me i miri Archives - Albeu.com

“Më i miri i sezonit”, Presidenti i Granadas i jep çmimin Myrto Uzunit
Darka e së hënës ka qenë e veçantë për Myrto Uzunin. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka qenë i pranishëm në një ceremoni në Madrid, ku janë ndarë çmimet për lojtarët më të mirë të edicionit të kaluar sipas votave të futbollistëve profesionistë në Spanjë.

Shoqata e Futbollistëve Profesionistë Spanjollë (AFE), organizoi këtë ceremoni ndarje çmimesh në Real Casino të Madridit dhe Uzuni ishte një nga yjet e kësaj mbrëmjeje.

Sulmuesi ishte përzgjedhur nga votuesit si lojtari më i mirë i Segunda Division për sezonin 2022-2023, në të cilin ai u shpall golashënuesi më i mirë i këtij kampionati dhe ndihmoi Granadën që të ngjitej në elitë.

Dhe nuk ishte rastësi që në ceremoninë e djeshme, çmimin atij ia dorëzoi vetë Havier Tebas, presidenti i La Liga, i cili ka parë se si fatet e Granadës në elitë në këtë edicion do të varen shumë nga ajo që do të prodhojë Uzuni para portës.

Për sulmuesin shqiptar kjo është padyshim një arritje e jashtëzakonshme në karrierën e tij që ka pasur rritje graduale duke qenë vazhdimisht një nga lojtarët më të spikatur në të gjithë kampionatet ku ka luajtur deri tani.

The post “Më i miri i sezonit”, Presidenti i Granadas i jep çmimin Myrto Uzunit appeared first on Albeu.com.