mbrojtje imunitare Archives - Albeu.com

Debate për dozën përforcuese dhe urdhrin e vaksinimit
Në fund të javës që shkoi, doza përforcuese e vaksinës kundër COVID-19 që jepet me një doze të vetme, Johnson & Johnson bëri një hap para në procesin e miratimit.

Pas votimit unanim të një paneli këshillues, rekomandimi tani pret miratimin e Administratës amerikane të Ushqimit dhe Barnave.

Këshilltarët shprehën shqetësimin në rritje se vaksina J&J, me kalimin e kohës ofron më pak mbrojtje krahasuar me vaksinat Pfizer dhe Moderna.

“Ata po krahasojnë të dhënat e dobësimit të imunizimit dhe përparësitë e dhënies së dozës përforcuese në grupmosha të ndryshme. Të dhënat që vijnë nga Izraeli pas vaksinimit të presonave nga 40 deri 60 vjeç, tregojnë se ka vërtet përfitime nga marrja e dozës përforcuese”, tha Dr. Anthony Fauci.

Zoti Fauci shtoi se varësisht nga rrethanat, SHBA do të ndryshojë rekomandimet për vaksinën. Në disa pjesë të vendit, vaksinimi i detyrueshëm nga punëdhënësit publikë dhe privatë është pritur me protesta, si në fabrikën Boeing të shtetit të Uashingtonit.

Guvernatori repulikan i Teksasit, Greg Abbot kohët e fundit nxori një urdhër ekzekutiv që ndalon vaksinimin e detyruar, duke kundërshtuar thirrjet e Presidentit Biden për kompanitë me të paktën 100 punonjës që të kërkojnë nga stafi vaksinimin ose testimin e rregullt.

Guvernatori republikan i Arkansasit, Asa Hutchinson thotë se nuk e mbështet ndalimin e zbatimit të urdhrit të vaksinimit nga punëdhënisit, edhe pse ai kundërshton urdhrat e vendosura nga qeveria federale.

“Ndonjëherë përfaqësuesit e shteteve thonë se punëdhënësit nuk duhet të kenë të drejtën të imponojnë vaksinim të detyruar për punonjësit. Për mua, edhe kjo qasje është e gabuar. Nuk është as e përshtatshme për debatin e as parimore”, tha ai.

Ndërkohë, rekomandimi i së premtes i panelit të FDA-së do të zbatohej tek të gjithë personat mbi 18 vjeç që vaksinohen me J&J, të paktën dy muaj pas imunizimit fillestar.

Masa ndjek planet e paraqitura në gusht nga Shtëpia e Bardhë, për një fushatë të gjerë të imunizimit me dozë përforcuese./VOA

The post Debate për dozën përforcuese dhe urdhrin e vaksinimit appeared first on Albeu.com.