Mbledhja e PS Archives - Albeu.com

Mbledhja e PS-së në Pogradec/ Krasniqi ngre pikëpyetje për financimin dhe simbolet shtetërore: Balluku vijon të jetë vendimmarrëse
Politologu Afrim Krasniqi, e ka cilësuar mbledhjen e drejtuesve politikë të Partisë Socialiste në Pogradec, të organizuar nga kryeministri Edi Rama, si një takim rutinë partiak.

Megjithatë, ai thekson se zhvillimi i saj merr rëndësi të veçantë për shkak të protestave të vazhdueshme në vend.

Sipas Krasniqit, protestuesit nuk kërkojnë mënyrën se si Partia Socialiste duhet të vijojë të qëndrojë në pushtet, por një Shqipëri me demokraci funksionale dhe shtet të së drejtës.

Ai nënvizon se, në periudha krizash dhe zhgënjimesh të thella, interesat e një partie për ruajtjen e pushtetit rrallë përputhen me nevojat e vendit, ndërsa në këtë rast kjo përputhje është e dukshme.

Analisti ka kërkuar gjithashtu sqarime për mënyrën e financimit të takimit. Ai pyet nëse mbledhja u zhvillua në një hotel privat apo në një vilë qeveritare dhe kush mbuloi shpenzimet për ambientin, shërbimet, personelin, automjetet dhe angazhimin e numrit të madh të gardistëve.

Nëse pagesat janë bërë nga Partia Socialiste, kjo duhet të deklarohet publikisht, ndërsa përdorimi i fondeve apo strukturave qeveritare do të përbënte, sipas tij, shkelje ligjore.

Krasniqi ka ngritur pikëpyetje edhe për praninë e simbolit shtetëror të Kryeministrisë në tavolinën e një aktiviteti partiak.

Sipas tij, një mbledhje e një partie politike nuk duhet të shoqërohet nga simbole të tilla, pasi kjo krijon përshtypjen e bashkimit të shtetit me partinë.

Ai e konsideron këtë një sinjal veçanërisht problematik në prag të zgjedhjeve të ardhshme politike, kur ndarja mes institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake duhet të jetë e qartë.

Duke iu referuar mesazheve për reformim, transparencë, qeverisje ndryshe, orientim europian dhe luftë kundër korrupsionit, analisti tha se retorika duhet të shoqërohet me veprime konkrete.

Në këtë kuadër, ai përmendi rastin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkoi heqjen e imunitetit nga parlamenti, ndërsa maxhoranca votoi kundër.

Pavarësisht kësaj, Krasniqi vëren se një zyrtare e akuzuar nga drejtësia dhe e kërkuar nga SPAK për heqjen e imunitetit vijon të jetë vendimmarrëse në ekzekutiv, parlament dhe parti, duke u paraqitur si pjesë e qasjes reformatore.

Një tjetër çështje e evidentuar prej tij lidhet me porosinë për shkarkimin ose lëvizjen e drejtorëve në administratë. Krasniqi thekson se, në një shtet ku ekzistojnë ligjet dhe Kushtetuta dhe ku institucionet duhet të jenë të ndara nga partitë, një forcë politike nuk mund të vendosë për shkarkime administrative. Sipas tij, kjo praktikë megjithatë vijon të ndodhë në Shqipëri.

“Kryeministri ka mbledhur drejtuesit politikë të partisë së tij në një takim rutinë në Pogradec. Është e drejta e tij dhe e tyre. Mbledhja vjen si përgjigje ndaj protestave. Natyrisht, protestat nuk kërkojnë që PS-ja të mbetet në pushtet, por që Shqipëria të bëhet një demokraci funksionale dhe shtet i së drejtës”, shprehet Krasniqi.

Ai shton se takimi u shoqërua me deklarata për reformim, qeverisje më transparente, më europiane dhe më antikorrupsion, por sipas tij disa detaje që mund të mos jenë vënë re nga media meritojnë vëmendje.

“E para, mbledhje partie në hotel privat apo takime në vilë qeveritare? Pyetja është se kush paguan për ambientin, shërbimin, personelin, automjetet dhe numrin e madh të gardistëve. PS-ja duhej të deklaronte se është financuese e takimit, përndryshe financimi nga qeveria përbën shkelje ligji”, deklaron ai.

“E dyta, një mbledhje partie nuk mund të ketë në tavolinë simbolin shtetëror të Kryeministrisë. Këtu duket qartë keqpërdorimi i simboleve shtetërore dhe njësimi i shtetit me partinë, çka përbën një sinjal negativ në prag të zgjedhjeve të ardhshme politike”, vijon Krasniqi.

