mbreti zog Archives - Albeu.com

Protesta qytetare – sistemi politik – Mbretëria
Nga Ekrem Spahiu

Duke kremtuar sot 98 vjetorin e shpalljes së Mbretërisë Shqiptare, qytetarët e Shqipërisë dhe të mbarë kombit përkujtojnë me nderim të veçantë datën 1 shtator 1928, kur nisi dhe funksionoi një sistem politik vlerash kombëtare, sociale, ekonomike dhe juridike të afirmuara si më të suksesshmet dhe më të dëshirueshmet për ta.

Përkujtimi i kësaj date të shënuar në historinë e Shqipërisë, e gjen vendin pothuajse të destabilizuar nga mungesa e mosfunksionimit të demokracisë dhe drejtësisë, korrupsioni sistemik, shthurja e administratës qeverisëse, standardet e ulta të jetesës, pasiguria për jetën, krimi i organizuar dhe ai ordiner, ligji zgjedhor diskriminues ndaj barazisë së qytetarit, shthurja e vlerave të familjes dhe shoqërisë, e të tjera, me pasojë largimin masiv të shqiptarëve nga vendi. Ndërkohë që pritej e kundërta pas më shumë se tre dekadash regjim demokratik.

Alergjia publike që ka krijuar kjo situatë, po shprehet në protestat e filluara tre muaj më parë si lëvizje mjedisore, por që u shndërrua natyrshëm në një lëvizje qytetare të qëndrueshme si një sfidë ndaj realitetit politik 36 vjeçar, që e ka shkaktuar këtë gjendje.

Është vënë në pikëpyetje vetë regjimi, sistemi politik. Më saktë, ky sistem politik ka dështuar dhe qytetarët kërkojnë ndryshimin e tij. Duke marr shkas nga ky reagim i fuqishëm publik, është momenti për të evokuar faktin se regjimi i Mbretërisë Shqiptare, që zgjati vetëm 11 vjet, i la Shqipërisë një pasuri konceptesh, praktikash dhe institucionesh, standardi i të cilave, pothuajse në të gjitha planet, nuk është arritur nga asnjë qeverisje e mëpasme.

Po pse e duan shqiptarët Mbretërinë!?

–	Alternativa mbretërore nën drejtimin e Mbretit Zog është e provuar në Shqipëri duke qenë më e dëshirueshmja nga shqiptarët, sepse në atë regjim politik gëzuan siguri dhe të drejta që nuk i kanë gëzuar kurrë më pas.

–	Mbretërinë nuk e largoi populli shqiptar por fatkeqësisht pushtimi fashist.

–	Mbretëria, me Mbretin Leka I, është konfirmuar si sistemi politik më i dëshiruar i zgjedhësve shqiptarë të Shqipërisë edhe në Referendumin e datës 29 qershor 1997 për formën e regjimit, ku fitoi me të paktën 54% të votave në rang kombëtar, pavarësisht se u manipulua hapur.

–	Të gjitha partitë politike opozitare të kohes dhe mbi 30 subjekte të tjera kanë nënshkruar një marëveshje politike më 04.06.1998 se referendumi është manipuluar dhe duhet përsëritur.

–	Përsëritja e referendumit nuk ka asnjë pengesë kushtetuese. Në Nenin 151/3 të Kushtetutës së Shqipërisë është e shprehur qartë : “Referendumi  për  të  njëjtën  çështje  nuk  mund  të  përsëritet  përpara  se  të  kenë  kaluar  tre vjet nga zhvillimi i tij”.

–	Princ Leka II, trashëgimtar legjitim i fronit mbretëror, përmbush të gjitha kushtet dhe është i gatshëm për të ushtruar pushtetin që buron nga ky sistem politik nëse shqiptarët e kërkojnë me shumicë votash.

–	Sistemi “Mbretëri” nuk është vetëm model shqiptar. Shtetet me këtë sistem politik në Europë janë dëshmuar të jenë vendet më të zhvilluara dhe me stabilitet politik, ekonomik e social më të lartë.

Mbështetur në këto premisa, koha po e bën të domosdoshme për qytetarët e Shqipërisë që të ndërmerret nisma ligjore për fillimin e proçedurave për zhvillimin e Referendumit për formën e regjimit politik në Shqipëri.

