mbipesha Archives - Albeu.com

U turpërua për peshën nga stjuardesa e avionit, gruaja humbet 60 kg pas ‘mësimit’ të marrë
42-vjeçarja Jennifer Louise, thotë se kishte mbetur e “turpëruar dhe e shtangur” kur stjuardesa e avionit i tha se ‘duhet të ulte mbajtësen e krahut të sediljes edhe pse pesha e saj e madhe nuk e lejonte ta bënte’, ndërsa më pas me të gjithë pasagjerëve, i tha se mbipesha “është thjesht një zgjedhje e stilit të jetesës”.

Nëna e një fëmije kishte mbetur fillimisht e shtangur nga turpërimi, por ky duket se ishte shkaku i ndryshimit madhor të stilit të jetesës që e ka bërë tashmë të humbasë më shumë se 60 kg.

Jennifer Louise, po fluturonte drejt Lanzarote në maj 2023 kur stjuardesa para nisjes së avionit insistonte se krahët e sediljes duhet të mbaheshin ngritur për arsye sigurie.

Por me peshën e saj më shumë se 100 kg gruaja kishte humbur formën trupore teksa konsumonte ushqime të shpejta, të përpunuara e me kimikate prezervuese që e kishin kthyer në një ‘ballon’ të vërtetë dhjami.

Gruaja konsumonte racione gjigante ushqimesh të gatshme, të mbushura me sheqer dhe kafeinë prandaj pas kthimit në Britani, Jennifer vendosi të ndalonte çdo ushqim të përpunuar e paketuar, per të pastruar trupin e saj dhe rënë në peshë.

Dhe në fakt brenda një viti ajo humbi më shumë se 50 kg, rreth gjysmën e peshës trupore, vetëm me eliminimin e ushqimeve te sheqerit dhe dietën e ushqimeve natyrale, të papërpunuara.

Jennifer nga Bedfordshire, e cila është bërë shkrimtare, thotë: “Shumicën e jetës time në moshë të rritur kam qenë mbipeshë. Por nuk e kisha pritur një koment të tillë teksa ajo ngjeshtë te unë krahun e sediljes, që gjithsesi më zgjoi nga gjumi i dembelizmit.”

“U turpërova dhe nisa të përlotem. Kur nuk ke pasur probleme me peshën, nuk e kupton sa të lëndon diçka e tillë prandaj vendosa të bëj ndryshim.”

“Ndryshimi stilit të jetesës ishte i shpejtë, për një vit u bëra gjysma e gruas që kisha qenë, tani më në fund mund të shkoj në dyqan dhe të gjej rroba që më bëjnë, kam marrë një qen dhe dal për shëtitje të gjata”.

Jennifer thotë se kishte shtuar në peshë prej dietës së ushqimeve të gatshme me bashkëshortin e saj dhe pas lindjes së të bijës. Megjithëse kishte tentuar më parë disa programe dobësimi, sa herë që dobësohej rezultatet i zhdukeshin prej ngrënies emocionale dhe stilit të fjetur të jetesës.

“Kisha tentuar dietat që prej moshës 16 vjeçe por asgjë nuk funksiononte, pasi motivimi humbiste shpejt,” tregon Jennifer për rrjetin vendas TheMirror. Por pas “turpërimit madhor” në avionin e mbushur më pasagjerë në maj 2023, Jennifer vendosi se “kupa ishte mbushur”.

Pas kalimit në dietën e re me pak karbohidrate dhe ushqime natyrale, Jennifer tregon: “Nuk e besoja sa e thjeshtë kishte qenë, pesha sikur po shkrihej vetë larg meje,”

“Tani ndjehej shumë mirë me trupin tim dhe bija ime është krenare për mua. Këtë vit do të shkojmë përsëri me avion në Lanzarote -por nuk do të përdor më të njëjtën linjë ku u turpërova, megjithëse më bëri mirë, në terma afatgjatë”.

