mashtrime Archives - Albeu.com

Mashtrime me dëm më shumë se 50 mln euro, zbardhet skema e “Call Ceneter-ave”, si futeshin në grackë europianët
Prokuroria e Tiranës, ka zbardhur detaje nga operacioni ku goditën disa call ceneter-a në kryeqytet. Gjithsej u firmosën masa sigurie ‘Arrest me burg’ për 7 persona, “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore” për 2 shtetas, dhe u arrestuan në flagrancë, në kushtet e ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm, 5 persona.

Në vijim të hetimeve 2-vjeçare mbi procedimin penal nr.3377 për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, parashikuar nga neni 143/b, parag. II, i Kodit Penal, ndaj shtetasve E.D., M.H., T.A., L.T., Xh.M., M.L., Xh.H., A.B., L.C., K.D., E.H., E.T., B.B., K.B., K.Sh dhe A.K., rezultoi se pas informacioneve të marra nga autoritetet Austriake, këta shtetas mashtronin nëpërmjet aktivitetit të call-center-ave shtetas të ndryshëm të vendeve të Bashkimit Europian duke ju shkaktuar humbje të mëdha financiare.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin ndaheshin në grupe të ndryshme sipas gjuhëve (gjermanisht, anglisht, italisht) dhe synonin tregje të caktuara ndërkombëtare. Çdo grup përbëhej nga 6-8 agjentë dhe mbikëqyrej nga drejtuesi që i monitoronte. Puna e personave që zotëronin gjuhën Italiane, konsistonte në kryerjen e telefonatave të qytetarëve Italianë ku i ofronin shërbimin e rekuperimit të parave, të cilat i kanë humbur në investime të mëparëshme në ‘trading online’ dhe në rast se personat ishin të interesuar, i udhëzonin më pas të hapnin një llogari në “Coin Baze”, me depozitim fillestar 500 Euro. Detyra e operatorëve ishte vetëm të bindnin klientët për të bërë pagesën fillestare prej 500 Euro dhe paga mujore e tyre ka qenë rreth 800 euro, të cilën një pjesë e merrnin në dorë dhe pjesën tjetër në bankë. Secili prej punonjësve kishte username dhe vepronin me pseudonime.

Këto call-center-a funksiononin me një nivel të lartë organizimi, ndarje të qartë të detyrave dhe kontroll hierarkik, duke i ngjarë strukturave të bizneseve legjitime. Ky organizim profesional mundësonte mashtrime në shkallë të gjerë, ndërkufitare dhe dyshohet se kanë kryer mashtrim me shuma të mëdha në Vjenë dhe qytete të tjera në Austri nga periudha 15 qershor 2023 deri më 30 korrik 2024.

Personat e mësipërm dyshohet se kanë nxitur qytetarët e dëmtuar, nëpërmjet paraqitjes së rrethanave të rreme, për të besuar se shumat e transferuara do të investoheshin realisht. Si pasojë e këtyre veprimeve të kundërligjshme, autorët kanë përfituar në mënyrë të padrejtë, për vete ose për llogari të personave të tretë, pasi të dëmtuarit, për shkak të mashtrimit, kanë transferuar shuma të konsiderueshme parash, të cilat në total vlerësohet se tejkalojnë shumën prej 50 milionë euro.

Të dëmtuarit zakonisht hyjnë në këto platforma mashtruese përmes një reklame të rreme të një personazhi të famshëm. Prokuroria identifikoi se shtetasit T.A. dhe M.H., gjatë vitit 2024 kanë marrë vlera të konsiderueshme në adresa Kripto dhe më pas i kanë transferuar në adresa të tjera Kripto. Këta dy shtetas janë përfitues fundor të kriptovalutave të këtyre Call Centerave.