Mbretëria nuk është thjesht një regjim politik, por një etapë që homogjenizon shoqërinë, një mburojë e përbashkët kombëtare, të cilën e kanë kaluar pothuajse të gjitha shtetet moderne. Historia dëshmon se rreth dy dhjetëvjeçarë pas themelimit të shtetit shqiptar, Shqipëria ishte i vetmi vend i Ballkanit dhe shqiptarët ishin i vetmi komb që nuk e kishin këtë mburojë, ndërkohë që të gjitha shtetet dhe kombet e tjerë në këtë rajon, e kishin formësuar njësinë politike përkatëse pikërisht nga mbretëritë e tyre. Për herë të parë nën Monarkinë, shteti shqiptar u njoh nga të gjitha shtetet perëndimore, më së pari nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar.

Me shpalljen e Mbretërisë, Mbreti Zog e orientoi të gjithë strukturën dhe institucionet e qeverisjes për nga modelet më të mira perëndimore. Si rrallë herë në historinë e Shqipërisë, u thirr ekspertiza më e mirë juridike, ekonomike, ushtarake dhe diplomatike e shteteve perëndimore. Statuti Themeltar, kodi civil, kodi tregtar, kodi penal, kodi i procedurës civile, etj, të hartuara nën këtë ekspertizë, shënuan shkëputjen e plotë nga legjislacioni i periudhës osmane dhe e orientuan Shqipërinë drejt ndërtimit dhe funksionimit të një shteti modern, me orientim të qartë perëndimor europian. Monarkia Shqiptare e qeverisi vendin përmes një parlamenti të zgjedhur në mënyrë demokratike, duke iu dhënë fund politikave fragmentariste nga të cilat ishte kërcënuar jo pak përgjatë kohës pas themelimit të shtetit shqiptar.

Sikurse është e njohur, sistemi politik “Republikë Popullore e Shqipërisë”, i ardhur pas Mbretërisë dhe i instaluar nga regjimi komunist në 11 Janar 1946, e ktheu Shqipërinë në vendin me diktaturën më të egër ndër ish vendet komuniste dhe pasojat tashmë dihen. Ndërkohë, sistemi politik “Republikë Parlamentare”, i vendosur në vitin 1992, u provua se ka sjellë zhgënjimin e madh të shqiptarëve.

Duke evokuar realitetet si më sipër, e them me bindje të bazuar se, jo vetëm mbretërorët por, sipas opinionit të çertifikuar tashmë, shumica e shtetasve shqiptarë kërkojnë rikthimin e Monarkisë.

The post Protesta qytetare – sistemi politik – Mbretëria appeared first on Albeu.com.

Qeverisja Vendore në Mbretërinë Shqiptare, model funksional edhe për sot
Nga Ekrem Spahiu

Shqipëria po kryen reformën e katërt territoriale në 36 vitet e demokracisë. Kundrejt kësaj manie politike, lind një pyetje legjitime: kujt i ka shërbyer deri tani dhe kujt do t’i shërbeje reforma e re?

Reforma e vitit 2014 kaloi nga 373 njësi vendore në 61 bashki! Opozita nuk mori pjesë fare në atë reformë, çka i la dorë të lirë partisë në pushtet (PS) të krijonte bashki të personalizuara!

Tani, pas rreth 12 vitesh në zbatimin e saj, po diskutohet një hartë e re, ku PS kërkon 46 bashki dhe PD 100! Duket qartë se, Reforma Territoriale, edhe këtë herë do t’i nënshtrohet përllogaritjeve politike: zgjedhjet vendore të vitit 2027 do të zhvillohen me organizimin e ri territorial dhe partia socialiste po insiston që ta bëje e vetme këtë ligj, duke vazhduar që edhe harta e re administrative të jetë një hartë elektorale në dobi të PS dhe jo të qytetarëve!

Reforma territoriale është e zakonshme në Europë, por ajo na jep një mësim shumë të rëndësishëm: reforma territoriale duhet të jetë pjesë e një arkitekture afatgjatë të shtetit, jo thjesht ndryshim i numrit të bashkive. Ndërsa Shqipëria krijon problem pikërisht me numrin dhe përfitimet elektorale partiake që rrjedhin nga numri, jo nga funksionaliteti.