The post U turpërua për peshën nga stjuardesa e avionit, gruaja humbet 60 kg pas ‘mësimit’ të marrë appeared first on Albeu.com.

Ronaldo Sharka: Kam probleme shëndetësore prandaj nuk dobësohem dot, jam në luftë të përditshme
Ronaldo Sharka i ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ka treguar për herë të parë se ka një problem shëndetësor dhe kjo gjë e bën të pamundur që ai të bjerë në peshë pavarësisht përkushtimit të tij ndaj palestrës dhe dietës.

Paloma: Ti pse mërzitesh kur të shajnë për shëndetin?

Ronaldo Sharka: Kush tha që acarohem. Unë jam i pari që nuk acarohem dhe këtë gjë e kam kthyer në trend në rrjetet e mia sociale dhe bëj fushata për t’i ardhur në ndihmë sepse shumica e njerëzve në Shqipëri dhe në botë janë mbipeshë dhe vuajnë nga obeziteti.

Paloma: Ti nuk e ke hall, do ta mbash për qejf, sepse po ti vesh vetes detyrë që të dobësohesh, ia arrin qëllimit?

Ronaldo Sharka: Po nga e di ti që nuk e kam hall unë? Ti nuk ke ardhur me mua të bësh vizita tek mjeku dhe të gjithë këta njerëzit që merren me mbipeshën. Ti nuk ke qenë pas meje sa herë që unë jam vizutuar trajnuar për këtë gjënë dhe që unë kam probleme të bie nga pesha.

Donald Veshaj: O vëlla pse nuk ia thua dhe publikut, por mbetesh misterioz?

Ronaldo Sharka: Sepse doja ta ruaja këtu për emisionin tuaj “Më lër të flas”.

Donald Veshaj: Çfarë problemi ke pra?

Ronaldo Sharka: Probleme që me emra shkencorë nuk di t’i shpjegoj mirë, por që mi kanë shpjeguar njerëzit që merren me këtë fushë, kështu që edhe unë jam në luftë të përditshme, pavarësisht se punoj nga tre-katër orë në ditë në palestër dhe mbaj një lloj diete ushqimore, por megjithatë kam rënë gjashtë kg.

The post Ronaldo Sharka: Kam probleme shëndetësore prandaj nuk dobësohem dot, jam në luftë të përditshme appeared first on Albeu.com.

Raporti: Më shumë se gjysma e botës do të jetë mbipeshë ose obeze deri në vitin 2035
Sipas një raporti të ri, më shumë se gjysma e popullsisë së botës do të jetë mbipeshë ose e obeze deri në vitin 2035 nëse nuk merren masa të rëndësishme.

Atlasi i Federatës Botërore të Obezitetit të vitit 2023 parashikon që 51 për qind e botës, ose më shumë se 4 miliardë njerëz, do të jenë obezë ose mbipeshë brenda 12 viteve të ardhshme.

Normat e obezitetit po rriten veçanërisht shpejt tek fëmijët dhe në vendet me të ardhura më të ulëta, zbuloi raporti.

Duke i përshkruar të dhënat si një paralajmërim të qartë, Louise Baur, presidente e Federatës Botërore të Obezitetit, tha se politikëbërësit duhet të vepronin tani për të parandaluar përkeqësimin e situatës.

“Është veçanërisht shqetësuese të shohësh se normat e obezitetit po rriten më shpejt tek fëmijët dhe adoleshentët”, tha ajo në një deklaratë.

“Qeveritë dhe politikëbërësit në mbarë botën duhet të bëjnë gjithçka që munden për të shmangur kalimin e kostove shëndetësore, sociale dhe ekonomike tek brezi i ri”, shtoi ajo.

Raporti zbuloi se obeziteti i fëmijërisë mund të dyfishohet më shumë nga nivelet e vitit 2020, në 208 milionë djem dhe 175 milionë vajza deri në vitin 2035.

