mbetet Archives - Albeu.com

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm për Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg
Gjykata e Lartë, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm, lidhur me kryebashkiakun Erion Veliaj, duke mbajtur në fuqi “Arrestin në burg”.

Me këtë vendim, Veliaj do të vazhdojë të qëndrojë në qelitë e paraburgimit të Durrësit.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025, pas hetimeve të SPAK për një dosje të gjerë korrupsioni.

Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj tij 13 akuza, mes tyre korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe shpërdorim detyre.

Sipas SPAK, Veliaj dyshohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme para dhe pasuri nga kompani që kanë marrë leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia e Tiranës.

Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, është nën hetim për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje të të ardhurave. Gjykata e Lartë vendosi sot të lërë në fuqi masën “arrest me burg”, duke rrëzuar kërkesën e Veliajt për liri ose masë më të butë sigurie.

The post Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm për Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg appeared first on Albeu.com.

Ish-kreu i ARRSH Evis Berberi mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën për lirim me garanci pasurore
Ish-drejtori i ARRSH, Evis Berberi, i besuari i Belinda Ballukut, do të vijojë të mbetet në paraburgim, pasi GJKKO ka refuzuar kërkesën e tij për ndryshim të masës së sigurisë.

Vendimi u mor nga gjyqtarja Marinela Osmani, e cila nuk pranoi zëvendësimin e “arrestit me burg” me garanci pasurore, duke lënë në fuqi masën aktuale ndaj ish-zyrtarit të lartë.

Berberi është nën hetim nga SPAK për një skemë të dyshuar korrupsioni që lidhet me tetë tendera publikë, me vlerë totale rreth 15 milionë euro.

Sipas akuzës, ai dyshohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet publike përmes kompanisë “DAAM” shpk, të cilën, ndonëse e kishte kaluar formalisht në emër të personave të tjerë, vijonte ta kontrollonte në mënyrë indirekte.

Hetimet pretendojnë se gjatë kohës kur drejtonte ARRSH-në dhe më herët Drejtorinë e Përgjithshme për Eficencën e Energjisë, Berberi favorizoi kompaninë në procedurat tenderuese.

Në dosjen hetimore përmendet edhe kompania “Net Group”, në pronësi të Valter Begajt, e cila sipas SPAK është përdorur për të transferuar fonde drejt “DAAM”.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin e Berberit me 10 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, nëse shpallet fajtor, ai përfiton ulje të dënimit në 6 vite e 8 muaj burg.

Ndërkohë, hetimet e nisura pas arrestimit të tij dhe analizimit të telefonit celular kanë çuar në hapjen e dosjeve të tjera penale.

Në një prej tyre janë marrë të pandehur edhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, të cilët po përballen me akuzën për shkelje të barazisë në tendera.

The post Ish-kreu i ARRSH Evis Berberi mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën për lirim me garanci pasurore appeared first on Albeu.com.

Negociatat SHBA-Iran bllokohen, Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur
Përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme mbetën në një ngërç të plotë të martën, ndërsa Shtetet e Bashkuara po e shohin me skepticizëm propozimin e ri të Teheranit për hapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Ky korridor me rëndësi strategjike vijon të mbetet praktikisht i mbyllur, nën një bllokadë të dyfishtë, duke shkaktuar pasoja serioze për lundrimin ndërkombëtar dhe ekonominë globale.

Negociatat mes Uashingtonit dhe Teheranit duket se kanë ngecur, pavarësisht faktit se prej tre javësh është në fuqi një armëpushim.

Ngushtica e Hormuzit, mbetet de facto e mbyllur nga Irani, ndërsa SHBA-të vijojnë bllokadën ndaj porteve iraniane, çka ka sjellë një paralizim të ndjeshëm të trafikut detar.

Rivendosja e kalimit të lirë në këtë korridor, i cili është jetik për tregtinë globale të naftës dhe gazit natyror, konsiderohet një element kyç për zgjidhjen e konfliktit, i cili shpërtheu më 28 shkurt me bombardime të gjera nga SHBA dhe Izraeli kundër Iranit.