Ndërkohë që PS dhe PD kanë ofruar draftet e tyre për Reformën e re Territoriale, Shqipëria e ka patur një model të qeverisjes vendore, të provuar për funksionalitetin e vet: atë të periudhës së Mbretërisë Shqiptare, ku pushteti vendor ishte hartuar dhe organizuar nga ekspertët më të mirë ndërkombëtarë, orientuar nga modelet me fizionomi perëndimore dhe përshtatur me kushtet e Shqipërisë.

Gjatë Mbretërisë Shqiptare (1928–1939), me interesimin dhe nën drejtimin e Mbretit Zog, u hodhën hapa të rëndësishëm për krijimin e një administrate moderne perëndimore dhe, në këtë kuadër, edhe për administrimin e interesave lokale. Hierarkia e administratës vendore shkonte në linjën: Qeveria qendrore → Prefektura → Nënprefektura → Bashkia/Komuna → Fshati. Prefektura ishte njësia kryesore territoriale. Vendi u nda në 10 prefektura. Në krye të Prefekturës qëndronte Prefekti, i cili ishte përfaqësuesi i qeverisë në territor. Ai kishte kompetenca të rëndësishme administrative dhe ekzekutive. Nuk zgjidhej nga populli, por ishte pjesë e administratës shtetërore dhe emërohej nga pushteti qendror.

Prefekturat ndaheshin në nënprefektura. Numri i tyre është ndryshuar vetëm një herë: në vitin 1927 vendi u nda në 39 nënprefektura, ndërsa në vitin 1934 u shkurtuan në 30 nënprefektura. Në krye të nënprefekturës qëndronte nënprefekti, i cili ishte gjithashtu pjesë e administratës shtetërore dhe jo funksionar i zgjedhur drejtpërdrejt nga populli.

Ndarja territoriale e prefekturave dhe nënprefekturave ishte si vijon:

Prefektura Berat kishte nënprefekturat Berat, Fier, Lushnjë, Mallakastër, Skrapar

Prefektura Dibër kishte nënprefekturat Dibër, Mat, Zerqan

Prefektura Durrës kishte nënprefekturat Durrës, Kavajë, Krujë, Shijak

Prefektura Elbasan kishte nënprefekturat Elbasan, Gramsh, Peqin

Prefektura Gjirokastër kishte nënprefekturat Çamëri, Delvinë, Gjirokastër, Kurvelesh, Libohovë, Përmet, Tepelenë.

Prefektura Korçë kishte nënprefekturat Bilisht, Kolonjë, Korçë, Leskovik, Pogradec

Prefektura Kosovë (Kukës) kishte nënprefekturat Kosovë-Kukës, Lumë, Tropojë/Malësi e Gjakovës.

Prefektura Shkodër kishte nënprefekturat Dukagjin, Lezhë, Malësi e Madhe, Mirditë, Pukë, Shkodër

Prefektura Vlorë kishte nënprefekturat Himarë, Vlorë

Prefektura Tiranë nuk kishte nënprefekturë.

Ndërsa lidhur me bashkitë, sipas kuadrit të atëhershëm, ato ngriheshin në qytete ose qendra banimi me një numër të caktuar familjesh dhe kishin një organizim më të veçantë. Bashkitë ngarkoheshin me çështjet urbane dhe shërbimet lokale. Ligji për bashkitë i vitit 1927 vazhdoi të ishte në fuqi deri në vitin 1934, kur u miratua një ligj i ri për bashkitë. Ligji i ri krijoi një organizim më të plotë të qeverisjes urbane. Bashkia trajtohej si person juridik dhe kishte Asamblenë e Bashkisë, Këshillin, Kryetarin e Bashkisë, administratën dhe kompetenca të caktuara financiare. Ky ligj ishte një hap i rëndësishëm drejt vetëqeverisjes vendore dhe decentralizimit fiskal.

Në nivel qytetesh, pra bashkish, kishte një element më të dukshëm të vetëqeverisjes: kryetari dhe këshilli bashkiak ishin të zgjedhur dhe kishin rol në administrimin e qytetit. Kjo krijonte një kombinim të centralizimit shtetëror dhe autonomisë vendore.