Kostoja për shoqërinë është e rëndësishme si rezultat i kushteve shëndetësore të lidhura me mbipeshën, tha federata: Më shumë se 4 trilion dollarë në vit deri në vitin 2035, ose 3 për qind e PBB-së globale.

Megjithatë, autorët thanë se nuk po fajësonin individët, por bënin thirrje për një fokus në faktorët shoqërorë, mjedisorë dhe biologjikë të përfshirë në kushte.

Raporti përdor indeksin e masës trupore (BMI) për vlerësimet e tij, një numër i llogaritur duke pjesëtuar peshën e një personi në kilogram me gjatësinë e tij në metra në katror. Në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, një rezultat BMI mbi 25 është mbipeshë dhe mbi 30 është i obez.

Në vitin 2020, 2.6 miliardë njerëz binin në këto kategori, ose 38 për qind e popullsisë së botës.

Raporti zbuloi gjithashtu se pothuajse të gjitha vendet që pritet të shohin rritjen më të madhe të obezitetit në vitet e ardhshme janë vendet me të ardhura të ulëta ose mesatare në Azi dhe Afrikë.

Të dhënat do t’u paraqiten politikëbërësve të Kombeve të Bashkuara dhe vendeve anëtare javën e ardhshme. /albeu.com

The post Raporti: Më shumë se gjysma e botës do të jetë mbipeshë ose obeze deri në vitin 2035 appeared first on Albeu.com.

Ke probleme me mbipeshën? Hiq dorë nga këto pesë zakone të përditshmërisë
Kohët e fundit nuk ke ngrënë në fast food, nuk ke ngrënë as ëmbëlsira me shpresën se do të bije disi në peshë, por ato kilet e tepërta në peshore duket sikur nuk heqin dorë lehtë nga trupi yt. Por jo gjithçka varet vetëm nga ushqimi. Shumica e njerëzve nuk e vë re se disa nga zakonet e përditshme, mund të ndikojnë në shtimin në peshë. Në këtë artikull do të lexoni mbi pesë zakonet e rutinës së përditshme, nga të cilat duhet të hiqni dorë, nëse doni të keni një trup në peshën ideale.

Sasia e orëve të gjumit.

Nëse fle pak orë gjumë, trupi prodhon kortizol, një hormone stresi që shton oreksin. Ndërkohë, edhe të flesh shumë orë gjumë, nuk bën mirë për shëndetin. Sipas një studimi të huaj, të flesh mbi 10 orë gjumë, ndikon në rritjen e masës trupore. Nuk ka gjë për t’u habitur, sepse jo më kot mjekët rekomandojnë 7-9 orë gjumë çdo natë. Kjo është sasia e nevojshme e orëve të gjumit për të mbajtur peshën e duhur trupore.

Pra, nëse çdo natë flini më pak se 7 orë, ose më shumë se 10 orë, keni më shumë mundësi të shtoni disa kile të padëshirueshme. Nuk ka rëndësi se sa aktivitet fizik bëni, apo se sa vëmendje i kushtoni ushqyerjes. Nëse ju flini më tepër, ose më pak orë gjumë, ju jeni më të predispozuar të shtoni në peshë.

Vishesh dhe bëhesh gati në errësirë.

Ngrije grilën e dritares, ose hapi perdet në mënyrë që drita e diellit të bjerë në dhomën tënde të gjumit. Sipas një studimi të publikuar në revistën “PLOS Onë”, thuhet se rrezet e diellit që herët në mëngjes stimulojnë metabolizmin dhe e ndihmojnë trupin të zgjohet. Zgjojeni metabolizmin tuaj çdo mëngjes duke hapur grilat e dritareve. Do ta vini re se do të ndiheni shumë shpejt në formë dhe plot me energji.

