më e shtrenjtë Archives - Albeu.com

Tirana, e nënta më e shtrenjtë në Europë për fuqinë blerëse, çmime të njëjta banese me Madridin
Çmimet e larta ta apartamenteve dhe të ardhurat e ulëta të shqiptarëve, vijojnë ta rendisin Tiranën në 10 qytetet më të shtrenjta të Europës, për përballueshmërinë e blerjes së një prone (që llogaritet si raport i çmimeve mesatare të apartamenteve me të ardhurat mesatare të disponueshme familjare, të shprehura si vite të ardhurave, për një banesë 90 metra).

Për të blerë një apartament në Tiranë sipas të dhënave Numbeo-s për 2024 nevojiteshin 15.3 vite, e nënta më e shtrenjtë në Europë, ndërsa në qytetin më të shtrenjtë të Europës Lisbonën një familje për t’u bërë pronare prone i nevojiten 19.5 vite.

Për shkak të rritjes së lartë të çmimeve të apartamenteve në Europë, disa shtete po shkojnë drejt masave të reja fiskale me qëllim zbutjen e krizës së strehimit për vendasit.

Së fundmi në Spanjë, qeveria po mobilizohet për të ndërmarrë masa të reja fiskale. Propozimi për vendosjen e një taksë 100% për blerësit e pasurive të paluajtshme të vendeve jo anëtare të BE-së, është një ndër masat që synohet të ndërmerret për zgjidhjen e krizës së strehimit dhe rritjen e çmimeve në nivele të papërballueshme për qytetarët e vendit.

Nëse bëhet krahasimi çmimet e shitjes së pronave ne qendër dhe jashtë saj në Tiranë, pothuajse kanë arritur sa në Madrid.

Sipas të dhënave të Numbeo, çmimet për metër katror në Madrid, në zonën afër qendrës për 2024 kanë arritur 6,416 euro për metër katror.

Në zonat jashtë qendrës, çmimet e shitjes kanë arritur 3,779 euro për metër katror.

Në Tiranë, çmimet në kullat variojnë nga 5,000- 5,500 euro për metër katror sipas të dhënave të marra nga zyrat e shitjes.

Në zonat jashtë qendrës në Madrid, çmimet e shitjes kanë arritur 3,779 euro për metër katror.

Në hyrje të Komunës së Parisit, në zonat e reja rezidenciale që po zhvillohen çmimi maksimal në dhjetor 2024 arritën 3,500 euro për metër katror.

Krahasuar me çmimet e 2023, (çmimet makinale varionin nga 2,600 deri 2,800 euro për metër katror) rritja është 25 deri 35%.

Brenda Unazës së Tiranës, çmimet e shitjes së apartamenteve janë mbi 2,300 euro për metër katror.

Ndërsa në zonën e ish-Bllokut çmimet janë mbi 3,500 euro për metër katror.

Periferia gjithashtu, po njeh trend të lartë rritës së çmimeve. Zona e Freskut, për shkak të përfundimit të disa veprave infrastrukture, ka rritur ndjeshëm çmimet.

Për apartamentet 1+1, ku kërkesa është tepër e lartë, çmimet janë 1,200 euro për metër katror.

Në Astir, çmimet kanë arritur 1,300-1,400 euro për metër katror dhe në Paskuqan 1,100 euro për metër katror. Në ndërtimet e reja pranë Bulevardit të Ri, (në vijën e dytë të ndërtimit) çmimet sivjet arritën 2,000 euro nga 1,700 euro për metër katror që ishin vjet. Rritja 15%.

Nga agjentët imobiliarë është ngritur shqetësimi se për shkak të çmimeve të larta, kërkesa e familjeve për blerje për strehim është në rënie.

Të dhënat mbi nivelin e pagës mesatare, gjithashtu bëjnë të ditur papërballueshmerinë e familjeve shqiptare për blerjen e apartamenteve, për shkak të çmimeve të larta.

Deri në tremujorin e dytë të 2024-s, paga mesatare mujore bruto në vend arriti në nivelin e 75,114 lekëve sipas të dhënave të INSTAT.

Gati gjysma e të punësuarve me pagë zyrtare paguhen më pak se 50 mijë lekë në muaj dhe rreth 70% paguhen në nivelin e pagës mesatare në vend.

Sipas të dhënave të INSTAT, rreth 45% të punësuarve sipas deklarimit zyrtar në tatime paguhen nën 50 mijë lekë bruto në muaj.

Në Spanjë të ardhurat mesatare bruto për 2024 llogariten në nivelin e 2,225 euro në muaj, sipas Eurostat.

Si rrjedhojë, sipas Numbeo, Madridi renditet i 53-ti në Europë për përballueshmërinë e banesave (Tirana ishte e nënta), ku duhen 11.7 vite për blerje apartamenti./Monitor

The post Tirana, e nënta më e shtrenjtë në Europë për fuqinë blerëse, çmime të njëjta banese me Madridin appeared first on Albeu.com.