Ai thekson se çdo deklaratë kundër korrupsionit merr kuptim vetëm kur shoqërohet nga masa konkrete antikorrupsion.

“Një zyrtare e akuzuar nga drejtësia dhe e kërkuar nga SPAK për heqje imuniteti vijon të jetë vendimmarrëse në ekzekutiv, parlament dhe parti, duke u imponuar si qasje reformatore”, shprehet analisti.

“Lajmi kryesor i takimit dje ishte porosia për shkarkimin ose lëvizjen nga pozitat e drejtorëve në administratë. Në një vend ku ka ligje dhe Kushtetutë dhe ku shteti është i ndarë nga partia, nuk mundet kurrsesi një parti të vendosë për shkarkime administrative. Në Shqipëri po”, tha ai.

Në përfundim, Krasniqi kritikoi mënyrën e llogaridhënies së ministrave, duke thënë se ata fillimisht japin llogari para partisë dhe më pas përballen me përgjegjësitë qeveritare.

Ai e lidhi këtë praktikë me një traditë të së kaluarës, kur fillimisht mblidhej Byroja, më pas Plenumi dhe në fund qeveria e Presidiumi i Kuvendit.

The post Mbledhja e PS-së në Pogradec/ Krasniqi ngre pikëpyetje për financimin dhe simbolet shtetërore: Balluku vijon të jetë vendimmarrëse appeared first on Albeu.com.

Përplasja e fortë me Ramën në mbledhjen e PS, vjen reagimi i Elisa Spiropalit: Më përjashto, paralajmërimi më detyron të…
Me anë të një reagimi në llogarinë e saj personale “Facebook”, ish-ministrja e Jashtme Elisa Spiropali, ka reaguar pas raportimeve për një përplasje në mbledhjen e djeshme të Grupit Parlamentar të PS, me kryeministrin Edi Rama.

Sipas saj, debatet e brendshme, sado të forta, nuk duhet të shndrrohen në spektakël ndëshkimor publik.

Reagimi i plotë:

Më përjashto

Debatet e brendshme, sado të forta, nuk duhet të shndrrohen në spektakël ndëshkimor publik.

Nëse kjo ndodh, problemi nuk është më mospajtimi, është frika nga mospajtimi.

Ky fakt kokëfort, ky konstatim i dukshëm, më tepër se vetë paralajmërimi, më detyron të flas.

Kur paralajmërimi publik bëhet instrument kërcënimi, heshtja nuk është më maturi, është dorëzim.

Nëse qëndrimi im për mënyrën si po funksionon partia, qeveria, shteti, konsiderohet arsye për përjashtim, atëherë po e them qetë dhe qartë: Më përjashto.

Jo si sfidë personale. Jo si dramë politike. Jo si show mediatik. Por si provë se problemi nuk është te fjala që ngre shqetësim, por te sistemi që shqetësimin nuk e duron.

Nuk kam sulmuar Partisë Socialiste. Kam kritikuar modelin që në disa aspekte po dëmton edhe Partinë Socialiste.

Kam folur për ndarjen e partisë nga shteti. Për rrezikun që politika të zëvendësohet nga administrimi. Për një logjikë kontrolli. Ku struktura burokratike dhe pushteti administrativ rrezikojnë të marrin vendin e përfaqësimit politik.

Nëse këto konsiderohen arsye për përjashtim, atëherë pyetja nuk është pse flas unë. Pyetja është pse këto gjëra nuk lejohen të thuhen.

Pushteti nuk dobësohet nga kritika. Pushteti dobësohet kur humb aftësinë për vetëkorrigjim.

Nëse në një forcë politike që ka lindur si projekt emancipimi kombëtar, kritika trajtohet si devijim, atëherë problemi është më i thellë se çdo debat. Është krizë kulture politike.

Nëse të kërkosh që institucionet të mos kontrollohen, personalizohen, instrumentalizohen, është faj, atëherë më përjashto.

Nëse të kërkosh garë e meritë, brenda e jashtë partisë është faj, më përjashto.

Nëse të kërkosh që socialistët të mos zëvendësohen nga një model “drejtorokracie”, ku kontributi politik zbehet përballë kontrollit administrativ, qenka mungesë disipline, më përjashto.

Nëse të mendosh se pushteti duhet të njohë vetkufizim, dhe nuk duhet të njësohet me strukturat që e rrethojnë, qenka herezi e papranueshme, më përjashto.

