mban Archives - Albeu.com

“Air Albania”, linja ajrore që mban gjallë flamurin shqiptar në qiell
Përtej problematikave të përditshme të udhëtimit ajror, “Air Albania”, po konsolidohet dhe po krijon profilin e saj si kompani kombëtare.

Ajo u prezantua për herë të parë në mars 2017 dhe u themelua zyrtarisht më 16 maj 2018, duke i dhënë Shqipërisë një linjë ajrore të vetën, ashtu si shumica e vendeve të Europës.

Dy vite pas nisjes së operimeve, kompania u përball me sfidën më të madhe globale, pandeminë e COVID-19.

Teksa shumë linja ajrore ndërprenë aktivitetin, “Air Albania”, vijoi të kryente fluturime riatdhesimi për qytetarët shqiptarë dhe transportin e ngarkesave mjekësore.

Pikërisht kjo kompani, solli në Tiranë avionin me dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit, duke u shndërruar në një hallkë jetike të komunikimit me botën.

Deri në vitin 2021, tre avionët e saj, ambasadorët e “Air Albania”: Migjeni, Lasgushi dhe Naimi, vijonin fluturimet, duke u kthyer në simbol të pranisë shqiptare në qiell.

Në shumë prej linjave, kompania ende përfshin në çmim një bagazh të regjistruar dhe ofron vakte të ngrohta gjatë udhëtimit.

Kujdesi ndaj pasagjerëve nuk mbetet vetëm slogan: asistencë për pasagjerët e moshuar ose me probleme shëndetësore, oksigjen kur kërkohet nga ana mjekësore, mbështetje me mirëkuptim për ata që udhëtojnë në raste familjare të dhimbshme dhe trajtim i menjëhershëm i ngarkesave mjekësore urgjente. Janë këto zgjedhje konkrete që dëshmojnë filozofinë e kompanisë.

Më shumë se 300 të rinj shqiptarë, janë trajnuar në fushën e aviacionit falë “Air Albania”-s. Një pjesë e tyre sot janë pjesë e linjave më të mira europiane dhe globale, duke e shndërruar kompaninë në një trampolinë profesionale.

Si kompani me kapital shqiptar, ajo kontribuon drejtpërdrejt në ekonominë e vendit, përmes qindra mijëra transaksioneve bankare dhe fuqizimit të zinxhirit ekonomik vendas.

Në Ballkan, vetëm Serbia ka një kompani tjetër ajrore të suksesshme me kapital 100% shtetëror. Vetëm në vitin 2024, xhiroja e saj arriti në rreth 700 milionë euro dhe ajo mbajti mbi 52% të tregut.

Ky është një shembull që tregon se një linjë ajrore vendase, mund të jetë shumë më tepër sesa një operator transporti: ajo mund të shndërrohet në urë zhvillimi për ngritjen e një Akademie Edukimi dhe Trajnimi, ku të formohen teknikë të lartë, pilotë, ekuipazhe profesionale, duke gjeneruar një ekonomi të re të qëndrueshme dhe të orientuar drejt së ardhmes.

Aviacioni është një industri ku sfidat nuk mungojnë: avionët përballen me defekte teknike, furnizimet shpesh vonohen, moti mbyll aeroportet, ekuipazhet arrijnë kufirin e orareve të punës, ndërsa konkurrenca ul çmimet nga ora në orë. “Air Albania” nuk ka qenë e imunizuar ndaj problemeve dhe kritikave, por gjithsesi ka vijuar të qëndrojë e pranishme në një treg tepër konkurrues.

Mesazhi i saj është i qartë: nëse një biletë përfshin bagazh të regjistruar, një vakt të ngrohtë dhe politika humane për pasagjerët që kanë nevojë për ndihmë shtesë, atëherë diferenca prej disa eurosh nuk është një “ndëshkim”. Përkundrazi, është një zgjedhje për llojin e ekosistemit të udhëtimit që duam të mbështesim dhe të ruajmë.

The post “Air Albania”, linja ajrore që mban gjallë flamurin shqiptar në qiell appeared first on Albeu.com.

Berisha flet nga Asambleja e OSBE: Drama e kombit tim, 45% e popullatës është larguar në 10 vjet
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE, që zhvillohet në Porto të Portugalisë.

Në krye të një delegacioni të opozitës, Berisha, në fjalën e mbajtur edhe sot para Asamblesë ka folur për dramën e shpopullimit të Shqipërisë dhe të narkorritjes së ekonomisë.

