mbytja e 6 vjecares ne gREQI Archives - Albeu.com

Vajza shqiptare iu mbyt para syve, babai i Amelias: E adhuroja fëmijën tim, nuk do ta dëmtoja kurrë
Të tjera detaje kanë dalë nga mbytja e 6-vjeçares shqiptare, Amelias, në Greqi.

Babai i 6-vjeçares shqiptare që u mbyt në Korinth ka mohuar sërish se ka dashur të vrasë të bijën.

Sipas burimeve, ai është lënë i lirë me kushte kufizuese, pasi u arrestua nga policia greke.

Për protothema.gr ai është shprehur se nuk ka dashur në asnjë moment të dëmtojë fëmijë  e tij.

“Ajo që ka ndodhur ia kam thënë një nga një prokurorit dhe është e vërteta. Nuk do ta dëmtoja fëmijën, e adhuroja. E adhuroja fëmijën tim, ai ishte forca ime. Kur fëmija erdhi në shtëpi mora forcë”, 42-vjeçari, ndërsa shton se ai dhe gruaja e tij nuk kanë asnjë problem.

“Unë dhe gruaja ime nuk kemi asnjë problem, nuk kemi asnjë akuzë mes nesh. Ne jemi bashkë në atë që na ndodhi. Unë e pata fëmijën për një muaj rresht. Vija nga puna çdo pasdite dhe e merrja”, thekson 42-vjeçari.

Trupi i pajetë i të voglës do të përcillet nesër për në banesën e fundit në Shqipëri, por ai nuk mund t’i japë lamtumirën, pasi nuk i lejohet të dalë nga Greqia për shkak të hetimit.

“Sot fëmija im largohet dhe shkon në vendin tim për ta varrosur. Nuk jam në gjendje të them asgjë tjetër. Unë thashë gjithçka në dëshminë time”, përfundon ai.

Hetuesit e kanë ngritur dyshimet, pasi babai shqiptar futi të bijën në ujë me rroba dhe që nuk bëri asgjë për ta shpëtuar atë, teksa e shihte për 3 deri në katër minuta të luftonte me vdekjen.

“Më pushtoi paniku kur e vogla ra në det”, citohet të ketë thënë babi i Amelias më herët.

Si ndodhi ngjarja

Gjithçka nisi, kur babai shqiptar, i divorcuar nga gruaja, mori Amelian për të dalë për të ngrënë në një restorant buzë detit.

Për shkak se moti ishte i paqëndrueshëm dhe i ftohtë, ata nuk do të laheshin në det dhe për këtë arsye nuk morën rroba banje me vete. Pasi kanë ngrënë, sipas dëshmitarët okularë Amelia kërkoi nga i ati që të shkonin te varka që ishte ne det, raporton abcneës.al.

I ati i tha se nuk kishin rroba banje me vete, por Amelia këmbënguli dhe kështu ai pranoi të shkonte te varka me të bijën. Distanca e varkës nga deti ishte rreth 25-30 metra dhe thellësia e ujit 5-6 metra.

Deti ishte i trazuar për shkak të motit të keq.

Babai mori një jelek shpëtimi, ia vuri vajzës së tij dhe siç ishin të veshur me rrobat u drejtuan për te varka. Babai nuk kishte me vete telefonin apo sende të tjera. Siç u tha babai rojeve bregdetare, kur ata iu afruan varkës, ai u përpoq të ngrinte në krah Amelian për ta futur në varkë, por ajo rrëshqiti.

Sipas tij pasi rrëshqiti, të miturës i doli jeleku dhe për pasojë 6-vjeçarja përfundoi poshtë varkës, raporton albeu.com.

Ajo që ngre dyshime është fakti që babai nuk bëri asgjë për të shpëtuar të bijën e tij. Ai ka thënë se nuk u zhyt për ta shpëtuar sepse kishte astmë, dhe se nuk mund ta mbante frymën në ujë.

