mashtruese Archives - Albeu.com

Lili Sula: Një email mashtrues e prezantuar si mbesa e kryeministrit, vuri në lëvizje Ministrinë e Arsimit si kurrë më parë në historinë e qeverisë Rama
Këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, u shpreh se një email mashtrues e prezantuar si mbesa e kryeministrit, vuri në lëvizje ministrinë e Arsimit si kurrë më parë në historinë e qeverisë Rama.

Sipas saj, “Ministria e Arsimit dhe Sportit nuk ka vepruar ndonjëherë kaq shpejt për trajtimin e nxënësve ose të mësuesve, as për infrastrukturën arsimore, as për një mijë e një probleme nga të cilat lëngon arsimi-nga mashtrimi për financimin e arsimit 5% të PBB tek drejtuesi i institucionit që krijon rrjetin e shpërndarjes së drogës me nxënësit e tij”.

Mest ë tjerash, Sula u shpreh se; skema e mashtrimit është kaq e trashë po dhe kaq groteske, aq sa edhe procedura e verbër e pa asnjë informacion ose verifikim të domosdoshëm, që ka ndjekur ministria, sa shteti njëjtësohet me kryeministrin dhe mbiemrit të tij i shërbehet symbyllur.

Deklarata:

Skema e mashtrimit me bursat e studimit falas në SHBA ka mbërthyer Ministrinë e Arsimit dhe Sportit nga maja e piramidës; ajo nuk lidhet vetëm me një gjimnaz në Tiranë dhe drejtoreshën dhe mësuesen e anglishtes të gjimnazit Qemal Stafa, por të gjithë hallkat e sistemit arsimor parauniversitar.

Zyrat vendore arsimore dhe drejtorët e shkollave janë urdhëruar nga drejtoria e përgjithshme e arsimit që të bëhen pjesë e projektit të Klea Ramës-mbesës së kryeministrit dhe nga shtatori i 2023 e gjatë gjithë vitit shkollor janë përfshirë shkolla nga mbarë vendi.

Siç e kërkonte rasti, janë falenderuar edhe drejtues të arsimit Rezarta Alla dhe drejtuesja e projektit, Klea Rama, dhe në rrjete sociale janë publikuar foto nga fazat përzgjedhëse të studentëve fitues të bursës.

Ka mjaftuar vetëm një e-mail dërguar zv. ministres znj. Nina Gugu-asnjë takim fizik, asnjë komunikim tjetër pune-vetëm përmes një e-maili nën emrin e mbesës së kryeministrit Rama. Një 20-vjeçar me identitet të rremë tërhoqi prej hunde ministrinë dhe kupolën e saj, duke i vënë në lëvizje brenda tri ditësh, dhe pa ngurrim, u përfshinë hallkat e drejtimit të arsimit, mësuesit e nxënësit në procese votimi për maturantët më të mirë për të studiuar në Amerikë.

Ministria e Arsimit dhe Sportit, nuk ka vepruar ndonjëherë kaq shpejt për trajtimin e nxënësve ose të mësuesve, as për infrastrukturën arsimore, as për një mijë e një probleme nga të cilat lëngon arsimi-nga mashtrimi për financimin e arsimit 5% të PBB tek drejtuesi i institucionit që krijon rrjetin e shpërndarjes së drogës me nxënësit e tij.

Ama, kur një e-mail vjen nga “familjarët” e Ramës, rendin verbazi për ta kryer pa bërë verifikimin më të vogël – teksti i e-mailit merret i mirëqenë. Për faktin e thjeshtë se shteti dhe Rama janë një.

Kështu e ka trajtuar Ministria e Arsimit mashtrimin përmes vetëm një e-maili, e duke dashur të tregohet sa më shembullore në zbatimin ethshëm të kërkesës, kanë përfshirë maturantët gjatë gjithë vitit shkollor në qorrsokak.

Skema e mashtrimit është kaq e trashë po dhe kaq groteske, aq sa edhe procedura e verbër e pa asnjë informacion ose verifikim të domosdoshëm, që ka ndjekur ministria, sa shteti njëjtësohet me kryeministrin dhe mbiemrit të tij i shërbehet symbyllur.

Dhe kjo është zbardhja e fenomenit në rastin e molisjes pas pushtetit, që partia shtet e ka ngritur në sistem e në çdo zyrë e qelizë shtetërore.

Ministria e arsimit, ka urdhëruar institucionet arsimore të ndërpresin menjëherë projektin, por nuk thuhet asgjë për dëmin që u është bërë maturantëve që u zgjodhën për të studiuar në Amerikë. Nga ana tjetër, kush mban përgjegjësi për skandalin e radhës që përfshin gjithë sistemin parauniversitar?

Nuk është hera e parë që profile të rreme në internet apo nga numra telefoni, individë të ndryshëm paraqiten si ministra, kryetarë bashkosh apo vetë kryeministri. Duke kërkuar para, favore etj. Pre e kësaj skeme kanë rënë jo pak vetë, dhe kjo e ka një shpjegim: nuk dyshojnë se ai që kërkon para apo favore është njeri i pushtetit; Rilindja e Ramës të tilla i ka kreditet.