Mund të duket e pabesueshme se si një gjë e tillë mund të ndikojë në shëndet, por përpiquni të zbatoni çdo gjë që ju thonë studimet shkencore për të mbajtur peshën tuaj nën kontroll. Duke përshpejtuar metabolizmin tuaj menjëherë pas zgjimit, ju kontribuoni në mbajtjen normale të peshës suaj.

Nuk e rregullon krevatin.

Mund të duket e çuditshme, por është e vërtetë. Sipas një studimi të “US National Sleep Foundation”, është thënë se personat që nuk e rregullonin shtratin e tyre, kishin më shumë mundësi të flinin sërish, edhe pasi bëheshin gati. Gjumi i shëndetshëm vërtet ndikon në një peshë optimale, por siç e thamë, më shumë gjumë do të thotë më shumë kilogramë peshë. Nëse doni ta mbani peshën nën kontroll, përgatiteni sapo zgjoheni shtratin tuaj që të mos keni dëshirë të shtriheni për të fjetur sërish.

Harron të peshohesh në mënyrë të rregullt.

Kërkuesit e universitetit “Cornell” kanë treguar se peshimi i rregullt, minimalisht një herë në javë, i ndihmon shumë njerëzit të bien në peshë. Momenti më i mirë për t’u peshuar, është mëngjesi pasi keni ngrënë apo keni pirë diçka. Nëse je duke kërkuar të biesh në peshë, peshohu në mëngjes dhe mendo për çdo gjë me shumë kalori që ke ngrënë ditët pas peshimit më të fundit. Nëse ke shtuar në peshë, eliminoji ato ushqime nga dieta. Nëse ke rënë në peshë, vazhdo me të njëjtën dietë.

Nuk ha mjaftueshëm ushqim për mëngjes.

Kërkuesit e universitetit “Tel Aviv” ngulin këmbë se duhet të konsumohet një mëngjes sa më i shëndetshëm. Në fakt, një mëngjes me rreth 600 kalori proteina, karbohidrate dhe pak drithëra do t’ju bëjë më të lumtur të ndiqni programin tuaj dietetic të përditshëm. Mëngjesi duhet të jetë vakti më i rëndësishëm i gjithë ditës. Vakti i mëngjesit na furnizon me energji fizike dhe mendore për ta përballuar sa më mirë ditën. Nëse nuk e konsumoni vaktin e mëngjesit, dijeni po bëni gjënë e gabuar për të rënë në peshë. Përkundrazi, do të shtoni akoma më tepër në peshë. Por, edhe nëse e konsumoni vaktin e parë të ditës, përpiquni të merrni ushqime të shëndetshme, jo ta teproni me kaloritë. Çdo gjë në masën e duhur dhe keni për të parë rezultate pozitive tek vetja juaj.

The post Ke probleme me mbipeshën? Hiq dorë nga këto pesë zakone të përditshmërisë appeared first on Albeu.com.

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hani pas orës shtatë të mbrëmjes
Nëse e keni zakon të hani darkë vonë, ndoshta jeni të shqetësuar se si ndikon në trupin tuaj. Ja çfarë ndodh kur hani para gjumit.

Rritja e glikogjenit

Kjo është një shenjë e mirë, veçanërisht nëse ushtroheni pasdite ose në mbrëmje. Depozitat e glikogjenit në muskuj shterohen shpejt, kjo është arsyeja pse vaktet pas stërvitjes janë kaq të rëndësishme. Darka (edhe në orën shtatë) plotëson furnizimet tuaja, të cilat do t’ju japin energji për mëngjesin e ardhshëm, në mënyrë që të zgjoheni më lehtë dhe të përgatiteni për ditën. Përveç kësaj, ushqimi stimulon sintezën e proteinave në muskuj, gjë që ndihmon në rigjenerimin e trupit që ndodh gjatë natës. Dhe, sigurisht, të gjitha këto do t’i merrni nëse zgjidhni një vakt ushqyes, plot vitamina dhe proteina.

