mbyllja e TikTok Archives - Albeu.com

Mbyllja e TikTok/ Berisha thirrje nxënësve: Bojkotoni mësimin që ditën e hënë, orën e parë
Gjatë një konference me gazetarët, kreu demokrat Sali Berisha, ka folur sërish për vendimin e Qeverisë për mbylljen e rrjetit social TikTok, teksa opozita ka thirrur një protestë kombëtare më 15 Mars.

Berisha u bëri thirrje të rinjëve që të ngrihen në mbrojtje të TikTokut dhe kundër diktaturës dhe censurës, pasi sipas tij, aty ku fillon censura, fillon diktatura.

Berisha u bëri thirrje që të bojkotojnë mësimin që ditën e hënë në orën e parë.

“Së pari njëherë, protesta e nxënësve, studentëve dhe të rinjve para kryeministrisë me datën 15 do jetë protesta më e bukur, më madhështore që ka parë Shqipëria gjer sot. Protesta kundër censurës, protesta me të cilën çdo fëmijë i çdo moshe, që ka smartfonin, përballet, del, bëhet luftëtar kundër diktaturës në mbrojtje të TikTokut dhe kundër censurës. Unë u them këtyre të rinjve se aty ku fillon censura, fillon diktatura. Ndaj, dhe pavarësisht nga mosha e njomë, ju me aktin tuaj, pjesëmarrjen në protestë, bëheni luftëtarë kundër narkodiktaturës së Edi Ramës, i cili ka një trashëgimi të tmerrshme.

Babai i tij ka firmosur varjen në litar të Havzi Nelës me 10 gusht 1988 vetëm për vargjet që ai shkroi kundër babait të Edi Ramës dhe miqve të tij. Edi Rama rikthehet tek instinktet e tij atërore sepse ju i keni bërë kritika apo e keni tallur për arrogancën e tij dhe ai tani kthehet dhe e mbyll. Por unë kam edhe një thirrje tjetër se e shoh që temperatura e kësaj revolte tek të rinjtë po ngjitet me shpejtësi.

Kam një thirrje tjetër, të fillojë bojkoti i mësimeve. Po, ia vlen. Të dashur fëmijë, të dashur të rinj dhe të reja, ai që u vë censurën, ai shkelmon mbi të ardhmen tuaj. Këtu problemi është se një njeri pa asnjë tagër, pa asnjë ligj, kërkon të varë në sheshin ‘Skënderbej’ TikTokun, pse e kritikoni ju, atëherë ju keni të drejtë të filloni grevat dhe greva juaj është të bojkotoni mësimet. Që ditën e hënë për shembull orën e parë, do të ishte gjë madhështore që të mungoni sa më shumë.

U bëj thirrje prindërve të mos i dërgojnë ditën e hënë fëmijët e tyre në shkollë fëmijët të paktën orën e parë si një akt i betejës së fëmijëve tuaj për lirinë e shprehjes dhe kundër censurës. Atëherë ua lë në dorën tuaj ta çojnë të martën, por doja ta fillonit të hënën me një bojkot të orës së parë. Dhe u garantoj që nuk do guxojë shkollë apo mësues të marrë masa ndaj jush se do përballet me pasojat më të rrepta ligjore. E drejta e grevës është e drejtë kushtetuese”, –  shprehet Berisha.

The post Mbyllja e TikTok/ Berisha thirrje nxënësve: Bojkotoni mësimin që ditën e hënë, orën e parë appeared first on Albeu.com.

Mbyllja e TikTok u bë në kulmin e fushatës/ Topalli reagon pas vendimit të Qeverisë: Rama tregon se pushteti i tij po humb kontrollin
Përmes një postimi në rrjetet sociale, drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për të mbyllur TikTok-un për 12 muaj.

Topalli shkruan se mbyllja e TikTok u bë në kulmin e fushatës, ndërsa thekson se kryeministri Edi Rama është i frikësuar nga të rinjtë të cilët flasin lirshëm në këtë aplikacion komunikimi.

