mbyllja e shkollave Archives - Albeu.com

Zhupa: Mbyllët dy institucionet me standardet më të larta. Kushi: Gjykata i ka dhënë të drejtë vendimit të Këshillit të Ministrave
Mbyllja e dy institucioneve arsimore private është bërë sërish temë diskutimi në Kuvendin e Shqipërisë.

Deputetja demokrate Ina Zhupa akuzoi Ministren e Arsimit, Evis Kushi dhe qeverinë se ka mbyllur në mënyrë të padrejtë dy nga institucionet me standardet më të larta në Shqipëri. Sipas saj qeveria shqiptare u soll si vasale e një shteti tjetër.

Në përgjigjen e saj ministrja Kushi deklaroi se mbyllja e dy institucioneve erdhi për shkak të mos respektimit të ligjit, duke shtuar se opozita nuk duhet të hedhë akuza ndërkohë që ajo që duhet të thotë fjalën e saj në këtë çështje që është drejtësia, i ka dhënë të drejtë vendimit të Këshillit të Ministrave.

Pjesë nga debati:

Zhupa: U mbyllën një shkollë dhe një kopësht, të dyja në shërbim të fëmijëve shqiptarë. Rama dhe Nikolla i kanë dhënë çertifikatë pak vite më parë, ndërsa sot thonë nuk kanë standarde. Me thënë të drejtën nuk kanë për institucione me standarde më të larta se këto dy institucione. Mund të më thoni se çfarë standardesh nuk plotësojnë?

Kushi: 10 ditë më parë gjatë një fjale këtu dhashë shpjegime në lidhje me vendimin e qeverisë për mbylljen e institucioneve arsimore, ku theksova është një vendim administrativ nuk duhet politizuar. Më vjen keq që ju në letër shkruani sipas të dhënave në media kemi të bëjmë me një vendimmarrje abuzive. E para jo të gjitha mediat kanë dalë në këtë konkluzion. As ju dhe as ne nuk mund t’i referohemi medias për të vlerësuar ligjshmërinë e këtij vendimi, janë institucionet e drejtësisë. Gjykata e ka dhënë fjalën e parë duke i dhënë të drejtë këshillit të Ministrave. Së dyti ju thoni heqja e licencave cënon të drejtën për arsimim për qindra fëmijë. Ky është abuzim, pasi sot të gjithë nxënësit janë sistemuar në kopshte dhe shkolla të tjera, të gjithë po vijojnë mësimin. Në letër shkruani dhe diçka tjetër çdo institucion privat arsimor mund të jetë target iu sulmeve nga ana e institucioneve shtetërore, po si mund të nxisni konflikt, shteti i mbron ato për sa kohë që zbatojnë ligjin. Shteti nuk është PS, shteti janë institucionet, ligjet, njerëzit. Sa i përket shkollës, ky institucion ka ndryshuar vendndodhjen pa marrë lejen e Minsitrisë së Arsimit. Ky institucion i ka dërguar dy shkresa Ministrisë së Arsimit, por ministria nuk i ka miratuar, pasi pas inspektimit nuk respektonin standardet, duke nisur nga higjena deri tek kushtet e tjera, e njëjta gjë ndodh edhe me kopështin.

Zhupa: Zonja ministre hajde shkojmë bashkë në një shkollë në një kopësht që plotëson standardet më shumë se këto dy shkolla që kemi. Sot kemi kushte Migjeniane duke u ngrohur me dru. Edhe shkollën që bëtë 4 milionë euro sërish nuk e keni me standardet me shkollat që mbyllet. Sa i përket ligjit gënjyet, ligji nuk ju thotë t’i hiqni liçencën, si fillim i paralajmëroni, pastaj i vini kushtet, pastaj gjobë, dhe pastaj mund të shkoni mbyllje. Por ju jeni vasalë pasi siç e tha dikush juve nuk ju pëlqejnë ato fonde që vijnë nga fondacioni Gylenit. Keni mbyllur në mënyrë të padrejtë dy institucione me standarde shumë të larta.

The post Zhupa: Mbyllët dy institucionet me standardet më të larta. Kushi: Gjykata i ka dhënë të drejtë vendimit të Këshillit të Ministrave appeared first on Albeu.com.

Mbyllja e shkollave për tre ditë, zbardhet vendimi i qeverisë: Pushim edhe për prindërit kujdestarë
Ministria e Arsimit mbylli për tre ditë shkollat e arsimit parauniversitar në të gjithë vendin për shkak të motit të keq, Në mbledhjen e sotme të qeverisë ëshë miratuar vendimi në lidhje me prindërit kujdestarë.

Përmes një VKM-je të miratuar ditën e sotme, për prindërit kujdestarë që punojnë në administratë publike, që kanë fëmijë në çerdhe apo jo, apo dhe në shkolla, është vendosur që ta kenë pushim duke nisur nga sot deri të mërkurën.

Në vendim thuhet që prindërit mund të punojnë edhe nga shtëpia, nëpërmjet telepunës.

VENDIM PËR CAKTIMIN E DATAVE 24, 25 DHE 26 JANAR 2022 DITË PUSHIMI PËR PRINDIN KUJDESTAR TË FËMIJËVE TË MITUR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Caktimin e datave 24, 25 dhe 26 janar 2022 ditë pushimi për njërin nga prindërit kujdestarë të fëmijëve, që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin bazë, që janë nëpunës civilë dhe punonjës të tjerë të administratës publike, të nivelit qendror e vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore.

