mbi 65-vjeç Archives - Albeu.com

Popullsia mbi 65-vjeç/ Shqipëria me rritjen më të fortë në Europë nga 2015 në 2025
Shqipëria po kthehet në një azil të madh, pasi grup-mosha mbi 65-vjeç në raport me popullsinë në moshe pune (15-64 vjeç) po rritet me ritme shumë shpejta të pa-përjetuara në këtë mënyrë nga asnjë vend tjetër europian.

Të dhënat më të fundit të Eurostat mbi ecurinë demografike në kontinentin europian në 10 vitet e fundit 2015-2025, e pozicionojnë vendin tonë në krye të listës për rritjen e peshës kanë të moshuarit në raport me krahun e punës.

Në vitin 2015, popullsia mbi 65-vjeç në Shqipëri përbënte rreth 18.2% të totalit të forcës së punës (15-64 vjeç), një rezultat që e kategorizonte vendin tonë relativisht të ri në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian apo vendeve si Italia e Gjermania.

Në vitin 2025 grup-mosha mbi 65-vjeç ishte sa 33.3% e forcës së punës.

Ndërmjet 2015 dhe 2025, Shqipëria mban vendin e parë në Europë për rritjen më të lartë të përqindjes së popullsisë mbi moshën 65-vjeç në raportin me popullsinë në moshë pune.

Brenda vetëm një dekade, pesha e të moshuarve ndaj popullsisë në moshë pune ka pësuar rritje drastike prej 15.1 pikë përqindjeje, duke kapërcyer çdo vend tjetër të monitoruar në këtë listë (shiko grafikun e mëposhtëm).

Ndërkohë që vende si Moldavia apo Maqedonia e Veriut gjithashtu, po përjetojnë rritje të ndjeshme të kësaj grup moshe, ato mbeten pas Shqipërisë me një rritje prej përkatësisht 14.1 dhe 10.7 pikë përqindjeje.

Për shkak të krizës demografike Shqipëria, ka pësuar rritje të fortë të moshës mediane të popullsisë. Në 2015-n, mosha mediane (që ndan popullsinë përgjysmë) ishte 34.7 vjeç.

Kjo do të thotë që në 2025-n, gjysma e popullsisë ishte nën 44.3 vjeç, ndërsa 10 vite më parë Shqipëria ishte shumë më e re, me gjysmën e popullsisë që ishte më e re se 34.7-vjeç.

Teksa Europës iu deshën disa dekada të kalojë në një etapë plakjeje të popullsisë, Shqipëria e ka pësuar këtë transformim brenda vetëm një dekade, pasi nga viti 2015 në 2025 mosha mediane në vendin tonë u rrit me 9.6 vite, ritmi më i lartë në kontinent, teksa mesatarja europiane këtë periudhe ishte 2.1 vite.

Ky fenomen i plakjes së përshpejtuar në vendin tonë i atribuohet një kombinimi faktorësh, si emigrimi masiv i moshave të reja dhe rënies së vazhdueshme të shkallës së lindshmërisë.

Ndryshe nga vendet e zhvilluara si Suedia apo Luksemburgu, ku rritja e moshës mesatare është shumë më e ngadaltë dhe e kontrolluar, Shqipëria po vjetrohet me hapa galopantë pa pasur forcën ekonomike për të mbështetur këtë ndryshim.

Të dhënat e tabelës tregojnë qartë se Shqipëria nuk po përballet thjesht me një proces natyror plakjeje, por me një krizë demografike që kërkon ndërhyrje urgjente.

Nëse në vitin 2015 ne ishim ndër vendet më të reja, në vitin 2025 vendi ynë renditet në të njëjtin pozicion nivel me fuqitë e vjetra europiane, por me shumë më pak burime për t’i bërë ballë këtij realiteti të ri./ Monitor

The post Popullsia mbi 65-vjeç/ Shqipëria me rritjen më të fortë në Europë nga 2015 në 2025 appeared first on Albeu.com.

Të dhënat e INSTAT: 20% e popullsisë mbi 65-vjeç, si po plaket Shqipëria
Përveç pakësimit struktura e popullsisë, është plakur dhe moshat e vjetra dominojnë. Të dhënat e Censit 2023, tregojnë se mosha mesatare e popullsisë arriti 42.5 vite, duke u rritur me 7 vite nga vitit 2011, ku ky tregues ishte 35.5 vjet.

Faktorët ndikues të lindjeve, vdekjeve dhe migracionit ndërkombëtar dhe të brendshëm sollën ndryshimin e strukturës së popullsisë, në Censin e 2023.

