me Ballën Archives - Albeu.com

Samiti i Diasporës/ Minatori përplaset me Ballën: Këtë vend nuk e ndërtoni ju, tentohet t’i merret mikrofoni (VIDEO)
Një qytetar nga diaspora, dikur minator në minierën e Bulqizës, ka folur me tone kritike ndaj qeverisë në Samitin e Diasporës, madje pati edhe një debat me Taulant Ballën për Paketën e Maleve.

Ai ngriti shqetësim për ligjin 7501, duke thënë se është një ligj kriminel, pasi edhe sot janë duke u vrarë qytetarët.

Balla si kundërpërgjigje i tha se pikërisht për të shpëtuar nga ai ligj është Paketa e Maleve, por minatori tha se ka bërë disa kërkesa për të marrë pronën e gjyshërve, por nuk ia kanë dhënë.

Teksa ngriti një tjetër shqetësim, atë të statusin të minatorit, sipas tij një premtim i pa mbajtur nga qeveria Rama, të moshuarit disa herë iu tentua t’i merrej mikrofoni dhe t’i hiqej fjala.

“Unë kam punuar në minierën e  Bulqizës. Nuk u miratua ligji për statusin e minatorit, është premtuar që në 2013. E kemi përgëzuar dhe e kemi votuar, se Bulqiza ka qene e djathtë. I dhamë votën akoma asgjë. Më e keqja, një deputet i krahasoi minatorët me balerinat e operës, një fyerje e rëndë. Unë shpresoj që këtë mandat do ta jepni statusin, përndryshe…Unë kam ardhur, kam harxhuar lekët. Mos bej debat me ne diasporën, kur të shkosh në televizor bëj debat, jo me ne. Kemi kontribuar për këtë vend”, tha minatori.

Debati në Samitin e Diasporës:

Minatori: Meqë paketa e maleve është miratuar, kemi pengesa  të theksuara nga ligji 7501, sepse ne kemi qenë punë shteti, larg vendlindjes dhe nuk kemi pasur të bëjmë letrat individuale sipas këtij ligji, një ligj kriminal, sepse akoma e sot po vriten bashkëkombësit tanë. Unë jam i ligjit, jam dakord me ligjet e shtetit.

Balla: Paketa e maleve është për të të shpëtuar nga kjo pjesa e 7501

Minatori: Prit se nuk më shpëton dot, sepse unë nuk shkoj në Korab të ndërtoj, por të toka e plakut tim

Balla: Po aty pra

Minatori: Nuk ma jep komuna i kam bërë kërkesë ka 10 vjet. Kam shkuar tek noteri…

Balla: Nuk ke punë fare tek noteri, shkoni te noteri që tu marrë ndonjë lekë. A do përgjigjen?

Minatori: Do të jap këtë mendim unë ty, duhet një iniciativë…

Balla: Nuk është kohë për mendim, është kohë për përgjigje. Nëse ke në plan të bësh një gjë te toka e gjyshi

Minatori: Nuk do e bëj unë, do ta bëjë djali. Se unë ndërtues në Itali, kam mbaruar

Balla: Shumë mirë atë tokë që ta ka lënë gjyshi, bëj kërkesë në Këshillin Bashkiak, dhe këshilli brenda 30 ditëve do ta miratojë tokën. Mos shko tek noteri. Shko te këshilli bashkiak

Minatori: Dhjetë herë e kam bërë kërkesën

Balla: Nuk e ke bërë kërkesën, ma sill mua se do ta ndjek unë.

Minatori: E dyta, unë kam punuar në minierën e  Bulqizës. Nuk u miratua ligji për statusin e minatorit, Është premtuar që në 2013. E kemi përgëzuar dhe e kemi votuar, se Bulqiza ka qene e djathtë. I dhamë votën akoma asgjë. Më e keqja, një deputet i krahasoi minatorët me balerinat e operës, një fyerje e rëndë. Unë shpresoj që këtë mandat do ta jepni statusin, përndryshe…Unë kam ardhur, kam harxhuar lekët. Mos bej debat me ne diasporën, kur të shkosh në televizor bëj debat, jo me ne. Kemi kontribuar për këtë vend.

Moderatori i panelit: Shqetësimi nuk është për te ky panel

Minatori: Nga parlamenti duhen nisma ligjore për ta ndihmuar diasporën nëse keni ndërmend ta ndërtoni vendin, sepse nuk e ndërtoni ju por e ndërton diaspora.

The post Samiti i Diasporës/ Minatori përplaset me Ballën: Këtë vend nuk e ndërtoni ju, tentohet t’i merret mikrofoni (VIDEO) appeared first on Albeu.com.