mbetjet Archives - Albeu.com

Kompania italiane që menaxhon mbetjet urbane të Tiranës, AGSM AIM, rrit fitimet në Shqipëri
Syri TV raporton se ka siguruar dokumentin financiar të bilancit të kompanisë për vitin 2024

Në vitin 2024, kompania italiane AGSM AIM ka regjistruar një rritje të ndjeshme të aktivitetit të saj në Shqipëri, duke dyfishuar volumin e mbetjeve të trajtuara në Tiranë dhe duke shënuar fitime në rritje në tregun shqiptar.

Kjo ndodh ndërsa grupi feston një bilanc rekord në Itali – me 53 milionë euro fitim neto, 137 milionë euro investime dhe 28.9 milionë euro dividentë të shpërndarë bashkive partnere.

Sipas dokumentacionit, brenda këtij suksesi financiar dhe industrial, një nga zhvillimet më të rëndësishme ka qenë zgjerimi agresiv në kryeqytetin shqiptar, përmes kompanisë Eco Tirana, një ndërmarrje publike italo-shqiptare ku AGSM AIM zotëron 49% të aksioneve, ndërsa 51% i përkasin Bashkisë së Tiranës.

Në vitin 2024, Eco Tirana ka mbledhur mbi 220 mijë tonë mbeturina, duke shënuar një rritje mbresëlënëse prej +139% krahasuar me vitin e kaluar, dhe duke shërbyer një popullsi afër 900 mijë banorësh.

Kompania italiane e ka cilësuar këtë shtrirje si një sukses strategjik ndërkombëtar, që i jep AGSM AIM një profil të ri në tregjet jashtë Italisë.

Në mars 2024, Bashkia e Tiranës zgjeroi kontratën për shërbimin e pastrimit të qytetit me Eco Tirana si partner kyç, që përmes një marrëveshjeje, shtriu aktivitetin e pastrimit në disa zona të qytetit.

Eco Tirana është themeluar më 2016 si një shoqëri e përbashkët publike, mes dy qyteteve – Veronës dhe Tiranës. Për vite, sipërmarrja nuk prodhoi përfitime domethënëse për qytetarët italianë që, përmes taksave, mbështesin AGSM AIM, dhe as hyrje domethënëse për komunitetin veronez.

Pas një periudhe paqartësish financiare, ku AGSM Holding Albania (ish-aksionere e ndërmjetme) rezultoi me humbje dhe Eco Tirana kishte vetëm fitime modeste, në prill 2024 AGSM AIM mori zyrtarisht nën kontroll 49% të Eco Tirana, duke likuiduar plotësisht kompaninë ndërmjetëse dhe mbyllur kapitullin “Holding Albania”.

Në fund të vitit 2023, Këshilli Bashkiak i Veronës miratoi një ristrukturim të shoqërive të lidhura, dhe në prill 2024, AGSM AIM bleu zyrtarisht 49% të Eco Tirana nga AGSM Holding Albania, duke e likuiduar përfundimisht këtë të fundit. Kjo shënoi mbylljen e kapitullit “Holding Albania” dhe rifokusimin e aktivitetit vetëm përmes Eco Tirana, tashmë e kontrolluar nga AGSM AIM në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Dokumente financiare të mëhershme tregojnë se ndërmarrje të tjera të lidhura, si Eco Recycling, kanë pasur humbje të konsiderueshme, duke forcuar shqetësimet për qëndrueshmërinë e këtij modeli.

Ndërsa AGSM AIM përfiton nga një zgjerim operacional në një treg në zhvillim si Shqipëria, pyetja mbetet: A është kjo një strategji afatgjatë me ndikim real për të dy palët, apo një shembull tjetër i investimeve publike jashtë kontrollit dhe transparencës?/Syri

The post Kompania italiane që menaxhon mbetjet urbane të Tiranës, AGSM AIM, rrit fitimet në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Nga koshat te korrupsioni: Pse Shqipëria nuk arrin të menaxhojë mbetjet?
Problemi i menaxhimit të mbetjeve, vazhdon të jetë një shqetësim serioz në shumë qytete të Shqipërisë, si pasojë e keqmenaxhimit, korrupsionit dhe mungesës së një sistemi efikas riciklimi.

Në lagjet e reja të Durrësit, në periferi të Tiranës dhe në rrugicat e Sukthit, pirgjet me mbeturina grumbullohen si dëshmi të një problemi që askush nuk duket i gatshëm ta zgjidhë.