Skuadra e përbashkët hetimore e krijuar në shtator 2025, midis Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Prokurorisë së Vjenës, arriti të dokumentojë transaksionet e kryera në dëm të shtetasve austriakë të dëmtuar. Nga hetimet rezultoi se subjektet, “IOTA Network”, “Victory Communication”, “Espiron Studio”, “Zeta Studio”, “Upstream creative” dhe “Koppa Network” janë të lidhur me njëri-tjetrin si nga numri i telefonit i lënë në QKB, adresat e e-mailit dhe adresat e ushtrimit të aktiviteteve dhe në pjesën më të madhe dyshohet se janë fiktive dhe kanë operuar si call-center-a. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këto skema mashtruese.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë gjatë kontrolleve në subjektet e mësipërme u sekuestruan:

891,735 euro;

443 kompjuterë;

238 telefona celularë;

6 laptop; dhe

HDD, DVR.

The post Mashtrime me dëm më shumë se 50 mln euro, zbardhet skema e “Call Ceneter-ave”, si futeshin në grackë europianët appeared first on Albeu.com.

Mesazhe mashtruese në emër të postës u drejtohen qytetarëve! Policia ngre alarmin: Ja si të ruani të dhënat tuaja
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, ka ngritur alarmin për përhapjen e mesazheve SMS mashtruese, të cilat paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga shërbimet postare për dorëzimin e paketave.

Sipas autoriteteve, këto mesazhe përmbajnë lidhje të dyshimta dhe u kërkojnë qytetarëve të ndërmarrin veprime urgjente, duke krijuar ndjesinë e një situate të menjëhershme që kërkon reagim.

The post Mesazhe mashtruese në emër të postës u drejtohen qytetarëve! Policia ngre alarmin: Ja si të ruani të dhënat tuaja appeared first on Albeu.com.

Policia apel qytetarëve: Mos bini pre e mashtrimeve, kujdes linqet në “WhatsApp”
Policia e Shtetit, i ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në rastet kur në aplikacionin e tyre “WhatsApp” vijnë linqe të çuditshme.

Sipas policisë, këto mesazhe paraqiten si kërkesë për votim për çmimin e parë të një burse falas, në favor të një personi të afërt me dërguesin, i cili dyshohet se mund të ketë rënë më parë pre e këtij mashtrimi, duke sjellë më pas përhapjen e mesazhit te kontaktet e tij.

NJOFTIMI:

Policia e Shtetit/ Paralajmërim për fushatë phishing në platformën “WhatsApp”. Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik paralajmëron qytetarët për qarkullimin e një fushate mashtruese (phishing) në platformën “WhatsApp”.

Këto mesazhe paraqiten si kërkesë për votim për çmimin e parë të një burse falas, në favor të një personi të afërt me dërguesin, i cili dyshohet se mund të ketë rënë më parë pre e këtij mashtrimi, duke sjellë më pas përhapjen e mesazhit te kontaktet e tij.

Mesazhet synojnë marrjen e kontrollit të llogarisë në aplikacionin “WhatsApp”, duke i drejtuar përdoruesit drejt faqeve të rreme dhe duke i nxitur të vendosin kode verifikimi, të cilat përdoren nga autorët për të përvetësuar llogarinë.

Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve:

Të mos klikojnë në lidhje të dyshimta, edhe kur mesazhi iu shkon nga kontakte të njohura;

Të mos japin kode verifikimi, fjalëkalime apo të dhëna personale;

Të aktivizojnë verifikimin me dy hapa (Two step verification) në aplikacionin “WhatsApp”;

Të raportojnë çdo rast të dyshimtë pranë strukturave të Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit po monitoron situatën dhe fton qytetarët të tregojnë kujdes maksimal ndaj mesazheve që ofrojnë votime, çmime apo përfitime të menjëhershme.

The post Policia apel qytetarëve: Mos bini pre e mashtrimeve, kujdes linqet në “WhatsApp” appeared first on Albeu.com.