“Shqipëria ka pasur zhvillimet më dramatike në periudhën 2014–2024.Gjatë kësaj kohe, kombi im ka humbur më shumë njerëz sesa çdo komb tjetër, madje edhe nga vendet në luftë, apo në konflikte civile rajonale ose botërore.

45% e shqiptarëve kanë lënë Shqipërinë gjatë këtyre 10 viteve. Sipas Eurostat, 1 milion e 99 mijë shqiptarë janë larguar drejt vendeve të zones Shengen. Dhe këtu nuk përfshihen ata që kanë ikur në vende apo rajone të tjera. Nëse u referohemi disa organizatave të tjera ndërkombëtare, studimet e tyre janë jashtëzakonisht dramatike në lidhje me Shqipërinë.

OKB njoftoi disa muaj më parë se Shqipëria është vendi me rënien më të madhe të lindshmërisë në botë, për shkak të emigracionit. Statistikat e vendit tim tregojnë se shkalla e lindshmërisë sot është aty ku ishte para 100 vitesh.Pse një goditje kaq shkatërruese demografike? Arsyeja kryesore është: narkodiktatura. Siç e theksova më parë, Shqipëria është narkodiktatura e parë dhe e vetme në Europë. Dhe fatkeqësisht, kjo nuk njihet ende mirë si një fakt”, tha kreu i PD-së.

Berisha: Faleminderit zonja kryetare. Në kontekstin demografik, Shqipëria ka pasur zhvillimet më dramatike në periudhën 2014–2024.

Gjatë kësaj kohe, kombi im ka humbur më shumë njerëz sesa çdo komb tjetër, madje edhe nga vendet në luftë, apo në konflikte civile rajonale ose botërore.

45% e shqiptarëve kanë lënë Shqipërinë gjatë këtyre 10 viteve. Sipas Eurostat, 1 milion e 99 mijë shqiptarë janë larguar drejt vendeve të zones Shengen. Dhe këtu nuk përfshihen ata që kanë ikur në vende apo rajone të tjera. Nëse u referohemi disa organizatave të tjera ndërkombëtare, studimet e tyre janë jashtëzakonisht dramatike në lidhje me Shqipërinë.

OKB njoftoi disa muaj më parë se Shqipëria është vendi me rënien më të madhe të lindshmërisë në botë, për shkak të emigracionit. Statistikat e vendit tim tregojnë se shkalla e lindshmërisë sot është aty ku ishte para 100 vitesh.

Pse një goditje kaq shkatërruese demografike? Arsyeja kryesore është: narkodiktatura.

Siç e theksova më parë, Shqipëria është narkodiktatura e parë dhe e vetme në Europë. Dhe fatkeqësisht, kjo nuk njihet ende mirë si një fakt.

Më lejoni të bëj disa komente: Kushdo që do të shohë ekonominë shqiptare, do të shohë që ajo rritet vit pas viti me 3%. Është një rritje e respektueshme. Por çfarë është kjo rritje? Është një narkorritje. Pse? Është narkorritje sepse prodhimi industrial, në 5 vitet e fundit, ka rënë vit pas viti.

Po ashtu edhe prodhimi bujqësor, apo sektorë të tjerë. Por ka një sektor që mban normën më të lartë të rritjes në Europë, që është ndërtimi. Nëse shihni Eurostat, do të gjeni që indeksi i ndërtimit në Tiranë është tre herë më i lartë se mesatarja e indeksit të ndërtimit në BE.

Këto janë ndërtime të narkotrafikut. Të gjitha këto kulla janë monumente të drogës dhe korrupsionit. Nëse shihni Euron, është Euro e narkotrafikut. Monedha europiane në Shqipëri është zhvlerësuar 35–38%.

Kjo ka vrarë qindra e qindra ndërmarrje eksportuese, sepse narkoEuro hyn në vend përmes konteinerëve, përmes të gjitha mjeteve, dhe 80% e investimeve në sektorin e ndërtimit nuk vijnë nga bankat, por nga nëntoka.

Ky proces drejtohet personalisht nga narkodiktatori, i cili ka krijuar një sindikatë me kartelet e drogës dhe u jep atyre çdo mundësi dhe liri për të pastruar paratë në vendin tim.

