mbreti i basteve Archives - Albeu.com

“Zbërthehet” gazetari: Ky është numri i njerëzve që punonin për Ervis Martinajn, sa para i paguante buxhetit të shtetit
Gazetari Basir Çollaku thotë se rasti i agjentit që ndihmoi Ervis Martinajn të largohej nuk është i pari parë që policia bashkëpunon me krimin.

Në një intervistë për Euronews Albania, gazetari u shpreh se Ervis Martinaj kishte 16 mijë të punësuar kur bastet ishin zyrtare dhe paguante dhjetëra milionë euro për buxhetin e shtetit.

Sipas tij, kryeministri ka pasur dijeni për shumë nga zhvillimet që kanë ndodhur madje arsyeja kryesore pse u shkarkua drejtori i policisë ishte zhdukja e Martinajt.

“Dhe ka jo pak të akuzuar në oborrin e kryeministrit që janë të interesuar për biznesin e basteve. Nuk është rastësi që me zhdukjen e Martinajt të rikthehet interesimi për biznesin e basteve. Kryeministri ka dijeni, arsyeja kryesore e shkarkimit të Nanos ishte zhdukja e Martinajt”, tha gazetari.

9 gushti është dita kur familjarët e Ervis Martinajt humbën kontaktet me të afërmin e tyre. Prej orës 20:00 të asaj dite, ata nuk kanë kontaktuar me Martinajn edhe nëpërmjet personave të tretë.

Një ditë më pas, familjarët denoncuan zhdukjen në komisariatin e Kurbinit dhe janë të frikësuar se diçka e keqe mund t’i ketë ndodhur, çka ngre dyshime se ai mund të jetë vrarë. Prokuroria e Kurbinit e ka regjistruar çështjen vetëm për akuzën e rrëmbimit.

Pas denoncimit dhe pas marrjes së kallëzimit nga prokuroria, janë dy pista zyrtare ku po ndiqet hetimi. E para, është ajo e inskenimit të zhdukjes dhe e dyta, rrëmbimi pa pasojë.

The post “Zbërthehet” gazetari: Ky është numri i njerëzve që punonin për Ervis Martinajn, sa para i paguante buxhetit të shtetit appeared first on Albeu.com.

Gazetarja flet hapur: Kush është i “forti” që po hetohet për zhdukjen e Ervis Martinajt, dy shtetet ku po kërkohen të dhëna për “mbretin” e basteve
Vijon të mbetet mister fati i të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinajt.

Gazetarja, Klodiana Lala thotë se një i shumëkërkuar për ngjarje të rënda kriminale, po kalon në sitë nga organet e drejtësisë, pasi dyshohet se është i përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt.

Në “Euronews”, Lala u shpreh se është gjetur edhe një automjet, që dyshohet se përdorej nga Martinaj. Sipas saj, kjo pistë e re i ka drejtuar hetuesit drejt Kosovës.

“Ajo dosje ka pafund histori. Është gjetur më pas një automjet që dyshohet se përdorej nga Ervis Martinaj, ka çelur një pistë të re që i drejton hetuesit drejt Kosovës. Në sitë po kalon edhe një personazh i shumëkërkuar, i përfolur për shumë ngjarje të rënda kriminale, refuzoj ta bëj me dije emrin, duke qenë se është duke u hetuar. Dyshohet si i përfshirë në këtë histori”, theksoi ajo.

Dy shtetet ku po kërkohen të dhëna për zhdukjen e Ervis Martinajt

Lala tregoi se autoritetet shqiptare po kërkojnë informacion në Itali dhe Maqedoni të Veriut për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

“Pse policia hesht? Duhet të ushtrojmë presion pozitiv ndaj ministrisë që të na japë një përgjigje dhe për të qetësuar familjarët dhe për të kuptuar se çfarë po ndodh me këtë histori. Një kryeministër nuk mund të dalë dhe të thotë që dimë disa të dhëna.

Autoritetet shqiptare kanë kërkuar në drejtim të dy vendeve, por janë kërkuar të dhëna përmes shenjave të gishtërinjve në shtetin italian Romë dhe janë kërkuar në Maqedoninë e Veriut. Është një çështje e madhe do të kërkojë shumë kohë për ta sqaruar”, u shpreh Lala. Gazetarja shtoi më tej se në Policinë e Shtetit u vërtetua se ka njerëz të inkriminuar.

The post Gazetarja flet hapur: Kush është i “forti” që po hetohet për zhdukjen e Ervis Martinajt, dy shtetet ku po kërkohen të dhëna për “mbretin” e basteve appeared first on Albeu.com.

