Mbeturinat në maqedoni Archives - Albeu.com

Gjorgjievski: Shkupi pastrohet nesër, synojmë të lëmë shembull dhe jo mbeturina
<html><head></head><body>

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Orce Gjorgievski, ka bërë të ditur se nesër, më 30 shtator, nga ora 10:00, do të nisë një aksion i gjerë ekologjik për pastrimin e qytetit.

Sipas njoftimit të tij në rrjetet sociale, në këtë fushatë pritet të angazhohen disa mijëra vullnetarë, ndërsa aktiviteti do të shtrihet në të gjithë Shkupin dhe në të gjitha komunat e tij.

Në aksion do të marrin pjesë komunat, kryetarët e tyre, ambasadat, studentët, sportistët, figurat publike dhe qytetarët. Përmes kësaj nisme synohet krijimi i një mjedisi më të pastër e më të rregullt në lagjet e Shkupit.

“Nesër, më 30 shtator, në orën 10:00, po fillojmë fushatën më masive të pastrimit ekologjik në Shkup, me disa mijëra vullnetarë dhe me një qëllim të përbashkët – të tregojmë se sa shumë mund të bëjmë kur jemi të bashkuar dhe kur e shndërrojmë dashurinë tonë për qytetin tonë në veprim”, shkroi Gjorgievski.

Kryetari i Bashkisë u ka bërë thirrje banorëve të Shkupit që t’i bashkohen nismës dhe të ftojnë edhe miqtë, fqinjët e kolegët e tyre.

“Le të përveshim mëngët dhe së bashku të kujdesemi për rrugët në të cilat ecim çdo ditë, parqet ku rriten fëmijët tanë dhe lagjet që i quajmë shtëpi”, u shpreh ai.

</body></html>

The post Gjorgjievski: Shkupi pastrohet nesër, synojmë të lëmë shembull dhe jo mbeturina appeared first on Albeu.com.