mbipeshe Archives - Albeu.com

Neymar mbipeshë? Futbollisti nuk njihet më! Shikoni si duket ylli brazilian
Neymar ndodhet në periudhën e rikuperimit pas dëmtimit që pësoi me Kombëtaren e Brazilit në ndeshjen e vlefshme për kupën e Amerikës.

Ylli i futbollit u bë baba për herë të dytë përpara disa muajsh, pasi ish-partnerja e tij, Bruna Biankardi, solli në jetë vajzën e tyre Maria dhe pak më vonë ata konfirmuan ndarjen.

Neymar Jr i ka befasuar të gjithë fansat e tij kur në internet qarkulluan disa fotografi të tij në festën e ditëlindjes së legjendës braziliane Romario. Ato pamje kanë tronditur të gjithë komunitetin sportiv, pasi siç shihej Neymar tashmë kishte shtuar shumë peshë. Ai u pa i veshur me një xhaketë dhe maicë dhe disa fansa besojnë se ylli brazilian tani vërehet qartë se është në mbipeshë. Neymar gjithashtu postoi disa fotografi me Romarion nga festa e tij dhe fansat e tij filluan duke thënë se 58-vjeçari po dukej në një formë më të mirë fizike se sa Neymar.

Sidoqoftë ka spekulime të cilat e thonë të kundërtën, pasi një pjesë e fansave kanë pretenduar se Neymar ka postuar në llogarinë e tij në Instagram disa ditë para festës, ku aty dukej në formë mjaft të mirë. Neymar ka pësuar një këputje të ligamentit ACL dhe të meniskusit në këmbën e tij të majtë dhe ka qenë jashtë fushave që nga 17 tetori i vitit të kaluar. Ylli brazilian i cili momentalisht luan në Arabi tek Al-Hilali, ka humbur rreth 424 ditë që nga viti 2020 shkaku i lëndimeve. Rikujtojmë se pak kohë më mungesa e Neymarit në listën e lojtarëve të Al-Hilal ka bërë që të ‘shpërthejnë’ raportimet se kontrata e tij me klubin saudit është shkëputur.

The post Neymar mbipeshë? Futbollisti nuk njihet më! Shikoni si duket ylli brazilian appeared first on Albeu.com.

VOA: 22 shtete në SHBA kanë popullsi mbi peshë
Tre shtete me popullsinë më të shëndoshë në Shtetet e Bashkuara janë Virxhinia Perëndimore, e cila renditet e para me 41 për qind , Luiziana me 40.1 për qind dhe Oklahoma 40 për qind, sipas të dhënave të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

“Të dhënat e fundit nga CDC duken shqetësuese”, thotë Jamie Bussel nga Fondacioni “Robert Wood Johnson”, një organizatë filantropike me bazë shëndetin publik. “Në 22 shtete niveli i obezitetit tek të rriturit është rreth ose mbi 35 për qind. Vitin e kaluar këtë nivel e kishin 19 shtete. Por nëse shohim të dhënat e një dekade më parë, asnjë shtet nuk kishte nivel obeziteti në shkallën 35 për qind, tek të rriturit. Është e qartë se shifrat tregojnë se nuk po ecim në drejtimin e duhur”.

Veç Virxhinias Perëndimore, Luizianës dhe Oklahomës, në 22 shtetet me popullsi obeze në ose mbi 35 përqind janë: Alabama, Arkansasi, Dalauer, Xhorxhia, Indiana, Ajova, Kansasi, Kentaki, Misisipi, Misuri, Nebraska, Dakota e Veriut, Ohajo, Karolina e Jugut, Dakota e Jugut, Tenesi, Teksasi, Virxhinia dhe Viskonsin.

Normat e obezitetit priren të jenë më të larta mes popullsisë afrikano-amerikane, hispanikëve, popullsisë indigjene dhe banorëve vendas të Alaskës.