Klevis Balliu: Integrimi i Shqipërisë në BE kërkon punë, jo gënjeshtra, 12 vite mashtrime nga qeverisja e Edi Ramës
Në një postim në “Facebook”, shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, ka kritikuar qeverisjen e Edi Ramës për 12 vite mashtrimesh,lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Balliu theksoi se, për të arritur integrimin në BE, duhet të punohet me seriozitet dhe angazhim, dhe jo të vazhdohet me premtime të rreme dhe manipulime politike.

Gjithashtu, Balliu u shpreh se procesi i integrimit është penguar për shumë vite nga qeverisja aktuale dhe se, për të arritur realisht në BE, duhet të merren masa konkrete dhe të ndershme.

Ai shtoi se e vetmja mundësi për të garantuar integrimin në BE është të votohet Partia Demokratike, e cila, sipas tij, ka qenë forca që ka liberalizuar vizat me Bashkimin Europian dhe ka treguar angazhim të vërtetë për rrugën drejt integrimit europian.

The post Klevis Balliu: Integrimi i Shqipërisë në BE kërkon punë, jo gënjeshtra, 12 vite mashtrime nga qeverisja e Edi Ramës appeared first on Albeu.com.

Mashtronin të huajt të investonin në bursa, arrestohen 13 persona, shpallet në kërkim administratori i Call Center-it
Uniformat blu, kanë vënë në pranga 13 persona, ndërsa 5 të tjerë janë proceduar penalisht në Elbasan, pasi akuzohen se mashtronin shtetas të huaj, nëpërmjet telefonit, për të investuar në bursa fiktive.

Ata telefononin shtetas të huaj, kryesisht italianë, iu prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Në kërkim është shpallur Gëzim Demollari, administratori i subjektit call center, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në pranga kanë rënë: E. Ç., 29-vjeç, B. F., 46-vjeçe, Sh. I., 31-vjeçe, A. K., 32-vjeçe, E. L., 33-vjeçe, F. P., 36-vjeçe, G. K., 23-vjeçe, R. L., 31-vjeçe, G. K., 29-vjeç, D. H., 38-vjeçe, S. D., 30-vjeç, A. K., 30-vjeçe, A. C., 24-vjeç, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim.

Po procedohen penalisht: J. L., D. Ç., M. L., Dh. Z., dhe L. T., për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë operacionit u sekuestruan 70 njësi kompjuterike, 2 laptopë, 33 celularë dhe 1 DVR, nëpërmjet të cilëve ushtrohej kjo veprimtari e paligjshme.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, pas një pune hetimore profesionale, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Fictitious”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. Ç., 29-vjeç, B. F., 46-vjeçe, Sh. I., 31-vjeçe, A. K., 32-vjeçe, E. L., 33-vjeçe, F. P., 36-vjeçe, G. K., 23 -vjeçe, R. L., 31-vjeçe, G. K., 29-vjeç, D. H., 38 vjeçe, S. D., 30-vjeç, A. K., 30-vjeçe, A. C., 24-vjeç, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim;

-nisi procedimi penal për shtetasit: J. L., D. Ç., M. L., Dh. Z., dhe L. T., për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi G. D., 45-vjeç, administratori i subjektit, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Gjatë operacionit u sekuestruan 70 njësi kompjuterike, 2 laptopë, 33 celularë dhe 1 DVR, nëpërmjet të cilëve ushtrohej kjo veprimtari e paligjshme.

Këta shtetas telefononin shtetas të huaj, kryesisht italianë, iu prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.”- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

The post Mashtronin të huajt të investonin në bursa, arrestohen 13 persona, shpallet në kërkim administratori i Call Center-it appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Mashtrimi me “Call Center”, GJKKO dënon me 6.8 vite burg dy pjesëtarët e grupit të Amant Josifit
Këtë të premte Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar dy persona për ‘Mashtrim Kompjuterik’ dhe ‘Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal’.