Nëpunësit civilë dhe punonjësit e përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, gjatë kësaj periudhe, për aq sa është e mundur, përjashtimisht, me kërkesë të eprorit të drejtpërdrejtë ose titullarit të institucionit, mund të kryejnë detyrat më të domosdoshme funksionale të cilat përmbushen në kushtet e banesës, nëpërmjet telepunës.

Për shkak të mbylljes së çerdheve dhe të institucioneve arsimore, si pasojë e motit të ftohtë të këtyre ditëve, jo të zakonshëm në vend, dhe përshkallëzimit të përhapjes së infeksionit nga COVID-19, iu bëjmë thirrje të gjithë punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të punëmarrësve të tyre, sipas pikës 1, të këtij vendimi.

Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi, duke garantuar funksionalitetin e domosdoshëm të çdo institucioni.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

The post Mbyllja e shkollave për tre ditë, zbardhet vendimi i qeverisë: Pushim edhe për prindërit kujdestarë appeared first on Albeu.com.

Mbyllja e shkollave nga moti i ftohtë, PD: Qeveria e dështuar, nuk ka ngrohje
Ditën e djeshme, ministrja e Arsimit Evis Kushi njoftoi se shkollat do të mbyllen tre ditë (24-26 janar) për shkak se vendi ynë do të përjetojë temperatura shumë të ulëta.

Ky vendim, për Partinë Demokratike është një dështim i qeverisë. Deputetja e PD-së, Merita Bakiu, në një deklaratë për shtyp thotë se në shkolla nuk ka ngrohje dhe pse janë akorduar fonde për garantimin e kushteve të mira.

“Të hënën të martën dhe të mërkurën qeveria ka lajmëruar se është ftohtë dhe ka mbyllur shkollat. PD gjykon se kjo nuk është një masë që u shërben fëmijëve. Mbyllja e shkollave është dështim i qeverisë. Qeveria ska siguruar as kushtet minimale për ngrohje.

Të njëjtën situatë e kemi denoncuar edhe vjet. Masa e vetme për fëmijët është mbyllja e shkollave në vend të kushteve normale. Sistemet e kaldajave s’punojnë, rrjeti elektrik s’mban ngarkesë. Në Dibër për shembull edhe këtu shkollat s’kanë ngrohje.  T’i japim fund kësaj gjendje duke nisur që më 6 mars”, tha Sako./albeu.com

The post Mbyllja e shkollave nga moti i ftohtë, PD: Qeveria e dështuar, nuk ka ngrohje appeared first on Albeu.com.

Përhapja e Omicron në Europë, qeveritë rekomandojnë mbylljen e shkollave
Përhapja e variantit Omicron në të gjithë Europën po detyron shumë vende të marrin masa kufizuese edhe për shkollat. Për shkak të rritjes së numrit të rasteve te fëmijët, shumë shkolla evropiane u mbyllën për festat e Krishtlindjeve.

Në Gjermani, ku shkollat ​​tashmë janë mbyllur në disa zona, incidenca e personave nën moshën 15 vjeç është pothuajse dyfishi i mesatares kombëtare. Një tendencë e ngjashme është vënë re edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Austri dhe Irlandë. Ajo çfarë ka shqetësuar qeveritë është nëse shkollat do të rihapen në janar siç ishte planifikuar, raporton abcnews.al

Mosrespektimi do të ishte një goditje për edukimin e fëmijëve dhe një shqetësim për punonjësit dhe bizneset, të cilët do të duhet të japin leje për prindërit në mënyrë që të punojnë nga shtëpia. Shkencëtarët kanë theksuar se duhet të merren masa të reja për shkollat, si zgjatja e pushimeve shkollore por edhe ndalimi i ekskursioneve, pasi ditët e fundit është regjistruar një rritje prej 5% të rasteve -7. % në moshat 0-18 vjeç.

Britania ishte e para që ndryshoi mendimin, me Ministrin e Shëndetësisë Sajid Javid që tha se nuk mund të përjashtonte mbylljen e shkollave pasi mutacioni i ri Omicron po përhapet me një “ritëm të jashtëzakonshëm”.

Në Francë, përqindja e fëmijëve pozitivë nën moshën nëntë vjeç u rrit në 634 për 100,000 deri më 6 dhjetor, nga më pak se 100 në fillim të nëntorit. Përveç kësaj, qeveria daneze mbylli të gjitha shkollat ​​fillore të martën, një javë më herët se sa ishte planifikuar. Të njëjtin vendim mori edhe Holanda dhe disa zona të Zvicrës.

Ndërkohë, për vendet e tjera, përfshirë Greqinë, mbyllja e shkollave është zgjidhja e fundit. Kreu i Komitetit Federal të Vaksinimit të Zvicrës, Christoph Berger. tha këtë javë se nëse rastet vazhdojnë të rriten, do të merrnin parasysh opsionin për mbylljen e shkollave por mund të merren edhe masa të tjera, si përdorimi i maskës apo edhe testet.

Në Belgjikë, zyrtarët e qeverisë e kanë bërë të qartë se ky është një opsion bërthamor. Zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit Flamand Michael Devoldere tha se mbyllja e shkollave duhet të jetë opsioni i fundit./abcnews.al

The post Përhapja e Omicron në Europë, qeveritë rekomandojnë mbylljen e shkollave appeared first on Albeu.com.