Çdo shtet amerikan kishte një normë obeziteti prej të paktën 20 për qind. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e cilëson forcimin e mbështetjes për parandalimin dhe trajtimin e obezitetit “një përparësi urgjente”.

“Obeziteti është një sëmundje e shkaktuar nga shumë faktorë, përfshirë ushqyerjen, aktivitetin fizik, gjumin, gjenetikën dhe mjekime të caktuara”, thotë Karen Hacker, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare për Parandalimin e Sëmundjeve Kronike dhe Promovimin e Shëndetit në CDC.

Zonja Bussel vë në dukje nevojën për programe më të fuqishme federale për të ndihmuar familjet që jetojnë në varfëri.

“Në shkurt të vitit 2023, Departamenti i Bujqësisë propozoi rishikimin e vakteve ushqimore në shkolla që përfshinin kufizimin e sheqerit dhe kripës së përpunuar. Mendojmë se këto ndryshime janë tejet të rëndësishme sepse mund të përmirësojnë shëndetin e nxënësve dhe cilësinë e dietës”, thotë ajo.

Sheldon Jacobson, profesor i shkencave kompjuterike në Universitetin e Illinoisit, ka studiuar mbipeshën dhe thotë se qeveria duhet të investojë më shumë në transportin publik.

“Ne jemi një shoqëri shumë e orientuar ndaj makinave. Ne ndërtojmë komunitetet tona të përqendruara rreth periferive,” thotë ai. “Ne përqendrohemi tek përdorimi I makinës dhe jo në ecjen me biçikletë apo edhe në transportin publik dhe, si rezultat, kjo në thelb kontribuon në shtimin në peshë”.

Shtetet dhe territoret e SHBA-së me shkallën më të ulët të obezitetit janë kryeqyteti amerikan (24.3%), Kolorado (25%), Havai (25.9%) dhe Vermonti (26.8%).

The post VOA: 22 shtete në SHBA kanë popullsi mbi peshë appeared first on Albeu.com.

Raporti: Deri në vitin 2035, më shumë se gjysma e popullsisë së botës do të jetë mbipeshë
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës do të klasifikohet si mbipeshë deri në vitin 2035 nëse nuk merren masa, paralajmëron Federata Botërore e Obezitetit.

Më shumë se katër miliardë njerëz do të preken, me normat që rriten më shpejt tek fëmijët, thotë raporti i tij.

Vendet me të ardhura të ulëta ose të mesme në Afrikë dhe Azi pritet të shohin rritjet më të mëdha.

Raporti parashikon se kostoja e obezitetit do të arrijë në më shumë se 4 trilion dollarë në vit deri në 2035-ën.

Presidentja e federatës, Louise Baur, i përshkroi gjetjet e raportit si një paralajmërim të qartë për vendet që të veprojnë tani ose të rrezikojnë pasoja në të ardhmen.

Raporti në veçanti thekson normat në rritje të obezitetit midis fëmijëve dhe adoleshentëve, me norma që pritet të dyfishohen nga nivelet e vitit 2020 si tek djemtë ashtu edhe tek vajzat.

Prof Baur tha se tendenca ishte “veçanërisht shqetësuese”, duke shtuar se “qeveritë dhe politikëbërësit në mbarë botën duhet të bëjnë gjithçka që munden për të shmangur kalimin e kostove shëndetësore, sociale dhe ekonomike tek brezi i ri” duke vlerësuar “sistemet dhe faktorët rrënjësor “ që kontribuojnë në obezitet.

Efektet e prevalencës së obezitetit në vendet me të ardhura më të ulëta theksohen gjithashtu në raport. Nëntë nga 10 vendet me rritjen më të madhe të pritshme të obezitetit globalisht janë shtete me të ardhura të ulëta ose të mesme në Afrikë dhe Azi.

Arsyet përfshijnë tendencat në preferencat dietike drejt ushqimeve më të përpunuara, nivele më të larta të sjelljes sedentare, politika më të dobëta për të kontrolluar furnizimin dhe marketingun e ushqimit, dhe shërbime shëndetësore me më pak burime të mira për të ndihmuar në menaxhimin e peshës dhe edukimin shëndetësor.