Aksi Thumanë-Kashar, autostrada e katërt me pagesën më të shtrenjtë në Europë
Autostrada Thumanë-Kashar, e cila u hap për trafikun vetëm pak ditë më parë, do të jetë një nga katër autostradat më të shtrenjta në Europë sa i përket tarifës, ndërsa e krahasuar me fuqinë blerëse ajo është më e shtrenjta në Europë.

“Monitor” ka përpunuar tarifat për kilometër të rreth 59 akseve me pagesë në të gjithë Europën me të dhëna të marra nga portali i tarifave të pagesave sipas shteteve https://www.tolls.eu/european-countries.

Këto të dhëna u verifikuan me tarifat zyrtare të secilës nga shtetet.

Në krahasim janë përfshirë vetëm autostradat me pagesë, një pjesë e të cilave kanë edhe tunele (duke përjashtuar tarifat për veprat e rralla inxhinierike të tilla si Kanali La Manshit, tunelet dhe urat në Belgjikë dhe Holandë etj, pasi nuk janë të krahasueshme me rrugën Thumanë -Kashar).

Autostrada Thumanë-Kashar në Shqipëri ka një gjatësi 21 kilometër, me një tarifë 2.1 euro pa TVSH ose 2.53 euro me TVSH ose 0.12 euro për kilometër. Me këtë çmim për kilometër Thumanë-Kashar është e katërta më e shtrenjta në mesin e 59 autostradave me pagesë në Europë. (shiko Grafikun e mëposhtëm).

Autostrada “Cannock – Kingsbury” në Britaninë e Madhe, renditet e para me 0.2 euro për kilometër. Aksi është 35 kilometër i gjatë dhe kushton 8.2 euro (7 paund).

Autostrada e dytë më e shtrenjtë në Europë është “Navan North – Kells” në Irlandë me 0.136 euro për kilometër. Aksi është 11 kilometër dhe kushton 1,5 euro.

Aksi i tretë më i shtrenjtë është gjithashtu në Irlandë “Springhill – Slieverue” me 0,125 euro për kilometër. Kjo autostradë është 16 kilometra dhe kushton 2 euro.

Të dhënat nga tarifat në autostradat me pagesë janë më të lartat në Britani, Francë dhe Itali, ndërsa më të lirat janë në Turqi, në Europën Lindore përgjithësisht në Rajonin e Ballkanit.

Për me tepër vendet e Europës që kanë çmime të larta të rrugëve me pagesë, kanë më shumë se një alternativë të lirë për lëvizjen e njerëzve.

P.sh. vendet e Europës Perëndimore kanë një rrjet shumë efikas hekurudhor, dhe gjithashtu rrugë të brendshme të tjera si alternativa. Rrugët me pagesë në BE dhe Europë sigurojnë shpejtësi të lartë dhe kursim të madh në kohë.

Ndërsa autostrada Thumanë – Kashar, ndër më të shtrenjtat nga tarifat, nuk u dha zgjidhje as në kostove (karburant+trafik).

Në Europë, 11 vende nuk aplikojnë tarifa për automjetet që lëvizin në rrugë, ndërsa në vendet e Europës Lindore aplikohen tarifa në formën e aboneve ditore, mujore dhe vjetore.

Dy ditë më parë u krijuan radhë të mëdha në rrugën e re Thumanë-Kashar, e cila filloi testimin e pagesave për të kaluar në 21 kilometrat e ndërtuara përmes koncesionit. Pagesa u hoq pas amullisë së krijuar me trafikun.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE), sqaroi dje se kompania ka kryer në segmente të ndryshme kohore, testime të kufizuara të sistemit të pagesës, për të kolauduar sistemin dhe aftësinë përpunuese të stafit.

Publiku do të njoftohet paraprakisht për datën dhe orarin e fillimit të pagesës, tha Ministria.

Aksi Thumanë-Kashar 21 km është autostradë e tipit A me shpejtësi 130 km në orë. Për ndërtimin e saj u përdor forma e koncesionit me financim privat për 35 vjet. Të ardhurat për të gjithë periudhën e koncesionit me gjithë TVSH llogariten 1,6 miliardë euro.

Vlera e investimit është 271 milion euro, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Infrastrukturës, Ky segment është pjesë Korridorit Adriatiko -Jonian.

Nga viti 2024 deri në vitin 2031 kompania private fitimin e ka të garantuar, pasi është parashikuar që në rast se do të ketë një rënie të nivelit të të ardhurave, buxheti i shtetit do subvencionojë humbjen dhe nga buxheti i shtetit janë vënë në dispozicion 22.8 milionë euro garanci.

Thumanë-Kashar është aksi i dytë në vend pas asaj të Rrugës së Kombit, që bëhet me pagesë. Po ashtu me pagesë do të jetë kalimi edhe në tunelin e Llogorasë.

The post Aksi Thumanë-Kashar, autostrada e katërt me pagesën më të shtrenjtë në Europë appeared first on Albeu.com.