Ervis Martinaj rrëmbeu dhe rrahu babain e “Princit Damian”, gabimi fatal që Klani Duka nuk ia fali kurrë “mbretit” të basteve
Dyshohet se Klani Duka ka qenë ai i cili “i ka prerë krahët” Ervis Martinajt.

Pas prishjes së pazareve të parave mes tyre, Martinaj dhe Klani Duka u përfshinë në një konflikt të drejtpërdrejtë.

Përplasja mes grupit të Ervis Martinaj dhe vëllezërve Leonard dhe Erlis Duka kulmoi me eleminimin e ish-policit Santiago Malko, një prej miqve më të afërt të Martinaj. Vrasje e cila dyshohet se u krye nga Klani Duka, mbrëmjen e 27 gushtit 2019, në rrugën ‘Xhanfize Keko’, në Tiranë. Santiago Malko, që kishte qenë i pranishëm edhe gjatë përplasjes me armë që Ervis Martinaj, kishte pasur disa muaj më parë, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Kjo vrasje erdhi pasi Klani Duka kishte dështuar në ekzekutimin e Martinaj. Përplasja mes Martinajt dhe Dukëve, që duket se kishte nisur për lojërat e fatit. Por ku thuhet se Martinaj, mori peng dhe dhunoi babain e vëllezërve Duka. Gabim të cilin Klani Duka nuk ia fali kurrë Martinajt.

Klan që thuhet se tashmë ishte betuar deri në elemiminin e ushtarit të fundit të Martinaj dhe vetë kundërshtarit të tyre më të madh. Për ata që e njohin, e dinë se Leonard Duka vetëquhet tek miqtë e tij si “Princi Damian”, një nofkë e cila sipas tij reflekton luksin dhe jetën që ka 37-vjeçari.

Ku një hetim i prokurorisë së Tiranës, zbuloi se Vëllezërit Duka ishin investuar fuqishëm me të gjithë mjetet për të ditur lëvizjet e Martinaj me objektivin për të kryer eleminimin e tij. Hetim që ndër të tjera, zbuloi se Klani Duka, kishte rekrutuar punonjësen e një agjensie turistike, me qëllim që kjo e fundit kundrejt pagesës tju vinte ne dispozicion lëvizjet dhe vendet ku do të akomodohej Ervis Martinaj.

Dosja e Prokurorisë e marrë nga emisioni ‘Shenjestër’

N.SH.ka punuar në një agjenci udhëtimesh në rrugën ‘Myslym Shyri’ ku shiste bileta udhëtimesh, paketa turistike, akomodime në hotele jashtë vendit etj. Nga deklarimet e N.Sh, ka rezultuar që përmes të pandehuri Daut Elmazi, ajo dhe i fejuari i saj Dejvison Serjani, kanë krijuar kontakte me shtetasit Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni. njohur me pseudonimin ‘Dogja’.

Këta dy shtetas kanë patur në plan eleminimin fizik të shtetasit Ervis Martinaj dhe për organizimin e vrasjes u është dashur informacion prej të pandehurve lidhur me lëvizjet e objektivit Martinaj jashtë vendit. Sipas dosjes së prokurorisë të siguruar ‘Në shënjestër’, e pandehura, pranoi se i ka servirur vëllezërve Duka, informacion mbi fluturimet e Martinaj.

Madje, tregoi edhe shumat që kishte marrë për të dhënë këtë informacion, nga kundërshtarët e Martinaj. Në deklarimet e saj, e pandehura N.Sh ka pranuar që në këmbim të informacioneve do të përfitonin shpërblim në para. Rezulton se në dy raste është dhënë informacion lidhur me planet e udhëtimit të objektivit Martinaj.

Një herë informacioni i është përcjellë shtetasit Fatmir Hyseni për një fluturim të objektivit Martinaj me itinerar Prishtinë-Stamboll- Dubai, ndërsa herën tjetër informacioni i është përejellë Leonard Dukës për një fluturim të objektivit Martinaj, me itimerar Athinë-Stamboll-Valencia).

Sipas deklarimeve të N.SH, Leonard Duka i ka paguar asaj dhe Dejvison Serjanit shumën prej 30 000 euro. Por gjuetia e Klanit Duka, ndaj Ervis Martinaj, duket se ka filluar shumë herët. Ku ashtu edhe si rivali i tyre që kishte lidhje të fuqishme në Policinë e Shtetit, edhe vëllezërit Duka, duket se kishin rekrutuar oficerë policie për të ndjekur gjurmët e gjahut të tyre.