Kosha të tejmbushur, qese plastike që fluturojnë nga era dhe një re tymi që shpërndahet në ajër pasditeve – kjo është panorama e përditshme për shumë banorë.

“Mbeturinat nuk hiqen rregullisht, nuk ka kosha të mjaftueshëm, vijnë erë të keqe, ndotin ambientin dhe ka kafshë përreth tyre”, thotë Moza, një grua në të pesëdhjetat, e cila jeton në një lagje të Durrësit.

Në Sukth, Drita, një grua e moshuar, ka vënë re një ritual të përsëritur: pas orës pesë të pasdites, dikush ndez një zjarr. Mbetjet digjen, duke krijuar një tym të zi që mbush qiellin mbi shtëpitë njëkatëshe.

Më në veri, në periferi të Tiranës, Shpëtimi, i cili prej vitesh ka parë lumin që rrjedh pranë shtëpisë së tij të mbushet me shishe plastike dhe mbeturina të tjera, ka një shpjegim të thjeshtë: “Duke qenë se jetojmë në zonë rurale, jo e gjithë zona është e mbuluar me kosha mbeturinash”, thotë ai, ndërsa shton se “kjo bën që një pjesë e banorëve t’i hedhin mbetjet në lumë, përrenj dhe venddepozitime të tjera të paligjshme”.

Problemi i mbetjeve në Shqipëri nuk është vetëm estetik. Ai është një përzierje e mungesës së infrastrukturës, indiferencës institucionale dhe praktikave të papërshtatshme të menaxhimit të mbetjeve.

“Menaxhimi i mbetjeve karakterizohet nga mungesa e një sistemi efikas të ndarjes në burim, riciklimit, venddepozitimeve të mbingarkuara – shumica prej tyre jashtë çdo kriteri apo standardi operimi, si edhe një situatë higjeno-sanitare tepër shqetësuese,” shprehet eksperti i mjedisit Redion Gjoka. “Pa harruar edhe mungesën e transparencës në mënyrën se si trajtohen mbetjet urbane dhe industriale”, shton ai.

Pavarësisht ankesave të qytetarëve të ardhura në Faktoje.al për çështjen e djegies së mbetjeve, Bashkia e Durrësit tha në një përgjigje me shkrim se depozitimi i mbetjeve në landfillin e Sharrës vazhdonte normalisht.

“Bashkia e Durrësit, pas grumbullimit, i transporton mbetjet drejt Landfillit të Sharrës në Tiranë. Nuk kemi pasur shqetësime për depozitimin e mbetjeve në Landfillin e Sharrës, as nuk kemi dijeni nëse landfilli është duke u mbushur për mungesë kapaciteti mbajtës. Nuk kemi pasur raste të refuzimit të mbetjeve nga koncesionari, pasi kemi qenë korrektë me likuidimin e situacioneve, sipas Akt-Marrëveshjes së lidhur midis palëve”, argumentoi Bashkia e Durrësit.

Një kërkesë për koment drejtuar Bashkisë së Tiranës, nuk mori përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi.

Sipas INSTAT, në Shqipëri çdo vit gjenerohen më shumë se 800 mijë tonë mbetje urbane. Përmes një pyetësori të publikuar përmes platformës ECR, Faktoje.al komunikoi me dhjetëra qytetarë, ku 87% e tyre e vlerësojnë negativisht situatën me mbetjet në zonën ku jetojnë. Të dhënat e anketës tregojnë se 57% e qytetarëve listojnë si problem kryesor mbeturinat rreth kontenierëve të mbetjeve.

“Mungesa e koshave të mbeturinave që të përballojnë fluksin e të gjithë lagjes sjell tejmbushjen e koshave që ndodhen pranë pallatit tonë dhe hedhjen e mbeturinave përreth koshit”, shprehet Arjeta nga Tirana, ndërsa shton se hedhja e mbetjeve ushqimore nga restorantet që ndodhen afër pallatit e bën situatën edhe më të papranueshme.

“Kur makina e plehrave vjen të marrë mbeturinat, pjesa më e madhe e tyre bie në tokë dhe mbetjet e lëngshme mbeten në rrugë, duke krijuar një erë të padurueshme”, thekson ajo.

Eksperti i mjedisit, Lavdosh Ferruni, shprehet se kriza e menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri vjen si pasojë e politikave të gabuara.