Pyetja e madhe që mbetet është se pse babai i Amelias nuk bëri asgjë në 3-4 minutat që vogëlushja po luftonte me vdekjen.

Për këtë arsye kanë nisur hetimet për babanë e Amelias, pasi ai akuzohet se ka ekspozuar në rrezik të miturën. Ai u arrestua dje nga policia greke, ndërsa sot është lënë i lirë me kushte kufizuese.

Hetuesi dhe prokurori vendosën lirimin e tij me kufizimin e daljes jashtë vendit dhe paraqitjen e tij çdo ditë të parë të muajit në komisariat./albeu.com/

The post Vajza shqiptare iu mbyt para syve, babai i Amelias: E adhuroja fëmijën tim, nuk do ta dëmtoja kurrë appeared first on Albeu.com.

Nxori të mbytur 6-vjeçaren shqiptare nga deti, peshkatari: Babai e la në ujë, shkoi në shtëpi për të karikuar celularin pastaj telefonoi për ndihmë
Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me vdekjen tragjike të 6-vjeçares shqiptare në Greqi, e cila u mbyt më datë 23 gusht në plazhin e Korinthit në sy të babait.

Sipas burimeve nga mediat greke, 6-vjeçarja është pikasur nga një peshkatar nën një varkë të ankoruar dhe është transportuar me ambulancën e EKAB në Spitalin e Përgjithshëm të Korinthit, ku është konstatuar e vdekur.

Peshkatari që gjeti Amelian e vogël ka dhënë një intervistë për televizionin grek MEGA, ku zbulon detaje rrëqethëse nga ngjarja që tronditi Shqipërinë dhe vendin fqinj.

Sipas rrëfimit të tij babë e bijë po drekonin në një restorant që ishte shumë larg nga vendi ku u mbyt Amelia e vogël.

Ai shprehi dyshimet e tij në lidhje me faktin se pse babai e çoi vajzën në një plazh larg nga vendi ku drekuan.

Sipas dëshmisë së peshkatarit, babai i shqiptares ka dashur të shkojë me vajzën në një vend që nuk ka shumë njerëz, pasi restoranti që drekuan ishte plot me njerëz.

Peshkatari që gjeti 6-vjeçaren shqiptare

Ndër të tjera peshkatari shprehet i habitur për faktin se babai i Amelias e la vajzën të luftonte me vdekjen në det, ndërsa vetë doli me varkën, shkoi në shtëpi për të karikuar telefonin, pasi nuk kishte bateri dhe më pas telefonoi ambulancën për të kërkuar ndihmë për vajzën që e kishte lënë në mes të detit, raporton abcneës.al.

“Nuk mund ta kuptoj se si një prind që e di se fëmija ka ngrënë, mund ta çojë më pas në det për banjë. Nuk mund ta pranoj që ndërsa po hanin në një tavernë në Isthmia, ku kishte kaq shumë njerëz përreth, ai vendosi të bënte 6-7 kilometra me makinë dhe të shkonte në një plazh të largët që në atë kohë ishte i shkretë. Plazhet e tjera që ishin më afër vendit ku po hanin, kishin njerëz që mund të kishin ndihmuar për të shpëtuar fëmijën”, tha peshkatari, ndërsa siç theksoi, e gjeti fëmijën “blu” pa mundur të llogarisë se sa kohë kishte kaluar nga momenti që 6-vjeçarja kishte rënë në ujë.

“Nuk mund ta di sa kohë mund të ketë qenë fëmija në ujë. Mund të ketë qenë për 20 minuta, ose deri një orë. Unë nuk mund ta them këtë vetë. Por kur e nxora fëmijën në sipërfaqe, fëmija ishte blu dhe padyshim i vdekur, gjë që më vonë u përcaktua edhe nga mjekët. Sa për mua, ajo që nuk mund t’i shpjegoj vetes është se si një baba e la fëmijën e tij në ujë, iku dhe shkoi të karikonte celularin për të telefonuar dhe për të kërkuar ndihmë. Pra ai nuk mund të zhytej në ujë dhe ta nxirrte fëmijën nga atje?”, tha peshkatari.