Bëhet fjalë për Irisa Puca dhe Adrian Korriku, ndaj të cilëve gjykimi u zhvilluar me rregullat e gjykimit të shkurtuar dhe GJKKO me trup gjykues Flora Haredinaj, Flojera Davidhi dhe Elsa Ulliri vendosën shpalljen fajtor dhe dënimin për të dy me 6 vjet e 8 muaj burg.

Irisa Puca: Fajtor për “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, e dënuar me 10 vjet burg për mashtrimin dhe 2 vjet burg për grupin kriminal. Pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi i saj u ul në 6 vjet e 8 muaj burgim. Vuajtja e dënimit fillon nga 08.11.2022 në burg të sigurisë së lartë.

Adrian Korriku: Fajtor për “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, i dënuar me 10 vjet burg për mashtrimin dhe 2 vjet burg për grupin kriminal. Pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij u ul në 6 vjet e 8 muaj burgim. Vuajtja e dënimit fillon nga 08.11.2022 në burg të sigurisë së lartë.

Ata ishin pjesë e një rrjeti që ka mashtruar qytetarë në vende të ndryshme të Evropës përmes call-center-ave me “investime në bursë” dhe platforma financiare mashtruese online, me një dëm që përllogaritet miliarda euro.

Pjesë e rrjetit është edhe Amant Josifit, ish-këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes në kohën kur drejtohej nga Olta Xhaçka.

Hetimet

Irisa Puca dhe Adrian Korriku ishin pjesë e grupit të Amant Josifit, ndaj të cilëve SPAK mbylli hetimet më 10 shkurt të vitit 2024.

Nga hetimet me autoritete gjermane rezultoi se Erlind Çekaj së bashku me Irisa Puca, Endri Bulku dhe Ardian Korra ishin personat prapa platformave mashtruese të kompanisë së IT “PumaTS/SMCompany” të lidhur me kompaninë “Milton Group”.  Ndërsa Merxhan Çeliku, kishte komunikime të drejtpërdejta me viktimat e mashtrimit në Austri dhe Gjermani, nëpërmjet këtyre platformave. Kjo provohej nëpërmjet adresave IP nga ku janë bërë komunikimet, si dhe lëvizjet e llogarive bankare dhe ato të valutave në modhedha virtuale, në të cilat kanë kaluar paratë e viktimave. Bazuar në provat vetëm gjermanëve bavarezë grupi kishte arritur t’i zhvaste 6.1 mln euro, ndërsa dëmi konsiderohet të jetë edhe më i madh.

Grupi kriminal i emërtuar si (OCG) dyshohet se është përfshirë në mashtrime përmes investimeve online me kriptomonedha. Grupi kriminal përdorte Call Centera dhe platforma të tjera online si Absolut Global Markets, AurumPro, Finaxis, SNP Broker, CapitalMarketsBanc etj, dhe mashtronte qytetarët që të investonin online përmes kriptovalutave.

Ata u prezantoheshin qytetarëve si ndërmjetës që do t’i ndihmon të investonin në kriptovaluta shuma të vogla parash dhe përfitimet më pas do të ishin kolosale. Por këto shuma që investoheshin nga qytetarët, kryesisht të vendeve të BE, përvetësoheshin nga ky grup kriminal. Qindra mijëra investitorë në të gjithë botën kanë rënë viktima të mashtrimit të paktën që nga viti 2016. Dëmi i shkaktuar llogaritet në 50 milionë euro në tremujor.

The post EMRAT/ Mashtrimi me “Call Center”, GJKKO dënon me 6.8 vite burg dy pjesëtarët e grupit të Amant Josifit appeared first on Albeu.com.

Luizi “kapet” me “Panoramën”: I vë flakën mos të dali më në treg!
Gjykata e Fierit dënoi me 1 vit burg këngëtarin Luiz Ejlli, duke e shpallur fajtor për falsifikim të një deklarate noteriale për të shpëtuar nga sekuestrimi një pjesë të pasurisë së një ish-të dënuari për prostitucion në Itali. Pas këtij vendimi, “Panorama” pretendon se karriera e Luiz Ejllit është shkatërruar ku i janë anuluar dhe një sërë koncertesh dhe ai vendim ka shqetësuar gjithashtu dhe ekipin e menaxhimit të këngëtarit.