The post Lili Sula: Një email mashtrues e prezantuar si mbesa e kryeministrit, vuri në lëvizje Ministrinë e Arsimit si kurrë më parë në historinë e qeverisë Rama appeared first on Albeu.com.

Vedati ofendon Roelën: Je mashtruese ordinere! Acarohet Megi Pojani: Të isha unë, do të të kisha goditur
Debate të ashpra ndodhën puntatën e sotme të “Për’puthen”, ku Vedati ka shpërthyer me ofendime ndaj Roelës.

“Je mashtruese ordinere”, iu drejtua Vedati konkurrentes me tone të ashpra.

Moderatorja Megi Pojani u acarua nga sjellja e Vedatit dhe në një moment i tha konkurrentit se do ta godiste me shpullë nëse do të ishte në vend të Roelës.

Debati i ashpër i zhvilluar mes tyre:

Megi Pojani: Vedat ke një buton në qafë që fikesh, që zbutesh? Mund t’ia tregosh Roelës? Kaq të vështirë është të kesh një komunikim mirëkuptues të përpiqesh të flasësh. Ke probleme me menaxhimin e inatit? Cili është problemi yt? Kërkon të bësh një takim sqarues dhe del diçka krejt tjetër. Pse e bën këtë gjë?

Vedati: Personat që i kam vlerësuar dhe i respektoj dhe ma kthejnë në këtë lloj mënyre jo që nuk kontrollohemi, por në një televizion nuk doja ta jepja këtë imazh të vetes. Është e tejkaluara e gjithë barrierave të miat, gjesti që Roela ka bërë gjatë javës (momentet romantike me djemtë e tjerë).

Roela: Kur të më japësh mua siguri, di unë si të sillem me ty atëhere.

Vedati: Sigurinë e ke maksimale ndaj meje.

Roela: Gënjeshtra numër pesë.

Vedati: Për t’i fituar sigurinë kësaj vajze ose një tjetër mund tia kisha fituar në një kohë të shkurtër, për një minutë. Por unë nuk jam mashtrues ordiner, siç është kjo mashtruese ordinere, me mashtru për të fituar besimin.

Megi Pojani: Vedat kujdes me mënyrën e të shprehurit. Ke një mënyrë shumë të keqe të komunikimit, që vetëm për të mos lënë tjetrin pa përgjigje personin që ke përballë dhe flet vetëm budqallalliqe. Je përballë kësaj vajze, sqaroje se është e mërzitur sepse i bëre një koment skandaloz. Se po të isha unë do ta kisha futur me shpullë. Dhe nuk po të thotë sërish asgjë. Po diskuton si zonjë me ty edhe pse ti se meriton.

Vedati: Për Zotin nuk ka të drejtë. Mos më thoni ka të drejtë (ulëret).

Albina: Vedat je legen, si të vjen o vlla. Je i ulët. Si të vjen?

Vedatri: Unë prapë e shoh veten në pasqyrë dhe them bravo që nuk humb vlerat. Unë kam vlera.

The post Vedati ofendon Roelën: Je mashtruese ordinere! Acarohet Megi Pojani: Të isha unë, do të të kisha goditur appeared first on Albeu.com.

“O mashtruese!”, pse rrjeti ka shpërthyer ashpër ndaj Cardi B?
Këngëtarja e njohur, Cardi B i kishte premtuar fansave të saj se do të lançonte një linjë të re me kukulla.

Por reperja ka njoftuar se linja e saj nuk do të dalë në treg, duke nxitur kështu një protestë në rrjetet sociale nga ndjekësit e saj.

Një përfaqësues i këngëtares, tregoi se vonesat e prodhimit dhe transporti i shkaktuar nga Covid-19, ishte shkaku i anulimit të linjës.

Fansat, të cilët kishin shpenzuar 35 dollarë për kukullat, kritikuan prodhuesin se ndiheshin të mashtruar.

“Cardi, ju duhet ta kontrolloni këtë kompani sepse ky është një mashtrim i qartë. Shikoni sesa shumë njerëz mbetën pa kukullën e tyre.

Kjo kompani ka ndaluar së përgjigjuri në email”– komentoi një ndjekës në rrjetet sociale javën e kaluar.

Artisja njoftoi fansat e saj për linjën e kukullave në muajin mars, me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të Gruas”.

“Kukulla e re është frymëzuar nga unë. Krijuar nga unë. Dizenjuar nga unë. Kjo do të thotë shumë”- shkroi Cardi B.

“Real Woman Are” filloi të marrë porosi të kukullave direkt pas njoftimit të reperes.

Kompania njoftoi se do të fillonte dërgimin e porosive gjatë muajit tetor.

Por kur dërgesat nuk u realizuan, fansat e shqetësuar dhe klientët e zemëruar kërkonin përgjigje në mediat sociale.

Sipas TMZ, Cardi B i kërkoi kompanisë që të lëshojë rimbursime për klientët menjëherë nëse nuk e ka bërë tashmë.

The post “O mashtruese!”, pse rrjeti ka shpërthyer ashpër ndaj Cardi B? appeared first on Albeu.com.