materniteti Archives - Albeu.com

Neglizhuan pacienten shtatzënë duke çuar në humbjen e jetës së një foshnjeje, Prokuroria e Tiranës merr të pandehura dy mjeke obstetër-gjinekologe
Prokuroria e Tiranës, merr të pandehura dy mjeke obstetër-gjinekologe në maternitetin “Koço Gliozheni”, të cilat akuzohen se neglizhuan pacienten dhe gjendjen e saj të rënduar duke çuar në humbjen e jetës së një foshnjeje.

Bëhet fjalë për shtetaset E.K. dhe I.M. Dy mjeket akuzohen për veprën penale “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”, lidhur me një rast që daton në vitin 2023.

Hetimet ndaj dy gjinekologeve nisën pas denoncimit të shtetases G.S., ku rezultoi se këto dy mjeke, kanë treguar sjellje të pakujdesshme dhe neglizhente që përfshijnë mosrespektimin e protokolleve standarde, mosmonitorimin e shenjave vitale dhe mosreagimin ndaj ndryshimeve shqetësuese në gjendjen e pacientes.

Më konkretisht, nga hetimet rezultoi se mjekja I.M. nuk ka hapur dhe nuk ka mbajtur historikun e të dhënave mjekësore për shtatzëninë e shtetases G.S., pavarësisht se ka kryer ekzaminime dhe ka ndjekur rastin për një periudhë të gjatë kohe.

Pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme të pacientes, kjo mjeke nuk ka reaguar duke mos bërë ekzaminime të detajuara shtesë.

Kjo sjellje ka çuar drejtpërdrejt në pasojat më të rënda, pikërisht lindjen e një foshnje prematur me probleme serioze shëndetësore dhe vdekjen e saj, si dhe rrezikimin e rëndë të jetës dhe shëndetit të nënës.

Në kushtet kur nga ana e mjekes I. M. po neglizhohej, pavarësisht shqetësimeve të saj dhe gjendjes së përkeqësuar pa asnjë përmirësim, pacientja iu drejtua edhe mjeke E.K. për të vazhduar ndjekjen e shtatzënisë.

Por edhe kjo mjeke kreu një sërë veprimesh dhe mosveprimesh që përbëjnë shkelje të rënda të detyrës së saj profesionale dhe shëndetësore, duke cenuar seriozisht jetën dhe shëndetin e kallëzueses dhe të fëmijës.

Gjatë kohës që e ndiqte, pacientja ka shfaqur simptoma të rënda që ishin sinjal i qartë për një gjendje patologjike serioze, e identifikuar më vonë si pre-eklampsi e formës së rëndë.

Megjithatë, mjekja nuk ka ndërmarrë asnjë masë mjekësore të përshtatshme për të trajtuar, ose për të parandaluar përkeqësimin e kësaj gjendjeje pavarësisht vizitave në klinikën private.

Gjithashtu, nuk ekziston asnjë dokument që të provojë se gjatë kësaj periudhe janë matur parametrat vitalë të pacientes, si tensioni apo pesha trupore.

Nëse do të ishte vepruar sipas standardeve, këto matje do të ishin dokumentuar dhe do të shërbenin si bazë për vendimmarrje mjekësore.

NJOFTIMI

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë merr të pandehur shtetaset E.K. dhe I.M. për veprën penale ‘Neglizhencë në trajtimin mjekësor’ parashikuar nga neni 96/2 i Kodit Penal, të dyja me profesion mjeke obstetër-gjinekologe.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.225, të vitit 2023, të nisura pas denoncimit të shtetases G.S., rezultoi se këto dy mjeke, kanë treguar sjellje të pakujdesshme dhe neglizhente që përfshijnë mosrespektimin e protokolleve standarde, mosmonitorimin e shenjave vitale dhe mosreagimin ndaj ndryshimeve shqetësuese në gjendjen e pacientes.

Më konkretisht, nga hetimet rezultoi se mjekja I.M. nuk ka hapur dhe nuk ka mbajtur historikun e të dhënave mjekësore për shtatzëninë e shtetases G.S., pavarësisht se ka kryer ekzaminime dhe ka ndjekur rastin për një periudhë të gjatë kohe.

Pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme të pacientes, kjo mjeke nuk ka reaguar duke mos bërë ekzaminime të detajuara shtesë. Kjo sjellje ka çuar drejtpërdrejt në pasojat më të rënda, pikërisht lindjen e një foshnje prematur me probleme serioze shëndetësore dhe vdekjen e saj, si dhe rrezikimin e rëndë të jetës dhe shëndetit të nënës.

Në kushtet kur nga ana e mjekes I. M. po neglizhohej, pavarësisht shqetësimeve të saj dhe gjendjes së përkeqësuar pa asnjë përmirësim, pacientja iu drejtua edhe mjeke E.K. për të vazhduar ndjekjen e shtatzënisë.

Por edhe kjo mjeke kreu një sërë veprimesh dhe mosveprimesh që përbëjnë shkelje të rënda të detyrës së saj profesionale dhe shëndetësore, duke cenuar seriozisht jetën dhe shëndetin e kallëzueses dhe të fëmijës. Gjatë kohës që e ndiqte, pacientja ka shfaqur simptoma të rënda që ishin sinjal i qartë për një gjendje patologjike serioze, e identifikuar më vonë si pre-eklampsi e formës së rëndë. Megjithatë, mjekja nuk ka ndërmarrë asnjë masë mjekësore të përshtatshme për të trajtuar ose për të parandaluar përkeqësimin e kësaj gjendjeje pavarësisht vizitave në klinikën private.

Gjithashtu, nuk ekziston asnjë dokument që të provojë se gjatë kësaj periudhe janë matur parametrat vitalë të pacientes, si tensioni apo pesha trupore. Nëse do të ishte vepruar sipas standardeve, këto matje do të ishin dokumentuar dhe do të shërbenin si bazë për vendimmarrje mjekësore.

Organi i Prokurorisë vlerëson se mungesa e plotë e historikut të të dhënave mjekësore, që shërben për vijimin e mjekimit është vetë një tregues i mjaftueshëm i moszbatimit të detyrimeve ligjore dhe etike që ka një profesionist mjekësor ndaj pacientit.

Në fund, nuk mund të anashkalohet fakti se pacientja është shtruar në maternitetin “Koço Gliozheni” me një diagnozë të rëndë, pre-eklampsi e avancuar, dhe se gjendja e saj kishte avancuar në një pikë të tillë që kërkoi ndërprerje të menjëhershme të shtatzënisë. Kjo situatë ishte rezultat i drejtpërdrejtë i mungesës së ndjekjes së duhur mjekësore dhe mosmarrjes së masave parandaluese nga mjeket që e kishin ndjekur më parë, E.K. dhe I.M.

Për sa më sipër Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë çmon se veprimet/mosveprimet e mjekeve obsetër E.K. dhe I. M. plotësojnë të gjithë kriteret që kërkon legjislacioni penal shqiptar për t’i cilësuar këto veprime si elementë të figurës së veprës penale të “Neglizhenca në trajtimin mjekësor “, e parashikuar nga neni 96/2 i Kodit Penal.

The post Neglizhuan pacienten shtatzënë duke çuar në humbjen e jetës së një foshnjeje, Prokuroria e Tiranës merr të pandehura dy mjeke obstetër-gjinekologe appeared first on Albeu.com.

Nëna hodhi fëmijën në lumë, flet drejtori i Maternitetit të Shkodrës: Donte ta dorëzonte në shtëpinë e foshnjës
Një ngjarje e rëndë ndodhi në Shkodër, ku një nënë e re pasi lindi fëmijën e saj e hodhi atë në ujërat e lumit Kir.

Drejtori i Maternitetit të Shkodrës Senad Halluni ka folur për ngjarjen tronditëse dhe ka treguar se e reja ka refuzuar regjistrimin e atësisë së foshnjës, ndërsa ka shtuar se fillimisht ka kërkuar dorëzimin e tij në shtëpinë e foshnjës, por se më pas ka ndërruar mendje.

“32-vjeçarja ka ardhur për lindje me 30 dhjetor. Ka qenë lindja e parë. Janë kryer të gjitha proçedurat.