Vendet me të ardhura më të ulëta janë “shpesh më pak të afta për t’iu përgjigjur obezitetit dhe pasojave të saj”.

Gjetjet vlerësojnë se rritja e normave të obezitetit në mbarë botën do të ketë një ndikim të rëndësishëm në ekonominë globale, duke barazuar me 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto global.

Raporti thekson se njohja e tij për ndikimin ekonomik të obezitetit “nuk është në asnjë mënyrë një reflektim i fajit ndaj njerëzve që jetojnë me obezitet”.

Të dhënat e publikuara në raport do të paraqiten në OKB të hënën.

Raporti përdor indeksin e masës trupore (BMI) për të bërë vlerësimet e tij. BMI llogaritet duke pjesëtuar peshën e një të rrituri me katrorin e gjatësisë së tyre.

The post Raporti: Deri në vitin 2035, më shumë se gjysma e popullsisë së botës do të jetë mbipeshë appeared first on Albeu.com.

Studimi: Mbi 50% e popullsisë së botës do të jetë mbipeshë ose obezë deri në vitin 2035
Më shumë se 50% e popullsisë së botës do të jetë mbipeshë ose obeze deri në vitin 2035 nëse nuk ndërmerren veprime të rëndësishme, sipas një raporti të ri të publikuar sot.

Atlasi i Federatës Botërore të Obezitetit të vitit 2023 parashikon që 51% e botës, ose më shumë se 4 miliardë njerëz, do të jenë mbipeshë ose obezë brenda 12 viteve të ardhshme.

Sipas raportit, normat e obezitetit po rriten veçanërisht me shpejtësi tek fëmijët dhe në vendet me të ardhura më të ulëta.

Louise Baur, presidente e Federatës Botërore të Obezitetit, tha se njerëzit duhet të veprojnë tani për të parandaluar përkeqësimin e situatës. “Është veçanërisht shqetësuese të shohësh që normat e obezitetit të rriten më shpejt tek fëmijët dhe adoleshentët”, tha ajo në një deklaratë. “Qeveritë në mbarë botën duhet të bëjnë gjithçka që munden për të shmangur kostot shëndetësore, sociale dhe ekonomike tek brezi i ri,” vuri në dukje ajo.

Sipas raportit, obeziteti i fëmijërisë mund të dyfishohet më shumë, duke arritur në 208 milionë djem dhe 175 milionë vajza deri në vitin 2035.

Autorët e raportit bëjnë thirrje që vëmendja të përqendrohet tek faktorët socialë, mjedisorë dhe biologjikë që ndikojnë në këto tendenca.

Në vitin 2020, 2.6 miliardë njerëz, ose 38% e popullsisë së botës, ishin mbipeshë ose obezë.

Raporti thekson gjithashtu se pothuajse të gjitha vendet që pritet të shohin rritjen më të madhe të obezitetit në vitet e ardhshme janë me të ardhura të ulëta ose mesatare.

The post Studimi: Mbi 50% e popullsisë së botës do të jetë mbipeshë ose obezë deri në vitin 2035 appeared first on Albeu.com.

Hazard në qendër të vëmendjes, kritikohet për mbipeshën
Pavarësisht se nuk ka luajtur për Real Madrid, Eden Hazard u thirr nga Belgjika dhe nisi dje miqësoren para Kupës së Botës kundër Egjiptit.

Megjithatë, edhe një herë, ish-lojtari i Chelsea nuk e bindi dhe kritikat e ndryshme ranë në rrjetet sociale duke e gozhduar atë, veçanërisht për pamjen fizike të lojtarit.

