mazhoranca Archives - Albeu.com

Marrëveshja me SHBA-në, mazhoranca zhvillon seancën parlamentare pa praninë e mediave
Me 74 votat e tyre dhe pa praninë e opozitës, mazhoranca socialiste ka vendosur që seanca për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar për një marrëveshje huaje me SHBA, për financimin e pajisjeve ushtarake të zhvillohet pa praninë e mediave.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, deklaroi se seanca do të jetë e mbyllur vetëm gjatë diskutimeve të projektligjit, ndërsa momenti i votimit do të jetë i hapur.

Kjo u kundërshtua nga deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i cili ishte i vetmi në sallë bashkë me Erald Kaprin.

Ndërkohë PD nuk mori pjesë, pasi më herët deklaroi se opozita është pro marrëveshjes, por kundërshton procedurën.

The post Marrëveshja me SHBA-në, mazhoranca zhvillon seancën parlamentare pa praninë e mediave appeared first on Albeu.com.

Mazhoranca socialiste rrëzon kërkesën e PD për interpelancë për AKSHI-n, Peleshi: Është në hetim nga SPAK
Kuvendi i ka kthyer përgjigje kërkesave të Partisë Demokratike, për interpelancë për çështjen e Agjencisë Kombëtarë të Shërbimit të Informacionit (AKSHI), duke argumentuar se nuk mund të zhvillohen, pasi janë objekt hetimi penal.

Sipas Kuvendit, një kërkesë e tillë synon në thelb të zhvendosë një çështje që i përket ekskluzivisht organeve të drejtësisë në sallën e Kuvendit, duke krijuar një formë të ashtuquajtur “gjykate politike” mbi informacione që nuk janë përfundimtare nga institucionet gjyqësore.

“Së pari, interpelanca si instrument kushtetues i kontrollit parlamentar nuk mund të përdoret që anëtarët e Këshillit të Ministrave të japin shpjegime mbi çështje që janë nën hetim penal, për të cilat ata nuk kanë as kompetencë për t’u shprehur dhe për të cilat çdo ndërhyrje apo komentim do të ishte në kundërshtim me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

Së dyti, përmbajtja e kërkesës, në thelb, përbën një përpjekje për të transferuar në sallën e Kuvendit një debat që i përket ekskluzivisht juridiksionit të organeve të drejtësisë, duke synuar krijimin e një ‘gjykate politike’ mbi bazën e informacioneve të paadministruara në mënyrë përfundimtare nga autoritetet gjyqësore. Një qëndrim i tillë bie ndesh me standardet kushtetuese të shtetit të së drejtës dhe me rolin e Kuvendit si organ ligjvënës dhe jo si organ hetimor apo gjykues.

Së treti, pyetjet e drejtuara në kërkesë presupozojnë ekzistencën e dijenisë së Kryeministrit mbi elementë të detajuar të një hetimi penal, ç`ka nuk gjen mbështetje në asnjë normë ligjore. Kryeministri nuk ka detyrimin ligjor të ketë dijeni mbi përmbajtjen e dosjeve hetimore, as nuk mund të kërkohet prej tij të komentojë mbi to, për aq kohë sa këto çështje janë nën juridiksionin e organeve të drejtësisë.

Së katërti, referimi i vazhdueshëm në raportime mediatike nuk përbën qëllim për realizimin e interpelancës si formë e kontrollit parlamentar, sidomos në raste kur çështja është në proces hetimi dhe nuk ka një konstatim përfundimtar nga organet kompetente.

Së pesti, vetë natyra e çështjes së ngritur, e lidhur me hetime për vepra të rënda penale, përfshirë korrupsionin dhe krimin e organizuar, kërkon një trajtim në kuadër të procedurave penale dhe jo një debat politik paralel, i cili mund të cenojë hetimin e çështjes dhe të ndikojë në perceptimin publik mbi procesin e drejtësisë”, thuhej në përgjigjen e kthyer nga Kuvendi për Partinë Demokratike.

The post Mazhoranca socialiste rrëzon kërkesën e PD për interpelancë për AKSHI-n, Peleshi: Është në hetim nga SPAK appeared first on Albeu.com.

PD kërkoi interpelancë urgjente me Ramën për Ballukun, mazhoranca refuzon, Peleshi: Çështja është në Gjykatën Kushtetuese
Këtë të enjte, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, shprehet se nuk e ka pranuar kërkesën e PD për interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama, për çështjen e Belinda Ballukut.