Zonja ka refuzuar regjistrimin e atësisë së fëmijës. Ka pasur lindje normale me 30. Zonja ka kërkuar dorëzimin në shtëpinë e foshnjës.

Kemi njoftuar drejtorinë e shtëpisë së foshnjës për proçedurat. Zonja ka punuar në një ndërmarrje këpucësh.

Me datë 4 kemi kryer proçedurat për tu transferuar në shtëpinë e foshnjës, ajo ka refuzuar më pas. Ka nënshkruar që merr përsipër marrjen e foshnjës.

Ajo nuk ka shfaqur probleme të shëndetit mendor. 32-vjeçarja rezulton se është e vetme dhe banon në Golem”, ka treguar ai. /albeu.com

The post Nëna hodhi fëmijën në lumë, flet drejtori i Maternitetit të Shkodrës: Donte ta dorëzonte në shtëpinë e foshnjës appeared first on Albeu.com.

Sulmi në maternitetin në Mariupol, Ukraina: Janë plagosur 17 persona
Sipas administratës ushtarake ukrainase në rajonin lindor të Donetskut, të paktën 17 persona janë plagosur nga një sulm ajror rus në një spital në Mariupol.

Anëtarët e stafit dhe gratë në pritje të lindjes ishin në mesin e të plagosurve, thanë zyrtarët.

Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake ukrainase në Donetsk, tha se numri i fëmijëve të plagosur është zero ndërsa shpreson që të mos ketë as në vazhdim.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, pas kësaj ngjarjeje, i kan kërkuar Rusisë që të lejojë ukrainasit të largohen nga qytetet.

“Rusia pushtoi Ukrainën pa arsye”, thotë ai, dhe duhet të respektojë korridoret humanitare që lejojnë njerëzit të shpëtojnë nga qytetet e rrethuara.

Ndërsa, Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss thotë se sulmi maternitet është “absolutisht i neveritshëm”.

Ajo është pyetur pse NATO nuk do të vendosë një zonë ndalim-fluturimi, diçka për të cilën është lutur presidenti i Ukrainës.

Truss thotë se mënyra më e mirë për të ndihmuar në mbrojtjen e qiejve është përmes armatimit anti-ajror, të cilat Britania e Madhe dhe aleatët e saj po ofrojnë./albeu.com

The post Sulmi në maternitetin në Mariupol, Ukraina: Janë plagosur 17 persona appeared first on Albeu.com.

Meta reagon për shembjen e maternitetit: Gjenocid kulturor
Presidenti Ilir Meta ka reaguar për shembjen e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”. Përmes një reagimi në Facebook, Meta e cilësoi këtë një sulm barbar ndaj historisë duke e etiketuar si një gjenocid kulturor ndaj identitetit të kryeqytetit.

“Ndërhyrja brutale mbi godinën historike të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë’’, pa transparencë, në periudhë pandemie, është një tjetër atentat, në vijim të sulmeve barbare ndaj historisë, trashëgimisë kulturore dhe identitetit tonë kombëtar. Shkatërrimi kriminal i Teatrit Kombëtar, rrafshimi i qindra objekteve me status special e monument kulture, si dhe “zhdukja” e Sahatit pas kullave, janë dëshmi e babëzisë dhe të një gjenocidi kulturor ndaj identitetit të Kryeqytetit tonë, në shkelje të Kushtetutës, ligjit për konsultimit publik dhe të gjitha parimeve për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë historike e kulturore.”

Më tej, Meta u ndal te zjedhjet e 25 prillit ku tha se do të jenë pikërisht qytetarët ata të cilët do të vendosin për të gjitha çështjet me interes publik.

“Duke u solidarizuar me qëndrimin e Unionit të Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve të Shqipërisë për çështjen e ndërhyrjes mbi godinën e maternitetit ‘’Mbretëresha Geraldinë’’, u premtoj të gjithë shqiptarëve se pas 25 prillit në Shqipëri do të nisë epoka e referendumeve, për t’u dhënë të drejtën qytetarëve të vendosin vetë mbi të gjitha çështjet e rëndësishme me interes publik.

The post Meta reagon për shembjen e maternitetit: Gjenocid kulturor appeared first on Albeu.com.