Për këtë, Luizi e ka një përgjigje:

The post Luizi “kapet” me “Panoramën”: I vë flakën mos të dali më në treg! appeared first on Albeu.com.

“Mos i mashtroni të tjerët”/ Tha se i kanë anulluar koncertet, ky klub hedh akuza të forta mbi Bardhin
Këngëtari Bardhi, i cili kohët e fundit ka lansuar këngën e tij të re “Qikes teme”, ku përmend edhe ish-menaxherët e tij, është përballur me akuza të reja. Një klub shqiptar në Austri ka bërë një postim në Instagram ku pretendohet se Bardhi ka anuluar koncertin e tij për një ofertë më të lartë financiare.

Sipas klubit, Bardhi kishte pranuar të performonte më 12 tetor, por më pas e ka anuluar me justifikimin se i kishin humbur dokumentet e udhëtimit. Por, klubi pretendon se ai ka anuluar koncertin për të performuar në një tjetër lokacion, pasi i ishte ofruar një pagesë 500 euro më shumë.

Postimi përfundon me fjalët: “Mua më mashtruat, por mos mashtroni të tjerët.”

Ende nuk ka ndonjë reagim nga këngëtari Bardhi lidhur me këto akuza.

The post “Mos i mashtroni të tjerët”/ Tha se i kanë anulluar koncertet, ky klub hedh akuza të forta mbi Bardhin appeared first on Albeu.com.

Shteti amerikan padit Pfizer për pretendimet “mashtruese” të vaksinës Covid-19
Shteti amerikan i Kansasit, ka nisur një veprim ligjor kundër Pfizer mbi “pretendimet mashtruese” që pretendohet se ka bërë gjigandi farmaceutik, në lidhje me efektivitetin e vaksinës së tij Covid-19 dhe rreziqet që lidhen me të.

Disa prodhues filluan të zhvillojnë vaksina kundër Covid-19 në muajt pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), shpalli zyrtarisht një pandemi në mars të vitit 2020.

Qeveritë në të gjithë botën, filluan më pas të detyrojnë vaksinimin. Sipas të dhënave federale, më shumë se 366 milionë doza të vaksinës origjinale të koronavirusit të Pfizer, janë administruar vetëm në SHBA.

Të hënën, Prokurori i Përgjithshëm i Kansasit, Kris Kobach, ngriti një padi duke pretenduar se Pfizer kishte fshehur qëllimisht prova që lidhnin vaksinën me miokarditin dhe komplikimet e shtatzënisë.

“Pfizer bëri deklarata të shumta për të mashtruar publikun në lidhje me vaksinën e saj, në një kohë kur amerikanët kishin nevojë për të vërtetën”, tha Kobach në një deklaratë.

Në qershor 2021, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave, lëshoi ​​një paralajmërim në lidhje me vaksinat Covid-19 të Pfizer dhe Moderna në lidhje me rrezikun e rritur të miokarditit dhe perikarditit, të dyja kushte të rralla të inflamacionit të zemrës.

Sipas ankesës së prokurorit të përgjithshëm, kompania farmaceutike amerikane kishte pohuar gjithashtu në mënyrë të rreme se vaksinat e saj ishin efektive, ndërsa ishte e vetëdijshme se mbrojtja që jepte vaksina kundër virusit u dobësua me kalimin e kohës dhe nuk ishte e mjaftueshme për të shmangur disa lloje të Covid-19.

Kobach gjithashtu, argumentoi se Pfizer pohoi në mënyrë mashtruese se vaksina e saj parandalonte transmetimin e koronavirusit, edhe pse kompania më vonë pranoi se nuk e kishte studiuar kurrë këtë aspekt.

