mashtroi Archives - Albeu.com

Mashtroi bujqit me subvencione, Policia e Kosovës arreston Ardiana Begollin (VIDEO)
Prokuroria ka urdhëruar Policinë e Kosovës, që ta arrestojë të dyshuarën për mashtrim me subvencione në Pejë. Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikqi, ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se Ardiana Begolli është arrestuar.

“Me urdhër të prokurorit, policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarën për veprën penale mashtrimi. Prokurori i shtetit e ka ndaluar për 48 orë”, ka thënë Nikçi për Insajderin.

Si ra Ardiana Begolli në kurth?

Ardiana Begolli, dyshohet se ka arritur të marrë mijëra euro nga fermërët. E fshehur pas petkut të humanitares, Begolli krijoi një skemë mashtrimi duke u premtuar fermërëve traktorë dhe makineri bujqësore, të cilat sipas saj do të vinin falas nga vendi mik Danimarka, ndërsa fermerët do të paguanin, vetëm kostot e transportit.

Një shumë që shkonte në 250 euro për një mjet, ndërsa shtoheshin vazhdimisht nëse fermeri do të kërkonte makineri të tjera bujqësore.

Të gjendur përballë një oferte të “parrezistueshme”, fermerët ranë dakord që të jepnin paratë. Kështu, fermeri i parë që kontaktoi me Ardianën, duhej të krijonte një grup me pesë persona, të cilët duhet të kryenin pagesën.

Pagesa shkonte në xhepin e Ardiana Begollit, e cila ia kishte dalë që të krijonte një profil prej humanitareje duke përdorur një shoqatë në emër të saj, por që ligjerisht nuk njihej nga institucionet e Kosovës.

Pasi mori paratë nga fermerët, ajo nisi ti mbante me shpresa, se makineritë bujqësore do të vinin, ndërsa i shtynte drejt porosive për mjete të tjera bujqësore, për të rritur më shumë fitimet e saj dhe për të “zhytur” edhe më keq fermerët e gjorë, të cilët vonë “nuhatën” se këtu vinte era mashtrim dhe jo një mashtrim dosido, por me një skenar të përgatitur deri në detaje nga Begolli, e cila deri sa u përball me ne mendoi se do ia hidhte paç. Por ndonjëherë… gjërat nuk shkojnë sipas planit.

Kështu pas denoncimeve të ardhura në Redaksinë e “Piranjave”, iu futëm punës, për zbuluar se çfarë fshihet pas kësaj shoqate, gjoja bamirsie, pasi… djalli fshihet në detaje.

Kështu, u futëm në rol. Si një fermer i interesuar për pajisje bujqësore, kontaktuam me Begollin dhe i lamë një takim. Këtu, nga dëshira e madhe për të përfituar sa më tepër para, Ardiana ishte e gatshme të na takonte dhe të bënte pazarin e radhës, i cili në fund nuk doli ai që ajo priste.

Pasi firmosëm për të dhënë paratë në një bllok, pa vulë dhe asnjë detaj formal, tema doli tek paratë, të cilat Ardiana Begolli nuk dëshironte ti merrte në ambient të hapur në lokalin ku ishim ikur për të mbyllur ujdinë. Dhe ne nuk ia prishëm, lekët shkuam t`i merrnim tek makina, ku në fakt isha dhe surpriza e rezervuar për te. Në vend të parave, nisi përballja me të vërtetën.

E zënë ngusht përballë fakteve, Begolli vijonte të këmbëngulte se nuk është një mashtruese dhe se fermerët do t`i merrnit mjetet bujqësore, por kur i kërkuam një dokument të vetëm që vërtetonte bashkëpunimin e saj me fondacionin në Damimarkë, që sipas saj, do të sillte traktorët dhe makineritë bujqësore, ajo nuk kishte asgjë për të thënë dhe nxitoi të shkonte në makinë.

Por të largohesh nuk do të thotë se shpëton nga përballja me të vërtetën dhe me drejtësinë. Prandaj, tashmë çështja është në dorën e drejtësisë së Kosovës, e cila ka nisur hetimet.

