mata Archives - Albeu.com

Zbardhen bisedat në “Sky”/ Behar Bajri: Ervin Mata ofron 5 mln € për Eldi Dizdarin dhe ty, Ervis Martinaj: Ai s’ka as morra…
Masakra e ndodhur në qendër të ish-Bllokut në 4 Tetor të vitit 2018, solli një përplasje të hapur mes grupit të drejtuar nga Ervis Martinaj dhe Ervin Matës, i njohur në Tiranë me nofkën “Boli”.

Kjo ngjarje krijoi një fraksion të ri konfliktesh për Ervis Martinaj, i cili nga përplasja e bllokut kishte humbur shokun e ngushtë Fabian Gaxha, kishte mbetur vetë i plagosur dhe me tre plumba ishte qëlluar kushëriri i tij, Eljo Hato.

Aq më tepër kjo ngjarje ekspozoi totalisht Ervis Martinajn në publik, duke ulur reputacionin e tij, pasi nga ky konflikt pësoi një humbje me bilanc të rëndë, ku veç vrasjes së Gaxhës dhe plagosjes së Hatos, rrezikoi seriozisht të mbetej dhe vetë i vrarë.

Por megjithëse pas ngjarjes, palët duket se u sqaruan me qëllim mbylljen e konfliktit hetimor dhe gjyqësor që kishte nisur prokuroria dhe policia kundër tyre, sërish të dyja palët i rruheshin një kundërsulmi të armatosur për të goditur njëri-tjetrin.

Planet shkonin në hedhjen e milionave euro, pasi në datën 31 tetor 2020, Behar Bajri bisedon me Ervis Martinaj, duke i thënë këtij të fundit se një plan për eliminimin e tij fizik, është duke u vënë në zbatim nga Ervin Mata.

Sipas mesazheve të shkruara në aplikacionin “Sky”, Behari paralajmëron Martinajn, se për kokën e tij dhe Eldi Dizdarit një trafikanti tjetër kokaine i përfshirë në ngjarjen e ish-bllokut në Tiranë, Mata kishte ofruar plot 5 milionë euro.

Por biznesmeni Ervs Martinaj, që në këtë kohë ishte zhvendosur nga Tiranë duke shkuar të banonte në Patok, i ka shkruar fare shkurtimit Behar Bajrit, të cilit i thotë se: “…ai s’ka morra…” ,- duke nënkuptuar me ironi se Ervin Mata, nuk ka pasur gjendje financiare për ta vendosur në dispozicion të të tjerëve, me qëllim për të vrarë Martinaj apo dhe qoftë Eldi Dizdarin.

Mes rreshtave të shumtë të mesazheve Behari i thotë se: “…po më thonë miljon euro paguan për ty dhe për Dizdarin, Ervin Mata. Më tha ky që ishte këtu sot. Për ty dhe për Dizdarin, 5 milion euro…”.

Kurse Ervis Martinaj ia kthen: “…ai s’ka morra…”

E më tej, Behar Bajri vijon t’i shkruajë duke i thënë se: “…po varet këta ku**a, mos janë lidhur bashkë të gjithë. I tash më ikën disa shok nga Shijaku, dhe më thanë. Se rrika, Ervini me Julin në Shijak, tani sa më ikën Shijaksit dhe ma thanë rastësisht…”.

Por Martinaj e pyet Beharin nëse Ervin Mata qëndron tek shtëpia e Julit.

Kurse Behari i thotë se: “…nuk e di, po këta më thanë se e mbaka Juli dhe punokan fort. Me Julin kam fol nji natë në telefon prej avokatit dhe më tha do vij të takoj…”.

Martinaj i thotë: “…Juli? S’besoj aty! Julin maje peng, jep 5 milion dhe mbaje në emër tim. Ose ta mbaj unë, menoje kët vetë…veç peng më intereson, me u mar lekët. Me e vra, ça fitoj…sa mallista ka rrugve…”.

Por Behari ia kthen duke i thënë: “…o Julin ta gjej unë o shok. O vëlla, për ty e baj, çat të duash…por a don me e vra atë ku**vë…”.

