Mbretërinë e Bashkuar Archives - Albeu.com

Aplikimet për azil në Mbretërinë e Bashkuar rekord, por bien nga Shqipëria
Mbretëria e Bashkuar regjistroi një rekord prej 111,084 aplikimesh për azil gjatë vitit të parë të qeverisë së kryeministrit Sir Keir Starmer, duke reflektuar një valë në rritje të mbërritjeve me varka të vogla përtej Kanalit La Manche. Shifra, e cila i përket periudhës deri në qershor 2025, është 14% më e lartë krahasuar me një vit më parë (97,107 aplikime) dhe pothuajse dyfishi i nivelit të vitit 2021.

Rritje e kërkesave, por edhe përshpejtim i procesimit

Megjithëse kërkesat për azil janë në nivele rekord, të dhënat e Home Office tregojnë se qeveria Laburiste ka arritur të redukojë stokun e pazgjidhur me një të katërtën, falë riorientimit të mbi 1,000 punonjësve civilë nga skema e dështuar për transferimin e emigrantëve në Ruandë drejt shqyrtimit të kërkesave. Kjo ka bërë që, për herë të parë në vite, ritmi i procesimit të tejkalojë rritjen e aplikimeve.

Debati mbi hotelet dhe reagimi i komuniteteve

Numri i azilkërkuesve të strehuar në hotele arriti në 32,059 në qershor 2025, një rritje me 8% nga një vit më parë, por në rënie nga kulmi prej mbi 56,000 në vitin 2023. Përdorimi i hoteleve si strehim mbetet një çështje e ndezur politike. Këtë javë, një këshill në Essex fitoi një vendim në Gjykatën e Lartë për të ndaluar përdorimin e një hoteli lokal për azilkërkues, duke nxitur këshille të tjera të shqyrtojnë veprime të ngjashme ligjore.

Organizata Refugee Council e vlerësoi përshpejtimin e vendimeve, por paralajmëroi se “hotelet nuk janë zgjidhja e duhur” dhe se prioritet duhet të mbetet “marrja e vendimeve të sakta që refugjatët të mund të fillojnë ndërtimin e jetës së tyre në siguri”.

Shpenzimet publike dhe kriza e akomodimit

Të dhënat financiare tregojnë një ulje të kostos së azilit me 12% në vitin e fundit, duke rënë në 4.76 miliardë paund. Shpenzimet për akomodimin në hotele ishin 2.1 miliardë paund, ose rreth 5.8 milionë paund në ditë, në rënie me një të tretën krahasuar me vitin paraardhës. Megjithatë, kërkesa për strehim mbetet e lartë: mbi 106 mijë persona ndodheshin në akomodime të financuara nga shteti në qershor.

Rritje e kalimeve të parregullta dhe fëmijëve të pashoqëruar

Mbërritjet me gomone përbëjnë tashmë pjesën më të madhe të hyrjeve të parregullta në vend, me një rritje 38% krahasuar me vitin paraardhës. Ndër emigrantët ishin mbi 5,000 fëmijë, më shumë se gjysma e tyre të pashoqëruar. Organizatat humanitare paralajmërojnë se mungesa e rrugëve ligjore për bashkim familjar po i shtyn shumë prej tyre drejt trafikantëve dhe rrezikut të shfrytëzimit.

Deportime dhe largime vullnetare

Qeveria raportoi gjithashtu një rritje me 25% të deportimeve të detyruara, që arritën në 9,072 persona, shumica prej tyre rumunë dhe shqiptarë. Në të njëjtën periudhë, 26,761 persona u larguan vullnetarisht, kryesisht shtetas indianë, brazilianë dhe shqiptarë.

Shqiptarët në qendër të statistikave të azilit britanik

Fenomeni i azilkërkuesve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar ka pësuar një transformim të ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Nga një prani e lartë në mbërritjet e parregullta, shqiptarët sot përfaqësojnë një pjesë më të vogël të kërkesave për azil, por mbeten ende në qendër të vëmendjes përsa i përket kthimeve dhe marrëveshjeve bilaterale mes dy vendeve. Ky zhvillim pasqyron ndikimin e politikave të reja migratore dhe bashkëpunimit ndërmjet Londrës dhe Tiranës.

Në vitin që përfundoi në qershor 2025, shtetasit shqiptarë përfaqësonin vetëm 2% të totalit të kërkesave për azil. Kjo tregon një ulje të ndjeshme nga periudha e mbërritjeve me gomone në 2022, kur shqiptarët përbënin pjesë të madhe të azilkërkuesve.

Në vitin që përfundoi në qershor 2025, numri i rikthimeve të detyruara (enforced returns) për shtetas shqiptarë ra me 9% krahasuar me vitin paraardhës.