E gjitha kjo për shkak të një imazhi të publikuar nga vetë Belgjika në Twitter, ku Hazard shihet në fushë, dukshëm me disa kilogramëve të tepërt. Fotoja u bë menjëherë virale dhe fansat e kritikuan shumë./ h.ll/albeu.com

⏸ Unlucky. #BELEGY #DEVILTIME pic.twitter.com/FaGEkL3JLU

— Belgian Red Devils (@BelRedDevils) November 18, 2022

The post Hazard në qendër të vëmendjes, kritikohet për mbipeshën appeared first on Albeu.com.

Keni tension të lartë? Ja disa mënyra për ta ulur
Tensioni i lartë i gjakut (hipertensioni) shpesh quhet “vrasësi i heshtur” për shumë arsye. Zakonisht vjen pa simptoma dhe rrit rrezikun e problemeve të zemrës, por ç’mund të bëni nëse presioni juaj i gjakut është më shumë se 130/80 mm Hg?

1. Rrit aktivitetin fizik dhe ushtrohu më shumë!

Ecje për 40 minuta rreth 3 herë në javë.

2. Përpiqu të humbasësh peshë nëse je mbipeshë

Studime të shumta kanë treguar se dietat ushqimore dhe humbja e peshës reduktojnë ndjeshëm tensionin e lartë duke e stabilizuar.

3. Ndërprisni sheqernat dhe karbohidratet.

Duke reduktuar konsumin e tyre bini njëkohësisht në peshë dhe stabilizoni presionin e lartë të gjakut.

5. Konsumoni më pak ushqim të procesuar

Edhe ato që pretendojnë se nuk kanë yndyrë, janë të larta në përmbajtje kripe dhe sheqeri për të kompesuar mungesën e yndyrave. Konsumoni vetëm gjëra që i përgatisni vetë në çast.

6. Hiqni dorë nga duhani

Mund të jetë e vështirë, por në fund të ditës ja vlen.

7. Përpiquni të mos stresohesh

Është e pamundur të bëhet në nivelin 100%, por gjeni disa mënyra për ta reduktuar në nder të shëndetit dhe tensionit. Dëgjoni muzikë, lexoni një libër, bëni shëtitje të gjata dhe ndërkohë mos harroni të merrni frymë thellë.

8. Konsumoni pak çokollatë të zezë

Është vërtetuar që çokollata e zezë mund ta ulë tensionin e lartë të zemrës.

9. Sigurohu të bësh gjumë të qetë e të plotë

Nëse s’flini mirë, me siguri kjo do t’ju ndikojë në presionin tuaj të gjakut. Është shumë e nevojshme të ndiqni një orar të caktuar gjumi dhe të shmangni dremitjet gjatë ditës.

10. Hani hudhra ose merrni suplemente të tjera të saj

Hudhra e freskët ose ekstraktet e saj përdoren gjerësisht për të ulur tensionin e zemrës, përveçse janë antioksidant fantastikë!

11. Merrni mjekime nëse është e nevojshme

Nëse tensioni juaj është i lartë dhe nuk ulet as pas ndryshimeve në stilin e jetës, duhet patjetër t’i drejtoheni mjekut. Mund të jetë e domosdoshme ta mbani nën kontroll përmes barnave./albeu.com

The post Keni tension të lartë? Ja disa mënyra për ta ulur appeared first on Albeu.com.

Vera po ju gjen sërish mbipeshë? Mjekët fracez ju tregojnë si të dobësoheni pa dietë
Gjithmonë gjatë afrimit të stinës së verës, kur çoni nëpërmend plazhin, pendoheni për kilogramët që keni shtuar dhe që nuk iu doli koha t’i humbisni as këtë vit.

Mbipesha mund të ketë lidhje me sëmundjen e shekullit. Numri i personave që janë mbi peshë është dyfishuar. Mjekët fracez japin 9 këshilla si të hiqni kilet e tepërta pa dieta.

Me këto këshilla të shëndetshme, ju do të humbni peshë duke adoptuar zakone të shëndetshme në baza ditore.