Martinaj: “…jo jo s’kena interes, ti rrujm lekët po… menoje punën e Julit. A e din që ne rimë bashkë?”.

Kurse Behari ia kthen duke i shkruar se: “…po do e mendojm, nuk e di, se nuk e kam takuar. Po të shkruaj më vonë se jam tu taku Tomën, i’tu te qyteti jem dhe diskutojm. Po flasim kur të takona bashkë…”.

Martinaj: “…Unë them, për Tomën afroje…se loja do nxehet fort…”.

I të njëjtit mendim është dhe Behar Bajri, i cili i thotë Martinaj se: “…Toma na duhet, se loja asht tu nxeh dhe ishallah na ecin planet…Po loja jeme asht me u vra nja 3 a 4 vetë këtu ku jetoj unë dhe Dori dhe Bardhoku e nej tjetër, deri para votimeve duhet me u vra…”.

Martinaj: “…Dori është vështirë, Bardhoku është kollaj…”.

Kurse Behari ia kthen: “…jo se janë tu hi tjerët në lojë, tuj pre në besë Niklaqurët. Kyt ja kërkon Toma. Po se Toma më tha ata janë grupi ma i rrezikshëm që janë të organizum. Ka tha, 20 vetë si hyjnë në flak për të dhe veç te ato tha kam besim. Se i kam të mirë dhe i kam fuqizuar unë tha…”.

Martinaj: “…Kush ka 20?, jo s’ka 20 jo…ka njerëz që u jep punë kaq. Ikin për lek as për shok as për halle të veta, janë braca…”

Bajri: “…Duri, 20 si gjujn…se kështu më tha…ça më tha po të them…Po pra, por dame bajn…”.

Martinaj: “…Kanë 3 vjet s’kanë ba dame…”.

Më tej, në fund të muajit Tetor 2020, Behar Bajri, e informon Ervis Martinaj se ishte njoftuar nga një punonjës i Gardës së Republikës se Marviol Bilo, kishte marrë prej andej një super jelek antiplumb me pllaka çeliku, duke dyshuar se krahu kundërshtar i Ervis Martinajt po përgatitej për të bërë goditje.

Në këtë kohë të tre palët si Ervis Martinaj, Marviol Bilo dhe Ervin Mata, ishin përfshirë në procese gjyqësore në Gjykatën e Tiranës, për shkak të ngjarjes së rëndë të ndodhur në ish-Bllok në 4 Tetor të vitit 2018 në Tiranë, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.

Megjithëse gjërat dukeshin se ishin sqaruar dhe palët kishin rënë në qetësi, të dy kampet kundërshtare përgatiteshin dhe merrnin masa për sigurinë e tyre fizike dhe ruajtjen e familjes.

Për shkak të kësaj situate, sipas Behar Bajrit familjen e Marviol Bilos, e kishin marrë në ruajtje efektivë të Gardës së Republikës.

“…Aj ku**a, Bilo ai i Gardës paska lyp një kundraplumb, ja ka lyp kolegëve të vetë më tha sonte nji si punon në Gard dhe i paskan rujtur familjen e tij…”- i shkruan Visit, Behar Bajri.

Ndërkohë Ervis Martinaj ia kthen: “…Bilo, ai që më gjujti mu…?”.

“Po ai……i thashë na gjej ku është, por më tha që nuk e ka shok por shokët e tij e njohin, por nuk e shesin ato tha….”, ia kthen Behari, Visit.

Ky i fundit i shkruan sërish duke i thënë: “…cilët janë këto shokë, t’ja u q***ë robt”.

Por Behari i thotë se: “…aj ushtari asht tu u furnizu për aksjon, se ka marrë jelek antiplumb me pllaka çeliku që i reziston armëve të forta…”.

Ervis Martinaj ia kthen se: “…po merem veç me atë punën këto ditë, se duhet me shkujt, non stop me këto…”.

Behari i thotë: “…ti e di, mua më ke gati si të dush ti, por jo me ato të ndryshkët si atë natë…”.

The post Zbardhen bisedat në “Sky”/ Behar Bajri: Ervin Mata ofron 5 mln € për Eldi Dizdarin dhe ty, Ervis Martinaj: Ai s’ka as morra… appeared first on Albeu.com.