Piramida e popullsisë bazuar në Censin e 2023, vjen e ngushtuar shumë poshtë për shkak të rënies së lindjeve dhe po zgjerohet ne mes dhe lart nga rritja e popullsisë në moshë të vjetër.

Të dhënat e Cens 2023, tregojnë se një në pesë individë (19,7%) janë 65 vjeç e lart, krahasuar me një në nëntë individë (11,3%) në Censin e vitit 2011 dhe 7,5% në Censin e 2001.

Tranzicioni drejt një popullsie më të vjetër vihet re edhe në raportet e varësisë. Raporti i varësisë së të rinjve pësoi rënie në 24,0% nga 30,4% vlerësuar në Censin e 2011, dhe raporti i varësisë së të moshuarve pësoi rritje në 30,4% nga 16,7% në 2011.

Analizuar në nivel qarku, Kukësi dhe Gjirokastra mbajnë pozicione të kundërta në termat e raporteve të varësisë: Kukësi ka raportin e varësisë së të rinjve më të lartë (31,8%) dhe raportin më të ulët të varësisë së të moshuarve (19,9%).

Ndërsa, Gjirokastra ka raportin e varësisë së të rinjve më të ulët (19,0%) dhe raportin më të lartë të të moshuarve (46,1%). Mosha mesatare e popullsisë është 42,5 vite, nga 35,3 vite që ishte në Censin 2011.

Duke analizuar grup-moshën 50-69-vjeç në piramidën e popullsisë, vërehet një zgjerim që përputhet me një periudhë lindjesh midis mesit të viteve 1950-1970.

Shqipëria gjatë kësaj periudhe është karakterizuar nga një rritje e normave të lindshmërisë, njohur si “baby boom”.

Pas viteve ’90, norma të ulëta të lindshmërisë dhe trendi në rënie, kombinuar me emigracionin e popullsisë në moshë riprodhuese solli ngushtimin e bazës së piramidës së popullsisë.

Lindshmëria nën nivelin e zëvendësimit prej vitit 2001, rritja e jetëgjatësisë, si dhe migracioni mbeten faktorët kryesorë të plakjes së popullsisë.

Mungon infrastruktura për të moshuarit

Brezi i sotshëm i pensionisteve jetoi rininë me mungesë kulture dhe njohurish për të siguruar mbrojtje financiare për pleqërinë.

Një shoqëri e bazuar në një traditë të brezave, ku fëmijët kujdesen për prindërit në pleqëri po venitet nga nivelet e larta të emigracionit, që kanë shkëputur lidhjet fizike ndërmjet prindërve dhe fëmijëve.

Edhe pse në tranzicion solidariteti mes brezave ende funksionon në aspektin financiar, pasi emigrantët shqiptare vazhdojnë të çojnë të ardhura pranë familjeve të tyre.

Në vitin 2023 këto prurje ishin më shumë se 930 milionë euro, më shumë se gjyma e faturës së përgjithshme për pagesën e pensioneve nga qeveria shqiptare,

Për shumë të moshuar jeta do të lehtësohej po të funksiononin azilet, të cilat sot mungojnë në raport me nevojat që ka vendi për këto shërbime.

Njësia e Kombeve të Bashkuara, për çështjet e punësimit (ILO) evidentoi pak vite më parë se popullsia e Shqipërisë po plaket me shpejtësi dhe 91 mijë persona mbi 65-vjeç, kanë nevojë për përkujdesje sociale afatgjatë, ndërkohë që vetëm 1.6% e tyre përfitojnë mbrojtje.

Azilet publike mungojnë, ndërsa iniciativat për hapjen e shtëpive të kujdesit për të moshuarit gjithashtu mungojnë.

Mirela një grua shqiptare që shërben në një shtëpi të moshuarish në Milano, prej 20 vitesh ka dëshirë të sjellë këtë përvojë në Shqipëri, por tha se e ka vështirë për të gjetur staf që të ketë aftësitë për t’u kujdesuar për të moshuarit.

Disa biznese nisen të investonin në qendra të posaçme për të moshuarit, por kërkesa e shpejtë për shtëpi i zhvendosi projektet e tyre.

Numri i pensionistëve do të rritet me shpejtësi në vitet në vijim për shkak të bumit të lindjeve në vitet 1950-1960. Në vitin 2021, një në 7 persona ishte mbi 65-vjeç.

Vlerësohet se një në 3.8 persona do të jetë 65 vjeç e lart deri në vitin 2050. Të dhënat demografike tregojnë se, popullsia shqiptare po plaket me shpejtësi.

Ndërmjet viteve 1990 dhe 2022 dukë zënë rreth 16% të totalit të popullsisë më 2021 nga 5.5% më 1990.