Ky oficer policie që do të siguronte informacione për lëvizjet e Martinaj, do të ishte Ardjan Ahmeti. Që kishte punuar gjatë viteve 2015-2019, si specialist IT, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës si dhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Nga deklarimet e Ardjan Ahmetit, ka rezultuar që ka qenë Daut Elmazi, ai që e ka lidhur me Fatmir Hysenin, i njohur si Doqja. Dauti i ka kërkuar Ardjanit që të prezantohet tek Hyseni si punonjës policie dhe ti thotë që ai po siguron informacione lidhur me lèvizjet jashtë territorit të Shqipërisë të Ervis Martinaj.

Dauti i ka premtuar shpërblim në para për këtë shërbim, gjatë kësaj kohe Ardjan Ahmeti është takuar me Fatmir Hysenin dhe ka komunikuar sipas porosisë së Dautit.

I gjendur përballë këtyre dëshmive, grupi hetues vendosi të mbajë në përgjim, dy të fejuarit Dejvison Serjani dhe shtetasen N.Sh. Për të parë nëse deklarimet e tyre ishin të vërteta dhe përputheshin me lëvizjet e Ervis Martinaj, shënjestrës tashmë të Klanit Duka. Ku zbulimi do të ishte surprizues edhe për vetë grupin e hetimit.

Transkriptet e përgjimeve

Nga transkriptet e përgjimeve telefonike rezultojnë edhe konfimimet e deklarimeve të shtetasve Dejvison Serjani, N.Sh, dhe Ardjan Ahmeti. Në kuadër të këtij procedimi, është kërkuar ndihmë nëpërmjet letërporosive nga ana e autoriteteve turke për të konfirmuar fluturimet dhe akomodimin për shtetasit Ervis Martinaj, Leonard Duka, Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Igli Memaj, Gentjan Dautaj (Zoto).

Nga kthim-përgjigjet e administruara në fashikull rezulton që këta shtetas kanë udhëtuar në të njejtat data respektive kur supozohet që të realizohej atentati që po planifikohej. Edhe akomodimi i tyre rezulton në të njëjtin vend. Hetuesit dolën në përfundimin se Dukët nuk mundën ta ekzekutonin Martinajt, ndaj për këtë vendosën të hakmarreshin duke vrarë mikun e tij, Santiago Malko.

Ekzekutimi i Santiako Malkos nisja për eliminimin e grupit ‘Martini’

Mbi këtë të fundit, SPAK thotë se e qëlloi vlonjati Fatmir Hyseni, i njohur si DOQJA. Por vrasja e Malkos, do të ishte vetëm fillimi i fundit të pandalshëm të eleminimit të grupit të Ervis Martinaj.

Një tjetër vrasje brenda radhëve të grupit të Martinaj, që do të shënjonte sinjalin se ditët e arta të një perandorie kishin nisur perëndimin e tyre. Më 30 maj 2020, një tjetër atentat, këtë herë brenda një hoteli, në aksin Mamurras-Lezhë, do ti merrte jetën biznesmenit Bujar Lika dhe mikut të tij, Paulin Gjergji.

Lika, që ishte mik i ngushtë me Ervis Martinaj. Atentat që shpejt do të pasohej nga i radhës. Dhe që do të trondiste edhe njëherë fuqishëm grupin e Martinaj. Viktimat këtë herë brenda këtij grupi, do të ishin Erigers Mihasi dhe miku i tij Armand Dumani.

Të cilët u ekzekutuan barbarisht më 13 nëntor 2021, në Tiranë, në zonën e Unazës së Re, brenda makinës së tyre. Eleminim i ushtarëve të Martinaj që do të kryhej publikisht,në sytë e dhjetra pasagjerëve që sapo zbrisnin nga urbani i linjës së Tiranës së Re.

Por teksa viti kalendarik dukej se do të mbyllej pa humbje të tjera në radhët e grupit të Martinaj, një tjetër viktimë brenda këtij grupi do të përmbyllte ciklin vjetor të hakmarrjes së egër që tashmë ishte e dukshme.

Can Karriqi, edhe ky një ushtar i Ervis Martinaj. I cili u ekzekutua më 23 dhjetor 2021, në Kamëz, brenda një makine. Dyshimet për këto krime ranë mbi Klanin Duka. Por duket se Martinaj, nuk kishte llogari të hapura vetëm me këtë Klan. Por edhe me të tjerë grupe apo familje, me të cilat tashmë i ndante gjaku.

The post Ervis Martinaj rrëmbeu dhe rrahu babain e “Princit Damian”, gabimi fatal që Klani Duka nuk ia fali kurrë “mbretit” të basteve appeared first on Albeu.com.