Në zonat rurale ngriheshin dhe funksiononin komunat, të cilat përfshinin disa fshatra. Në vitin 1934 Shqipëria kishte gjithësejt 160 komuna dhe 2351 fshatra.

Në ndarjen territoriale të nënprefekturave dhe të bashkive kishte një dallim të rëndësishëm: nënprefektura nuk ishte e njëjtë me bashkinë. Në qytete ngrihej edhe bashki, edhe nënprefekturë. Por, ndërsa bashkia ishte institucion i zgjedhur, nënprefektura ishte hallkë e administratës shtetërore.

Nga verifikimi i burimeve historike dhe juridike, Zogu nuk u bazua mekanikisht në modelin e një shteti të vetëm. Reforma administrative nisi përpara shpalljes së Mbretërisë, gjatë periudhës së Republikës së Zogut (1925 – 1928). Ligji për prefekturat dhe nënprefekturat i 23 majit 1928 ishte një nga aktet kryesore të kësaj faze.

Pas Statutit Themeltar të vitit 1928, administrata u ndërtua mbi një model të centralizuar europian, me prefekturën si njësia kryesore administrative; nënprefekturat si nivel i ndërmjetëm; bashkitë për qendrat urbane; komunat për zonat rurale. Për këtë ai u mbështet në modele europiane të administrimit, duke marrë si referencë kryesisht traditën administrative kontinentale europiane, veçanërisht atë franceze dhe italiane, por ndërtoi një sistem shqiptar dhe jo një kopje të pastër të ndonjë shteti.

Për ta bërë sa më funksionale këtë hallkë të shtetit, Zogu ftoi dhe angazhoi këshilltarë ekspertë të çertifikuar europianë: italianë, austriakë, francezë, holandezë, etj.  Ata punuan për disa vite me administratën e Zogut, për përzgjedhjen e modelit administrativ të shteteve perendimore, duke e përshtatur me kushtet e  Shqipërisë.

Bazuar në këtë përvojë nga ekspertët e huaj, ishin juristët dhe administrata shqiptare që ndërtuan kuadrin ligjor, duke marrë si referencë praktikat dhe legjislacionin perëndimor. Linja e punës ishte shumë e qartë: Mbreti → Ministri i Punëve të Brendshme → juristët shqiptarë të ministrisë → komisioni hartues → ekspertët e huaj të konsultuar → modeli italian/francez → Ligji i 1928 → Ligji i Bashkive 1934.

Përmes këtij modeli të qeverisjes vendore, qytetari i atëhershëm ndjehej i dinjitetshëm, i vlerësuar dhe i mbështetur nga shteti.

Po sot, si do të ndjehet qytetari me Reformën e re Territoriale, të pretenduar se do ta kalojë qeverisjen vendore nga copëzimi në konsolidim dhe nga konsolidimi drejt funksionalitetit? Nuk kemi shikuar asnjë vlerësim dhe asnjë analizë të dokumentuar statistikore se çfarë funksionoi mirë dhe çfarë funksionoi keq nga skema e deritanishme; nuk kemi shikuar asnjë konsulencë nga ekspertë të vendit dhe të huaj, përveçse takime bashkiakësh të partisë në pushtet, ku më së shumti shfryhen nerva e inate, se sa bëhen analiza; nuk kemi shikuar asnjë konsultë masive me qytetarin – atë që do të preket drejtpërdrejt nga kjo reformë.

Kështu, Reforma e re Territoriale, në vend që të marrë modelin dhe përvojën e suksesëshme kombëtare të qeverisjes vendore të aplikuar nga Mbretëria Shqiptare, duket se do të vazhdojë t’u shërbejë përllogaritjeve politike, duke e larguar akoma më shumë qytetarin nga qeverisja.

The post Qeverisja Vendore në Mbretërinë Shqiptare, model funksional edhe për sot appeared first on Albeu.com.

Shpallja e Mbretërisë Shqiptare, duhet të jetë ditë e shënuar Shtetërore
nga Ekrem Spahiu, Bashkëkryetar i LZHK

Shteti shqiptar, në kuadrin e rishikimit të historisë, duhet ta shpallë dhe ta kremtojë 1 Shtatorin si një nga ditët e shënuara shtetërore. Një Shtatori nuk është dita e një individi, familje apo një grupimi të caktuar, por një nga ditët e pakta jashtëzakonisht domethënëse për shtetin shqiptar, që nga themelimi i tij.

