mbytja e amelias Archives - Albeu.com

DËSHMIA/ “Pse ia bëre vajzës time këtë”, nëna e 6-vjeçares shqiptare të mbytur në Greqi shpërthen në lot e britma
Pas mbytjes së 6-vjecares shqiptare në Greqi, Amelias, ka reaguar edhe nëna e saj.

Ajo ka qenë në një gjendje mjaft të rënduar psikologjike dhe është shprehur e çuditur se përse ja bënë këtë gjë vajzës së saj.

Mbytja e të miturës në Greqi ka tronditur opinionin publik, ndërsa gishti është ngritur drejt babait të saj për shkaktimin e kësaj tragjedi.

Mediat greke kanë publikuar detaje të reja tronditëse për rastin. Babai e kishte marrë të volën nga ish-bashkëshortja e tij, dhe ishin futur në det me rroba, për t’u ngjitur më pas në një varkë ku vogëlushja rrinte shpesh dhe vizatonte.

Babai ka deklaruar se vajzës i kishte veshur jelekun e shpëtimit, por në momentin që ka tentuar që ta ngjisë në varkë, ajo ka rrëshqitur nga jeleku dhe ka rënë në ujë.

“Hëngrëm në një restorant, dhe vajza ime pa varkën dhe më kërkoi që të shkojmë tek varka që të vizatonte. U futëm në det, dhe kur tentova ta ngre sipër varkës, më rrëshqiti nga duart dhe ra në ujë. Nuk dinte not. Unë nuk u zhyta për ta shpëtuar sepse jam me astmë”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë dëshmitë thotë se babai i saj pas ngjarjes, ka dal nga deti, ka shkuar në shtëpi dhe ka karikuar telefonin pasi sipas tij nuk kishte bateri. Por edhe pse ka dëshmuar se ka dashur të ndezë telefonin që të njoftojë ambulancën, diçka të tillë ai nuk e bëri kurrë.

E mitura është pikasur nga një peshkatar, i cili e ka gjetur atë nën varkë, pa shenja jete.

Nëna e vogëlushes e ka mësuar lajmin nga një fqinje e saj, ndërsa thotë se ish-bashkëshorti nuk e ka njoftuar për tragjedinë.

Një dëshmitare që ndodhej në momentet e rënda të marrjes së lajmit nga nëna, thotë se ajo ishte në gjendje shoku, nuk mundej as të ecte dhe thoshte vetëm disa fjalë: Vajza ime! Pse ia bërë vajzës time këtë?! Pse nuk ka bëre mua?!

Babai 42-vjeçar u vu në pranga menjëherë pas ngjarjes, ndërsa tashmë është lënë i lirë, me kusht që të paraqitet në komisariat për muajt në vijim.

Ai akuzohet për ekspozimin e jetës së të miturës në rrezik, por jo për vrasje, ndërsa hetimet pritet të vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarës.

Pikëpyetjet që ngrihen për këtë rast janë të shumta… Përse fëmija u fut në det me rroba, madje edhe me sandalet? Përse rrobat e babai të saj ishin të thata? Përse nuk kërkoi ndihmë, por doli nga deti, shkoi të karikonte telefonin dhe më pas njoftoi?!

Peshkatari që gjeti fëmijën deklaroi se e gjeti të voglën të nxirë në fytyrë nën varkë, duke ngritur dyshime se ajo kishte një kohë të gjatë nën ujë.

The post DËSHMIA/ “Pse ia bëre vajzës time këtë”, nëna e 6-vjeçares shqiptare të mbytur në Greqi shpërthen në lot e britma appeared first on Albeu.com.

Amelia iu mbyt para syve në Greqi, babai shqiptar: Nuk më lejoi astma ta ndihmoja! Ku dyshohet (VIDEO)
Babai i Ameliase cila u mbyt ditën e djeshme në plazhin e Korinthit është lënë i lirë me kushte kufizuese, pasi u arrestua nga policia greke.

Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale ekspozim i të miturit në rrezik, ndërsa të shumta janë dyshimet për veprimtari kriminale.

Sipas Stavros Balaskas, ekspert i kriminalistikës të gjitha skenarët për mbytjen e 6-vjeçares janë të mundura, ndërsa nuk përjashton pistën që babai ta ketë mbytur qëllimisht të bijën 6-vjeçare.

Megjithatë ai thekson se të gjitha pistat mbeten në fushën e dyshimeve dhe se deri më tani nuk ka asnjë fakt apo provë konkrete.

Momenti kur babai i Amelias mbërrin në para drejtësisë greke

Por fakti  se babai shqiptar futi të bijën në ujë me rroba dhe që nuk bëri asgjë për ta shpëtuar atë, teksa e shihte për 3 deri në katër minuta të luftonte me vdekjen ngre shumë pikëpyetje.

“Më pushtoi paniku kur e vogla ra në det”, citohet të ketë thënë babi i Amelias.

Kujtojmë se prindërit e Amelias ishin të divorcuar.

6-vjeçarja është pikasur nga një peshkatar nën një varkë të ankoruar dhe është transportuar me ambulancën e EKAB në Spitalin e Përgjithshëm të Korinthit, ku është konstatuar e vdekur.

Si ndodhi ngjarja

Gjithçka nisi mesditën e djeshme, kur babai shqiptar, i divorcuar nga gruaja , mori Amelian për të dalë për të ngrënë në një restorant buzë detit.

Për shkak se moti ishte i paqëndrueshëm dhe i ftohtë, ata nuk do të laheshin në det dhe për këtë arsye nuk morën rroba banje me vete. Pasi kanë ngrënë, sipas dëshmitarët okularë Amelia kërkoi nga i ati që të shkonin te varka që ishte ne det.

I ati i tha se nuk kishin rroba banje me vete, por Amelia këmbënguli dhe kështu ai pranoi të shkonte te varka me të bijën. Distanca e varkës nga deti ishte rreth 25-30 metra dhe thellësia e ujit 5-6 metra.

Deti ishte i trazuar për shkak të motit të keq.

Babai mori një jelek shpëtimi, ia vuri vajzës së tij dhe siç ishin të veshur me rrobat u drejtuan për te varka. Babai nuk kishte me vete telefonin apo sende të tjera. Siç u tha babai rojeve bregdetare, kur ata iu afruan varkës, ai u përpoq të ngrinte në krah Amelian për ta futur në varkë , por ajo rrëshqiti.

Sipas tij pasi rrëshqiti, të miturës i doli jeleku dhe për pasojë 6-vjeçarja përfundoi poshtë varkës.

Ajo që ngre dyshime është fakti që babai nuk bëri asgjë për të shpëtuar të bijën e tij. Ai ka thënë se nuk u zhyt për ta shpëtuar sepse kishte astmë, dhe se nuk mund ta mbante frymën në ujë.

Pyetja e madhe që mbetet është se pse babai i Amelias nuk bëri asgjë në 3-4 minutat që vogëlushja po luftonte me vdekjen.

Për këtë arsye kanë nisur hetimet për babanë e Amelias, pasi ai akuzohet se ka ekspozuar në rrezik të miturën. Ai u arrestua dje nga policia greke, ndërsa sot është lënë i lirë me kushte kufizuese.

Hetuesi dhe prokurori vendosën lirimin e tij me kufizimin e daljes jashtë vendit dhe paraqitjen e tij çdo ditë të parë të muajit në komisariat./abcnews.al/

The post Amelia iu mbyt para syve në Greqi, babai shqiptar: Nuk më lejoi astma ta ndihmoja! Ku dyshohet (VIDEO) appeared first on Albeu.com.