Sipas argumentit të Peleshit, objekti i kërkesës për interpelancë është në Gjykatë Kushtetuese.

Peleshi u shpreh se është ky organ, pra GJK që do japë një interpretim përfundimtar mbi kompetencat dhe ndarjen e pushteteve mes institucioneve.

Kërkesa për interpelancë e opozitës u rrëzua me 74 vota pro.

“Kam argumentuar mospranimin e kërkesës për interpelancë. Objekti i kërkesës për interpelancë është aktualisht në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, e cila po vlerëson nëse kërkesa është e pranueshme për shqyrtim në seancë plenare.

Kërkesa për interpelancë urgjente sipas rregullores nuk duhet pranuar sepse çështja është në shqyrtim në GJK. Është ky organ që do japë një interpretim përfundimtar mbi kompetencat dhe ndarjen e pushteteve mes institucioneve. Cdo përpjekje për të nxjerrë një vendim politik para se të përfundojë shqyrtimi kushtetues mund të cënojë parimet e pavarësisë së institucioneve. Është e domosdoshme të pritet vendimi i GJK”, tha Peleshi.

The post PD kërkoi interpelancë urgjente me Ramën për Ballukun, mazhoranca refuzon, Peleshi: Çështja është në Gjykatën Kushtetuese appeared first on Albeu.com.

Jozefina Topalli: Mazhoranca bën presione për të manipuluar votën e diasporës
Drejtuesja politike e diasporës në Partinë Demokratike, Jozefina Topalli, ka deklaruar se duhet të merren masa në mënyrë që të ndalet emigrimi masiv i shqiptarëve jashtë vendit.

Ndryshe sipas saj, Shqipëria do të kthehet në një azil gjigand të të moshuarve dhe Shqipëria nuk do të ekzistojë më kështu siç e njohim në vetëm një dekadë.

Ajo u shpreh gjithashtu se mazhoranca po bën gjithçka në dorë me presione, para jo të ligjshme dhe presion ndaj administratës për të manipuluar votën, por sipas saj diaspora e ka të qartë që në datën 11 maj do të votojë numrin 1.

“Thirrje çdo shqiptari që të mos pranojë të bëjë me video apo fotografojnë votën që i kërkohet përmes presonit që i bëhet familjarëve të tyre në administratë. Edhe në raportin e OSBE përmendej përdorimi i administratës, i parave edhe nga pushteti lokal edhe për të çuar autobusë, pra nuk ka dyshim që para tjetër po përdor mjete të dënueshme.

Por pavarësisht kësaj, mesa duket diaspora dhe shqiptarët e kanë në ndërgjegje të qartë se çfarë do të bëjnë dhe që do të votojnë numrin 1”, u shpreh ajo.

The post Jozefina Topalli: Mazhoranca bën presione për të manipuluar votën e diasporës appeared first on Albeu.com.

Jeni kukulla të Edi Ramës/ Bardhi-mazhorancës: Sa ju merr Rama në telefon e ngrini direkt…
Seanca e sotme në Kuvend, është përfshirë në tensione dhe debate. Shkak është bërë propozimi i një ligji nga PS, për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje dhe kërkon të kalojë me procedurë të përshpejtuar.

Në debat e sipër, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i është drejtuar mazhorancës duke i thënë: Jeni kukulla të Edi Ramës. Sa ju merr Rama në telefon e ngrini direkt.

The post Jeni kukulla të Edi Ramës/ Bardhi-mazhorancës: Sa ju merr Rama në telefon e ngrini direkt… appeared first on Albeu.com.

Miratohet rezoluta anti-korrupsion e PS
Me 76 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim është miratuar pasditen e sotme rezoluta anti-korrupsion e PS.

Kundër votuan Agron Shehaj dhe Dashnor Sula. Të gjithë deputetët e tjerë të opozitës nuk morën pjesë në votim.

Kjo rezolutë, që u diskutua sot në Kuvend, solli debate dhe kundërshti nga ana e opozitës.

Ndërsa mazhoranca shprehet se kjo rezolutë synon të rrisë forcimin e ligjit të luftojë korrupsionin si edhe të përafrojë legjislacionin shqiptar me atë të Bashkimit Europian.

