me gaz azoti Archives - Albeu.com

Deklarata shokuese e priftit për ekzekutimin e 45-vjeçarit me gaz azoti: Ishte film horror, të gjithë u tmerruan kur ai po…
Të enjten e 25 Janarit, u ekzekutua i dënuari me vdekje Kenneth Eugene Smith, nga gazi azot, një metodë e diskutueshme e përdorur për herë të parë, ku ka ngjallur reagime dhe debate të forta, brenda dhe jashtë vendit.

Skenat që u shpalosën në burgun e Atmores tronditën dëshmitarët okularë, të cilët panë trupin e Smith-it të “përpëlitej dhe të përplasej” për disa minuta në barelë, para se të vdiste përfundimisht nga hipoksia.

Ekzekutimi i Smith, i cili u dënua në mënyrë të parevokueshme në vitin 1996 me burgim të përjetshëm pas gjyqit të tij të dytë, për vrasjen e një gruaje me urdhër të bashkëshortit të saj, ndodhi pasi të gjitha ankesat dhe kërkesat e 58-vjeçarit për lirim me kusht u refuzuan, më e fundit në Gjykatën e Lartë të mërkurën.

Në argumentet e tij me shkrim në Gjykatën e Lartë, shteti i Alabamës shkoi aq larg sa paraqiti hipoksinë nga thithja e azotit, si “ndoshta metoda më humane e ekzekutimit e shpikur ndonjëherë”.

Megjithatë, skenat e përshkruara nga prifti 58-vjeçarit, Reverend Jeff Hood, e kundërshtojnë plotësisht këtë pretendim.

Duke folur për New York Post, prifti foli për skena tmerri që prekën thellë të gjithë oficerët korrektues të përfshirë në ekzekutim.

Ai tha se mund të shihte tronditjen dhe habinë në fytyrat e tyre gjatë procesit 22-minutësh.

“Atyre u ishte thënë se do të ishte e shpejtë, e lehtë dhe anonime… I gjithë procesi ishte thjesht i tmerrshëm. Është një skenë që nuk do ta harroj kurrë”, tha Reverend Hood.

Siç theksoi ai, nëse dikush e futi atë në dhomë dhe nuk e dinte se ishte një ekzekutim i vërtetë, ai do të mendonte se ishte në xhirimet e një filmi, të një eksperimenti të tmerrshëm që kishte shkuar keq.

Hood shpjegoi për gazetën se, nga ku ai u ul në dhomën e ekzekutimit, ai mund të shihte fytyrat e oficerëve korrektues, duke përfshirë atë të Cynthia Steëart Riley, një zyrtare në Departamentin e Korrigjimeve në Alabama.

“Në këto kushte është e vështirë të dish saktësisht se çfarë po ndodh, por e di që pashë terrorin në fytyrat e njerëzve përballë meje. Kur filloi ekzekutimi dhe trupi i tij filloi të shtrembërohej, ndryshimi në shprehjen e zyrtarëve ishte i dukshëm. Ai dukej si një peshk i dalë nga uji, duke luftuar përsëri dhe përsëri. Riley ishte pas barelës në të djathtë të tij. Ajo ishte aq e mërzitur sa vazhdonte të trokiste me nerva këmbën në dysheme, si kur nuk mund të qëndroni pa lëvizur”.

Me kalimin e minutave, tensioni në dhomë rritej, derisa më në fund u konfirmua se i dënuari me vdekje kishte ndërruar jetë.

Kujtohet se një përpjekje e mëparshme për të ekzekutuar Smithin me injeksion vdekjeprurës, më 17 nëntor 2022, u anulua në ekstrem, pasi nuk mund të bëhej brenda kohës së caktuar vendosja e një kateteri, për të injektuar tretësirën vdekjeprurëse në venat e tij, edhe pse ai qëndroi i lidhur për orë të tëra.

Kenneth Smith, u shpall fajtor në vitin 1988 për vrasjen e Elizabeth Dorlin Sennett, 45-vjeç, për të cilën u pagua nga bashkëshorti i viktimës, pastori Charles Sennett, i cili ishte shumë në borxhe dhe kishte një histori tradhtie.

Ai donte të krijonte përshtypjen se ishte një grabitje e shkuar keq.

Edhe pse më pas bashkëshorti vrau veten, policia mundi të kapte autorët.

Bashkëpunëtori i Kenneth Smith, John Forrest Parker, i cili gjithashtu u dënua me vdekje, u ekzekutua në vitin 2010.

Kenneth Smith, gjithashtu u dënua fillimisht me vdekje, por gjyqi u anulua në apel.

Në gjyqin e tij të dytë në vitin 1996, 11 nga 12 anëtarët e jurisë votuan për një dënim të përjetshëm.

Por, si në gjyqin e bashkëpunëtorit të tij, gjyqtari e rrëzoi jurinë dhe vendosi dënimin me vdekje, një mundësi që ekzistonte në disa shtete në atë kohë, por tani është shfuqizuar në të gjitha.

The post Deklarata shokuese e priftit për ekzekutimin e 45-vjeçarit me gaz azoti: Ishte film horror, të gjithë u tmerruan kur ai po… appeared first on Albeu.com.