Gjithashtu, shqiptarët përbënin 32% të rikthimeve të lidhura me azilin (kombinimi i rikthimeve të detyruara dhe atyre vullnetare lidhur me azil), me 3,369 shqiptarë të rikthyer nga ky grup.

Përsa i përket rikthimeve vullnetare (“voluntary returns”), shqiptarët (2,198 persona) përbënin rreth 55% të largimeve vullnetare nga India, Brazili dhe Shqipëria së bashku. Kjo shifër reflekton një ulje prej 41% krahasuar me vitin e mëparshëm.

Ndërsa kryeministri Starmer ka premtuar të “shkatërrojë bandat” që organizojnë kalimet e rrezikshme nëpër Kanalin La Manche, shifrat tregojnë një sfidë të dyfishtë: menaxhimin e kërkesave rekord dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për strehimin e azilkërkuesve.

Opozita konservatore dhe partia Reform akuzojnë qeverinë se numri i personave në hotele është rritur që prej ardhjes së Laburistëve në pushtet, ndërsa qeveria thekson se përshpejtimi i procesimit ka shmangur një krizë edhe më të thellë në akomodim.

Mbretëria e Bashkuar përballet me një sistem azili më të shpejtë, por gjithsesi të mbingarkuar. Rritja e flukseve, debati mbi hotelet dhe tensionet mes qeverisë qendrore dhe autoriteteve lokale tregojnë se kriza mbetet larg zgjidhjes. /MONITOR

The post Aplikimet për azil në Mbretërinë e Bashkuar rekord, por bien nga Shqipëria appeared first on Albeu.com.

Sot mbahen zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar
Dita e sotme, 4 Korrik 2024, është e rëndësishme për Britaninë e Bashkuar, pasi votuesit britanik do të shkojnë drejt qendrave të votimit për zgjedhjet e përgjithshme vendimtare, që po shihen si një referendum mbi 14 vjet sundim konservator.

Kjo është hera e parë që nga dhjetori i vitit 2019, që i gjithë vendi do të vendosë se kush do të ulet si deputetë në Dhomën e Komunave dhe cila Parti do të formojë qeverinë e ardhshme.

Kutitë e votimit do të hapen në orën 07:00 në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe mund të votoni deri në orën 22:00.

Votimi i parakohshëm, i thirrur nga kryeministri Rishi Sunak, po mbahet muaj më herët se ç’duhej dhe kapi shumë nga partia e tij në befasi.

Partia Laburiste e opozitës, pësoi humbjen e saj më të keqe që nga viti 1935 në zgjedhjet e fundit të përgjithshme, por që atëherë e ka rindërtuar veten nën udhëheqjen e Keir Starmer.

Votimi i sotëm, pason një fushatë gjashtë-javore në të cilën të gjitha Partitë e mëdha, kanë kontrolluar vendin në kërkim të votave.

Pjesa më e madhe e debatit është rrotulluar rreth ekonomisë, kostos së jetesës, gjendjes së shërbimeve publike të Britanisë, taksave dhe imigracionit.

Megjithatë, kryesisht i munguar nga debati, ka qenë marrëdhënia e Britanisë me Bashkimin Evropian, të cilin e la në vitin 2020 pas një referendumi katër vjet më parë.

Britania ka pasur tre kryeministra konservatorë që nga zgjedhjet e fundit të përgjithshme në 2019, të cilat Boris Johnson i fitoi me shumicë.

Por pasi pjesa më e madhe e vendit dhe Partia e tij u përkeqësuan nga Johnson, anëtarët e Partisë Konservatore votuan në vitin 2022 për ta zëvendësuar atë me Liz Truss, e cila u bë kryeministrja me mandatin më të shkurtër në historinë britanike.

Anëtarët konservatorë të Parlamentit (deputetët), më pas votuan për ta zëvendësuar atë me Sunak.

The post Sot mbahen zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar appeared first on Albeu.com.

U zu me grushta dhe urinoi mbi vëllain, pasagjeri i dehur merret zvarrë nga policia (VIDEO)
Një ngjarje tejet e pazakontë ka ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar.

Ngjarja ka ndodhur në një avion, teksa një pasagjer është tërhequr zbarrë nga policia, pas përleshjes me grushta me vëllain e tij.

Avioni në fjalë ishte duke udhëtuar nga Stansted në drejtim të Kretës.

Por pasagjeri i dehur nuk e la vetëm me grushta sherrin me vëllain e tij, por edhe urinoi mbi të, çka ka sjellë irritimin e pasagjerëve të tjerë, të cilët kanë lajmëruar forcat e sigurisë.

Alfie dhe Kenneth Springthorpe u gjobitën me 50,000 £ nga linja ajrore pas incidentit në aeroportin Stansted të Londrës për në Kretë, muajin e kaluar (3 MAJ).

The post U zu me grushta dhe urinoi mbi vëllain, pasagjeri i dehur merret zvarrë nga policia (VIDEO) appeared first on Albeu.com.