Vetë kryeministri ishte sot në Kuvend për të mbrojtur pr/rezolutën duke e bërë të qartë se komisioni i posaçëm nuk ka lidhje me punën e prokurorisë së Posaçme dhe ftoi opozitën ta votojë. E ndërsa fliste deputetët e grupit të PD-së së Rithemelimit bënin zhurmë duke i rënë tavolinave.

Rama hodhi poshtë akuzat se me këtë rezolutë do të kapte SPAK dhe se lufta kundër korrupsionit është e pandalshme dhe se ata nuk e ndalin dot këtë nismë.

” Kjo nuk është një luftë vulgare për pushtet, por është një luftë për shtetbërjen demokratike, për institucione funksionale, për mekanizma shtetërorë, institucionalë, shoqërorë që shkojnë përtej “Lena-Prenave” dhe që ulin hap pas hapi, ndikimin e lartë të subjektivitetit njerëzor mbi çdo pjesë të makinerisë kushtetuese dhe ligjore, në funksionimin e Republikës, duke forcuar sundimin e ligjit mbi subjektet që veprojnë dhe ndërveprojnë mes veti apo me shtetin dhe mirëqeverisjen e tyre. Nuk e ndalin dot si nuk u ndal reforma në drejtësi nuk ndalet as kjo. Prandaj thirrja ime është votojeni draftin e rezolutës, po nuk e gjetët këtë forcë mos e bojkotini nesër komisonin hetimor, tha Rama.

Pas miratimit të rezolutës mes palëve pritet të nisin diskutimet për ngritjen e një komisioni të posaçëm, që do të monitorojë punën e institucioneve, përfshirë edhe ato të drejtësisë për luftën kundër korrupsionit, të rekomandojë  propozojë ndryshime ligjore në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian.

Rezoluta e plotë

REZOLUTË PËR THELLIMIN E REFORMAVE PËR MIRËQEVERISJEN, SUNDIMIN E LIGJIT DHE ANTIKORRUPSIONIN PËR SHQIPËRINË 2030 NË BASHKIMIN EVROPIAN

Në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të ligjit (neneve 1, 2, 3, 6, 7, 75.2, 77.1, 78 dhe 80 të saj) si dhe të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (neneve 24, 36, 68, 98, 102, 105, 106.1 të saj),

Bazuar në Rekomandimet e Raportit të BE për Shqipërinë 2023, Raportin Screening të Komisionit Europian si dhe në Deklaratat/ Rezolutat e Samitit për demokraci të SHBA;

Të vetëdijshëm për përgjegjësinë tonë, si shprehje përbashkuese e vullnetit të mbarë zgjedhësve pa dallime partiake dhe të të gjithë shqiptarëve kudo janë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian; në zbatim të parimteve dhe detyrimeve që burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet e Republikës sonë; me bindjen e plotë në mundësitë e politikës dhe shoqërisë për t’iu përgjigjur domosdoshmërisë së një qasjeje kombëtare gjithëpërfshirëse në adresimin e sfidave të kësaj faze vendimtare për modernizimin e mëtejshëm të shtetit.

Ne, anëtarët e Kuvendit të Shqipërisë

Duke e konsideruar moment kyç të historisë sonë të përbashkët, rrugëtimin Evropian të vendit përmes negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, pas përfundimit me sukses të procesit të shqyrtimit analitik të legjislacionit (procesi screening) dhe vlerësimit të Këshillit të Bashkimit Evropian për arritjet e Shqipërisë në të gjithë sektorët, si edhe nënvizuar gatishmërinë e vendit për t’iu përmbajtur legjislacionit të BE-së në fushën politike, ligjore, ekonomike dhe sociale;

Duke shprehur vlerësimin e përbashkët për mbështetjen strategjike që Bashkimi Evropian dhe SHBA i kanë dhënë Shqipërisë në avancimin e reformave për konsolidimin e sundimit të ligjit, forcimin e institucioneve demokratike dhe respektimin e të drejtave të njeriut;

Duke e vlerësuar Reformën në Drejtësi, si një prej lëvizjeve më të mëdha shtetndërtuese në historinë e shtetit shqiptar – më e madhja në procesin historik të kalimit nga diktatura në një demokraci funksionale – dhe duke e çmuar zbatimin e saj si një domodoshmëri për jetësimin e parimit themelor kushtetues të ndarjes dhe balancimit ndërmjet tre pushteteve si dhe për të garantuar një sistem drejtësie të pavarur, të përgjegjshëm, llogaridhënës, transparent, efiçent, profesional dhe të barabartë për të gjithë qytetarët;