Pra, viktima tjetër janë zgjedhjet për të cilat fola në mëngjes. Këta janë faktorët që po shkatërrojnë kombin tim, si narkodiktatura e parë dhe e vetme në Europë.

The post Berisha flet nga Asambleja e OSBE: Drama e kombit tim, 45% e popullatës është larguar në 10 vjet appeared first on Albeu.com.

Dita e Dëshmorëve/ Berisha mban një minutë heshtje në Mat: Ne do u rikthejmë lirinë dhe dinjitetin shqiptarëve
Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim në Mat në kuadër të Ditës së Dëshmorëve, ku ka theksuar vlerat e sakrificës dhe kontributit të qytetarëve të kësaj zone për historinë e kombit shqiptar.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që ka marrë nga matjanët dhe ka nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së dinjitetit dhe lirisë për shqiptarët.

Ai ka thënë se ky është një moment reflektimi, për të nderuar ata që dhanë jetën për atdheun dhe ka kërkuar rikthimin e lirisë dhe dinjitetit për popullin shqiptar.

Pjesa kulminante e fjalës së tij ishte një minutë heshtje, për të nderuar të gjithë dëshmorët e kombit shqiptar, ndërsa ai theksoi se sakrifica e tyre është më e rëndësishme se kurrë, duke premtuar angazhimin për një Shqipëri më të lirë dhe më të dinjitetshme.

Pjesë nga fjala e kreut të PD Sali Berisha në Mat:

Të dashur matjane dhe matjanë, nderimin tim më të madh për ju, mirënjohjen më të pakufishme dhe përshëndetjet më të përzemërta për mbështetjen e madhe që më keni dhënë mua dhe PD-së, për qëndrimin e Matit ndaj historisë, kontributin e tij në historinë kombëtare.

Të dashur miq, ne mblidhemi këtu në një ditë që është dita e të rënëve të kombit.

Ndaj u ftoj të nderojmë me 1 minutë heshtje të rënët e gjitha kohërave të kombit shqiptar, të cilëve sot u detyrohemi më shumë se kurrë, t’i rikthejmë lirinë dhe dinjitetin shqiptarëve.

Lavdi të rënëve të kombit tonë!

The post Dita e Dëshmorëve/ Berisha mban një minutë heshtje në Mat: Ne do u rikthejmë lirinë dhe dinjitetin shqiptarëve appeared first on Albeu.com.

Berisha mban një minutë heshtje në nderim të Papa Françeskut: Krishterimi dhe njerëzimi humbën një kolos
Këtë të hënë, gjatë fjalës së tij në takimin e zhvilluar nga PD ASHM në Pukë, kryedemeokrati Sali Berisha, mbajti një minutë heshtje, në nderim të Papa Françeskut.

“Qytetarë dhe qytetare të Pukës. Vëllezër dhe motra. Zonja dhe zotërinj. Një përshëndetje të përzemërt dhe vëllazërore për të gjithë ju që jeni në këtë shesh. Për të gjithë banorët e këtij qyteti dhe këtij rrethi.

Për të gjithë banorët e qarkut të Shkodrës kudo që janë sot. Një përshëndetje të përzemërt kam këtu për udhëheqësin politik të qarkut të Shkodrës, zotin Luçiano Boçi.

Kandidatët tanë për deputetë në Pukë dhe në këtë qark, të cilët janë sot krenari kombëtare. Një përshëndetje për drejtuesit e PD dhe në veçanti për dy kryetarët e dy bashkive demokratike të Pukës dhe Fushë Arrëzit.

Miq, para se të fillojmë këtë takim elektoral, u ftoj të nderojmë me një minutë heshtje një burrë të madh të njerëzimit, një mik të shquar të kombit shqiptar, Papa Françeskun, i cili u nda sot nga jeta.

Krishterimi, mbarë njerëzimi, shqiptarët kanë humbur sot një kolos të mendimit, të besimit tek Zoti, por edhe të dashurisë dhe respektit për njeriun. I përjetshëm kujtimi i shenjtërisë së tij, Papa Françeskut!“, u shpreh Berisha.

The post Berisha mban një minutë heshtje në nderim të Papa Françeskut: Krishterimi dhe njerëzimi humbën një kolos appeared first on Albeu.com.

Kërkohet largimi i Veliajt/ Opozita mban protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës, efektivi bie pa ndjenja
Paraditen e kësaj të premteje, opozita ka mbajtur protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës, ku kërkojnë largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe vendosjen e tij para drejtësisë në lidhje me aferat korruptive “5D” dhe inceneratorin “fantazmë” të Tiranës.