Nuk po mbroj një pozicion. Aq më pak një kolltuk. Kryetarllëkun dhe ministërllëkun nuk ma ka lënë gjyshi apo gjyshja. Po mbroj një parim.

Në politikë mospajtimi nuk është thyerje e besnikërisë.

Mospajtimi është forma më e lartë e besnikërisë.

Kur refuzimi për t’u bërë pjesë e një automatizmi votash në Parlament interpretohet si largim nga grupi, atëherë problemi nuk është disiplina, por ideja se bindja kërkohet e verbër, pa arsyetim, pa marrë parasysh pasojat.

Kur refuzohet bindja si ritual, nuk po mbrohet uniteti, por po kërkohet nënshtrim.

Kur ndërgjegjja trajtohet si shkelje disipline vetëm sepse nuk dakordësohet me automatizmin e veprimeve, atëherë problemi nuk është mospajtimi, por modeli që e ngatërron bindjen me nënshtrimin, duke tentuar të normalizojë deri edhe abuzimin. Nëse edhe këtë e kam gabim, më përjashto.

Por të paktën të bëhet e qartë se përjashtimi nuk po ndodh sepse dikush ka tradhtuar partinë. Po ndodh sepse dikush ka refuzuar të heshtë për mënyrën si po vepron pushteti në emër tësaj.

Dhe kjo nuk është çështje personale. Është çështje se si kuptohet politika. Çfarë ndodh me një parti kur qoftë edhe një akt politik mosvotimi shihet si armiqësi? Çfarë ndodh me një shtet kur kundërshtimi trajtohet si kërcënim? Çfarë ndodh me një shoqëri kur bindja kërkohet si nënshtrim?

Këto nuk janë pyetje për fatin tim, të cilin e bëj vetë pa ndihmën e askujt. Janë pyetje për mënyrën si qeveriset.

Kërcënimi për përjashtim nga grupi më shqetëson më pak se ideja se mund të normalizohet mendimi që një grupim politik duhet të funksionojë përmes frikës.

Një formacion politik ku askush nuk kundërshton, nuk është i fortë. Është i heshtur dhe duhet ruajtur nga zgripi.

Heshtja politike ka qenë gjithmonë paralajmërim i së keqes.

Jo rrallë, nuk tremb forca reale e kundërshtarit.

Tremb jehona që i bëhet frikës.

Shumë struktura kontrolli mbahen jo aq nga forca e tyre, sa nga përfytyrimi i rrejshëm që të tjerët kanë për forcën e tyre, për mekanizma që mbijetojnë nga frika që prodhojnë. Nëse nuk dakordësohemi as për kaq, më përjashto.

Nëse nuk respektohet e drejta të flas, madje dhe të bërtas, kur familja ime politike fillon të ketë frikë nga fjala, nuk ka dilemë, zgjidhja është 1, më përjashto.

The post Përplasja e fortë me Ramën në mbledhjen e PS, vjen reagimi i Elisa Spiropalit: Më përjashto, paralajmërimi më detyron të… appeared first on Albeu.com.

Zbulohen tre mesazhet e Ramës drejtuar socialistëve në mbledhjen e grupit: Në zgjedhjet vendore, përballë kemi veten
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Grupin Parlamentar të PS-së, ndërsa janë zbardhur mesazhet e tij drejtuar socialistëve,

Prioritet sipas kryeministrit Edi Rama janë punët e Shqipërisë, integrimi në BE dhe zgjedhjet.

“PËR PUNËT E SHQIPËRISË

Më ka bërë përshtypje angazhimi dhe dëshira për të dëgjuar e çdo asambleje faktikisht.

Për punët e Shqipërisë ndryshe nga më parë kur flet për ekonominë, e ndjen nga atmosfera në sallë, që ka një pranim të faktit, që ekonomia ka hyrë në një rrugë që i jep të gjithëve shpresë se ka vetëm përmirësim.

Kur flet për pagat është shumë e qartë që njerëzit janë në gjendje të bëjnë menjëherë verifikimin tek vetja dhe tek të tjerët përreth.

SHQIPËRIA 2030 NË BE

Kjo është sfida e sfidave jo për ne, por është sfida e sfidave për një forcë politike që gjendet me fatin e vendit në duar që ne të mbyllim një varg kapitujsh të historisë duke vulosur përkatësinë europiane të Shqipërisë edhe duke siguruar anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

ZGJEDHJET NË PARTINË SOCIALISTE

Ne kemi hyrë në këtë proces për të energjizuar komplet Partinë Socialiste në funksion të zgjedhjeve vendore. Se përballë ne kemi vetëm veten, sfidën që kemi për të realizuar misionin tonë”-ishin mesazhet e Ramës.

