mbipopullim Archives - Albeu.com

Rriten rastet e gripit dhe infeksioneve, mjekët apel: Shmangni mbipopullimet
Ditët e para të vitit kanë sjellë rritje të infeksioneve në popullatë, kryesisht nga gripi i stinës por edhe nga viroza të tjera që po qarkullojnë.

Sipas mjekëve, kjo është një situatë e përsëritur që shfaqet çdo fillim viti, si pasojë e lëvizjeve dhe udhëtimeve brenda e jashtë vendit, por edhe për shkak të uljes së temperaturave.

Nga raportimet e Urgjencës Kombëtare, grupmosha më e prekur në këtë periudhë janë fëmijët nga 4 deri në 14 vjeç, të cilët rezultojnë të infektuar kryesisht nga virusi AH3N2.

Kreu i Urgjencës Kombëtare apelon qytetarët të mos alarmohen dhe të mos drejtohen menjëherë drejt spitaleve, nëse nuk shfaqin shenja shqetësuese apo simptoma serioze.

Ashtu si çdo sezon gripi, intensiteti i qarkullimit të virusit rritet gjatë muajve të ftohtë, ndërsa kulmi i infektimeve shënohen në fund të janarit dhe në fillim të shkurtit.

The post Rriten rastet e gripit dhe infeksioneve, mjekët apel: Shmangni mbipopullimet appeared first on Albeu.com.

Një arsye për emigrimin, të rinjtë shqiptarë, të dytët në Europë për mbipopullimin e banesave
Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të mbipopullimit të banesave tek të rinjtë, duke reflektuar një sfidë serioze sociale dhe ekonomike që lidhet ngushtë me tregun e pasurive të paluajtshme dhe të ardhurat, ndërsa po kthehet në një faktor nxitës për emigracionin.

Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, për vitin 2021 – të fundit e disponueshme për Shqipërinë – 70.3% e të rinjve shqiptarë (15–29 vjeç) jetojnë në kushte mbipopullimi, që nënkupton se një familje nuk ka mjaftueshëm dhoma në raport me numrin e anëtarëve.

Ky tregues e rendit Shqipërinë në vendin e dytë në Europë, pas Malit të Zi (72.5% në 2022). Në Serbi kjo shifër është 60.8%, ndërsa në Maqedoninë e Veriut (2022) 43.4%. Për Kosovën nuk ka të dhëna të raportuara.

Në kontrast të fortë, mesatarja e Bashkimit Europian është vetëm 26.5%, ndërsa në zonën euro zbret në 22.7%, sipas të dhënave që janë përditësuar për vitin 2024.

Vendet e Europës Veriore dhe Perëndimore, shfaqin nivelet më të ulëta të mbipopullimit të banesave për të rinjtë: Holanda vetëm 4.3%, Finlanda 7.7%, Danimarka 8.1% dhe Gjermania 10.5%.

Po ashtu, edhe vendet e zhvilluara të Europës Qendrore kanë përqindje ndjeshëm më të ulëta se Shqipëria, si Austria me 12.7% apo Franca me 12.5%.

Krahasimi i këtyre shifrave tregon hendekun e madh mes vendeve të Ballkanit dhe atyre të BE-së, ku standardet e strehimit për të rinjtë janë dukshëm më të larta.

Vendet e Europës Qendrore e Veriore, kanë nivele shumë më të ulëta: Suedia 29.8%, Çekia 26.2% dhe Hungaria vetëm 23.6%.

Një faktor që ushqen emigracionin

Mbipopullimi i banesave tek të rinjtë në Shqipëri, lidhet ngushtë me dy faktorë: të ardhurat e ulëta dhe çmimet e larta të apartamenteve.

Të dhëna të publikuara më herët nga Monitor bazuar në Numbeo, tregojnë se Shqipëria ka çmimet më të shtrenjta të apartamenteve në Europë në raport me fuqinë blerëse.

Kjo e bën pothuajse të pamundur për shumë të rinj të blejnë një banesë, duke i detyruar të vazhdojnë të jetojnë në kushte të mbingarkuara me familjen.

Shqipëria, me çmimet më të shtrenjta të apartamenteve në Europë, sipas fuqisë blerëse

Në kontrast, me çmimet e larta të apartamenteve, që në Tiranë fillojnë nga 1500 euro për metër katror, pagat vijojnë të jenë më të ulëtat në rajon e Europë.

Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto për vitin 2024, sipas INSTAT, arriti në 77.5 mijë lekë/ muaj, ose rreth 770 euro.

Megjithatë, pagat në Shqipëri mbeten rreth 30% më të ulëta se në vendet e tjera të rajonit.

Kombinimi i pamundësisë për të siguruar një banesë të përshtatshme dhe mungesës së alternativave për jetesë të pavarur, është një nga arsyet që shtyn shumë të rinj drejt emigracionit.

Përballë një tregu vendas të paarritshëm dhe kushteve të mbingarkuara, shumë shqiptarë të moshës së re shohin vendet e tjera europiane si një mundësi më të mirë për jetesë, punësim dhe banim.

Të dhënat e tjera të Eurostat, bënë të ditur se nga viti 2008 deri në 2024 rreth 1 milionë shqiptare kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë në një nga vendet e Bashkimit Europian.

Pjesa më e madhe e tyre janë të rinj, që largohen në kërkim të një jete më të mirë.