Ndërkohë, pavarësisht protestave të përjavshme dhe dencocimeve me prova nga ana e Partisë Demokratike, sërish drejtësia nuk ka vperuar ndaj Erion Veliajt dhe ende nuk ka një masë sigurie deri më tani për të.

Gjatë fjalës së saj, anëtarja e Këshillit Bashkiak Ilda Zhulali, deklaroi se për vitin 2024 buxheti i Bashkisë së Tiranës arriti në 500 milion euro nga gjobitjet masive ndaj qytetarëve, ndërkohë 110 milion euro sipas saj do të shkojnë për gjyqin e humbur me biznesmenin italian Francesco Becchetti.

“Të dashur qytetarë të Tiranës, do ju jap dy lajme nga fatal-qeverisja. Lajmi i parë është që buxheti i Tiranës për vitin 2024 arriti në 500 milionë euro. Mendoni se çfarë shifre e madhe është kjo për një bashki si Tirana që vazhdon e shpopullohet çdo ditë. Nga i mori 500 milionë euo Veliaj? I mori nga ju, nga taksat që paguani, i mori gjithashtu nga gjobat duke rritur planin e gjobave për qytetarët e Tiranës në 200%. Sa më pak vende parkimi në Tiranë, aq më shumë vijnë gjobat për xhepat tuaj. Lajmi i dytë është që nga këto para që kemi marrë nga ky buxhet 500 ml euro/ 110 ml euro do të shkojnë për të paguar gjobën për Beketin, kërcënimin që Veliaj i bëri që të mos transmetonte dasmën e tij. Kështu shkojnë paratë e këtij qyteti, prandaj nuk ka para për pensione. Kjo është fatal qeverisje e ne duhet ti themi ndal, o sot o kurrë”, tha Zhulali.

Ndërsa, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi hodhi akuza të rënda ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, që sipas tij, ai është vetëm në funksion të agjendave politike dhe personale te Edi Ramës.

Vetëm për të mbështetur hajdutërinë e Erion Veliajt.

“Po qëndroni këtu në një qendresë heroikë kundër simbolit më të urryer të korrupsionit. Përpara kësaj grope septike korrupsioni që vitin e ardhshëm parashikon të vjedhë edhe 500 milionë euro taksa tuajat. Ne nuk mund të presim që një hajdut , ku prindi 2 i Sorosit në Shqipëri të tallet me taksat tuaja. Ndaj është koha ta tërheqim zvarrë dhe ta varim në shtyllën e turpit sepse askush nuk mund të ketë me besim te kjo drejtësi sepse Altin Dumani, tashmë është një Erion Veliaj i drejtësisë, tashmë është një Edi Rama në krye të Drejtësisë, sepse ai është vendosur aty vetëm ne funksion të agjendave politike dhe personale te Edi Ramës.

Vetëm për të mbështetur hajdutërinë e Erjon Velisë. Asnjë besim te kjo strukturës, asnjë besim te kjo strukturë. Drejtësinë duhet ta bëjmë ne. Drejtësinë duhet ta bëjë populli. Besoj e morët vesh se kush do të jenë 12 drejtorët e rinj të policisë së shtetit. Të gjithë të lidhur me krimin e organizuar. Dhe janë vendosur aty vetëm për një shërbim se si të vjedhim vota për Edi Ramën. Se si të vjedhin vota për Erjon Velinë. Asnjë besim edhe tek kjo strukturë. Ndaj është koha që drejtësinë ta bëjmë ne. Ndaj është koha që ta arrestojmë ne Erjon Velinë, çdo ditë në revoltë, çdo ditë ne përballje. Dhemb për dhëmb me çdo sakrificë deri sa ti shporrim”, tha Blushi.

Ndërsa, drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, deklaroi se Erion Veliaj është i lidhur me Iranin dhe Rusinë, teksa sipas tij, ai ditën e djeshme përmes mediave të Carlo Bollinos filloi sulmin ndaj kryeprokurorit të sapozgjedhur të Trump në SHBA.

