mbi 200 mijë kosovarë Archives - Albeu.com

Morina në kulmin e lëvizjeve verore, mbi 200 mijë kosovarë hynë në Shqipëri brenda një jave
Fluksi i udhëtarëve dhe automjeteve në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës ka arritur nivele të jashtëzakonshme, ndërsa fundi i gushtit ka shënuar kthimin gradual të pushuesve nga Kosova, përpara nisjes së vitit të ri shkollor.

Sipas të dhënave të Drejtorisë për Kufirin dhe Emigracionin, nga ora 05:00 e datës 29 gusht deri në orën 08:00 të 30 gushtit, në Shqipëri kanë hyrë përmes Morinës 51.278 qytetarë të Kosovës, të shoqëruar nga 14.692 automjete dhe autobusë.

Lëvizjet kanë qenë të konsiderueshme edhe përgjatë periudhës 24–28 gusht, kur në territorin shqiptar, nëpërmjet kësaj pike kufitare, kanë kaluar 152.694 shtetas të Kosovës dhe 46.870 mjete.

Si rezultat, gjatë intervalit 24–30 gusht, numri i qytetarëve të Kosovës që kanë hyrë në Shqipëri përmes Morinës ka shkuar në 203.972, ndërsa numri i automjeteve ka arritur në 61.562.

Kjo lëvizje lidhet me ditët e fundit të sezonit turistik, kur qytetarët e Kosovës po shfrytëzojnë mundësinë për të kaluar edhe disa ditë në bregdetin shqiptar, para kthimit në Kosovë dhe fillimit të vitit të ri shkollor më 1 shtator.

Morina ka regjistruar një numër të lartë kalimesh gjatë gjithë sezonit veror. Vetëm në muajt maj, qershor dhe korrik, në Shqipëri kanë hyrë rreth 1.43 milionë qytetarë të Kosovës, një pjesë e madhe e të cilëve kanë vijuar drejt zonave bregdetare.

Në këtë total përfshihen edhe pjesëtarë të diasporës së Kosovës, të cilët gjatë qëndrimeve në vendlindje kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion për pushimet e verës.

Me afrimin e 1 shtatorit, pritet që pika e Morinës të vijojë të përballet me lëvizje të dendura, por tashmë kryesisht në drejtim të Kosovës, për shkak të kthimit të pushuesve dhe përgatitjeve për nisjen e vitit të ri shkollor.

The post Morina në kulmin e lëvizjeve verore, mbi 200 mijë kosovarë hynë në Shqipëri brenda një jave appeared first on Albeu.com.