MDMA Archives - Albeu.com

Trondit gazetarja: Vajza politikanësh e biznesmenësh janë abuzuar seksualisht pas konsumit të ekstazisë
Shkruan Aida Topalli

Cannabis sattiva, apo siç njihet tradicionalisht, hashashi, kokaina, heroina dhe çdo drogë tjetër, tashmë po shndërrohen në një mit.

Herë pas here jemi përpjekur të paralajmërojmë shpërthimin e një lloji të ri droge, ajo sintetike. Ndër të parët që folëm publikisht, kur sapo kishte nisur të kthehej në trend.

Treguam efektet dhe pasojat. Dhe më e rënda, se si grupmoshat e reja u nisën me vrull ta provonin, e më pas të ktheheshin në përdorues të rregullt.

Janë të vështira për t’u dalluar. Ngjajnë me produkte farmaceutike. Por janë të dëmshme shumë herë më shumë sesa drogërat e tjera, të njohura botërisht, si tradicionale.

Qindra vajza të reja, kanë rënë pre e kësaj droge, duke humbur vetëdijen e duke u kthyer kështu në objekt seksi për grabitqarët seksualë. Mes tyre edhe vajza politikanësh, biznesmenësh e njerëzish të drjtesisë. Histori që flenë në familjet e gjithësecilit, por asnjëherë nuk kanë përfunduar në dyert e policisë. Për një arsye të thjeshtë, ruajtja e nderit dhe moralit.

Por kjo mbajtje në fshehtësi, ka bërë që shumë vajza të tjera të mos kenë dijeni dhe të bien pre e këtyre sulmeve, që mund të konsiderohen nga më të frikshmet, për shkak se nuk mban mend asgjë çfarë ka ndodhur.

Janë me dhjetëra video që qarkullojnë, filmuar nga grabitqarët seksualë, të vajzave të reja, nën efektin e drogërave sintetike, të cilat kanë përfunduar në inbox-et e baballarëve dhe vëllezërve, si forma shantazhi, herë për të marrë para në këmbim, e herë për të përfituar të tjera gjëra.

Madje, një nga videot e bëra, në të cilën abuzohet me vajzën e një punonjësi të drejtësisë, gjithçka është bërë vetëm për ego.

Operacioni i finalizuar një ditë më parë nga seksioni kundër Narkotikëve në DVP Tiranë, nuk duhet parë kaq cekët.

Në gamën e gjerë të analizës, kemi të bëjmë me shpërbërjen e një grupi që më duart e tyre, furnizonin të rinjtë me një substancë që të humbet vetëdijen dhe kontrollin. Pas konsumimit je i aftë të bësh gjithçka, dhe në fund nuk mund të mbash mend asgjë. Duke rënduaar kështu psikozën rinore.

Duke ngritur skuta të errëta, që nuk ndriçohen kurrë në memorie.

Pa shtuar këtu edhe varësinë që krijojnë. Njëmbëdhjetë mijë kokrra ekstazi, është njëlloj si të shpëtosh të paktën 5 mijë të rinj nga përdorimi.

Ndoshta nuk është folur mjaftueshëm për efektet kaq negative dhe pasojat kaq të rënda të kësaj droge, dominuese e shekullit të ri. Kjo sepse herë-herë është si një thikë me dy presa, ti jep inforacion për pasojat, por kureshtarët tentojnë të shuajnë kureshtjen dhe të provojnë këto efekte në trupin e tyre.

Asnjë instancë nuk është e aftë që ta ndalojë njëherë e mirë shpërndarjen dhe konsumimin. Për një arsye të thjeshtë, sepse gjithçka nis nga personalja. Jemi ne ata që vensdosim nëse do ta konsumojmë apo jo.

Dhe nëse vendoset të konsumohet, atëherë do të përdoret çdo mënyrë për ta gjetur. Sado grupe të shkatërrohen, të tjerë do të ngrihen e përhapen. Andaj, në kësisoj rastesh, lufta është me veten… mes të rinjve…

The post Trondit gazetarja: Vajza politikanësh e biznesmenësh janë abuzuar seksualisht pas konsumit të ekstazisë appeared first on Albeu.com.

“Droga që çon vajzat në shtrat”! Prindër bëni kujdes, MDMA po shitet si “Paracetamol” në clubet e Tiranës!
Policia ka kryer një operacion të madh kundër trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike duke arrestuar pesë persona, ndërsa janë kapur më shumë se 1 000 tableta MDMA, ose siç njihet një gjuhën e përditshme, ekstazi.