“Faleminderit për këtë pjesmarrje në protestën rekod në javën e 35-të kundër jo vetëm ushtarit të korrupsionit që është Veliaj, pronari faktik i inceneratorit dhe kreut të “5D”, po tashmë siç e di edhe edhe mbarë rajoni kundër ushtarit më besnik të Sorosit, Erion Veliaj. Ushtari i fondacionit ‘Shoqëri e hapur’ i cili ka marë guximin dje në mediat e tij ku kryeson Karlo Bolino të fillojë e të sulmojë kryeprokurorin e emëruar tashmë nga Trump në SHBA. Ky njeri që nuk ka lënë sulm, llum e baltë pa hedhur ndaj opozitës e së djathtës në vend që denoncojnë në Shqipëri, tashmë ka nisur sulmet ndaj presidencës amerikane e ndaj mos harroni se është Veliaj ai që përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare të PD me aferën e inceneratorit. Nga kjo foltore këtu kemi denoncuar lidhjet e Veliajt me Iranin e Rusinë, me kompaninë ‘Matna Grop’ iraniane e Veliaj sot është kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-ve.

Arritja e vetme e kreut të “5D”, në këtë 9 muaj siç edhe anëtarja e Këshillit Bashkiak Ilda Zhulali e tha ditën e djeshme, është gjoba ndaj qytetarëve të Tiranës. Këtu po shkëlqejnë aferat korruptive me në krye Plarent Ndrecën, që një kapele të policëve e tenderonte 350 euro, e ndërkohë që me rrogat që kanë policët, nuk ushqejnë familjet e tyre. Sa herë ne kemi pasur përballje me policinë e shtetit ne kemi thënë se nuk jemi këtu për të protestuar kundër tyre, por po protestojmë kundër hajdutëve që vjedhin edhe paratë e familjeve dhe fëmijëve të tyre.

Për 9-mujorin që lamë pas, Veliaj përmes ‘Policisë së Shtetit’ e ‘Drejtorisë së Tatimeve Vendore’ i kanë vendosur 6.4 milion euro qytetarëve të Tiranës. Plani është realiazuar me policinë bashkiake me 288% duke vendosur 3.8 milione euro për qytetarët. Me 188% u realizua plani i tatimeve vendore duke i vendosur 2.9 milionë euro bizneseve të Tiraës. Imagjinoni një njeri që merr taksat e Tiranës e i shpërdoror, me një incinerator që paguhet 88 milionë euro dhe nuk ekziston, i duhet të gjobisë me 6.4 milion euro qytetarët e Tiranës në mënyrë që Veliaj të vjedhë për vete”, tha Këlliçi.

Ndër të tjera, Këlliçi i bëri thirrje SPAK-ut që të hetojë punonjësit dhe ish-punonjësit e Bashkisë së Tiranës.

“Kam një thirrje të drejtpërdrejt për SPAK, hetoni të gjithë punonjësit apo ish-punonjësit, që janë thirrur për të grisur dokumentet e vjetra në këtë protokoll, për të ndryshkuar dokumentet apo për të firmosur praktika të prapambetura për të justifikuar vjedhjet e Erion Veliajt dhe drejtuesit e tij. I bëj thirrje punonjësve të thjeshtë të Bashkisë së Tiranës, ruani dinjitetin dhe familjet tuaja. Refuzoni të firmosni praktika të kaluara. Kjo është protesta e 35, mund të jetë e fundit, por mund të ketë dhe 35 të tjera, sepse jemi të vendosur ta çojmë në burg Erion Veliajn. Jemi të vendosur të shkojmë në fitore”, – tha ai.

Gjatë kohës që po fliste Këlliçi, një efektiv policie humbi ndjenjat dhe u ndihmua nga protestuesit e pranishëm dhe kolegët e tij. Ai u dërguar me makinën e Policisë në spital.

The post Kërkohet largimi i Veliajt/ Opozita mban protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës, efektivi bie pa ndjenja appeared first on Albeu.com.

Kush janë deputetët më të gjobitur për mungesat në Kuvend, rekordi mbahet nga Nebijaj
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, janë nëshkuar me gjoba për shkak të mungesave në seanca plenare, apo në komisione përgjatë muajit korrik që përmbylli edhe sesionin parlamentar.

Ligjvënësit janë penalizuar me heqje të pagës nga 10 deri në 60 mijë lekë, teksa mazhoranca ka numrin më të lartë të deputetëve të penalizuar për shkak të mungesave me 15 emra në listë.

Blendi Klosi, Eduard Shalsi, Pandeli Majko, janë disa prej ligjvënësve socialistë të cilëve u janë hequr rreth 10 mijë lekë nga paga.