“Ne nuk besojmë se lufta ka përfunduar”, deklaroi për televizionin shtetëror iranian zëdhënësi i ushtrisë, Amir Akraminija, duke theksuar klimën e tensionuar që vijon të mbizotërojë në rajon.

The post Negociatat SHBA-Iran bllokohen, Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur appeared first on Albeu.com.

Ilir Beqaj mbetet në qeli, GJKKO rrëzon kërkesën për lirim të ish-ministrit
Këtë të martë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka rrëzuar kërkesën ish-ministrit Ilir Beqaj, për zëvendësim të masës së sigurisë në rastin e dosjes së abuzimit me fondet e SASPAC.

Kujtojmë se Ilir Beqaj, ndodhet në burg që nga 4 korriku i viti 2024, me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO-së, që lidhet me shpërdorimin e fondeve të SASPAC, institucionit që ai drejtonte.

Teksa paralelisht ndodhet edhe në proces gjyqësor për Sterilizimin.

DOSJA SASPAC

Pasi ish-ministri i Shëndetësisë u emërua në krye të Agjencisë që monitoron milionat e ndihmës nga Bashkimi Evropian, prokurorët dyshojnë se ai dhe vartësit e tij ngritën një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash me fatura fiktive.

Gzona është një restorant i vendosur në rrugicën pedonale brenda sarajeve të familjes Toptani në qendër të Tiranës – e rijetëzuar si një hapësirë tregtare për zejet e artizanatit dhe kulinarisë.

I drejtuar nga një shef kuzhine që mori famë prej shfaqjes së tij në emisionin ‘Masterchef’, restoranti premton një evolucion të traditës, me pjata të tilla si byreku me qepë-domate, tru viçi me lulelakër në qymyr si dhe njoki panxhari me djathë mishavinë.

Prokurorët shqiptarë dyshojnë se pas listës së shquar të klientëve dhe artit të kuzhinës, restoranti fsheh një skemë korruptive me fatura fiktive për të keqpërdorur fondet e programeve të ndihmës së Bashkimit Evropian.

Në qendër të kësaj skeme dyshohet se qëndron Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë që drejtonte deri në dhjetor Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC, dhe Ermal Kurtulaj, koordinator i programit ‘USAIR Facility Point’ të financuar nga Bashkimi Evropian.

Si pjesë të hetimit, Byroja Kombëtare e Hetimit, BKH, ndërmorri më 27 dhjetor një seri bastisjesh të banesave, bizneseve, automjeteve, si dhe kontrollin personal për tetë të dyshuar, përfshirë ish-ministrin Ilir Beqaj dhe shoferin e tij, Arben Dani.

Kontrollin në banesë e konfirmoi për gazetarët vetë Beqaj, i cili u paraqit në SPAK në të njëjtën ditë për shkak të masës së sigurimit “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij sa i përket hetimeve për aferën e sterilizimit të pajisjeve mjekësore – një çështje paralele ku ish-ministri dyshohet për shpërdorim detyre.

“Unë prej vitesh përballem me këto çështje. U bë një kontroll në banesën time, nuk ishte nevoja të thërrisja avokatin sepse ato çfarë ka një familje normale si sende gjenden aty”, tha Beqaj për gazetarët jashtë dyerve të SPAK.

Avokati i Beqajt, Ermal Yzeiraj po ashtu konfirmoi kontrollin për mediat dhe shtoi se ishin sekuestruar dokumente, kompjuterë dhe telefonat celularë dhe konfirmoi se veprimet hetimore lidheshin me rolin e ish-ministrit si drejtues i SASPAC.

Beqaj ka qenë deputet i Partisë Socialiste për disa legjislatura dhe ishte ministër i Shëndetësisë nga viti 2013 deri në vitin 2017. Në vitin 2021, ai u emërua në krye të SASPAC nga kryeministri Edi Rama, edhe pse ndaj tij po zhvilloheshin hetime për kontratat koncesionare në shëndetësi.

Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për t’i caktuar atij masën e sigurimit “detyrim paraqitje” në lidhje me akuzat mbi aferën e sterilizimit, Beqaj dha dorëheqjen nga SASPAC dhe pozicioni i tij si negociator mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Kurtulaj nuk ishte i arritshëm për koment.

Interesa pasurore të fshehura

Restoranti Gzona, është në pronësi të kompanisë “Albanian Food and Hospitality Lab”, e themeluar në janar të vitit 2019 nga bashkëshortja e ish-ministrit të Shëndetësisë, Adriana Beqaj dhe Arti Malaj.

Në mars 2019, Adriana Beqaj, i fali 35% të aksioneve ortakut të saj Malaj dhe në janar 2020 i shiti atij edhe 15% të aksioneve të mbetura.  Në vitin 2022, kompania u shit tek Eduard Curraj, administrator i një distributori të madh farmaceutik, Delta Pharma.

Megjithëse Adriana Beqaj i dhuroi dhe i shiti aksionet e saj në kompaninë “Albanian Food and Hospitality Lab” në janar 2020, bazuar në përgjimet telefonike të realizuara nga Prokuroria në dhjetor 2023, ngrihen dyshime se ish-ministri Beqaj vazhdon të ketë interesa pasurore në restorantin Gzona. Në këto përgjigjime, Beqaj përdor telefonin e shoferit të tij, Arben Dani për te komunikuar me vartësin e tij, Ermal Kurtulaj në mënyrë që të lidhet me administratorin e restorantit, Gazmend Prenga.

Ermal Kurtulaj,ka njohje të hershme me Ilir Beqajn që datojnë në kohën kur ish-ministri ka qenë ortak i shoqërisë Intech+, duke vazhduar më pas në vitin 2015 në FSDKSH, ku drejtues i Këshillit Mbikeqyrës ka qenë vetë shtetasi Ilir Beqaj dhe më pas me krijimin e agjencisë SASPAC, si i punësuar në projektin Eusair Facility Point.

Po ashtu, rezulton se shtetasi Ilir Beqaj përdor në mënyrë të vazhdueshme një automjet luksoz të modelit Audi A8, si brenda ashtu dhe jashtë vendit, i cili rezulton të jetë në pronësi të shtetasit Ermal Kurtulaj, duke u ngritur dyshime se mjeti mund të jetë pasuri e fshehur e ish-ministrit të Shëndetësisë.

Nga këqyrja në sistemin E-Gjoba, prokuroria vëren se ky mjet ka marrë 3 gjoba ku i pranishëm ka qenë Arben Dani, nga të cilat e fundit rezulton të jetë marrë me 12 dhjetor në momentin kur mjetin e ka patur në përdorim Ilir Beqaj dhe është parkuar përpara SPAK. Ish-ministri paraqitet çdo javë në Prokurori për shak të masës detyrim paraqitje si pjesë e hetimit të sterilizimit.

I pyetur për Ermal Kurtualajn, ish- ministri deklaroi të premten se e njeh prej shumë vitesh dhe prej punës në SASPAC.

“Ermal Kurtulajn e njoh prej 15 vitesh”, tha ai.  “Që nga maji i 2022 ka punuar në një projekt që ndiqej edhe nga SASPAC-u”, shtoi Beqaj.

Nga përgjimi i komunikimeve të kryera nga Prokuroria ka rezultuar se Ermal Kurtulaj, rezulton i përfshirë në punët e restorantit Gzona.

Ai interesohet vazhdimisht për mbarëvajtjen e këtij restoranti, duke vepruar si epror ndaj administratorit të restorantit, Gazmend Prenga dhe në ditët e fundit të dhjetorit, ka disa komunikime ndërmjet tyre në lidhje me rakordimet ndërmjet investimeve të kryera mbi këtë restorant përgjatë vitit dhe me faturat e lëshuara për atë.