The post Zbulohen tre mesazhet e Ramës drejtuar socialistëve në mbledhjen e grupit: Në zgjedhjet vendore, përballë kemi veten appeared first on Albeu.com.

Rama ndan pamje nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS: Forca politike që do vulosi përkatësinë evropiane të Shqiperisë
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga mbledhja e cila u zhvillua këtë të martë me Grupin Parlamentar të PS.

Në videon e shpërndarë janë momente nga mbledhja dhe disa nga pikat kryesore të fjalimit të tij ku në focus ishte anëtarësimi i vendit në BE.

“Më ka bërë përshtypje angazhimi dhe dëshira për të dëgjuar në çdo Asamble faktikisht për punët e Shqipërisë ndryshe nga sa më parë kur flet për ekonominë. E ndjen nga atmosfera në sallë që ka një pranim të faktit që ekonomia ka hyrë në një rrugë që u jep të gjithëvë shpresë se ka vetëm përmirësim.

Kur flet për pagat është shumë e qartë që njerëzit mund të bëjnë verifikimin te vetja dhe njerëzit për rreth. Kjo është sfida e sfida jo për ne, por për një forcë politike që gjendet me fatin e vendit në duar që ne të mbyllim një varg kapitujsh të historisë duke vulosur përkatësinë evropiane të Shqiperisë.

Ne kemi hyrë në këtë proces për të energjenizuar komplet PS në funskion të zgjedhjeve vendore se për ballë kemi veten vete”, tha ai ndër të tjera në videon e shpërndarë në rrjetet sociale.

VIDEO

The post Rama ndan pamje nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS: Forca politike që do vulosi përkatësinë evropiane të Shqiperisë appeared first on Albeu.com.

ZYRTARE/ Emrat e kandidatëve të PS në të gjitha qarqet; Shumica rikonfirmime, emrat e rinj
Partia Socialiste ka konfirmuar zyrtarisht emrat e 61 kandidatëve për të gjitha bashkitë, që garojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Drejtuesit politikë të 12 qarqeve, kanë folur para mediave, duke zbuluar emrat për secilën bashki, ku vërehet se shumica janë rikonfirmime të kryetarëve aktualë.

Nga 61 kandidatë, vetëm 17 janë emra të rinj.

Pas zyrtarizimit të emrave rezultoi se dy deputetët aktualë Benet Beci dhe Besjan Ajazi lënë mandatin e deputetit për t’u futur në garën e 14 majit, ndërkohë që Ermal Dredha është konfirmuar si kandidati i PS-së në Vlorë pas një përplasje disa vjeçare mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Dritan Leli.

Gjithashtu, bashkia Bulqizë ka surprizuar me emrin e një gruaje, pas arrestimit të ish-kryebashkiakut Lefter Alla. Bëhet fjalë për Festime Mjeshtrin.

Lista e plotë:

Qarku Shkodër:

Bashkia Shkodër- Benet Beci.

Bashkia Malësi e Madhe – Tonin Marinaj  (rikandidon)

Bashkia Pukë – Gjon Gjonaj  (rikandidon)

Bashkia Vau i Dejës – Kristjan Shkreli

Fushë Arrëz- Frank Tuci (i rikandiduar)

Qarku Elbasan

Bashkia Elbasan- Gledian Llatja  (rikandidon)

Bashkia Belsh – Arif Tafani

Bashkia Cërrik – Andis Sala (rikandidon)

Bashkia Gramsh – Besjan Ajazi  (rikandidon)

Bashkia Librazhd – Mariglen Disha

Bashkia Prrenjas – Nuri Belba  (rikandidon)

Bashkia Peqin-Bukurosh Maçi  (rikandidon)

Qarku Dibër

Bashkia Bulqizë – Festime Mjeshtri

Bashkia Dibër – Rrahim Spahiu

Bashkia Klos – Valbona Kola (rikandidon)

Bashkia Mat – Agron Malaj (rikandidon)

Qarku Lezhë:

Bashkia Kurbin – Majlinda Cara

Bashkia Lezhë – Pjerin Ndreu

Bashkia Mirditë – Nrec Deda

Qarku Tiranë:

Bashkia Tiranë – Erion Veliaj (rikandidon)

Bashkia Kamëz – Rakip Suli (rikandidon)

Bashkia Kavajë – Redjan Krali (rikandidon)

Bashkia Vorë – Blerim Shera

Bashkia Rrogozhinë – Edison Memolla (rikandidon)

Qarku Berat:

Bashkia Berat – Ervin Demo (rikandidon)