Duke vlerësuar rezultatet e derisotme pozitive të reformës në drejtësi, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit, nëpërmjet procesit të vettingut për pastrimin e burimeve njerëzore në sistemin e drejtësisë, si dhe nëpërmjet veprimtarisë së strukturës së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, e cila po kontribuon në mënyrë domethënësë në dhënien fund të epokës së pandëshkueshmërisë, duke shërbyer njëherësh edhe si një vlerë e shtuar besimi për vendimin e shumëpritur të hapjes së negociatave me BE-në;

Duke qënë të vetdijshëm për domosdoshmërinë e njohjes së problematikave të vendit në këtë fazë vendimtare për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe adresimin e përbashkët të prioriteteve veçanërisht në drejtim të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe korrupsionit, duke u mbështetur kryesisht në gjetjet dhe rekomandimet e shprehura në Raportet e BE dhe Raportin screening të Komisionit Evropian, të cilat kërkojnë një analizë të përbashkët objektive, një reagim të përbashkët institucional dhe një veprim të koordinuar midis të gjithë institucioneve përgjegjëse;

Duke mbështetur angazhimin me plane masash konkrete të ekzekutivit dhe të të gjitha institucioneve të përfshira, për të përmbushur detyrimet e procesit të negociatave dhe duke vlerësuar miratimin nga qeveria shqiptare të dy udhërrëfyesve të rëndësishëm “Për Shtetin e së drejtës” dhe “Për reformën në administratën publike”, si piketa hapëse të Grupkapitullit të Parë që njihet me emrin “Themeloret”;

Me vetëdijen e madhe për këto përgjegjësi të rëndësishme dhe për hapësirën gjithëpërfshirëse që i mundësohet Kuvendit nga Kushtetuta dhe autoriteti që i jep kuadri ligjor në fuqi, me bindjen se manifestimi i vullnetit politik dhe institucional i Shqipërisë në konceptimin, miratimin e zbatimin e Reformës në Drejtësi përbën një përvojë të vyer institucionale për t’u zhvilluar më tej, si dhe me besimin e përbashkët se vendi ka nevojë për një cikël të ri reformimi në funksion të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit, si domosdoshmëri për përmbushjen e objektivit strategjik kombëtar të anëtarësimit në Bashkimin Evropian në vitin 2030, Kuvendi angazhohet:

Të nxisë frymën e dialogut konstruktiv politik dhe institucional brenda kuadrit kushtetues e ligjor, ndërmjet tre pushteteve të pavarura si edhe të gjithë aktorëve institucionalë e faktorëve politik e shoqërorë në vend në funksion të një cikli të ri reformimi përmes një qasje të re gjithëpërfshirëse orientuese për aktivitetin e të tre pushteteve të pavarura të Republikës sonë, që pavarësisht njëri – tjetrit dhe në harmoni me njëri – tjetrin të angazhohen aktivisht për rritjen e ndërgjegjësimit institucional dhe forcimin e kulturës së bashkëpërgjegjësisë të institucioneve në avancimin e mëtejshëm të reformave modernizuese të shtetit në përmbushje të detyrimeve të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në kuadrin e Samitit për Demokraci të SHBA-ve;

Për rritjen e fokusit të Kuvendit të Shqipërisë, në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE, për konsolidimin e demokracisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës duke konsideruar çështje madhore të një rëndësie prioritare thellimin e reformave për përmirësimin e mëtejshëm të mirëqeverisjes, fuqizimin e luftës ndaj korrupsionit, forcimin e zbatimit të ligjit si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut;

Të ushtrojë në mënyrë efektive përgjegjësitë e tij kushtetuese në lidhje me rolin mbikqyrës të komisioneve të përhershme e atyre të posaçme dhe strukturave të tjera përgjegjëse parlamentare, ndaj qeverisë, institucioneve të pavarura dhe agjencive ekzekutive ligjzbatuese, brenda fushëveprimit të përcaktuar tashmë me Kushtetutë, duke respektuar parimin kushtetues të ndarjes dhe balancimit midis pushteteve, me fokus të drejtpërdrejtë adresimin e masave të Udhërrëfyesve të miratuar nga Qeveria “Për shtetin e së drejtës” dhe “Reformën në administratën publike” si dhe rekomandimet e Raportit Screening të Komisionit Evropian;