“METAMORFOZA 2”/ Hoxha zbulon nofkën e Nuredin Dumanit në SKY dhe rolin e tij në grupin e Matës dhe Breçanit
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja nga dosja e SPAK e njohur si “Metamorfoza 2”, e cila pas transkipteve të SKY EÇ çoi pas hekurave 4 persona mbrëmjen e së enjtes, ndërsa 6 të jerë u shpallën në kërkim.

Të arrestuar ish ish-zv.Drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, shefi i komisariatit numër 6 Dedan gjoni, Besmir Murati dhe Bujar Gërmizi.

Hoxha i ftuar në “Të Paekspozuarit” tha se pjesë e grupit të narkotrafikut, ka qenë edhe Nuredin Dumani, i cili u kontaktua nga Gërmizi për vrasjen e dy vëllezërve nga Kukësi për llogari të Ismail Zenelit, por që nuk u arritën si objektiva.

Sipas gazetarit Hoxha në SKY, Nuredin Dumani mbante nofkën “Toto Rina”.

“Bujar Gërmizi kishte kontakte në Shqipëri. Organizimin e atentatit ndaj dy vëllezërve që jetojnë në Londër, e ka marrë përsipër ky. Ka kërkuar informacion nëpërmjet policisë së shtetit.

Ku implikohet policia? Mes tyre hyn shefi i krimeve i komisariatit 6, që ka dhënë informacion për lëvizjet e këtyre shtetasve, imazhin e tyre, ku ndodhen, etj.

Në dosje nuk thuhet kush janë vrasësit. Më rezulton një personazh që komunikon me Bujar Gërmizin dhe përdor nofkën “Toto Rina”. Ai është komandanti i skuandrës së pushkatimit. Ai komunikon me Gërmizin, që e ka nofkën “Galan”, si kandidati për Presdient që vranë në Kolumbi.

Në bisedat mes tyre kuptohet që po organizohet atentati.

Kanë bërë edhe atentat ndaj pronarit të Ëilson, rezulton që e kanë mërrë këta përsipër, por është për llogari të një grupi në Dubai.

Kush është Toto Rina? Më rezulton se është Nuredin Dumani.

Nuredin Dumani ka përdorur në dy aparate të SKY, nofkën Toto Rina.

Ai nuk e ka thënë këtë gjë deri tani edhe pse është bashkëpunëtor i drejtësisë.

Ai ka treguar vrasje, por ka edhe gjëra që nuk ka thënë.

Toto Rina, ka qenë nofka e Dumanit dhe atentatin do ta kryente skuadra e Nuredin Dumanit”, tha Hoxha.

The post “METAMORFOZA 2”/ Hoxha zbulon nofkën e Nuredin Dumanit në SKY dhe rolin e tij në grupin e Matës dhe Breçanit appeared first on Albeu.com.

Eksperti plas “bombën”: Vëllai i ish-kryeministrit është ortak biznesi me Matën në jug-lindje të Shqipërisë
Vëllai i ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Vice është ortak në një biznes të madh në jug-lindje të Shqipërisë me një prej të akuzuarve të SPAK nga grupi i Ervin Matës.

Kështu u shpreh eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço në një intervistë për “Top Talk”.

Karamuço tha se një personazh shumë i rëndësishëm i grupit Mata-Breçani të goditur nga SPAK, është “në biznes” me vëllain e Zaev. Ky i fundit është akuzuar dhjetra herë për përfshirje në afera të mëdha korruptive në vendin e tij.

“Përdorin një lloj letre për ta paketuar që reflekton deri në një farë pike rrezet e skanerit. Dhe kjo del edhe në përgjime, ku thotë “e shtrojmë me letër”. Ato miliona që komunikojnë ata 2-3 milionë euro, janë normale për një marzh kaq të lartë fitimi nga kokaina, pasi shkojnë e marrin me 6 mijë euro dhe shkon deri në 25-35 mijë euro.

Ka një informacion të pakonfirmuar që ky personazh, apo një person i lidhur me këtë hyri në biznes në jug-lindje të vendit me vëllain e një politikani të madh, me vëllain e kryeministrit Zaev të Maqedonisë së Veriut. Me këto lloje biznesesh duhet të paguash para të madhe për të marrë leje dhe dokumentat që nevojiten”, tha Karamuço.

