mbledhje strukturash Archives - Albeu.com

PD “lëviz nga vendi”, fillojnë takimet/ Flamur Noka u kërkon udhëzime strukturave lokale për hartën e re territoriale
Partia Demokratike ka nisur një proces të gjerë konsultimi në terren për reformën administrative-territoriale, duke angazhuar strukturat e saj në të gjitha qarqet e vendit që të zhvillojnë takime me qytetarët.

Përmes një udhëzimi të brendshëm, sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Flamur Noka u kërkon degëve lokale të organizojnë dëgjesa me komunitetet, me synimin për të mbledhur mendime dhe propozime mbi ndarjen e re territoriale. Paralelisht, deri më 15 prill pritet të zhvillohen mbledhjet e kryesive në çdo degë, ku do të diskutohen variantet konkrete të reformës.

Procesi parashikon përfshirjen e gjerë të aktorëve lokalë, përfshirë këshilltarë vendorë, ekspertë dhe përfaqësues të zgjedhur ndër vite, me qëllim hartimin e një harte sa më funksionale dhe pranë interesave të qytetarëve.

Të gjitha propozimet dhe konkluzionet nga takimet në terren do të duhet të finalizohen dhe të raportohen brenda datës 20 prill, të shoqëruara edhe me dokumentim nga aktivitetet e zhvilluara. Ky angazhim vjen në kuadër të punës së komisionit të posaçëm parlamentar për reformën territoriale, ku opozita synon të japë kontributin e saj në rishikimin e ndarjes aktuale.

Udhëzimi i plotë:

Ky udhëzim ka për objekt angazhimin e strukturave të Partisë Demokratike, në bashkëpunim me ekspertët hartimin i një ndarjeje territoriale sa më pranë qytetarëve, duke u bazuar në njohjen e tyre mbi interesat vendore.

Strukturat e Partisë Demokratike do të zhvillojnë dëgjesa me komunitetet vendore sipas një grafiku të caktuar nga Komisioni Parlamentar i Reformës Administrative-Territoriale.

Në këtë kuadër, kërkohet angazhim dhe pjesëmarrje aktive nga degët e PD, përfshirë demokratë, këshilltarë vendorë dhe ekspertë nga radhët e opozitës.

Paraqitja e një harte të re të njësive vendore sa më pranë qytetarëve është politikisht e rëndësishme, për këtë, 1. 2. 3. 4. 5.

UDHËZOJ:

1.Të organizohet mbledhja e kryesisë së të gjitha degëve brenda datës 15 Prill;

2. Në këtë mbledhje të shqyrtohet dhe finalizohet varianti më i pranueshëm i ndarjes territoriale që i përket njësisë përkatëse vendore;

3. T’i jepet përgjigje pyetjeve të Anketës Politike të përcjellë tek ju lidhur me ndarjen e re të bashkive, funksionimin e këshillave bashkiake dhe të qarqeve, si dhe për njësitë administrative dhe administratorët;

4. Në këtë takim të thirren për konsultim edhe individë të zgjedhur, kryetarë e këshilltarë të njësive vendore të PD ndër vite;

5. Konkluzionet dhe raporti me shkrim të shoqërohen me pamje (foto) nga diskutimet në mbledhjet e kryesisë;

6. Data e raportimit do të jetë 20 Prill;

7. Për çdo takim do të informoheni nga Sekretariati Organizativ i PDSH;

8. Njoftime më të hollësishme dhe propozimet që do të keni, do t’i përcillni në sekretariatin e qeverisjes vendore të PD në email: amiv.agency@gmail.com

Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë.

The post PD “lëviz nga vendi”, fillojnë takimet/  Flamur Noka u kërkon udhëzime strukturave lokale për hartën e re territoriale appeared first on Albeu.com.