Të përmirësojë rolin e tij ligjvënës, monitorues dhe mbikqyrës në funksion të mirëqeverisjes në të gjitha nivelet, ekzekutive dhe ligjbërëse, qendrore e vendore, përmes mekanizmave dhe rregullave që fuqizojnë respektimin e ligjit dhe rritjen e transparencës në vendimarrje, aksesin e qytetarëve dhe gjithëpërfshirjen e shoqërisë civile në procesin legjislativ dhe vendimmarrjen e qeverisjes qendrore e vendore, parandalimin e konfliktit të interesit dhe lobimit për interesa private, thellimin e procesit të digjitalizimit të shërbimeve publike dhe kontrollin më të mirë ndaj tyre, përmirësimin e llogaridhënies dhe transparencës të pastërtisë së figurës së funksionarëve të lartë të zgjedhur ose të emëruar, forcimin e mekanizmave për kontrollin e integritetit të funksionarëve e zyrtarëve të të gjitha niveleve, ngritjen e mekanizmave funksional për transparencën financiare dhe zhvillimin e kulturës e qasjes demokratike të partive politike etj.

Të konsiderojë domodoshmëri jetike për të ardhmen e vendit thellimin e luftës ndaj korrupsionit e fenomenit të pandëshkueshmërisë në mënyrë kapilare në të gjitha nivelet, duke e vendosur në fokus të shoqërisë shqiptare dhe të të gjitha institucioneve të shtetit, përmes një përpjekje të bashkërenduar nga Kuvendi, zbatimit të objektivave të Strategjisë kombëtare antikorrupsion dhe të shoqëruar me rekomandime masash konkrete ligjore, institucionale dhe administrative veçanërisht për sektorët më vulnerabël ndaj korrupsionit (kadastra dhe të drejtat pronësore, taksat, doganat, arsimi, shëndetësia, përdorimi i fondeve publike, prokurimet publike, infrastruktura publike, etj), në të gjithë territorin e vendit;

Të thellojë më tej përpjekjet për forcimin e zbatimit të ligjit duke mundësuar një proces analitik vlerësimi dhe rekomandimesh me masa konkrete ligjore dhe institucionale që synojnë ndër të tjera edhe reformimin, me të njëjtën ambicie dhe thellësi siç vepruam me reformën në drejtësi edhe të agjencive të tjera të zbatimit të ligjit që kanë në përgjegjësi luftën ndaj korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe administrimin e pasurisë publike, krimin ekonomik, parandalimin e pastrimit të parave, deklarimin dhe kontrollin e pasurive të zyrtarëve dhe konfliktit të interesit, auditimin dhe inspektimin financiar, kontrollin e brendshëm, informalitetin apo të mbikqyrjes së tregut, të rregjistrimit e administrimit të pronës etj duke synuar motivimin, integritetin, përgjegjshmërinë, llogaridhënien dhe efikasitetin më të mirë të këtyre strukturave në respektim dhe zbatim të ligjit në të gjitha nivelet e qeverisjes;

Të garantojë pakthyeshmërinë e reformës në drejtësi, konsolidimin e saj të mëtejshëm dhe rritjen e eficencës së sistemit të drejtësisë në pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë, duke ruajtur parimet dhe shtyllat kushtetuese të Reformës në drejtësi të miratuar në 2016, për të fuqizuar pavarësinë dhe paanësinë e pushtetit gjyqësor si dhe njëherësh nxitjen e cilësisë së vetëqeverisjes së sistemit të drejtësisë nëpërmjet forcimit të integritetit, llogaridhënies dhe transparencës, sipas rekomandimeve të Raporteve të BE dhe Raportit Screening të Komisionit Evropian për grupkapitullin e parë si dhe masave të udhërrëfyesit “Për shtetin e së drejtës” në zbatim të tyre.