Shoqëria me policë dhe vajza VIP, cilat janë gabimet me kodet që përdor mafia që mund të kenë sjellë zhdukjen e Ervis Martinajt
Vijon prej të paktën dy javësh misteri mbi zhdukjen e Ervis Martinajt, personazhit të konsideruar si “Mbreti i Lojërave të Fatit”, i cili mendohet se ka arritur një pasuri prej gati 600 milion euro prej aktiviteteve të ligjshme dhe të paligjshme.

Gazetarët flasin me bindje se kanë parë një video kur ai është kapur nga kundërshtarët e tij, teksa i ofron madje atyre 50 milion euro për ta liruar. Artan Hoxha në atë video shihej se Martinaj ishte torturuar, ndërkohë që deri më tani nuk ka një reagim zyrtar as nga policia dhe as nga prokuroria se çfarë ka ndodhur realisht me Martinajn.

Disa nga ekspertët e botës së krimit thanë se Ervis Martinaj, nuk zbatoi rregullat e botës së mafies. Ishte më i ekspozuar seç duhet, donte të ishte gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe në vendet më luksoze në Shqipëri.

Cilat janë gabimet me kodet dhe rregullat e mafias që sollën zhdukjen e Vis Martinaj?

Kodi i heshtjes

Omerta është kodeksi i heshtjes i cili i ndalon mafiozët që të tradhtojnë partnerët e tyre tek autoritetet. Dënimi i tradhtisë është vdekja e tradhtarit dhe e familjes së tij.

10 Urdhrat e Shenjta

Në nëntor të vitit 2007, pas arrestimit të Salvatore Lo Picolo (do të sqarojmë më vonë se kush është), policia siçiliane gjeti një dokument që përmbante “Dhjetë Urdhërat” në vendin ku strehohej ai. Ata janë udhërrëfyes si të bëhesh një mafioz i mirë, i respektuar dhe i ndershëm.

Askush nuk duhet ta prezantoje veten drejtpërdrejt para ndonjërit nga miqtë tanë. Duhet të ketë një palë të tretë për ta bërë këtë.

Asnjëherë mos shiko gruan e mikut tënd.

Mos lejo të të shikojnë me policë.

Mos shko nëpër pabe dhe klube.

Të jesh gjithmonë i disponueshëm për Cosa Nostrën është detyrë-edhe nëse gruaja është duke lindur.

Takimet duhet të respektohen plotësisht.

Bashkëshortet duhet të trajtohen me respekt.

Kur pyetesh për ndonjë informacion, duhet të tregohet gjithmonë e vërteta.

Paratë nuk janë të duhura nëse i përkasin të tjerëve apo familjeve të tjera.

Njerëzit të cilët nuk mund të jenë pjesë e mafias, çdokush që ka lidhje të afërta me policinë, çdokush që mban marrëdhënie të paplota me familjen, çdokush që sillet keq dhe nuk i ruan vlerat morale.

Zhdukja e Martinajt është kthyer në një mister të madh, ndërsa duket se çelësi i të gjithë kësaj historie është Efektivi i Forcave Operacionale Jeton Lami, i cili nuk është zbërthyer ende duke dhënë detaje të cunguara mbi lëvizjet e Martinajt në ditët e para të gushtit, pas të cilave më pas nuk ka asnjë gjurmë të tij.

Prokuroria po heton në dy linja sa i përket këtij fakti: Linja e parë lidhet me gjetjen nga kundërshtarët pasi është tradhtuar nga njerëzit e tij dhe mundësinë e vrasjes së Martinajt prej tyre, kurse linja e dytë lidhet me një vetëzhdukje të tij për t’i shpëtuar edhe policisë, por edhe kundërshtarëve, të cilët kohët e fundit i ishin afruar shumë.

Kujtojmë se vetëm disa javë më parë, në mbikalimin pranë Fushë Krujës u ekzekutuan tre persona, njerëz të rrethit të Ervis Martinajt, ku njëri prej tyre ishte djali i xhaxhait të tij, Brilanti. Në të dyja këto pista, prokuroria dyshon se Lami nuk po thotë gjithçka di. Madje, ka dyshime se ky në çdo rast, ky efektiv i Forcave Operacionale të jetë në dijeni si në rastin e mundshëm të kapjes së Martinajt prej kundërshtarëve ashtu edhe nëse është zhdukur vetë.

Denoncimi

Në fillim të gushtit ishte xhaxhai i tij dhe nëna që shkuan në komisariatin e Policisë së Kurbinit duke kërkuar nga policia t’i gjenin të afërmin pasi sipas tyre nuk kishin patur kontakt prej disa ditësh. Ata theksuan në polici, sipas dëshmisë, se mungesa e kontaktit nga Martinaj ishte konstatuar nga një kushëriri i tyre me banim në Dubai. Ai u kishte thënë se nuk fliste prej disa ditësh me Ervis Martinajn.

