mashtruesit Archives - Albeu.com

KUJDES/ Hiqen si familjarët tuaj në WhatsApp dhe kërkojnë para, zbulohen të dhënat e mashtruesve
Një mashtrim në WhatsApp, ku kriminelët hiqen si një mik apo anëtar i familjes në nevojë, i ka kushtuar përdoruesëve të rrjetit social mbi 1.5 milionë paund këtë vit. Të dhënat e reja nga Action Fraud zbuluan kërcënimin e vazhdueshëm sesi kriminelët kontaktojnë “viktimat” duke u kërkuar para.

Kriminelët zakonisht pretendojnë se janë një anëtar i familjes dhe zakonisht do të fillojnë bisedën me “Përshëndetje mama” ose “Përshëndetje babi”. Në këtë mënyrë prindërit mendojnë se po flasin me fëmijët e tyre.

Shpesh përdorin justifikime sikur po dërgojnë mesazhe nga numri i një shoku ose një numër i ri telefoni, ose se u ka humbur telefoni dhe tashmë kanë marrë një tjetër. E më pas kërkojnë para për të paguar një “x” faturë.

Kryeinspektori i Detektivit Craig Mullish, nga Policia e qytetit të Londrës, tha: Nëse merrni një mesazh të tillë nga një mik ose anëtar i familjes, mos dërgoni para derisa të keni mundësinë t’i telefononi dhe të konfirmoni identitetin e tyre.

Si të mbroheni

Nëse një anëtar i familjes ose mik bën një kërkesë të pazakontë në whatsApp, telefononi gjithmonë personin për të konfirmuar identitetin e tij. Ju mund të raportoni mesazhe të padëshiruara ose të bllokoni brenda WhatsApp. Asnjëherë mos e ndani kodin e aktivizimit të llogarisë suaj (është kodi 6 shifror që merrni me SMS)

The post KUJDES/ Hiqen si familjarët tuaj në WhatsApp dhe kërkojnë para, zbulohen të dhënat e mashtruesve appeared first on Albeu.com.

Mashtruesit e “Call Centre” në Shkodër, 7 të arrestuar dhe 4 të shpallur në kërkim
Finalizohen me sukses brenda 24 orësh, 2 operacione policore, të koduara “North Forex 2” dhe “North Forex 3”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik.

Vihen në pranga 7 shtetas, shpallen në kërkim 4 të tjerë, të dyshuar si organizatorë të kësaj veprimtarie kriminale, në 2 subjekte call center.

Procedohen në gjendje të lirë 25 shtetas të tjerë, të punësuar si operatorë në këto 2 subjekte.

Sekuestrohen 5 pajisje kompjuterike dhe lista me të dhënat e shtetasve që dyshohet se janë mashtruar nga punonjësit e këtyre subjekteve.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Njësinë “C” për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në vijim të punës hetimore për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet subjekteve call center, kanë organizuar dhe finalizuar 2 operacione policore, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “North Forex 2” u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. D., administrator i subjektit call center, dhe S. Ç., I. T., A. S. dhe M. Sh., drejtues grupi në këtë subjekt.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “North Forex 3” u arrestuan në flagrancë shtetasit:

M. Z. dhe E. H., drejtues grupi në subjektin tjetër call center.

Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e shtetasve: E. E., administratore e këtij subjekti, E. D., A. Rr. dhe A. Rr., të dyshuar si organizatorë të veprimtarisë kriminale të këtij subjekti, që ushtrohej në një filial, në Tiranë.

Në vijim të veprimeve procedurale janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 25 shtetas të tjerë, të cilët ishin punësuar si operatorë në këto 2 subjekte call center.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se administratorët e këtyre 2 subjekteve kanë rekrutuar punonjës, për të ushtruar aktivitetin kriminal të mashtrimit kompjuterik, në filialet paralele të këtyre 2 subjekteve, në Shkodër, Tiranë dhe Bullgari.