Probleme me gjumin

Nëse luftoni me pagjumësinë, do të ishte mirë të bëni një ndryshim në dietën tuaj: mos hani asgjë më shumë se dy orë para se të shkoni në shtrat. Edhe këtu do t’ju vijë mirë të hani diçka ushqyese si vakti i fundit i ditës, që do t’ju ngopë deri në pushimin e natës. Sistemi tretës do të ketë kohë të mjaftueshme për të bërë punën e tij, trupi do të jetë në gjendje të relaksohet, që do të thotë se do të jeni të qetë kur të shkoni në shtrat. Nëse problemi ishte se keni ngrënë pak para se të shkoni në shtrat, atëherë me siguri do të shpëtoni nga pagjumësia.

Kontroll më i mirë i glukozës në gjak

Ky është informacion i dobishëm veçanërisht për ata që kanë probleme të caktuara shëndetësore dhe duhet të monitorojnë nivelet e glukozës në gjak. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe diabetikët. Një vakt para gjumit mund të sigurojë kontroll më të mirë të glukozës në gjak edhe gjatë natës gjatë gjumit. Por ëmbëlsirat as në këtë rast nuk janë zgjidhja më e mirë.

Shëndoshja

Arsyeja më e dukshme pse shumë njerëz shmangin ngrënien në periudha të caktuara është mbipesha. Çfarë ndodh me të njëjtat ushqime që përdorni gjatë ditës, dhe më pas gjoja ndryshon funksionin e tyre në mbrëmje?

Asgje ne te vertete. Nëse do të hanin diçka të shëndetshme dhe të lehtë në mbrëmje, nuk do të ishte aspak problem. Problemi lind për shkak se në mbrëmje synojmë ëmbëlsirat dhe ushqimet e kripura jo të shëndetshme, të cilat i hamë më shumë se sa janë të mira. Sidomos nëse e bëni pranë televizorit, nuk do të mbani gjurmët e sasisë dhe para se ta kuptoni, qesja me ushqime ose pjata me biskota do të jenë zhdukur. Përveç kësaj, nuk është mirë nëse i hani të gjitha para se të shkoni në shtrat, sepse atëherë sistemi juaj i tretjes nuk do të “pushojë” sa duhet. Ngrënia e një darke ushqyese dhe të shëndetshme (edhe nëse është pas orës 19:00) do të jetë shumë më mirë se një ton ushqime të lehta./albeu.com

The post Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hani pas orës shtatë të mbrëmjes appeared first on Albeu.com.

Ermal Fejzullahu tregon për herë të parë se është bullizuar për peshën: Jam trashaluq, por kam vlerat e mia
Për këdo që e mban mend këngëtarin Ermal Fejzullahu në fillimet e karrierës së tij, me siguri imazhi për djalin që prekte zemrat e të gjithëve me zërin e tij, ishte krijuar si një i ri i dobët, me shumë më pak kile se tani.

Por disa vite më parë pasi u bë baba Ermali shtoi ndjeshëm në peshë duke ndryshuar tërësisht. Këngëtari ka rrëfyer së fundmi në emisionin “Barber shop” se është përballur me bullizmin për shkak të peshës. Teksa po fliste për sfidat me të cilat është përballur gjatë jetës, pohoi se është përballur me një fenomen të tillë gjatë jetës.

“Nuk i kam marrë shumë seriozisht por shoh që sot është shumë problem. Ka shumë njerëz që i njoh, të cilët bullizmi i ka lënë me shumë komplekse. Këtu fatkeqësisht nganjëherë nuk mund të kesh edhe lirinë e të shprehurit sepse të gjykojnë.

Por nuk është mirë t’i bullizosh njerëzit sepse shumë njerëz në krejt botën që kanë ngelur kështu si unë trashuluq, kam vlerat e mia, kam artin tim, talentin tim që dikush tjetër ndoshta nuk e ka. Nuk bën t’i gjykosh njerëzit në pamje”, theksoi Fejzullahu.