“Në kulmin e fushatës, vendosi të mbyllë TikTok-un – sepse e vetmja gjë që e shqetëson më shumë se pyetjet e gazetarëve janë të rinjtë që flasin lirshëm. Pse tani? Sepse ka frikë nga fjala e lirë. Një pushtet që shmang debatin dhe mbyll platformat e komunikimit, është një pushtet që e di se po humb kontrollin”, shkruan ajo.

Reagimi:

Një kryeministër që flet vetëm me veten dhe një qeveri që ka frikë nga debatet! 🚫🎭

Ministrat e Ramës nuk guxojnë të dalin në debate televizive. Vetë ai nuk shkon prej muajsh në parlament. Komunikon vetëm duke “biseduar” me komentuesit në Instagram – një monolog i mirëorganizuar, sikur flet me pasqyrën.

Dhe sot, në kulmin e fushatës, vendosi të mbyllë TikTok-un – sepse e vetmja gjë që e shqetëson më shumë se pyetjet e gazetarëve janë të rinjtë që flasin lirshëm. Pse tani? Sepse ka frikë nga fjala e lirë. Një pushtet që shmang debatin dhe mbyll platformat e komunikimit, është një pushtet që e di se po humb kontrollin.

The post Mbyllja e TikTok u bë në kulmin e fushatës/ Topalli reagon pas vendimit të Qeverisë: Rama tregon se pushteti i tij po humb kontrollin appeared first on Albeu.com.

Mbyllja e TikTok/ Berisha njofton protestë Kombëtare më 15 mars
Këtë të enjte, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thirrur protestë me 15 mars, pas vendimit të qeverisë për mbylljen e TikTok.

Berisha: Sot në kulmin e fushatës elektorale, narkopadrinoja i Shqipërisë, Toto Rino apo El Çapo, njoftoi vendimin e narkoqeverisë së tij për ndalimin e TikTokut për 12 muaj.

Me këtë akt censure të mbi 1 milion përdoruesve të TikTokut në Shqipëri, Edi Rama rreshton Shqipërinë me Afganistanin dhe Iranin.

Ky akt censure është një akt i mirëfilltë fanatizmi, intolerance, frike dhe tmerri nga mendimi i lirë dhe shprehja e tij.

TikTok është një platformë komunikimi, e cila ka pushtuar sot, ka pëlqimin masivisht të të rinjve në Shqipëri dhe në botë.

Të pretendosh se po ecën drejt Europës dhe të rreshtosh Shqipërinë me Iranin, Afganistanin, Somalinë, bën një akt monstruoz kundër fjalës së lirë, një censurë dhe dëshmon se udhëtimi evropian i Shqipërisë është një hipokrizi për ty.

Rikujtoj këtu se zëvendëspresidenti i SHBA, JD Vance, në fjalën e tij në Mynih, konsideroi mbylljen e medieve sociale si një antivlerë shumë të rrezikshme për shoqëritë e lira, fjalën e lirë dhe mendimin e lirë.

T’u heqësh shqiptarëve të drejtën e përdorimit të TikTokut dëshmon se çfarë arbitrariteti.

Ripërsërit ekzakt atë që bënte Enver Hoxha, Spiro Koleka, Kristaq Rama gjatë diktaturës, të cilët valëve të radios dhe televizioneve perëndimore u vinin zhurmues në të katër anët e vendit.

Me këtë rast ftoj të gjithë gjimnazistët, të gjithë të rinjtë, të gjithë qytetarët të nisim betejën për çlirimin e TikTokut dhe përmbysjen e narkodiktatorit.

Me datën 15 mars protestë e përgjithshme kombëtare në sheshin ‘Skënderbej’ para kryeministrisë.

Një protestë në të cilën kërkohet anulimi i menjëhershëm i vendimit për censurën dhe bllokimin e TikTokut.

The post Mbyllja e TikTok/ Berisha njofton protestë Kombëtare më 15 mars appeared first on Albeu.com.