“Nga komunikimet e kryera dyshohet se personi nën hetim, Ermal Kurtulaj vepron në këtë restorant për llogari të shtetasit Ilir Beqaj, dyshime të cilat ngrihen nga mënyra se si komunikohet dhe veprohet nga ana e këtyre subjekteve, duke shmangur çdo përfshirje të këtij shtetasi (Ilir Beqaj) si me administratorin ashtu me ortakët dhe duke i mbajtur komunikimet dhe rakordimet e takimeve nëpërmjet shtetasit Ermal Kurtalaj”, shprehet prokurorja Elida Kaçkini në kërkesën “Për lejimin e kontrollit personal dhe të vendeve” drejtuar Gjykatës së Posaçme.

Në dalje nga SPAK të premten, Ilir Beqaj, mohoi të kishte akoma interesa financiare mbi restorantin.

“Lokali Gzona nga shkurti i vitit 2020 nuk ka asnjë lidhje financiare me familjen time”, tha ai. “Bashkëshortja ime është larguar para 4 vitesh dhe nga e gjithë puna, ka marrë 1.5 milionë lekë të vjetra”, shtoi Beqaj.

Gzona me fondet e BE-së

Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC, u themelua nga Këshilli i Ministrave në tetor të vitit 2021, ndërsa kryeministri Edi Rama emëroi në krye të Agjencisë ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Roli i kësaj agjencie është që të koordinojë veprimtarinë dhe programet kombëtare dhe rajonale të asistencës financiare të Bashkimit Evropian, si dhe të monitorojë zbatimin e tyre.

Një ndër programet që SASPAC menaxhon dhe monitoron është programi ‘USAIR Facility Point’, i cili është një projekt strategjik i 9 (nëntë) partnerëve në tetë vende, me qëllim mbështetjen e proceseve të zbatuara në kuadër të bashkëpunimit makro -rajonal të rajonit Adriatiko-Jonian.

Koordinator i këtij projekti është emëruar shtetasi Ermal Kurtulaj, i cili konsiderohet si lehtësues që mbështet Koordinatorin Shtetëror të SASPAC, Ilir Beqaj në përmbushjen e detyrave të tij.

Sipas SPAK, rreth orës 4 pasdreke më 16 gusht 2023, shoqëria tregtare ‘Landways International’ ka lëshuar një faturë me përshkrimin ; kontratë shërbimi’ dhe vlerë 149,809.21 euro kundrejt programit EUSAIR të drejtuar nga Kurtulaj. Disa minuta përpara, restoranti Gzona i ka lëshuar kësaj kompani një faturë me vlerë 4,18 milionë lekë dhe përshkrim shërbime kateringu.

Fakti që faturat janë lëshuar pak minuta pas njëra-tjetrës, krijon dyshimin e arsyeshëm “që paraprakisht palët kanë biseduar me njëri-tjetrin dhe që shuma përbën përfitim material, korrupsion që shoqëria tregtare Landëays ka paguar ndaj Gzonës, për shërbimin që ajo ka përfituar për të kryer nga Eussair-i”.

Prokuroria ngre pikëpyetje se një rast i ngjashëm i restorantit është regjistruar me shoqatën ‘Foreign Investors Association of Albania’ (FIAA).

Sipas faturave rezulton projekti Eusair ka lëshuar faturë shitje ndaj FIAA me 17 gusht 2023, ora 15:40:55, në vlerën 22,000 Euro dhe kjo shoqatë ka lëshuar 25 minuta më vonë, faturën me vlerë 350,000 lekë kundrejt restorantit “Gzona”.

Për të transferuar fondet e projektit USAIR drejt restorantit ‘Gzona’ duke humbur gjurmët janë përdorur dhe fatura të lëshura nga biznese të tjera kulinare.

Nisur nga komunikimi i përgjuar me 11 nëntor midis Ermal Kurtulajt dhe administratorit të restorantit Me’NAM diskutohet transferimin i një vlere prej 325 mijë lekësh nëpërmjet faturave fiktive.