The post Ermal Fejzullahu tregon për herë të parë se është bullizuar për peshën: Jam trashaluq, por kam vlerat e mia appeared first on Albeu.com.

Mjekët e thonë troç: Ja 5 gjërat që ndodhin me trupin e një gruaje pasi ajo kalon të 50-tat
Të pesëdhjetat janë një sfidë e madhe për një grua. Në këtë moshë, gruaja kalon në menopauzë, por ky nuk është ndryshimi i vetëm që përjeton ajo në këtë moshë. Sipas ekspertëve, pas kësaj moshe, gruaja është ndjeshëm më e rrezikuar nga problemet me zemrën. Kardiologët kanë shpjeguar shumë qartë çfarë ndodh me zemrën e një gruaje pas të pesëdhjetave.

Rreziku i problemeve me zemrën rritet

Më shumë se gjysma e grave në botë nuk e kanë të qartë se sëmundjet e zemrës janë rreziku më i madh për shëndetin e tyre. Pjesa më e madhe i druhen kancerit të gjirit por jo zemrës.

Në fakt të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i grave shqiptare që vdesin nga sëmundjet e zemrës është më i lartë se ai i burrave (siç mund ta shikoni edhe në këtë grafik). Këto të dhëna tregojnë se qytetet e Tiranës, Fierit, Shkodrës, Korçës dhe Elbasanit kanë nivelet më të larta të vdekshmërisë së grave nga sëmundjet e zemrës.

Zemra bëhet më e ngurtë

Pas të pesëdhjetave, muskujt e zemrës nisin të bëhen më të ngurtë dhe kësisoj vështirësojnë pompimin e gjakut dhe qarkullimin e tij. Ky problem përkeqësohet më shumë tek gratë për shkak të ndryshimeve hormonale. Nivelet e ulëta të estrogjenit ndikojnë ndjeshëm në shëndetin e zemrës, sidomos në moshën nga 50 deri në 54 vjeç.

Çrregullimi i rrahjeve të zemrës

Pas të pesëdhjetave, rreziku i çrregullimit të rrahjeve të zemrës, ose siç njihet ndryshe aritmia, rritet ndjeshëm. Për pasojë, ekspertët këshillojnë që gratë që kanë probleme të tilla të jenë të vëmendshme e të këshillohen shpesh me mjekun.

Grave u thyhet zemra

Në këtë moshë, lajmet e këqija janë më të shpeshta dhe stresi më i lartë. Për pasojë, gratë përballen me atë që njihet ndryshe si ‘zemra e thyer.’ Nuk kemi të bëjmë me një term figurativ. Ajo që ndodh është se hormonet e stresit ndërpresin rrahjet e zemrës në një zonë të veçantë të muskulit të saj. Sindroma e zemrës së thyer përgjithësisht nuk është fatale, megjithatë, shoqërohet me dhimbje në kraharor dhe vështirësi në frymëmarrje. Këto simptoma janë të ngjashme me ato të një ataku në zemër. Më shumë se 90% e rasteve të sindromës së zemrës së thyer regjistrohen në grupmoshat nga 58 në 70 vjeç.

Mbipesha dhe zemra

Metabolizmi ngadalësohet me kalimin e moshës. Rreziku për mbipeshë është tepër i lartë, duke u kthyer në faktor rreziku për sëmundjet e zemrës. Gratë shëndoshen më lehtë për faj të mungesës së estrogjenit, duke u bërë kështu më të ndjeshme ndaj problemeve të zemrës.

Për më tepër, mungesa e estrogjenit, shoqërohet me rritjen e nivelit të kolesterolit të keq. Ky i fundit është një tjetër faktor rreziku për sëmundjet e zemrës.