The post Eksperti plas “bombën”: Vëllai i ish-kryeministrit është ortak biznesi me Matën në jug-lindje të Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

“Po t’i kaloj 500 mijë euro nga llogaria e Elvanës”, zbardhet biseda mes Erzen Breçanit dhe Ervin Matës
AlbEu.com ka siguruar “Dosjen” e përgjimeve të inkriptuata të SKY ECC, “Metamorfoza 2”, e cila çoi pak ditë më parë në pranga ish-zv.Drejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçanin, shefin e komisariatit nr.6 Dedan Gjonin, Besmir Muratin, Bujar Gërmizin, si dhe u shpallën në kërkim 6 të tjerë, mes tyre Eralbi Breçani dhe Ervin Mata (kunetër mes tyre).

Ajo që bie në sy në dosjen voluminoze është se nga përgjimet ka dalë edhe emri i këngëtares së mirënjohur Elvana Gjata, e cila është e fejuara e Ervin Matës.

Në një komunikim në SKY, mes Breçanit dhe matës, ky i fundit i thotë ish-zv.Drejtorit të Policisë, se do t’i kalojë 500 mijë euro përmes llogarisë së Elvanës.

Këtë bisedë më pas Erzeni ja tregon të birit (Eralbit) duke thënë se nuk i pranoi, edhe pse kishte nevojë për para se nuk po paguanin dot puntorët e hidrocentralit.

Pjesë nga dosja:

Më datë 18.08.2020 në orën 00:00:39, shtetasi Erzeni Breçani pasi ka marrë në posedim aparatin telefonik me SkyECC me perdorues KOB9EP, i dërgon mesazh zanor Ç4RE2 më përmbajtje:

KOB9EP: Ç’a bone a je mirë?

Më pas në orën 00:09:50 K9B9EP komunikon me djalin e tij Eralbi Breçani, perdores i SkyECC S7DEGI. Erzen Breçani i tregon që aparatin telefonik me aplikacionin SkyECC ia ka blerë Bujar Ajeti për shkak se janë përgjuar. Erzen Breçani i tregon që ka patur një bisedë me Ervin Matën dhe ky i fundit i ka ofruar 500 mijë euro borxh për ta ndihmuar për ndërtimin e një HEC-i, por Erzeni ka refuzuar. Në bisedë me Eralbi Breçanin i tregon për HEC-in dhe etapat e ndërtimit qe po zhvillohen aty. Ai i kërkon të birit që mos të vazhdojë me aktivitetin e tij jashtë shtetit duke rrezikuar, ku dyshohet që i referohet aktivitetit të jashtëligjshëm me lëndët psikotrope që zhvillon Eralbi Breçani dhe për t’i vënë në dukje rrezikshmërinë i tregon edhe per rastin qe e ka pergjuar policia së bashku me Bujar Ajetin.

Ata shkëmbejnë mesazhet:

K9B9EP:…Persh…A eshte ky. Tini i joti… Toni. Ok. Sa e kam une apo ate që ta thash…Ma bleu Bujari me 80 dit i mushun…Ngage na kan pergjue…Ç’a je ka bani ju? Si asht Ervini?…Nuk pata kohë me të thanë se mtha mue po ti dergoj nga llogaria e elvanes 500 mij euro borxh…E maroj punet sa t’i kalosh kto halle…I thashë jo ne asnje menyrë…I ka Eralbi po nuk ka me ç’ka i sjell tha, kam njerez une që i sjellin sa te dush. Nuk jam ka të thom me nis gja jo, po të thash se me pat than vet dhe nuk te pata kallxue se nuk nejtem bashk.. Tash sa ka i bjen ne mend hic per HEC-in me than te drejten…Nuk i thash une nismi mtha vet e i thash ne asnje menyr…Me mujt me gjet noj lek me i ruejt per noj sëmundje se fola me Bardhin e ka pas ka pague i rrug hekur e gjys pagese Ramizit e nuk kem pague as punëtoret gati një muaj jua kem shty rrogat po shof une kto dy dit e takoj do shokë me u marr noj gja që mos te rim ne mshir te fatit…. I thash Ramizit sot nuk kam lek me te dhan, tha shiko me gjej noj pun noj tender i thash pz po shof. Ruje veten ti eme kan shnosh per veti e lej punt që rrezikojnë se apo e shef si mu kan vu mue e bujarit, tan shteti ne shpin…