Në të ardhmen, popullsia mbi moshën 65-vjeç e lart, do të rritet në 623 mijë persona dhe pjesa e saj në totalin e popullsisë do të rritet në 26.4% deri në vitin 2050.

Sipas Ministrisë së Shëndetësie në shkallë vendi, funksionojnë rreth 39 qendra për të moshuar nga 259 qendra shërbimesh që janë në Shqipëri. 14 qendra, ose 36% e tyre ofrojnë shërbime për të moshuar në qarkun e Tiranës, ndërsa 25 të tjerat ofrojnë shërbime përkatësisht në Korçë (6 qendra), Shkodër (5 qendra), Berat (3 qendra), Durrës, Vlorë dhe Elbasan (nga 2 qendra) dhe Lezhë, Dibër, Gjirokastër, Fier e Kukës (nga 1 qendër).

Këto qendra nuk janë të mjaftueshme as 2% te të moshuarve në nevojë.

Mungon furnitura dhe logjistika për të moshuarit

Duke qenë se të moshuarit një grup i popullsisë që konsumon pak dhe nuk ka fuqi blerëse në treg, ka shumë mungesa në produktet të dedikuara për këtë moshë, duke nisur që nga veshjet, furnitura e përshtatshme që i ndihmon ato në lëvizje etj.

Mirëpo në njësitë e shitjes me pakicë në vend, shpesh mundësitë e zgjedhjeve për mosha të vjetra janë të kufizuara për faktin se bizneset e veshjeve, si çdo biznes tjetër ofrojnë produkt nisur nga aftësia blerëse, pohojnë tregtarët e pakicës.

Në vendin tonë aftësia blerëse është e përqendruar në grup-moshën 20-45-vjeç, pasi kjo ka të ardhurat më të larta dhe për rrjedhojë dhe shpenzimi është më i lartë.

Sakaq, tregu shqiptar i veshjeve nuk ofron shumë mundësi dhe cilësi për moshat mbi 80-vjeç, siç mund të gjenden në tregun europian.

Nevojat për kujdes intensiv për të moshuarit po rriten në Shqipëri, por nga ana tjetër, logjistika që mbështet me furnizime këtë kategori konsumatorësh pothuajse mungon. Në cens 2023, INSTAT numëroi se në Shqipëri jetojnë mbi 87,000 persona mbi 80-vjeç.

Një familje që trajton me shërbim në shtëpi një person në këtë moshë, e ka shumë të vështirë të sigurojë pajisje që lehtësojnë rutinën e tij.

Në Shqipëri mungojnë njësitë e shitjes me pakicë për të moshuarit, të cilat në vendet e Europës Perëndimore janë mjaft të përhapura.

Farmacitë kanë nisur të fusin furnizime të posaçme, por tregu ofron shumë pak në raport me nevojat që paraqiten.

Kompanitë që ofrojnë pajisje për shtëpi nuk kanë thuajse asnjë produkt të përshtatshëm për moshat e thyera, si krevate të lëvizshme dhe pajisje të tjera që lehtësojnë përditshmërinë e të moshuarve.

Pajisje që mund të manovrohen lehtë me prekjen e një butoni, si hapja e dyerve, dritareve apo krevate dhe dollapë, të nevojshme për moshat e vjetra.

Pajisje mjekësore si karriget me rrota, sistemet e shpërndarjes së oksigjenit, pajisjet ndihmëse të lëvizjes etj.

Tualete të përshtatur për të moshuarit, mobilie si ashensor, banjot në këmbë do të kenë shumë shpejt një kërkesë në rritje edhe në vendin tonë.

64 miië te moshuar jetojnë vetëm,

Të dhënat e censit 2023 referuan se në të gjithë vendin, rreth 64 mijë persona mbi 60 vjeç jetonin vetëm. Nga 103 mijë persona të cilët jetonin vetëm, 62,5% e tyre ishin 60-vjeç e lart (64,375 persona).

Nga 103 mijë persona të cilët jetonin vetëm, 62,5% e tyre ishin 60-vjeç e lart (64,375 persona). Gati gjysma e familjeve në vend kanë 2 ose më pak persona.

Kjo tregon një zhvendosje të madhe nga struktura tradicionale e familjeve shqiptare me shumë anëtarë ku dominojnë moshat e reja.

Madhësia mesatare e njësive familjare është 3,2 anëtarë në Cens 2023, krahasuar me 3,9 anëtarë për Censin e 2011.

Të dhënat e cens treguan se nga 755,950 njësi familjarë që u numëruan nga cens 49% e tyre janë mbi 60 vjeç./MONITOR

The post Të dhënat e INSTAT: 20% e popullsisë mbi 65-vjeç, si po plaket Shqipëria appeared first on Albeu.com.