Për sa i përket rrobave që kishte veshur Amelia dhe babai i saj, peshkatari thotë se 6-vjeçarja ishte veshur me rroba dhe sandale, ndërsa thotë se jeleku shpëtues i kishte dalë, pasi nuk ishte vendosur mirë. Ndërsa rrobat e babait kur u kthye nga shtëpia ishin të thata.

“Si ka mundësi? Ai ka ndërruar rrobat e tij në shtëpi teksa e bija mbytej?”, është shprehur peshkatari, raporton albeu.com.

Momenti tragjik kur gjeti të vdekur 6-vjeçaren.

Peshkatari ka folur gjithashtu për momentet tronditëse kur gjeti të vdekur vajzën 6-vjeçare.

“Ujërat ishin të turbullta për shkak të motit, kishte dallgë. Distanca që isha nën varkë ishte 1-2 metra. Po notoja poshtë dhe shikoja lart krahët dhe këmbët e vajzës. Jo, nuk mund të jetë e vërteta po mendoja, është imagjinata ime. Afrohem edhe me shumë dhe shoh vajzën e vogël. Menjëherë dola në sipërfaqe dhe thirra gruan time që ishte në bregdet, i thashë të telefononte policinë dhe rojet shpëtuese. E kapa prej krahësh vajzën dhe e nxora në bregdet. Kur e nxora në bregdet fëmija filloi të nxjerrë ujë dhe shkumë nga goja. Villte ushqim, dukej që kishte ngrenë më parë”, tha peshkatari.

Babai i Amelias u la i lirë me kushte kufizuese, pasi u arrestua nga policia greke. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale ekspozim i të miturit në rrezik, ndërsa të shumta janë dyshimet për veprimtari kriminale. Sipas Stavros Balaskas, ekspert i kriminalistikës të gjitha skenarët për mbytjen e 6-vjeçares janë të mundura, ndërsa nuk përjashton pistën që babai ta ketë mbytur qëllimisht të bijën 6-vjeçare. Megjithatë ai thekson se të gjitha pistat mbeten në fushën e dyshimeve dhe se deri më tani nuk ka asnjë fakt apo provë konkrete.

The post Nxori të mbytur 6-vjeçaren shqiptare nga deti, peshkatari: Babai e la në ujë, shkoi në shtëpi për të karikuar celularin pastaj telefonoi për ndihmë appeared first on Albeu.com.

RRËFIMI/ Tragjedia, si u mbyt para syve të babait 6-vjeçarja shqiptare në Greqi, flet nëna
Dëshmia e babait të Amelias që u mbyt sot në det në plazhin e Korinthit në Greqi nuk përputhet me ato të të pranishmëve, të cilët theksojnë se vogëlushja shqiptare ishte futur vetëm në det dhe i ati ishte duke ngrënë në një tavernë disa qindra metra më tej.

Ndërkohë, mediat greke kanë zbardhur fjalët e para të nënës së Amelias, e cila është e shkatërruar nga tragjedia që i ndodhi.

Ajo thekson se i ati rrinte me vajzën sa herë që nuk ishte në punë, ndërkohë që shprehet se marrëdhëniet mes tyre ishin shumë të mira.

Ndërkohë, halla e vajzës shprehet për mediat lokale se nuk e beson se vëllai i saj të ketë qenë i pranishëm teksa mbytej vajza dhe të mos e ndihmonte, raporton abcnews.al.

“Nuk e di, nuk e di… Nëse vëllai im ka qenë aty dhe nuk e ka ndihmuar fëmijën..nuk e besoj dot këtë gjë. Ai do ta kishte ndihmuar patjetër”, shprehet ajo teksa shton:  “Ai ka astmë prej vitesh, por s’besoj se kjo do ta ndalonte të ndihmonte fëmijën”.