Ky aktivitet kriminal konsiston në mashtrimet kompjuterike nëpërmjet programeve dhe platformave të ndryshme kompjuterike, si 1FTD (first time depozite), Vicidal, Forex dhe Exchange, në dëm të shtetasve të huaj, kryesisht nga vendet e Bashkimit Evropian. Operatorët e këtyre subjekteve telefonin shtetas të ndryshëm, kryesisht të huaj, më qëllim që t’i bindnin për të investuar shuma të ndryshme parash në platformat e lartpërmendura.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër dhe në koordinim me organet e tjera ligjzbatuese, po vijojnë hetimet, me qëllim verifikimin e të gjitha investimeve në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme që kanë kryer personat e perfshirë në këtë veprimtari, me qëllim konfiskimin e të gjitha aseteve të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”./albeu.com

The post Mashtruesit e “Call Centre” në Shkodër, 7 të arrestuar dhe 4 të shpallur në kërkim appeared first on Albeu.com.

“Mashtruesit më të mëdhenj shqiptarë”, historia e vajzës nga Gramshi që “fuste në grackë” biznesmenët në Tiranë
Gjatë viteve në shqipëri kanë dalë shumë skema të mirëorganizuara mashtrimesh dhe kulmi u arrit gjatë firmave piramidale.

“Mashtruesit më të mëdhenj shqiptarë”, ishte tema e emisionit Opinion mbrëmjen e djeshme, ku gazetari Spartak Koka ka treguar me detaje në lidhje me një rast mashtrimi të një vajze nga Gramshi, e cila punonte në bursë dhe mashtronte qytetarët në Tiranë.

Spartak Koka: Rasti i kësaj vajzës është nga Gramshi dhe në dy vitet e fundit 2019-2020, për dy vjet ajo ka bërë shifra marramendëse sepse prezantohej si përfaqësuese e një institucioni burse në Angli dhe ju kërkonte biznesmenëve, doktorëve, ekonomistëve, të gjithë njerëzve të cilët kishin para dhe ia arrinte që t’i impresiononte me dokumentacion, me vulë, me firma, me dhënien e aksesit në këtë sistem dhe ju merrte nga 10-20-50 mijë euro, 100 mijë euro, 150 mijë euro.

Blendi Fevziu: 150 mijë euro?

Spartak Koka: Po, ka pasur raste. 3 kallëzime ajo i ka vetëm në Policinë e Tiranës. Një është tek Komisariati 3, 2 janë tek Drejtoria e Tiranës dhe ata që mashtroheshin nga kjo vajza, pasi e kuptonin, shkonin të irrituar dhe të nevrikosur që ta dhunonin, të bënin akte dhe punonjësit e kësaj vajze.

Shpesh këta persona që mashtroheshin dilnin nga zyra e saj të buzëqeshur dhe me premtimin se lekët që kishin investuar me dokumentacionin që i kishin derdhur në bankë, apo një pjesë i kanë dhënë kesh, do t’i merrnin në një kohë tjetër sepse ka ndodhur një problem me bursën, ka ndodhur një gjë që i kishin humbur.

Blendi Fevziu: Sa ishte totali që ajo kishte mashtruar?

Spartak Koka: Ka shumë dhe ka shumë raste që nuk e kanë denoncuar sepse kemi dhe raste të këtyre personave të cilët nuk e kanë denoncuar në polici, por në kontaktet që unë kam patur me një që është mashtruar nga kjo, ai më tregonte aftësinë e saj hipnotizuese të komunikimit. Pavarësisht se ju kishte marrë lekët, arrinte që t’i impresiononte.

Blendi Fevziu: Pra ata shkonin të merrnin lekët borxh, ndërsa ajo i bindte që ata duhej t’i jepnin akoma më shumë lekë?

Spartak Koka: Po.

The post “Mashtruesit më të mëdhenj shqiptarë”, historia e vajzës nga Gramshi që “fuste në grackë” biznesmenët në Tiranë appeared first on Albeu.com.