“Këto fatura… i përkasin restorantit “Gzona” dhe këto veprime janë kryer për qëllime që të fshihet lidhja me Gzonës dhe shtetasit Ilir Beqaj, që është dhe vetë drejtori i SASPAC-ut që monitoron këto projekte”, thekson prokuroria.

Fatura fiktive dhe konflikt interesi

Sipas Prokurorisë së Posaçme, koordinatori i ‘USAIR Facility Point’, Ermal Kurtulaj dyshohet si personi kyç në skemën korruptive për keqpërdorimin e fondeve të BE-së nëpërmjet faturave fiktive. Sipas SPAK, ai është përfshirë në veprime korruptive nëpërmjet kërkimit dhe pranimit të lëshimit të faturave fiktive nga subjekte të ndryshme tregtare dhe OJF, duke vendosur vlera fiktive në faturime me qëllim përftimin personal.

Nga përgjimet telefonike, Prokuroria shprehet se Kurtalaj ka kërkuar dhe siguruar dy fatura fiktive me vlerë 51,800 euro edhe nga shoqëria “Nine Services Int”, që ka si objekt të aktivitetit të saj “Shërbime dhe konsulencë në aktivitete sportive” – në veçanti në sportin e futbollit.

Kurtulaj është përgjuar duke kërkuar dhe siguruar fatura fiktive nga disa shoqëri tregtare në fushën e kulinarisë dhe hotelerisë si dhe fatura konsulence nga persona fizikë me vlerë dhjetra mijëra euro.

Në një rast, Kurtulaj është vëzhguar nga prokuroria duke marrë atë që në dukje kuptohet si ryshfet nga administratorja e një prej bizneseve që lëshonte fatura fiktive.

Sipas Prokurorisë, nga të dhënat e administruara deri në këtë fazë të procedimit, shtetasi Ermal Kurtulaj rezulton se përfshihet edhe veprime të tjera më punonjës të Agjencisë, konkretisht me shtetasen Mira Topçiu, nëpunëse financiare pranë SASPAC, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin kryejnë po ashtu veprime me të njëjtën natyrë, ku në të paktën një rast rezulton dukshëm marrja e përfitimit për një shërbim të prokuruar si qira salle dhe shërbim kateringu.

Përveç këtij fakti, rezulton se të dy këta persona kanë të regjistruar në emër të tyre OJF dhe person fizik, të cilat kryejnë veprime me njëri-tjetrin po në funksion të veprimtarisë së tyre shtetërore, duke qenë kështu edhe në konflikt interesi.

The post Ilir Beqaj mbetet në qeli, GJKKO rrëzon kërkesën për lirim të ish-ministrit appeared first on Albeu.com.

Festivali i RTSH mbetet pa moderator, shkak mungesa e parave/ Nga Luana, tek Arbana, kush janë emrat e propozuar dhe refuzimi për pagesat e larta
Festivali i Këngës në RTSH, ka bërë publike datat e edicionit të sivjetshëm. Sipas organizatorëve, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, festivali do të zhvillohet më 17, 18, 19 dhe 20 dhjetor.

Edicioni i këtij viti do të mbledhë në skenë emra të njohur të muzikës shqiptare. Prej disa javësh është bërë publike edhe lista e këngëtarëve që këtë vit, ku interesi është i lartë, për shkak edhe të Eurovision, ku shkon kënga fituese.

Por ndryshe nga vitet e shkuara, këtë herë problem duket se është shndërruar emri i moderatorëve që do ta drejtojnë këtë spektakël përgjatë 4 netëve.

Shkak për këtë duket se janë bërë edhe financat e këtij institucioni.

Nga organizatorët është kërkuar që drejtues të ishte Salsano Rrapi, përkrah natyrisht edhe me një moderatore tjetër.

Por, duket se drejtuesit e RTSH kanë kërkuar që në krye të jenë moderator ekzistues në RTSH, Fjodora Fjora dhe Flori Gjini, duke qenë se këta të fundit nuk do të marrin pagesa të mëdha.