Pas këtij denoncimi u shtua edhe më tepër dyshimi mbi fatin e tij si edhe zhvillimet e bujshme në fushën e kriminalitetit. Ky denoncim përkon me periudhën kur në Laç iu bë atentat dy personazheve të tjerë, të njohur si persona të grupit të Martinajt. Madje, makina e përdorur prej tyre, një Toyota Land Cruiser e blinduar ishte përdorur shumë shpesh nga Ervis Martinaj duke shtuar dyshimet se objekt i atentatit të Laçit ishte pikërisht ai.

Vrasjet e bujshme

Emri i Ervis Martinajt do të përflitej për herë të parë publikisht pas vrasjes së Elvis Doçit në vitin 2013 në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Gjithçka  ndodhi pas operacionit “Fundi i Marrëzisë” ku në vitin 2013 u vendos bllokimi i lojërave të fatit. Prokuroria dyshoi atëhere se vrasja e ndodhur pak javë më pas në zonën e Komunës së Parisit kishte lidhje me këtë operacion dhe një ndër të dyshuarit ishte pikërisht Martinaj.

“Stacioni” tjetër i bujshëm i Martinajt ishte edhe vrasja e Enton Nikës në Linzë në tetor të vitit 2015. Martinaj ishte i shoqëruar nga Mirsad Kuçana, Emiljano Tasho dhe Bujar Hasani. Pas një debat verbal dhe grushteve, personat që shoqëronin Martinajn qëllojnë ndaj Nikës duke e lënë të vdekur në vend.

Ngjarja tjetër e bujshme ishte masakra e tetorit 2018 në ish-Bllok ku Martinaj u plagos në qafë, ndërkohë që mbeti i vrarë një prej personave që e shoqëronin atë, Fabian Gaccaj. Gjithçka ndodhi pas një sherri me Ervin Matën ku i pranishëm ishte edhe ish-ushtari i Forcave Speciale BOS, Merviol Billo. Ky i fundit është ende në arrati. Që prej kësaj periudhe, Ervis Martinajt i janë vrarë një numër i madh personazhesh që njiheshin si “njerëzit e tij”.

Kush është “Mbreti” tani?

Artan Hoxha tha se përballë Ervis Martinajt janë organizuar disa grupe kriminale, të cilat kanë patur një qëllim të vetëm: Largimin e tij nga “loja” pasi ishte kthyer në një personazh që kishte prishur balancat e marrëdhënieve mes krimit, politikës dhe botës së biznesit.

Hoxha paralajmëroi gjatë intervistës në ABC se grupi në fjalë, i cili ka financa tepër të shëndosha si edhe një grup të armatosur profesionistësh janë ata që do të mbretërojnë gjatë dekadës së ardhshme në fushën e krimit të organizuar.

Sipas tij, ky grup është një “përbindësh” që u krijuar për të hequr qafe Martinajn, ndërkohë që tashmë do të kthehen në një rrezik të madh për vendin pasi kanë gjithçka që iu duhet për të qenë të paprekshëm, qoftë edhe mbështetjen politike.

Kush e donte të vdekur Ervis Martinajn?

Mësohet se një ndër ndërhyrjet më të forta të Martinajt në këtë trekëndësh ka qenë momenti kur u tentua monopolizimi i tregut ta basteve në Shqipëri, pak vite pas operacionit “Fundi i Marrëzisë” që e goditi rëndë atë në fund të vitit 2013.

Bëhet fjalë sipas Hoxhës për kompaninë “Bast Arena”, në të cilin tentuan të futeshin në lojë një politikan i njohur, i shpallur madje “non grata” nga SHBA-të; një biznesmen i fuqishëm si edhe një i afërmi i një politikani tepër të rendësishëm në vend. Hoxha u shpreh se me ta mësuar këtë, Martianaj kishte kontaktuar me të tre duke iu thënë se duhej të hiqnin dorë nga kjo tentativë për ta nxjerrë atë tërësisht nga loja. “Bast Arena” u mbyll pak muaj më pas sipas Hoxhës.

Largimi nga skena i Ervis Martinajt mund të çojë në një rigjallërim të tentativave për të monopolizuar tregun e basteve në Shqipëri përmes dhënies së ndonjë licence kombëtare./Voxnews.al/

The post Shoqëria me policë dhe vajza VIP, cilat janë gabimet me kodet që përdor mafia që mund të kenë sjellë zhdukjen e Ervis Martinajt appeared first on Albeu.com.