Pas të pesëdhjetave, gratë vuajnë më shumë nga ngurtësimi i enëve të gjakut, tensioni i lartë i gjakut, ngushtimi i enëve të gjakut por edhe diabeti. Pas kësaj moshe, edhe struktura e gjumit – shumë i rëndësishëm për shëndetin e zemrës – ndryshon tek gratë dhe ato flenë më pak. /agroweb

The post Mjekët e thonë troç: Ja 5 gjërat që ndodhin me trupin e një gruaje pasi ajo kalon të 50-tat appeared first on Albeu.com.

Jeni mbipeshë? Dieta me vezë të ziera që ju ndihmon të humbni 10 kg në vetëm 14 ditë
Nëse dëshironi të humbni peshë shpejt, një dietë e orientuar tek vezët e ziera mund të jetë efektive. Edhe pse përbëhet nga vetëm një numër i vogël produktesh, ka rezultuar të jetë më se e mjaftueshme për t’ju ndihmuar të përshpejtojë metabolizmin dhe djegur dhjamin.

Ka disa rregulla të tjera që ju duhet t’i dini:

Nuk ka ushqime të konservuara.

Asnjë pije me sheqer apo alkool.

Kripë dhe sheqe në ushqime me limit

Ja menuja për dietën dy-javore:

Mëngjesi: 2 vezë të ziera dhe 1 agrume sipas deshires.

Dreka: 2 patate te ëmbla dhe 2 mollë.

Darka: 1 pjatë e madhe me sallatë dhe mish pule.

Mëngjesi: 2 vezë të ziera dhe 1 agrume.

Dreka: Perime jeshile dhe sallatë pule.

Darka: Një sallatë perimesh, 1 portokall dhe 2 vezë të ziera.

Mëngjesi: 2 vezë të ziera dhe 1 agrume.

Dreka: Djathë me pak yndyrë, 1 domate dhe 1 patate te ëmbël.

Darka: Sallatë dhe pule.

Mëngjesi: 2 vezë të ziera dhe 1 agrume.

Dreka: Fruta.

Darka: Sallatë pule dhe pak perime ne avull.

Mëngjesi: 2 vezë të ziera dhe 1 agrume.

Dreka: perime të ziera dhe 2 vezë.

Darka: sallatë dhe peshk i pjekur në skarë.

Mëngjesi: 2 vezë të ziera dhe 1 agrume.

Dreka: Fruta.

Darka: Pule dhe perime ne avull.

Mëngjesi: 2 vezë të ziera dhe 1 agrume.

Dreka: Sallatë domate, perime ne avull dhe pule.

E hënë

Mëngjesi: 2 vezë dhe 1 agrume.

Dreka: sallatë dhe pule.

Darka: 1 portokall, sallatë dhe 2 vezë.

Mëngjesi: 2 vezë dhe 1 agrume.

Dreka: 2 vezë dhe perime ne avull.

Darka: sallatë dhe peshk i pjekur në skarë.

Mëngjesi: 2 vezë dhe 1 agrume.

Dreka: sallatë dhe pule.

Darka: 1 portokall, sallatë perimesh dhe 2 vezë.

Mëngjesi: 2 vezë dhe 1 agrume.

Dreka: perime ne avull, djathë me pak yndyre dhe 2 vezë.

Darka: sallatë dhe pule.

Mëngjesi: 2 vezë dhe 1 agrume.

Dreka: Një sallatë me sardele.

Darka: sallatë dhe 2 vezë.

Mëngjesi: 2 vezë dhe 1 agrume.

Dreka: sallatë dhe pule.

Darka: Fruta.

Mëngjesi: 2 vezë dhe 1 agrume.

Dreka: perime ne avull dhe pule.

Darka: E njëjta gjë si për drekë.

A e vëreni se sa e thjeshtë është? Kjo dietë nuk ka pothuajse asnjë karbohidrat, dhe kjo është një nga arsyet pse funksionon.

The post Jeni mbipeshë? Dieta me vezë të ziera që ju ndihmon të humbni 10 kg në vetëm 14 ditë appeared first on Albeu.com.