Të sigurojë në mënyrë transparente, në dispozicion të këtij procesi ekspertizën më të mirë vendase e ndërkombëtare (veçanërisht me partnerët strategjik, BE dhe SHBA) dhe përmes rregullave, procedurave e mekanizmave parlamentare të ngrejë një Komision të Posaçëm Parlamentar, i cili të adresojë ndërmarrjen e reformave që synojnë MIRËQEVERISJEN, SUNDIMIN E LIGJIT DHE ANTIKORRUPSIONIN PËR SHQIPËRINË 2030 NË BASHKIMIN EUROPIAN përmes një vlerësimi / analize të situatës në këto fusha si dhe hartimin e një Plani Kombëtar Veprimi, me kohështrirje afatgjatë, duke rekomanduar për sa çmohet e nevojshme edhe masa konkrete për ndryshime të mundshme ligjore dhe institucionale të cilat duhet të adresohen në secilën fushë nga institucionet përgjegjëse. I gjithë procesi që do të ndërmerret dhe mbikëqyret nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar do të realizohet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet përkatëse në fuqi dhe në asnjë mënyrë nuk do të cënojë kuadrin ekzistues kushtetues e ligjor për ngritjen e institucioneve të pavarura të drejtësisë.

Ne deputetët e Kuvendit të Shqipërisë i konsiderojmë detyruese përmbajtjen dhe angazhimet e kësaj rezolute, pavarësisht dallimeve dhe vijave të qarta ndarëse politike e programatike mes nesh, në çdo aspekt dhe për çdo aspekt tjetër të jetës parlamentare./albeu.com

The post Miratohet rezoluta anti-korrupsion e PS appeared first on Albeu.com.

Hetimi i kontratave në “Shëndetësi”/ Mazhoranca dhe opozita dakordësohen për vizitat e përbashkëta në spitale
Ditën e sotme, Komisioni Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check up në Shëndetësi, miratoi planin e vizitave në spitalet e vendit.

Mazhoranca dhe opozita, vendosën të vijojnë me vizitat e përbashkëta në terren, për të parë zbatimin e kontratave koncensionare.

Në dy javët e ardhshme do të zhvillohen vizita në Durrës, Shkodër, Lushnje, Vlorë dhe Spitalin e Traumës.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi tha se, “këtë të premte do të bëhet një vizitë në në spitalin e Durrësit. Më tej do vendosim për vizita në dy qendra shëndetësore apo në laborator. E gjithë disa do fokusohet në Durrës”.

“Të martën do të bëhet një vizitë te spitali i Traumës”, shtoi Vokshi.

Po ashtu, theksoi ajo, “do të diskutojmë nëse do të vizitojmë në të njëjtën rrugë një qendër shëndetësore dhe një laborator”.

“Fundjavën që vjen vizitat do të bëhen në Vlorë, Lushnjë dhe Shkodër. Në fund të javës që vjen shpresoj që ti kemi ezauruar. Jeni dakord që për këto dy javë të fokusohemi te vizitat në terren”, tha Vokshi.

Mazhoranca dhe opozita,  nuk kanë gjetur ende dakordësi për shtrirjen e periudhës së hetimit prej vitit 2009 e këtej.

Kjo pikë e rendit të ditës, u shty për një mbledhje tjetër. Më pas, deputetët e Komisionit miratuan që dëgjesat e dëshmitarëve të nisin më datën 3 qershor.

Të parët në radhë janë grupet e auditit të KLSH e më pas Nisma Thurje, e cila ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme për kontratën e shërbimit të sterilizimit.

Në vazhdim do të mbahen dëgjesa të tjera sipas listës së dëshmitarëve të miratuar në Planin Hetimor.

The post Hetimi i kontratave në “Shëndetësi”/ Mazhoranca dhe opozita dakordësohen për vizitat e përbashkëta në spitale appeared first on Albeu.com.

Vota e emigrantëve/ Blendi Klosi: Mazhoranca ka vullnet, arsyeja e vërtetë e vizitës së Ramës në Athinë është…
Në një konferencë për shtyp, sekretari i Përgjithshëm i PS Blendi Klosi, ka folur në lidhje me votën e emigrantëve, ku shprehet se mazhoranca ka vullnet për realizimin e saj, ndërsa tha se edhe vizita e kryeministrit Edi Rama në 12 maj në Athinë, është pikërisht për energjizimin e diasporës dhe ftesën që i bëhet atyre për t’iu bashkuar vizionit të kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste për Shqipërinë 2030.

“Në ndryshimet e bëra në Kod është sanksionuar vota e emigrantëve. Vizita e Ramës në Athinë ka të bëjë edhe me këtë dimension, për kontaktet me diasporën për të pasur një rienergizim të marrëdhënieve të emigrantëve me shtetin shqiptar dhe ftesën për duhet bërë aty që të jenë pjesë e vizionit të PS dhe Ramës për Shqipërinë e vitit 2030.