Ndërsa gjobën më të lartë në radhët e së majtëve, e ka marrë ish-deputetit i LSI-së Agron Çela, me 50 mijë e lekë, e pas tij vijnë Plarent Ndreca dhe Paulin Sterkaj me 30 mijë lekë gjobë.

Por, rekordin për penalitetin e shifrës më të lartë në pagë gjatë muajit Korrik e mban sërish opozita, e më konkretisht, sërish deputetja Oriola Nebijaj.

Kësaj të fundit, i është mbajtur paga me rreth 60 mijë lekë vetëm për muajin korrik. Pas nuk mbetet as deputetja Andia Ulliri me një gjobë prej 51 mijë lekësh, ndërsa Enekelejd Alibeaj vjen pas tyre me penalitetin prej 40 mijë lekësh.

Janë 13 deputetë në listë nga radhët e së djathtës, të cilët kanë marrë dhe gjoba më të vogla si 10 deri në 30 mijë lekë heqje të pagës, mes tyre dhe ish-kryedemokrati Lulzim Basha

Deputetët e gjobitur të mazhorancës:

Agron Çela 51,192 lekë

Plarent Ndreca 30,730 lekë

Paulin Sterkaj 30,715 lekë

Tatiana Nurçe 20,477

Bardhyl Kollçaku 20,477 lekë

Laert Duraj 20,477 lekë

Nasip Naço 20,477 lekë

Lavdrim Krrashi 20,477 lekë

Antoneta dhima 10,238 lekë

Fadil Nasufi 10,238 lekë

Alban Xhelili 10,238 lekë

Ilir Topi 10,238 lekë

Blendi Klosi 10,238 lekë

Eduard Shalsi 10,238 lekë

Pandeli Majko 10,238 lekë

Deputetët e gjobitur të opozitës:

Orjola Nebijaj 61,431 lekë

Andia Ulliri 51,192 lekë

Enkelejd Alibeaj 40,954 lekë

Flutura Açka 32,202 lekë

Gëzim Ademaj 20,477 lekë

Merita Bakiu 10,238 lekë

Lulzim Basha 10,238 lekë

Arbi Agalliu 10,238 lekë

Eralda Bano 10,238 lekë

Orjola Pampuri 10,238 lekë

Saimir Korreshi 10,238 lekë

Agron Gjekmarkaj 10,238 lekë

Albana Vokshi 10,238 lekë

Aktualisht deputetët e parlamentit paguhen 310 mijë lekë në muaj, pagë e cila u dyfishua në mars të vitit që lamë pas me vetë votat e tyre.

Deri para një viti paga e deputetit rezultonte 156 770, ndërkohë që u rrit në 310 mijë lekë. Ndërkohë, paga e kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit shkoi rreth 395 mijë lekë në muaj, e Presidentit në 425 mijë lekë, kurse e ministrave në rreth 318 mijë lekë bruto.

Bashkë me pagat u rritën edhe shpërblimet për deputetët, duke përfshirë rimbursimin e karburantit, qirasë dhe telefonit.

Ndërkaq, shpërblimet nuk janë unifikuar, e për rrjedhojë, ndahen sipas aktivitetit të secilit deputet dhe sot disa prej tyre marrin deri në 385 mijë lekë çdo muaj.

Pasqyra financiare tregoi se listëpagesa kapi vlerën e 57.6 mln lekëve, të hedhura në llogaritë bankare të anëtarëve në parlament.

Nga borderorja e muajit të fundit të ekzekutuar tashmë, del se të ardhurat mesatare të deputetit në parlament arrijnë në 440 mijë lekë, ose 4.4 milionë lekë të vjetër.

Paga më e lartë në piramidën e shtetit shqiptar aktualisht është ajo e Presidentit të Republikës, e cila shkon në 425 mijë lekë.

Por, të ardhurat mujore për deputetët tejkalojnë të ardhurat e Presidentit, për shkak të dietave të larta, pagesave për karburant, telefon dhe pjesëmarrje në mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Të ardhurat mujore të deputetëve, vetëm nga statuti i deputetit, do të arrijnë deri në 5 milionë lekë të vjetra në muaj.

The post Kush janë deputetët më të gjobitur për mungesat në Kuvend, rekordi mbahet nga Nebijaj appeared first on Albeu.com.