The post Mashtroi bujqit me subvencione, Policia e Kosovës arreston Ardiana Begollin (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

I zhvati qytetarit 1500 euro me premtimin se do e çonte në Gjermani
Në qershor emisioni “Stop” trajtoi rastin e një qytetari nga Maliqi, i cili tregoi, se kishte dhënë 1200 euro tek Kristina Bajram Bodi për një vizë gjermane. Një tjetër qytetar nga Korça tregon se është mashtruar si fillim nga një Dashi në Pogradec që pretendonte se punonte në bashki, më pas nga Zamira e në fund nga Kristina Bodi, duke dhënë në total 1500 euro për një vizë gjermane.

Gazetarja: Fillimisht, si kontaktove me këtë qytetare?

Qytetari: Kam kontaktuar nëpërmjet një miku që e njoh nga shoqëria ime, që quhet Dashi Jesku. Ky Dashi më është prezantuar si punonjës i bashkisë së Pogradecit që të ishte më i besueshëm dhe më ka kontaktuar me një person që quhej Kristina Bajram Bodi. Më ka thënë që do marrësh vizën për dy javë, kam paguar diku te 1500 euro dhe unë për momentin nuk po marr as vizë, as pasaportën.

Gazetarja: Këto para, si i ke dorëzuar?

Qytetari: Disa i kam dhënë nëpërmjet bankës dhe disa m’i kanë marrë nëpërmjet taksive dhe nëpërmjet një zonje që quhet Zamira.

Gazetarja: Po kjo, sekserja nr. 2?

Qytetari: Mund të jetë edhe seksere, por kam folur në telefon dhe më ka thënë që do marr ato 1500 eurot e Kristinës.

Gazetarja: Nga ky 1500 euro që ti pretendon se ia ke dorëzuar Kristina Bodit, sa para i ke dorëzuar nëpërmjet llogarisë bankare?

Qytetari: Nga 1500 euro, 300 euro ia kam çuar me bankë në emrin e Kristina Bajram Bodit dhe 180 euro i kam dhënë Dashi Jeskut.

Gazetarja: Sekserit nr. 1.

Qytetari: Sekserit nr. 1 dhe 250 ia kam dhënë Zamirës që ka ardhur m’i ka marrë te shtëpia.

Gazetarja: Sekserit nr. 2. 700 eurot?

Qytetari: 700 eurot e tjera i kam çuar nëpërmjet taksive që më dërgonte Kristina Bajram Bodi. 6 muaj nuk po marr dot as lekët dhe as pasaportën.

Qytetari i mashtruar tregon, se ka komunikuar me mesazhe zanore me një grua që e dinte se ishte Kristina Bodi, por në fakt ishte Verjana Gega. Kjo e fundit i thotë se do të marrë overdraft në bankë për ta shlyer.

Verjana Gega: Overdraft-i është kur merren 3-4 rroga në bazë të rrogës që ti merr, ke të drejtë të marrësh deri në 5 paga. Unë jam në bankë për të firmosur overdraft-in që do të marr. Bile po do, do të ta çoj edhe ty me foto që ta shikosh. Nuk kam pse të gënjej. Të lutem, ti je djalë i mirë. Më prit dhe t’i mbarojmë gjërat tamam!

Dëgjoje mirë këtë ‘voice’, ti daç prit, daç mos prit! Unë jam duke marrë overdraft 3 rroga plus edhe 250 mijë lekë shtesë. Domethënë, për dy ditë bëhet! Që i bie 1 milionë e gjysmë. Po do të presësh, prit! Po nuk do, vazhdo! Nëse e ke ndarë mendjen që t’i zgjasësh gjërat kot pa lidhje, bujrum,vazhdo zgjati! Unë ta di sikur litarin në fyt të kem, nuk i kam ditën e nesërme! Ti do prit, mirë! Do mos prit, si të duash! Ta di që edhe të vdes, të varem me litar nuk kam asnjë lloj mundësie.

Mesazhet kanë rreth një javë, shpjegon qytetari dhe overdraft-i ende nuk është marrë.

The post I zhvati qytetarit 1500 euro me premtimin se do e çonte në Gjermani appeared first on Albeu.com.