Për moderimin krah tij, fillimisht u mendua Jonida Shehu, por duke qenë se Festivali synon një “erë rinie”, u propozua Arilena Ara.

Sipas burimeve, bukuroshja mund të kërkojë një shumë të lartë, që mund të jetë e vështirë për televizionin publik, i cili ka hasur vështirësi ekonomike kohët e fundit.

Deri më tani, ende nuk është vendosur për emrin e moderatorit, por ajo që dihet më siguri, është se emri, cilido që të jetë, nuk do të zgjidhet edhe kaq lehtë. Edhe këtë vit drejtoreshë e Festivalit është Elhaida Dani, e cila ka kërkuar që të ketë në skenë si moderator Salsano Rrapin.

Kujtojmë që më herët, Arbana Osmani dhe Luana Vjollca, kishin dorëzuar një projekt për të qenë në krye të këtij programi.

Deri më tani emri i asnjërës nuk është përfolur si prezantuese të mundshme. Problemet ekonomike duket se po prekin edhe spektaklit më të rëndësishëm të muzikës, duke bërë që kur mungojnë më pak sesa një muaj nga nisja e Festivalit, ende nuk është vendosur emri i moderatorëve që do të jenë në skenë.

Ajo që është e sigurt, është fakti se këtë vit, në Pallatin e Kongreseve nuk do të shohim as Arbanën e as Luanën, të cilat janë refuzuar si moderatore, pikërisht për shkak të pagesave të larta që kanë kërkuar.

Mbetet për t’u parë nëse do të jetë Arilena, apo Fjodora ajo që do të jetë mikpritësja e netëve të muzikës live.

The post Festivali i RTSH mbetet pa moderator, shkak mungesa e parave/ Nga Luana, tek Arbana, kush janë emrat e propozuar dhe refuzimi për pagesat e larta appeared first on Albeu.com.

Dyshohet se është përfshirë në atentatin ndaj Fatbardh Licit/ Rrëzohet kërkesa, ish-partnerja e Safet Bajrit mbetet në burg
Rrëzohet kërkesa e Eria Agos, ish-partneres së Safet Bajrit, e cila ndodhet pas hekurave, si e dyshuar për përfshirje në ngjarje kriminale.

Ajo bëri kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë që është në fuqi ndaj saj.

Vajza dyshohet se ka dijeni dhe ka ndihmuar në vrasjen e Fatbardh Licit, i cili u ekzekutua në lagjen Kiras në vitin 2018, shumë pranë banesës së tij.

Ago, akuzohet nga SPAK për përkrahje të autorit të krimit dhe është vendosur në pranga që më datë 26 shkurt dhe aktualisht ndodhet në burgun e grave në Pogradec.

Ago u arrestua në muajin mars të këtij viti, pasi dyshohet nga Prokuroria e Posaçme se ajo drejtoi një nga automjetet që u përdor për vrasjen e Fatbardh Licit.

Pavarësisht se 31-vjeçarja i ka mohuar akuzat e prokurorisë për përfshirjen e saj në këtë ngjarje, pretendimet e saj nuk janë marrë parasysh nga gjykata.

The post Dyshohet se është përfshirë në atentatin ndaj Fatbardh Licit/ Rrëzohet kërkesa, ish-partnerja e Safet Bajrit mbetet në burg appeared first on Albeu.com.

Shqipëria rrezikon të mbetet pa titullin “doktor”, numri i diplomave të doktoraturave ra me 73% në 2024
Numri i diplomave të doktoraturave po tkurret me shpejtësi këto vitet e fundit, por me 2024 u dhanë vetëm 31 të tilla, ose 73 për qind më pak se me 2023 dhe shumë më pak se me vitin 2017 ku u shpërndanë 890 doktoratura.

Ekspertet e Arsimit, i lidhin arsyet e rënies me reduktim drastik të pranimeve në programet e doktoraturës dhe me emigrimin e lartë te të rinjve akademik.