“Situata e rënduar e mbetjeve është rezultat i politikës së trajtimit të tyre nëpërmjet incenerimit në Shqipëri, gjë që bëri të braktisej praktika e nisur e riciklimit të mbetjeve,” tha ai. “Kjo automatikisht shton vëllimin e mbetjeve në landfillet e pakta që ka vendi me standarde të pranueshme, duke çuar në një krizë të mprehtë të menaxhimit të mbetjeve në pak vite”, shtoi Ferruni.

Edhe pse problemet më të theksuara me menaxhimin e mbetjeve shfaqen në qytete të mëdha si Tirana, Durrësi, Vlora, Shkodra, Fieri dhe Elbasani, eksperti Redion Gjoka thekson se abuzimet më të mëdha në këtë sektor ndodhin në qytete të vogla.

Gjoka nënvizon një listë të gjatë problemesh, si mungesa e investimeve dhe infrastrukturës, keqmenaxhimi dhe korrupsioni, mungesa e një sistemi riciklimi, turizmi masiv, mungesa e kontrollit, mungesa e pastrimit të rregullt, venddepozitimet e paligjshme dhe ndotja.

“Rastet e inceneratorëve janë vetëm maja e ajsbergut”, tha ai, ndërsa shtoi se “në të gjitha bashkitë, pa përjashtim, menaxhimi i mbetjeve është një nga proceset ku mbi-faturohet, ndërkohë që nuk ka asnjë kontroll dhe përmirësim të cilësisë”.

“Politikat e viteve të fundit janë bazuar në fushata, të cilat kanë efekte të përkohshme dhe nuk ndikojnë në një ndryshim cilësor të situatës”, shtoi Gjoka.

Sipas 65% të të anketuarve që plotësuan pyetësorin e Faktoje.al, bashkitë nuk po bëjnë mjaftueshëm për heqjen e mbeturinave.

“Duhet ndërhyrje e menjëhershme për të investuar në menaxhimin e mbetjeve dhe për të inkurajuar përsëri riciklimin dhe elementët e tjerë parësorë të hierarkisë së menaxhimit të mbetjeve, si parandalimi dhe ripërdorimi”, shprehet Lavdosh Ferruni.

Ndërsa eksperti Redion Gjoka, propozon një sërë masash, duke nisur nga ndarja në burim e mbetjeve dhe më pas riciklimi, përfshirë politika për reduktimin e mbetjeve nga produktet që importojmë, monitorimin dhe transparencën në shërbimet e pastrimit, mbylljen e venddepozitimeve dhe përshtatjen e tyre në stacione transferimi, ku mbetjet e refuzuara përpunohen për të prodhuar lëndë djegëse alternative./Oranews

The post Nga koshat te korrupsioni: Pse Shqipëria nuk arrin të menaxhojë mbetjet? appeared first on Albeu.com.

Lumi Devoll pushtohet nga mbetjet, banorët thirrje institucioneve: Merrni masa
Fshatrat Pojan dhe Orman, në Bashkinë Maliq, po përballen me një situatë alarmante për shkak të derdhjes së ujërave të zeza dhe mbetjeve urbane në lumin Devoll.

Kjo ka shkaktuar shqetësime të mëdha tek banorët, të cilët theksojnë ndikimin negativ që ka kjo ndotje për mjedisin dhe shëndetin e tyre.

Banorët thonë se mbetjet hidhen pa kriter në shtatin e lumit, si pasojë e papërgjegjshmërisë së vetë banorëve të zonës, por edhe nga neglizhenca institucionale.

Ata i bëjnë thirrje autoriteteve lokale që të marrin masa më drastike, për të ndaluar hedhjen e plehrave në lumin Devoll.

Lumi Devoll, e ka patur tepër të theksuar problematiken e ndotjes në zona të caktuara. Ne e kemi ngritur edhe më herët këtë shqetësim, duke vëzhguar në terren jo vetëm në bashkinë e Maliqit, por edhe atë të Devollit.

Në rastin e fundit, Bashkia Maliq ka reaguar ndaj shqetësimeve të ngritura nga banorët dhe ka deklaruar se zona është pastruar dy javë më parë.

Sipas autoriteteve lokale, pastrimi është bërë në mënyrë të rregullt dhe është një proces i vazhdueshëm, që synon pastrimin e shtatit të lumit dhe heqjen e mbetjeve të tjera në ujë.