Nga biseda e zhvilluar ku permenden “Bardhi” “hidrocentrali”, duke ju referuar edhe veprimeve dhe verifikimeve tona, rezulton se subjekti “Breçani R.O.S.P” sh.p.k, me objekt veprimtarie sigurimi privat i sigurise fizike dhe nder tjera edhe shfrytezimin dhe administrimin e hidrocentralit “Drita”, me ortak të vetem dhe administrator Fatbardh Breçanin, vëllain e Erzen Breçanit, me vendim Nr.14 date 12.07.2019 et K.K.T është miratuar leja per ndertimin e objektit ‘Ndertimi i burimit të rigjenerues të energjise, hidrocentralit “Drita, në lumin e Gahit, Bashkia Tropoje, Qarku Kukes”. “Breçani R.O.S.P” ka ndërtuar hidrocentralin “Drita” dhe ka regjistruar në QKB me NUIS L99524601K date 24.09.2019 “HEC Drita Energy”, me ortak të vetem “Breçani R.O.S.P” dhe administrator shtetasin Eralbi Breçani për periudhen 23.09.2019-23.09.2024. Emri i shtetasit Erzen Breçani nuk figuron në asnje nga dokumentet e depozituara ne QKB apo akt themelimi. Vetë Erzen Breçani sipas sistemit ÇcTS rezulton i punësuar në kompanine Breçani R.O.S.P.

The post “Po t’i kaloj 500 mijë euro nga llogaria e Elvanës”, zbardhet biseda mes Erzen Breçanit dhe Ervin Matës appeared first on Albeu.com.

“METAMORFOZA 2”/ Përgjimet e SKY ECC çuan në arrestimin e Breçanit dhe Gjonit, në kërkim Mata! Lidhjet mes tyre
Aksioni i policisë “Metamorfoza 2” ka çuar pas hekurave mbrëmjen e sotme ish-zv.Drejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçanin, djalin e tij, shefin e komisariatit 6 Dedan Gjoni, si dhe është shpallur në kërkim Ervin Mata.

Burme për AlbEu.com bëjnë me dije se kanë qenë përgjimet e SKY ECC të cilat kanë çuar SPAK në nisjen e hetimeve, e më pas në lëshimin e urdhërarretsit.

“Metamorfoza 2” është vijimi i aksionit të disa muajve më parë “Metamorfoza”, ku u zbardhën një sërë ngjarjesh kriminale dhe u vunë në pranga disa efektivë policie, biznesmenë dhe prokurorë.

Po ashtu edhe në operacionin e sotëm, burime bëjnë me dije se 7 prej të arrestuarve janë efektivë policie. Një prej të prangosurve është shefi i Krimeve të Komisariatit numër 6 në Tiranë, Dedan Gjoni. Një prej akuzave që rëndojnë mbi të është ajo e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje.

Burime bëjnë me dije se në pranga është vënë dhe ish-nëndrejtori i Policisë së Shtetit, Erzen Breçani dhe djali i madh i tij, Eralbi Breçani.

Breçani dhe djali i tij akuzohen për përkrahje te autorit te krimit dhe pastrim parash.

Urdhër-arresti është lëshuar edhe për Ervin Matën, një personazh i njohur si biznesmen por i përfolur shpesh në qarqe të errëta.

Ai është një emër i njohur për drejtësinë edhe për përplasjen e bujshme që ka pasur me Ervis Martinajn në 2018 në një lokal në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha (shoqërues i Martinajt) dhe u plagosën dy të tjerë, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Burime bëjnë me dije se Ervin Mata dhe Erzen Braçani kanë lidhje krushqie, pasi djali i madh ish-drejtuesit të Policisë është martuar me motrën e Matës.

Uniformat blu nuk kanë arritur dot ta vënë në pranga Ervin Matën, i cili është shpallur në kërkim.