Mbretëria nuk është thjesht një regjim politik, por një etapë që homogjenizon shoqërinë, një mburojë e përbashkët kombëtare, të cilën e kanë kaluar pothuajse të gjitha shtetet moderne. Rreth dy dhjetëvjeçarë pas themelimit të shtetit shqiptar, Shqipëria ishte i vetmi vend i Ballkanit dhe shqiptarët ishin i vetmi komb që nuk e kishin këtë mburojë, ndërkohë që të gjitha shtetet dhe kombet e tjerë në këtë rajon, e kishin formësuar njësinë politike përkatëse pikërisht nga mbretëritë e tyre.

Për herë të parë në historinë shtetndërtuese të saj, me Mbretërinë Shqipëria u konsolidua si shtet i qëndrueshëm dhe funksionoi si i tillë për 11 vjet, në dallim nga 16 vjetët e mëparshëm gjatë të cilave ajo ose përjetoi vakum pushteti, ose qeveri të dobëta, të cilat nuk mbushnin as motin.

Institucioni i Monarkisë Shqiptare, sanksionoi me ligj plotshmërinë dhe përkatësinë e përbashkët të kombit shqiptar. Monarkia Shqiptare e qeverisi vendin përmes një parlamenti të zgjedhur në mënyrë demokratike, duke iu dhënë fund politikave fragmentariste nga të cilat ishte kërcënuar jo pak përgjatë kohës pas themelimit të shtetit shqiptar.

Për herë të parë nën Monarkinë, shteti shqiptar u njoh nga të gjitha shtetet perëndimore, më së pari nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar. Qeveritë e mëparshme, përgjithësisht nuk ishin njohur, sepse as nuk arrinin të institucionalizoheshin në nivel të mjaftueshëm për ta përfituar njohjen ndërkombëtare. Një vend që nuk i njihet ndërkombëtarisht qeverisja për 16 vjet, është absolutisht vend i rrezikuar. Nëse Shqipëria do të kishte vazhduar të mbetej në këtë gjëndje, pothuajse vakumi institucional, do kishte tërhequr mbi vete jo vetëm lakmitë e mbretërive përreth, por edhe indiferentizmin, shpërfilljen dhe deri edhe pikëpyetësimin nga fuqitë e mëdha. Nuk mund të mos vihet në dukje se, në jo pak raste të mëparshme, ishte rrezikuar edhe vetë Shqipëria shtetërore të diskutohej si entitet shtetëror.

Me shpalljen e Mbretërisë, Mbreti Zog e orientoi të gjithë strukturën dhe institucionet e qeverisjes për nga modelet më të mira perëndimore. Si rrallë herë në historinë e Shqipërisë, u thirr ekspertiza më e mirë juridike, ekonomike, ushtarake dhe diplomatike e shteteve perëndimore.

Statuti Themeltar, kodi civil, kodi tregtar, kodi penal, kodi i procedurës civile, etj, të hartuara nën këtë ekspertizë, shënuan shkëputjen e plotë nga legjislacioni i periudhës osmane dhe e orientuan Shqipërinë drejt ndërtimit dhe funksionimit të një shteti modern, me orientim të qartë perëndimor europian.

Ai shtet zgjati vetëm 11 vjet, por i la Shqipërisë një pasuri konceptesh, praktikash dhe institucionesh, standardi i të cilave, në shumë plane, zor se është arritur nga qeverisjet e mëpasme.

Prandaj shteti shqiptar, në kuadrin e rishikimit të historisë, duhet ta shpallë dhe ta kremtojë 1 Shtatorin si një nga ditët e shënuara shtetërore. Një Shtatori nuk është dita e një individi, familje apo një grupimi të caktuar, por një nga ditët e pakta jashtëzakonisht domethënëse për shtetin shqiptar, që nga themelimi i tij.

The post Shpallja e Mbretërisë Shqiptare, duhet të jetë ditë e shënuar Shtetërore appeared first on Albeu.com.