Shqipëria është kthyer në një parajsë të trafikantëve dhe shpërndarësve të lëndëve narktoike duke u renditur në vendet e para të tabelës për konsumin e kokainës, ndërsa vitet e fundit është shtuar ndjeshëm edhe përdorimi i asaj që duhet “droga e të rinjve” ose ekstazia, e cila përdoret kryesisht gjatë festave, mbrëmjeve nëpër club-e dhe ambiente të ngjashme, raporton AlbEu.com.

Shpesh, nëpër rrjetet sociale qarkullon edhe një legjendë, për tableta që u hidhen vajzave në pije gjatë festave, me qëllim përfitimin prej tyre për të kryer marrëdhënie seksuale.

Bëhet fjalë pikërisht për këtë lloj droge, pra MDMA.

Por, cilat janë efektet e MDMA-së në trurin e njeriut dhe përse thuhet që është droga që çon vajzat në shtrat?

Një fakt i tillë nuk është vërtetuar, por është e vërtetë që mënyra se si ndikon MDMA në trurin e njeriut, e bën atë që të ndjehet më i afërt me personat që e rrethojnë edhe nëse nuk kanë ndonjë lidhje më parë.

MDMA apo ekstazia, rrit energjitë e trupit, e bën personin që e konsumon më të gjallë por edhe shton kohezionin në grupin e personave që e konsumojnë. Studimet kanë treguar se ata që konsumojnë ekstazi, ndjehen më të gjallë dhe shoqërisht më afër me njeri-tjetrin.

Duket se këto nis edhe idea se është pikërisht kjo drogë që përdoret ndaj vajzave për t’i çuar në shtrat.

Ndryshe funksionon Methanmetamina për shembull. Edhe pse ngjajnë njëlloj dhe efekti është i ngjashëm sa i përket energjisë në trup, Methanmetamina i bën përdoruesit më të mbyllur në vete, kurse MDMA-ja, më të hapur ndaj personave që kanë përreth.

Fakt është që ekstazia përdoret gjerësisht tashmë në Shqipëri dhe çdokush duhet të njohë efektet negative të saj në trurin e njeriut pasi studimet tregojnë se MDMA krijon edhe efekte haluçinante në tru. /albeu.com

The post “Droga që çon vajzat në shtrat”! Prindër bëni kujdes, MDMA po shitet si “Paracetamol” në clubet e Tiranës! appeared first on Albeu.com.

“Mbushi” Mykonos me drogë dhe MDMA, shqiptari dhe e dashura lirohen të përlotur
Një shtetas shqiptar sëbashku me të dashurën e tij që ishin prangosur nga policia greke për shpërndarje të lëndëve narkotike, janë liruar sërish.

Me lot në sy, 27-vjeçarja që ofron shërbime “Hospitality Management” në Mykonos dhe Dubai, pohoi përpara një hetuesi se nuk ka asnjë lidhje me lëndën narkotike të gjetur nga Policia në shtëpi, ku jetonte me partnerin e saj.

Të dy u liruan, por me kushte kufizuese që i ndalonin të largoheshin nga vendi dhe të shkonin në komisariatin e zonës çdo datë 1 dhe 15 të muajit.

27-vjeçarja jetonte me të dashurin e saj, me origjinë shqiptare, i cili dyshohet se zhvillonte aktivitet intensiv në ishull, duke trafikuar të gjitha llojet e drogave, nga kokaina te kanabisi deri tek MDMA-ja. Droga mund të çojë deri në vdekje nëse përzihet me alkool. Bashkë me ta u arrestua edhe një 35-vjeçar nga Izraeli, i cili sapo kishte blerë 1.1 gram kokainë për 200 euro.

Avokati i 28-vjeçarit shqiptar, z. Panagiotis Papadopoulos, deklaroi për protothema.gr se “klienti im nuk ka asnjë lidhje me trafikun e drogës dhe kjo duket qartë nga provat e dosjes. Gjithashtu, ai asnjëherë nuk ka qenë i përfshirë në probleme me ligjin.”

Por në shtëpinë e tyre u gjetën tre pako kanabis me peshë 4.3 gram, një pako plastike, me tre pako najloni të improvizuara kokainë me peshë bruto 6.6 gram, një pako plastike, me 5.4 gram kokainë, tre pako najloni me MDMA, si dhe 21740 € dhe tre celularë. Ndërsa gjithashtu u gjetën: 570 dollarë amerikanë, 420 paund britanik, 25 dollarë kanadezë, 115 dirhemë të Emirateve të Bashkuara Arabe, 200 lekë shqiptare, 55 dollarë australianë dhe 20 franga zvicerane.

The post “Mbushi” Mykonos me drogë dhe MDMA, shqiptari dhe e dashura lirohen të përlotur appeared first on Albeu.com.