Bashkia Kuçovë –Kreshnik Hajdaraj (rikandidon)

Bashkia Poliçan – Adriatik Zotkaj  (rikandidon)

Bashkia Skrapar – Adriatik Mema  (rikandidon)

Bashkia Dimal – Juliana Memaj  (rikandidon)

Qarku Gjirokastër:

Bashkia Gjirokastër – Flamur Golemi (rikandidon)

Bashkia Tepelenë – Tërmet Peçi (rikandidon)

Bashkia Dropull – Dhimitër Toli (rikandidon)

Bashkia Këlcyrë – Klement Ndoni (rikandidon)

Bashkia Libohovë – Leonard Hide

Bashkia Memaliaj – Gjolek Guci

Bashkia Përmet – Alma Hoxha (rikandidon)

Qarku Korçë

Korçë- Sotiraq Filo (i rikandiduar)

Pogradec- Ilir Xhakolli (i rikandiduar)

Devoll- Eduard Duro (i rikandiduar)

Maliq- Gëzim Topçiu (i rikandiduar)

Pustec- Palë Kolevski (i rikandiduar)

Kolonjë- Erion Isai (i rikandiduar)

Qarku Kukës

Bashkia Kukës – Safet Gjici (rikandidon)

Bashkia, Tropojë – Rexh Byberi (rikandidon)

Bashkia Has – Halit Mulaj

Qarku i Durrësit

Durrës- Emirjana Sako (i rikandiduar)

Shijak- Elton Arbana (i rikandiduar)

Krujë- Artur Bushi (i rikandiduar)

Qarku Fier

Bashkia Fier – Armando Subashi (rikandidon)

Bashkia Lushnje – Eriselda Sefa (rikandidon)

Bashkia Mallakastër – Qerim Ismaili (rikandidon)

Bashkia Roskovec – Majlinda Bufi (rikandidon)

Bashkia Patos – Fatjon Duraj

Bashkia Divjakë – Josif Goreja

Qarku Vlorë

Vlorë–Ermal Dredha

Selenicë – Nertil Bellaj

Delvinë – Besmir Veliu

Finiq – Kristo Kiço

Himarë – Jorgo Goro Goro

Konispol – Romeo Cakulli

Sarandë – Olti Caci

The post ZYRTARE/ Emrat e kandidatëve të PS në të gjitha qarqet; Shumica rikonfirmime, emrat e rinj appeared first on Albeu.com.

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS, vendimet që u morën
Partia Socialiste mblodhi mbrëmjen e së enjtes kryesinë.

Kjo mbledhje zgjati rreth 1 orë e 30 minuta u vendos data e mbledhjes së Asamblesë në të cilat do të miratohen vendimet e marra në Kongres.

Bëhet me dije se Kryesia e Partisë Socialiste vendosi që të mbledhë Asamblenë në datën 7 maj.

Ndërkohë në mbledhje është diskutuar edhe në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të Republikës/albeu.com

The post Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS, vendimet që u morën appeared first on Albeu.com.

Diskutimet në grupin parlamentar të PS, Balla: Deputetët në terren për të kontrolluar çmimet
Në një prononcim për mediat pas mbledhjes, kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla zbuloi  se deputetët e PS-së do të zbresin në terren për të verifikuar çmimet.

“Ne do të miratojmë së shpejti aktet normative. Por kanë fuqinë e ligjit dhe po zbatohen. Edhe deputete e PS do ti bashkohen kolegëve ministra në punën e përditshme me të gjithë qytetarët për të verifikuar masat e marra nga qeveria, përmes grupeve të verifikimit të kontrollit të respektimit të çmimeve, me qëllim që të mos i lëmë hapësirë asnjë abuzuesi për të përfituar në kurriz të qytetarë. Edhe grupi nuk mund të jetë i përjashtuar në një axhendë intensive në të gjitha qarqet, në mënyrë që të gjitha masat e marra nga qeveria për pasojat e kësaj lufte.

Nesër do të kemi një mocion me debat të propozuar nga PD, kemi dakordësuar modalitete e këtij debati që do të zgjasë 3 orë. Ne duam që debatin, diskutimet ti bëjmë direkt në terren me njerëzit që na kanë dhënë besimin. Me të mbaruar seancë të gjithë deputetët do të jenë në territor”, tha Balla.

Kujtojmë se i pari që zbriti vetë në terren ishte kryeministri Edi Rama, i cili inspektoi në një supermarket.

The post Diskutimet në grupin parlamentar të PS, Balla: Deputetët në terren për të kontrolluar çmimet appeared first on Albeu.com.