Hetimet për këtë çështje po ndiqen nga prokurori i SPAK, Vladimir Mara. Burime bëjnë me dije se akuzat për 11 të ndaluarit janë, pastrim parash, grup i strukturat kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.

The post “METAMORFOZA 2”/ Përgjimet e SKY ECC çuan në arrestimin e Breçanit dhe Gjonit, në kërkim Mata! Lidhjet mes tyre appeared first on Albeu.com.

Nga Breçani te Ervin Mata, 11 të arrestuar me urdhër të SPAK! Zbardhen akuzat
Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme SPAK, po kryen aksione në disa zona të kryeqytetit, për arrestimin e 11 personave.

Deri tani në pranga ka rënë ish-zv.Drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij i madh.

Gjithashtu ka një urdhërarresti edhe për Ervin Matën, personazh i njohur për drejtësinë.

Mata ka qenë i përfshirë në vitin 2018-të në përplasjen me armë në ish-bllok me Ervis Martinajn, ku mbeti i vrarë. Elvis Gaxha.

Është lëshuar urdhër-arresti edhe për shefin e krimeve të Komisariatit numër 6, Dedan Gjoni. Ndaj këtij të fundit janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale, si ajo e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje.

Arrestimi i tyre është bërë pas zbërthimit të aplikacionit të SKY ECC.

Akuzat për 11 te dyshuarit janë, pastrim parash grup i strukturat kriminal trafik droge sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.

Urdhër-arrestet janë lëshuar nga prokurori i SPAK Vladimir Mara.

The post Nga Breçani te Ervin Mata, 11 të arrestuar me urdhër të SPAK! Zbardhen akuzat appeared first on Albeu.com.

Merkato largimesh, shumë lojtarë të Manchester United do të jenë pa kontratë
E ardhmja e disa yjesh të Manchester United është në dyshim këtë verë.

Ka pikëpyetje mbi gjashtë yje të skuadrës së parë, pesë perspektivë të akademisë dhe një yll aktualisht i huazuar, sipas “Manchester Evening News”.

Fituesi i Kupës së Botës të Francës, Paul Pogba, 29 vjeç, është pasuria më e madhe në një grup prej gjashtë yjesh të vjetër, të cilëve do t’u skadojë kontrata në qershor.

Mesfushori i gjithanshëm është lidhur me lëvizjet te gjigantët evropianë, përfshirë Paris Saint-Germain dhe Juventus, dhe kampionët e Prem, Manchester City.

Shokët e Pogba-s, Nemanja Matic, Jesse Lingard, Juan Mata dhe Edinson Cavani, së bashku me portierin rezervë Lee Grant, do të jenë gjithashtu agjentë të lirë.

Legjenda e Uruguait me 54 gola, Cavani, raportohet se ka pasur shumë oferta dhe ka qenë i lidhur me klube duke përfshirë skuadrën e La Ligës, Real Sociedad.

Ish-ylli i Chelseat, Matic, njoftoi në Instagram muajin e kaluar se po largohet nga Old Trafford.

Portieri Ondrej Mastny, 20 vjeç, mbrojtësi i majtë Reece Devine, 20 vjeç, mesfushorët Charlie Wellens, 19 vjeç dhe Connor Stanley, 20 vjeç, si dhe sulmuesit D’Mani Mellor, 21 vjeç dhe Mateo Mejia, 19 vjeç, janë jashtë kontratës.

I diplomuari i akademisë, Dylan Levitt, 21 vjeç, është gjithashtu në muajin e fundit të marrëveshjes së tij.

Mesfushori i Uellsit me dhjetë ndeshje ka luajtur për ekipin e parë të United në një ndeshje të Ligës së Evropës kundër Astanës në vitin 2019.

Ai ka impresionuar si i huazuar për skuadrën skoceze të ligës së lartë, Dundee United këtë sezon dhe “Djajtë e Kuq” mund të realizojnë një opsion njëvjeçar për ta mbajtur atë./ h.ll/albeu.com

The post Merkato largimesh, shumë lojtarë të Manchester United do të jenë pa kontratë appeared first on Albeu.com.