1. Pini mjaft ujë gjatë gjithë ditës

Uji pije natyrale me përfitime të shumta për trupin (përveçse na mban gjallë) mund të na ndihmojë të humbasim peshë. Në të vërtetë, njerëzit ndonjëherë mund të ngatërrojnë urinë dhe etjen. Truri i dërgon një sinjal të ngjashëm trupit për të treguar nevojën për ushqim ose nevojën për hidratim. Uji pastaj ju lejon të plotësoni këtë ndjenjë të rremë të urisë.

2. Konsumoni mëngjesin.

“Hani si një mbret në mëngjes, si një princ në mesditë dhe si një i varfër në mbrëmje” është një citat i përshtatshëm. Në të vërtetë, mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Në veçanti, ai lejon trupin të kryejë funksionet e tij gjatë mëngjesit dhe të zvogëlojë dëshirat, dëshirat e sheqerit dhe marrjet impulsive të ushqimit.

3. Merruni me aktivitet fizik.

Për të humbur peshë në mënyrë efektive, është e nevojshme të praktikoni një aktivitet të rregullt sportive. Vrapimi, kapërcimi i litarit, Zumba, noti, tenisi, futbolli. Përveç që ju ndihmon të humbni peshë, duke luajtur sporte ju lejon të ndjeni më shumë gëzim dhe energji në jetën tuaj të përditshme pasi trupi juaj prodhon endorfinë pas çdo aktiviteti sportiv.

4. Hani më shumë fibra

Ekzistojnë dy lloje të fibrave: të retshme , e cila rregullon sheqerin në gj ak dhe kolesterolin në gjak dhe e patretshme , e cila përmirëson tranzitin e zorrëve për të parandaluar fryrjen e barkut. Kjo sepse këto substanca fryhen në stomak dhe treten më shumë, duke nxitur kështu ngopjen .

5. Flini mjaftueshëm

Gjumi është thelbësor për një qëllim humbje peshe. Sipas Dr. Olivier Coste, njerëzit që nuk kanë gjumë kanë tendencë të hanë më shumë sheqer dhe yndyrë gjatë ditës. Për të humbur peshë, duhet të flini mesatarisht 7 deri në 8 orë në natë dhe të shkoni në shtrat në kohë të rregullta çdo ditë. Vendosja e një ritmi të shëndetshëm biologjik bën të mundur përfitimin nga një organizëm i shëndetshëm i aftë për të humbur peshë.

6. Kufizoni konsumin e pijeve alkoolike

Alkooli ngadalëson ngopjen ndërsa siguron shumë kalori në trup, duke shkaktuar kështu çrregullim në ndjesitë e urisë dhe etjes, siç shpjegohet nga Profesor Seeley.

7. Zgjidh frutat dhe perimet

Frutat dhe perimet janë të mbushura me vitamina dhe minerale që janë thelbësore për humbjen e peshës. Shumë pak në kalori, ato janë të pasura me ushqim, të mbushura me fibra të tretshme që ngadalësojnë thumba të sheqerit në gj ak dhe ndihmojnë në parandalimin e dëshirave ndërmjet vakteve.

8. Hani ngadalë

Për të humbur peshë, gjithçka është në rrugë. Duke ngrënë ngadalë, truri merr kohë për të marrë sinjalet e ngopjes që i komunikon trupit tonë. Njëzet minuta para kafshimit të parë, truri merr një stimul që tregon se individi është i ngopur. Për të arritur shpejt këtë sinjal që na lejon të ndalojmë së ngrëni, duhet të gjejmë kohën për të shijuar kafshimet dhe për të ngrënë me kujdes.

9. Konsumoni më shumë proteina

Proteinat janë thelbësore gjatë një procesi dobësimi. Rezulton se duke konsumuar këto ushqime, trupi dj eg një sasi të konsiderueshme kalorish për t’i tretur ato. Proteina gjithashtu ju bën të ndjeheni më të ngopur për më shumë kohë pasi kërkon kohë për t’u tretur.

The post Vera po ju gjen sërish mbipeshë? Mjekët fracez ju tregojnë si të dobësoheni pa dietë appeared first on Albeu.com.