Shqipëria po përballet me një hemorragji të humbjes së talenteve drejt vendeve të tjera që ofrojnë kushte më të mira për doktorantë dhe kërkues.

Anketat e mëparshme kanë treguar se Shqipëria ka nivelet më të larta të emigrimit të trurit në rang global në dekadën e fundit.

Në Shqipëri, programet doktorale kanë pësuar tranzicion gjatë viteve të fundit. Në vitin 2014, qeveria shqiptare vendosi të mbyllë të gjitha programet e ciklit të tretë të studimeve (doktoraturat) në universitetet publike dhe private, për shkak të shqetësimeve mbi cilësinë dhe shkeljet procedurale.

Kjo ndërprerje zgjati për rreth pesë vjet, duke shkaktuar pasoja negative për kërkimin shkencor dhe zhvillimin akademik në vend.

Pas kësaj periudhe, disa universitete kanë rifilluar programet doktorale me kritere më të rrepta.

Universiteti Europian i Tiranës (UET) rinisi programin e doktoraturave në vitin 2022, ndërsa Universiteti Bujqësor i Tiranës ka hapur thirrje për aplikime në disa fusha për vitin akademik 2024-2025.

Sakaq, ministria e Arsimit dhe Sportit, ka planifikuar të fillojë programe të reja për mbështetjen dhe financimin e doktoraturave në fillim të vitit 2025.

Këto zhvillime ndikojnë negativisht kërkimin shkencor në vend, pikërisht në kohën kur shkenca dhe inovacioni janë vënë në qendër të konkurrencës globale.

Shqipëria rrezikon të mbetet në periferi të zhvillimit teknologjik dhe shkencor, pa kapacitete të brendshme për të zhvilluar projekte të rëndësishme.

Nga ana tjetër trupa akademike e universiteteve po plaket, ndërkohë që ka mungesa të brezit të ri me titull doktor. Kjo do të ndikojë në cilësinë e arsimit të lartë dhe në aftësinë për të konkurruar në nivel rajonal dhe europian.

Doktorantët janë të nevojshëm jo vetëm në universitete, por edhe në institucione publike, agjenci zhvillimi, dhe sektorin privat për të analizuar, projektuar dhe zbatuar politika me bazë të dhënash.

BE kërkon nga vendet aspirante si Shqipëria zhvillim të qëndrueshëm të kërkimit shkencor, si pjesë e kapitujve të negociatave në kapitujt 25 dhe 26.

Pa doktorantë dhe pa zhvillim shkencor të qëndrueshëm, Shqipëria do ta ketë më të vështirë të përmbushë këto standarde.

Rënia e doktoraturave është një sinjal alarmi për një boshllëk strukturor që po krijohet në sistemin akademik, shkencor dhe zhvillimor të vendit./ Monitor.al

The post Shqipëria rrezikon të mbetet pa titullin “doktor”, numri i diplomave të doktoraturave ra me 73% në 2024 appeared first on Albeu.com.

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-deputetit të PS për zëvendësimin e masës së sigurisë
Ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja do të vazhdojë të mbetet ne qeli, pasi GJKKO rrëzoi kërkesën e tij për të zëvendësuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Ky vendim, erdhi vetëm pak ditë pasi SPAK mbylli hetimet për ish-deputetin socialist dhe e dërgoi kërkesën në GJKKO për nisjen e gjykimit.

SPAK përfundoi hetimet më 15 korrik dhe dërgoi për gjykim dosjen ndaj tre të pandehurve, Jurgis Çyrbja, Ahmet Masha dhe i shumëkërkuari Altin Hajri.

Çyrbja qëndron i paraburgosur me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO-së që prej 20 tetorit 2024, për lidhje me organizatën e Altin Hajrit në Durrës dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.