Plakja e popullsisë, 33% e familjeve kanë një anëtar mbi 65-vjeç
Përqindja e familjeve në Shqipëri me të moshuar (65+), i kalon ato me fëmijë të vegjël (0-6-vjeç), që tregon një prevalencë më të madhe të përgjegjësive të kujdesit për të moshuarit.

Konkretisht, 32.9 për qind e popullsisë banon me një të moshuar të rritur të moshës 65-vjeç e lart, krahasuar me 11 për qind që jetojnë me fëmijë të vegjël të moshës 0-6-vjeç, vë në dukje Banka Botërore, në një raport të fundit për barazinë gjinore në vendin tonë.

Prania e të moshuarve në familje mund të rrisë përkujdesjen për anëtarët e tjerë të familjes, sidomos me kujdesin ndaj fëmijëve, por ndërkohë do të shtojë nevojat për kujdes ndaj moshës së tretë.

Sipas Anketës Jeta në Tranzicion (LITS) 10 për qind e familjeve shqiptare kërkojnë kujdes për fëmijët dhe një përqindje e ngjashme kërkon kujdes për të moshuarit.

Në Shqipëri anëtarët e familjes janë burimi kryesor i ofrimit të kujdesit. Nevojat për kujdes plotësohen më së shumti nga anëtarët e tjerë të familjes dhe jo nga institucionet apo burime të kujdesit (të tilla si dado, të afërm ose miq).

Edhe pse kujdesi institucional, është më i zakonshëm për fëmijët e moshës 4-6 vjeç (82 për qind), përdorimi i tij zvogëlohet për fëmijët më të vegjël (0-3-vjeç) dhe për të moshuarit (përkatësisht 46 për qind dhe 22 %).

Ndër arsyet më të zakonshme të mospërdorimit të ambienteve të kujdesit për fëmijët, është mbështetja tek anëtarët e familjes dhe shqetësimet për cilësinë e shërbimit.

Në Shqipëri ende dominon modeli që gjyshërit të kujdesen për nipërit. Cilësia e shërbimeve të kujdesit ndaj fëmijëve të ofruara në Shqipëri, është (vlerësuar me 6.2) relativisht e ngjashme me atë të BE-së (vlerësuar në 6.7).

Nga ana tjetër aksesi në kujdesin afatgjatë për të moshuarit në Shqipëri është i kufizuar, pavarësisht nga një rritje kërkesës për këtë shërbim.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), 91 për qind e të moshuarve shqiptarë kërkojnë kujdes afatgjatë, por më pak se 2 për qind marrin kujdes formal.

Pandemia e COVID-19 e ka intensifikuar më tej këtë problematikë, duke vendosur një barrë shtesë për gratë për sa i përket aktiviteteve të kujdesit të papaguar dhe punës shtëpiake.

Mbyllja e shkollave dhe çerdheve, së bashku me praninë e anëtarëve të moshuar në shtëpi gjatë pandemisë, kontribuuan në një rritje të pjesëmarrjes së grave në aktivitetet e kujdesit të papaguar dhe në punët shtëpiake.

Për rrjedhojë, 76 për qind e femrave raportuan rritje të kohës së shpenzuar për punë të papaguar në shtëpi, krahasuar me 66 për qind e meshkujve.

Në mënyrë të ngjashme, 72 për qind e grave raportuan rritje të kohës së shpenzuar për të papaguar aktivitetet e kujdesit, në dallim nga 62 për qind e meshkujve.

Gjatë gjithë pandemisë COVID-19, gratë mbetën kontribuuesit kryesorë për punët e shtëpisë. Një përqindje më e vogël e grave raportuan se kishin marrë mbështetje nga partnerët e tyre për punët e shtëpisë sesa nga meshkujt.

Konkretisht, vetëm 46 për qind e gratë morën mbështetje, krahasuar me shifrën më të lartë prej 67 për qind të burrave.

Ndarja në bazë gjinore e përgjegjësive të kujdesit ndikon ndjeshëm pjesëmarrjen ekonomike e grave në Shqipëri.

Normat shoqërore shpesh diktojnë që gratë të mbajnë një barrë jo-proporcionale të kujdesit, duke kufizuar aftësinë e tyre për t’u përfshirë në punë me pagesë ose punë me orë më të gjata.

Puna e madhe e kujdesit të papaguar e grave i lë ato të varfra, duke penguar arritjet e tyre arsimore, mundësitë e punësimit etj./Monitor

The post Plakja e popullsisë, 33% e familjeve kanë një anëtar mbi 65-vjeç appeared first on Albeu.com.