Ky realitet e bën të domosdoshme që politikat publike të përqendrohen në krijimin e kushteve më të favorshme për strehimin e të rinjve.

Përkufizim i Eurostat mbi mbipopullimin

Shkalla e mbipopullimit (overcrowding rate) përcaktohet si përqindja e popullsisë që jeton në një familje të mbipopulluar.

Një person konsiderohet se jeton në kushte të mbipopulluara nëse banesa nuk ka të paktën këtë numër dhomash:

-një dhomë për familjen;

-një dhomë për çdo çift në familje;

-një dhomë për çdo person të vetëm mbi 18 vjeç;

-një dhomë për çdo dyshe personash të vetëm të së njëjtës gjini, të moshës 12–17 vjeç;

-një dhomë për çdo person të vetëm 12–17 vjeç që nuk përfshihet në kategorinë e mëparshme;

-një dhomë për çdo dy fëmijë nën 12 vjeç./ Monitor

The post Një arsye për emigrimin, të rinjtë shqiptarë, të dytët në Europë për mbipopullimin e banesave appeared first on Albeu.com.

“Liria dhe vdekja brenda burgut të qytetit”, njihuni me “kafazin” e mbipopulluar në Filipine
Burgu në Filipine njihet si një nga burgjet më të mbipopulluara në botë, ku do të mund të shihet qartazi kushtet e mjerueshme që kanë zaptuar burgun.

Burgu në kryeqytetin e Filipineve u ndërtua për vetëm 800, por tani ka 3,800 të burgosur.

Disa flenë me turne në shkallë, në dyshemenë e fushës së basketbollit dhe hamakët e krijuar nga batanijet e vjetra në burgun e vjetër gjashtë dekadash.

Të burgosurit mund të shihen duke u larë në të njëjtin ujë që pastrojnë rrobat e tyre, pikërisht pranë vendit ku gatuajnë.

Por njëfarë gëzimi arrin të thyejë mjerimin dhe kushtet e ngushta, ndërsa ata marrin pjesë në garat e vallëzimit në grup me uniforma të verdha në fushën e plasaritur të basketbollit në ajër të hapur.

Burgu strehon të burgosur në pritje të gjyqit dhe një ish i burgosur është kthyer pasi ka studiuar drejtësinë penale në SHBA.

Raymund Narag thotë se kur ishte 20 vjeç, ai u akuzua në mënyrë të rreme për vrasje dhe kaloi shtatë vjet në një qeli me 30 burra të tjerë, e cila ishte ndërtuar për vetëm pesë.

Gjatë kohës që ishte pas hekurave, Raymund jetoi me një dietë me peshq të tharë, të cilat ai pretendon se e lanë në prag të urisë.

Tani një Doktor i Drejtësisë Penale që ka studiuar në Universitetin Shtetëror të Miçiganit, Dr Narag tani është një asistent profesor në Universitetin e Ilinoisit Jugor.

Ai u kthye në kafazin e tij të mëparshëm për të studiuar se si mund të reformohen burgjet filipinase.

Duke folur për jetën e tij pas hekurave, ai ka thënë: “Kam parë nga afër ndërlikimet e menaxhimit të një institucioni burgu të mbushur me njerëz, të pafinancuar dhe të nënpunuar”.

Dr Narang ka thënë se ushqimi nuk është vetëm i pamjaftueshëm, por të burgosurit shpesh mund të gjejnë thonjtë e qelbur dhe buburrecat duke e lënë atë të pangrënshëm.

Gjithashtu shërbehet në intervale të parregullta në kohë të çuditshme të ditës, duke e bërë të pamundur që ata të fitojnë ndonjë ndjenjë rutinë për të përballuar mjerimin.

Kushtet e tmerrshme mund të shkaktojnë vështirësi serioze shëndetësore, të cilat mund të shkaktojnë skuqje të pakëndshme dhe sëmundje të shpërthejnë në lëkurën e tyre.

Madje thuhet se disa nga meshkujt kanë pësuar goditje në tru si pasojë e gjumit në një pozicion të ulur.

Dr Narag tha: “Të burgosurit janë të prirur ndaj sëmundjeve ngjitëse për shkak të kushteve të këqija të jetesës në qelitë e tyre.

“Ata flenë në qeli të mbipopulluara, të ajrosura dobët. Furnizimi me ujë të pijshëm është shumë i kufizuar. Racionet ushqimore kanë përmbajtje të pamjaftueshme ushqyese. Të burgosurit e sëmurë dhe të shëndetshëm janë grupuar në të njëjtat qeli.”

“Çdo muaj në burgun e Quezon City, rreth dy deri në pesë të burgosur vdesin nga sëmundjet.”

Mërzia dërrmuese dhe mungesa e gjumit gjithashtu i çon të burgosurit që të zhvillojnë depresion dhe sëmundje të tjera mendore.

Dr Narag tha se shtatë vitet e tij të ferrit në Quezon City e bënë atë të vendosur të fliste për tmerret që kishte parë pas hekurave.

Ai e përshkroi përvojën e tij të kohës në një libër të titulluar “Liria dhe vdekja brenda burgut të qytetit”./ h.ll/albeu.com

The post “Liria dhe vdekja brenda burgut të qytetit”, njihuni me “kafazin” e mbipopulluar në Filipine appeared first on Albeu.com.