The post Lumi Devoll pushtohet nga mbetjet, banorët thirrje institucioneve: Merrni masa appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Akuzat e PD-së, Muçollari: Trafik ndërkombëtar mbeturinash nga Shqipëria, SPAK të hetojë
Anëtari i kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka bërë një kërkesë zyrtare për informacion në lidhje me trafikun ndërkombëtar të mbetjeve toksike.

Gjatë një deklarate për mediat para kryeministrisë, Muçollari u shpreh se, me Edi Ramën, Shqipëria është kthyer në një vend i përfshirë në trafik ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme.

“Teksa jemi në pritje të përgjigjes zyrtare, dyshimet shtohen se rasti i 800 tonëve ka nxjerrë në pah një fenomen që nuk do të donim të kishte ndodhur.

Që Shqipëria, me këtë kryeministër, me këtë qeveri, me këta ministra e autoritete, është e përfshirë në trafik ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme.

Do të donim të mos ishte e vërtetë. Por faktet dhe rrethanat e deritanishme për fat të keq këtë sugjerojnë” shprehet Muçollari.

DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, GRIGELS MUÇOLLARI:

Mesa duket, 800 tonë mbetje të rrezikshme, të dyshuara si toksike, që janë zbuluar nga agjenci dhe shtete të huaja dhe që po kthehen me anije aty ku u nisën, në Durrës, janë vetëm maja e ajsbergut të një fenomeni kriminal që ka kohë që ndodh.

Është fjala për 100 konteinerë të ngarkuar më 4 korrik në Portin e Durrësit, të cilët tentuan t’i dërgojnë në Tajlandë.

Në media është raportuar edhe për një tjetër rast në prill të  këtij viti ku Shqipëria ka dërguar drejt Kinës 115 kontenierë me mbetje toksike të tjera.

Ndërkohë, KURUM Sh.A ka përgënjeshtruar Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe deklaron që mbetjet e dyshuara toksike nuk janë të sajat.

Të nderuar qytetarë kemi të bëjmë me një mashtrim të qeverisë për të mbështetur një krim qeveritar.

Media ndërkombëtare, qeveri të ndryshme, Rrjeti i Bazelit, e shumë autoritete kanë reaguar dhe janë alarmuar. Vetëm qeveria jonë hesht dhe nuk bën publik asnjë dokument që mund të ofrojë transparencë në lidhje me këtë aferë të rrezikshme.

Ne jemi të bindur se këto sasi të mëdha, e këto lloj trafiqesh të rrezikshme s’mund të ndodhin pa dijeninë e Kryeministrit.

Kemi dorëzuar sot një kërkesë për informacion pranë Ministrisë së Financave, Drejtorisë së Doganave, Autoritetit Portual, Drejtorisë së Tatimeve, ku kërkojmë të bëhet transparencë mbi këtë ngjarje.

Praktikën e plotë ligjore me dokumentet respektive të ndjekur deri tani lidhur me dy anijet (Maersk Campton me 40 konteinerë dhe Maersk Candor me 60 konteinerë) të ngarkuara me mbetje të dyshuara toksike të nisura drejt Tajlandës, të cilat do të rikthehen në Shqipëri.

Të gjitha këto institucione kanë mundësi t’i nxjerrin këto të dhëna për 2 minuta, nëse duan të ofrojnë transparencë, pasi i disponojnë këto të dhëna në sistem.

Teksa jemi në pritje të përgjigjes zyrtare, dyshimet shtohen se rasti i 800 tonëve ka nxjerrë në pah një fenomen që nuk do të donim të kishte ndodhur.

Që Shqipëria, me këtë kryeministër, me këtë qeveri, me këta ministra e autoritete, është e përfshirë në trafik ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme.

Do të donim të mos ishte e vërtetë. Por faktet dhe rrethanat e deritanishme për fat të keq këtë sugjerojnë.

Jemi cilësuar në këto 11 vite si narkoshtet. Do të ishte e padurueshme të ishim edhe qendër e trafikut të lëndëve të rrezikshme. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë, siç nuk meritojnë heshtjen e qeverisë dhe mosveprimin e SPAK para një krimi të tillë monstruoz.

Partia Demokratike do të kërkojë transparencë të plotë në mënyrë që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

The post FOTO/ Akuzat e PD-së, Muçollari: Trafik ndërkombëtar mbeturinash nga Shqipëria, SPAK të hetojë appeared first on Albeu.com.