Kemi vullnet për votën e emigrantëve, mazhoranca e ka shprehur një gjë të tillë. Kjo është një votë që ka nevojë për një procedurë standarde dhe një debat mbi mënyrën se si do të realizohet. Jemi të dëshiruar për një gjë të tillë. Sa i përket drejtësisë, kushdo që është kërkuar të japë informacion para drejtësisë, nuk ka pasur kurrë pengesë nga PS dhe Rama. Ky është realizim i premtimit për një drejtësi të pavarur”, tha ai.

The post Vota e emigrantëve/ Blendi Klosi: Mazhoranca ka vullnet, arsyeja e vërtetë e vizitës së Ramës në Athinë është… appeared first on Albeu.com.

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë pa dakordësi, mazhoranca paralajmëron sërish bojkot
Përfaqësuesit e mazhorancës në Komisionin Hetimor për kontratat në shëndetësi, paralajmërojnë bojkot. Ata theksuan se nuk do t’i përgjigjen thirrjes së kryetares së komisionit Albana Vokshi, “për sa kohë në mënyrë të përsëritur vijohet me praktikën e caktimit të rendit të ditës në mënyrë të pakoordinuar dhe padakordësuar”.

REAGIMI:

Përfaqësuesit e mazhorancës në Komisionin Hetimor për kontratat në shëndetësi nuk do t’i përgjigjen thirrjes së kryetares së komisionit Albana Vokshi, për sa kohë në mënyrë të përsëritur vijohet me praktikën e caktimit të rendit të ditës në mënyrë të pakoordinuar dhe padakordësuar. Edhe kësaj radhe, caktimi i rendit të ditës dhe orës e datës së mbledhjes është vendosur pa qenë ne në mbledhje. Ne kemi vendosur tashmë deklarimin e hapur të hetimit duke miratuar Planin e Hetimit bashkë me kalendarin, ku pasqyrohen qartë të gjithë hapat hetimorë të komisionit.

Po kështu kemi miratuar kërkesat për marrje provash të opozitës dhe mazhorancës. Për sa kohë mbledhja në fjalë është fuqi, duhet respektuar vendimmarrja e anëtarëve të komisionit. Çdo shfaqje viktimizimi nga opozita është shprehje e paaftësisë për të ndjekur procedurën ligjore dhe për të kryer një hetim të plotë e serioz. Opozita duhet të heqë dorë nga hetimi partiak dhe t’i kthehet hetimit parlamentar ashtu siç e kërkon ligjit sepse ne kemi vendosur të vijojmë me hetimet dhe të respektojmë kalendarin e Planit Hetimor.

The post Komisioni Hetimor për Shëndetësinë pa dakordësi, mazhoranca paralajmëron sërish bojkot appeared first on Albeu.com.

Mazhoranca njofton mbledhjen e komisioneve online, ironizon opozita: PS ka shpallur gjendjen e luftës apo të jashtëzakonshme
Mazhoranca duket se ka gjetur një tjetër zgjidhje për të vijuar punën në Komisione, por dhe për të shmangur përplasjet me opozitën sicc ka ndodhur përgjatë javës së fundit.

Mazhoranca ka njoftuar që mbledhja e Komisionit të Ekonomisë të zhvillohet online, dhe të vijojë puna për diskutimet për buxhetin e vitit 2024.

Menjëherë pas njoftimit të mazhorancës, ka ardhur dhe reagimi ironizues i opozitës. Në reagimin e opozitës thuhet se: “Nuk dihet nëse PS ka shpallur gjendjen e luftës apo të jashtëzakonshme, por kjo procedurë e mbledhjeve online lejohet vetëm në ato raste”.

Njoftimi i deputeteve

Ndërkohë që demokratët kanë paraqitur rregulloren e Kuvendit, ku në nenin a/5 të realizimi i mbledhjeve online mund të behet vetëm “në rastet e masave të jashtëzakonshme që mund të vendosen për shkak të gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësive natyrore. Mbledhjet e seancës plenare dhe organeve të Kuvendit mund të zhvillohen edhe në distancë nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik”.

The post Mazhoranca njofton mbledhjen e komisioneve online, ironizon opozita: PS ka shpallur gjendjen e luftës apo të jashtëzakonshme appeared first on Albeu.com.