Në dosjen e SPAK, thuhet se ish-deputeti Çyrbja ka pasur miqësi me të kërkuarin ndërkombëtar të drejtësisë Altin Hajri, duke i premtuar këtij të fundit se do ta ndihmonte në këmbim të votave gjatë zgjedhjeve. Altin Hajri ka qenë në kërkim për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

The post GJKKO rrëzon kërkesën e ish-deputetit të PS për zëvendësimin e masës së sigurisë appeared first on Albeu.com.

Ish-Presidenti u la në burg, flet avokati: Ilir Meta do të përballet me të gjithë, nuk mposhtet kollaj
Kujtim Cakrani deklaroi se Ilir Meta është në kushtet e persekutimit, por theksoi se ai do të përballet me të gjithë dhe se nuk mposhtet kollaj.

“Këtë duhet ta dinë të gjithë, nëse përdorin mjetet e tyre të represionit, persekutimit për ta intimiduar dhe për ta bërë të dalë nga vetja e kanë gabim”, deklaroi ai.

Avokati i Ilir Metës: Presidenti ka 9 muaj në paraburgim, është e paprecedentë që Presidenti i Republikës të qëndrojë 9 muaj në paraburgim pa përfunduar hetimet.

Po mbahet në kushtet e një persekutimi politik, ju e dini mirë se çfarë po heq ai sot në paraburgim ku i janë mohuar të drejtat elementare siç janë ato e ushtrimit të telefonatave me kolegët, apo anëtarët e Kryesisë apo familjes së tij.

Ju thatë që arritët të bindi Gjykatën, por fakti është që Ilir Meta është në burg?

Avokati i Ilir Metës: Unë nuk binda gjykatën, i fola gjykatës, gjykatën e ka bindur dikush tjetër. Fola se jam avokat, dhe bëj detyrën time, i kam sjellë të paktën mbi 10 vendime të Gjykatës Europianë për të Drejtat e Njeriut.

Ka pasur një kontroll dje në paraburgimin e 313, a iu është nënshtruar një kontrolli edhe Ilir Meta?

Avokati i Ilir Metës: Meta ka prej ditësh është në një presion nga ana administrative. Komisioni i Disiplinës ka vendosur ta privojë nga disa aktivitete.

Meta është aty do të përballet me të gjithë, është një individ që nuk mposhtet kollaj. Këtë duhet ta dinë të gjithë, nëse përdorin mjetet e tyre të represionit, persekutimit për ta intimiduar dhe për ta bërë të dalë nga vetja e kanë gabim. Meta do të vazhdojë të përballet me këta në çdo moment.

The post Ish-Presidenti u la në burg, flet avokati: Ilir Meta do të përballet me të gjithë, nuk mposhtet kollaj appeared first on Albeu.com.

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares, Pajtime Fetahu mbetet në burg
Gjykata e Lartë, ka rrëzuar rekursin e ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu, e cila kërkonte zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Fetahu kundërshtonte vendimet e GJKKO-së dhe Apelit, të cilat e kanë lënë në qeli edhe pas pretendimeve të saja se ka problemne shëndetësore dhe i rrezikohej jeta.

Gjithsesi, në burg është lënë edhe nga Gjykata e Lartë, duke i rrëzuar rekursin.

Fetahu mbahet në qelinë e paraburgimit që prej muajit nëntor të vitit 2024, në kuadër të një urdhër-arresti që u lëshua nga SPAK, ku u godit banda e e Suel Çelës në Elbasan.

Ajo dyshohet se ka dhënë vendime apo ka qenë në rolin e sekseres në disa vendime gjykate, ku janë favorizuar anëtarët e bandës së Suel Çela, teksa dyshohet se ka porositur edhe vrasjen e gazetarit Saimir Kodra.

Emri i ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, doli dhe në dosjen “Plumbi i Artë 2”, ku u godit banda e dy vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja, ku dyshohet se u ka dhënë informacione sekrete, teksa në atë dosje iu caktua “Arrest në shtëpi”.

Kujtojmë që, Pajtime Fetahu, dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, pak ditë përpara se të përballej me procesin e vettingut.

The post Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares, Pajtime Fetahu mbetet në burg appeared first on Albeu.com.