën gjithsej rreth 13 mijë biznese të reja, ku 84% e tyre ishin në sektorin e shërbimeve dhe vetëm 16 për qind në sektorin e prodhimit.

Më zhvillimin e vrullshëm në sektorin e turizmit dhe nënçmimin e euros, ka një transferim të ekonomisë nga prodhimi drejt shërbimeve. Kjo zhvendosje po reflektohet në uljen e eksporteve të mallrave dhe me uljen e konkurueshmërisë së prodhimit vendas me importin.

Rënia e euros, kostot më të larta të burimeve njerëzore dhe kërkesa e ulët nga jashtë i ka vënë në vështirësi prodhuesit shqiptarë.

Në përgjithësi kushtet fiskale dhe administrative, mund të ndikojnë në një ritëm më të ulët të hapjes së bizneseve të reja dhe sidomos barra rregullatore që ka të bëjë me marrjen e lejeve dhe licencave.

Gjithashtu, bizneset e reja janë të varur shumë burimet e njerëzore dhe aftësitë e tyre.

Ekonomia e Shqipërisë pas tre dekadash tranzicion po shkon drejt konsolidimit, në vend të njësive të vogla të shitjes me pakicë tani ka përqendrim në rrjetet e mëdha. Por në Shqipëri zhvillimet demografike po ushtrojnë presion të dyfishte në biznese.

Reduktimi i popullsisë dhe varësia ndaj moshave të vjetra, po ndikon në një kërkesë më të ulët për mallra për bizneset e tregtisë. Nga ana tjetër bizneset në tërësi, por edhe ato të reja e kanë të vështirë të gjejnë punonjës për shkak të emigracionit të lartë te të rinjve.

Niveli i lartë i shkollimit dhe aftësitë e punës në popullatë mund të inkurajojnë hapjen e bizneseve të reja, të cilat mund krijojnë një mjedis më të favorshëm për sipërmarrjen dhe inovacionin.

Qarqet me emigracion të lartë dhe me popullsi më të plakur kishin uljen më të madhe të stokut të bizneseve vitin e kaluar sipas të dhënave të fundit të INSTAT./B.Hoxha

The post Ҫdo vit po krijohen më pak biznese të reja, regjistrohet shkalla e lindshmërisë së ndërmarrjeve më e ulëta që nga 2010-ta appeared first on Albeu.com.