Çfarë thotë ai që nxorri trupin:

Pavlos Bounas, ka qëndruar në faktin se babë e fëmijë po hanin shumë larg vendit ku ndodhi mbytja dhe se kur babai u kthye rrobat e tij ishin të thata. “Nuk arrij ta kuptoj si mundet që një prind që e di se fëmija i tij ka ngrënë, ta marrë atë për t’u larë. Nuk e kuptoj gjithashtu se përse duhej të ngiste makinën 6-7 kilometra larg për të ardhur në një plazh ku nuk ka njerëz ndërkohë që më para kishte shumë plazhe të tjera. Plazhet e tjera kishin njerëz që mund të kishin ndihmuar për të shpëtuar fëmijën”, tha fillimisht Bunas duke theksuar se e kishte parë vajzën të kishte marrë një ngjyrë si blu kur e nxori nga deti, ndërsa nuk dinte se sa kohë kishte patur ajo në ujë.

“Nga varka pash burrin fillimisht dhe më pas fëmijën. U afrova dhe i thirra edhe gruas sime. U futa në ujë dhe e nxora fëmijën. Kur e nxora ishte blu. Pastaj filloi të nxjerrë ujë dhe ushqim. I bëra disa herë masazh në gjoks, por nuk munda të rikthej në jetë”, tha ai.

“E kemi nxjerrë fëmijën me rroba. Rroba normale, pantallona të shkurtra, bluza, sandale që fëmija i merr për shëtitje, në shkollë, në këndin e lojërave”, tha ai më pas.

“Babai i fëmijës nuk ishte aty, nuk kishte as një të afërm të fëmijës, asgjë, askush”, tha ai.

Rrëfimi i babait

Babai i vajzës fatkeqe 6-vjeçare ka dhënë shpjegimet e veta për ngjarjen para policëve, ndërsa u lirua më pas me kusht.

Ai  u shpreh: Të hënën mora Amelian në 11 të mëngjesit për të notuar. Fillimisht dolëm për një shëtitje dhe pastaj hëngrëm hell. Amelia hëngri gjysmë salçice dhe pak byrek. Kur mbaroi kërkoi të shkonte në det. Unë i thashë që nuk kemi rroba banje, sepse bashkëshortja kishte  harruar ta fuste në gjërat e saj, por vajza këmbënguli, kështu që u binda.

“Nuk e mendoja se do të ishte problem që sapo kishte ngrënë, sepse sasia ishte e vogël. Arritëm në plazh dhe u futëm në det. Amelia me rrobat dhe këpucët e saj, sepse kishte iriq deti”, shtoi ai.

“Ne notuam deri te varka, e cila ishte ankoruar rreth dhjetë metra larg bregut. Atje deti është rreth 3 metra i thellë. Nuk ishte hera e parë që e bënim këtë. Atë ditë , hipa në varkë me njërën dorë dhe u përpoqa të tërhiqja vajzën time me dorën tjetër. Por ajo më rrëshqiti dhe filloi të zhytej në ujë. Më zuri paniku. Nuk mund të zhytesha, sepse kam astmë dhe  nuk mundem të mbaj frymën”, shtoi ai për momentet e fundit të 6-vjeçares.

“Unë bërtisja për ndihmë, por nuk kishte njeri përreth. Dola me not për të thirrur ndihmë në celular, por kur arrita te biçikleta, kuptova se nuk kisha bateri. I hutuar, mora motorin dhe vozita dy kilometra deri në shtëpinë time ku mora policinë. Siç mora vesh ndërkohë më kishin gjetur vajzën të vdekur në det”, ka përfunduar babai i vajzës fatkeqe. /abcnews.al

The post RRËFIMI/ Tragjedia, si u mbyt para syve të babait 6-vjeçarja shqiptare në Greqi, flet nëna appeared first on Albeu.com.