Për më tepër, Kobach akuzoi kompaninë farmaceutike për bashkëpunim me mediat sociale për të “censuruar fjalimin kritik” ndaj vaksinave Covid-19.

Padia akuzoi se deklaratat e supozuara mashtruese të Pfizer, përbënin shkelje të Aktit të Mbrojtjes së Konsumatorit në Kansas. Shteti tani po kërkon dëme monetare të paspecifikuara.

The Hill citoi një përfaqësues të kompanisë të thoshte se padia “nuk ka merita” dhe këmbëngul se “përfaqësimet e bëra nga Pfizer në lidhje me vaksinën e saj COVID-19 kanë qenë të sakta dhe të bazuara në shkencë”.

Nëntorin e kaluar, Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit Ken Paxton, ngriti një padi të ngjashme kundër gjigandit farmaceutik, duke e akuzuar atë për “keqinterpretim të paligjshëm të efektivitetit të vaksinës së COVID-19 të kompanisë dhe përpjekje për të censuruar diskutimin publik të produktit”.

Në fillim të këtij muaji, Universiteti i Amsterdamit, publikoi një studim që tregon se profesionistët mjekësorë dhe marrësit e barnave raportuan “lëndime serioze dhe vdekje pas vaksinimit” sipas “bazave të ndryshme të të dhënave zyrtare”.

Sipas studiuesve, ngjarjet e padëshiruara “të dyshuara” të lidhura me inokulimin, mund të kenë kontribuar në vdekshmërinë e tepërt në 47 vende midis 1 janarit 2020 dhe 31 dhjetorit 2022.

The post Shteti amerikan padit Pfizer për pretendimet “mashtruese” të vaksinës Covid-19 appeared first on Albeu.com.

Skema mashtrimi me viza amerikane, arrestohen pesë persona
Goditet aktiviteti kriminal në fushën e mashtrimit me viza amerikane dhe kontrabandimit të qenieve njerëzore. Pesë persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është arrestuar, pasi është zbuluar se falsifikonin formularët për pajisjen me viza amerikane kundrejt pagesës.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka regjistruar procedimin penal nr.7018/2023 mbi bazën e informacionit të dërguar nga Shërbimi Diplomatik i Sigurisë pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, (DSS).

Sipas policisë, i dyshuari kryesor Renato Nasto, ka përfituar shuma deri në 10 mijë euro.

Lidhur me këtë aktivitet ende vazhdojnë hetimet për persona të tjerë fizikë dhe juridikë, apo subjekte të tjera të përfshira në këto skema mashtrimi me viza amerikane dhe kontrabandim të qenieve njerëzore.

Reagimi i Policisë:

Goditet një aktivitet kriminal në fushën e mashtrimit me viza amerikane dhe kontrabandimit të qenieve njerëzore.

Departamenti i Policisë Kriminale, nëpërmjet Njësisë Speciale të njohur si “Joint Shield”, në bashkepunim të ngushtë me partnerët e Departamentit të Shtetit, Agjencinë Federale të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike, Njësinë e Hetimeve Kriminale, me prezencë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara Tiranë dhe me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë përmbyllur fazën e parë të operacionit “THE ROGUE SON”, lidhur me hetimet për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Në vijim të këtyre hetimeve, më datë 08.02.2024, janë arrestuar dhe vënë në ekzekutim 5 vendime gjykate për masat e sigurimit personal “Arrest në burg”, për gjashtë shtetas, si dhe një tjetër është shpallur në kërkim, të dyshuar si të përfshirë në skema mashtrimi të aplikimeve dhe marrjeve të vizave amerikane, me dyshimin e dhënies ndihmë për kontrabandim të qenieve njerëzore.

Në disa raste i dyshuari kryesor, ka përfituar shuma prej 10 000 eurosh për premtimin dhe garantimin e lëshimit të vizave amerikane, për persona të ndryshëm, duke lehtësuar emigrimin e paligjshëm në Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu, disa nga të dyshuarit kanë përdorur/paraqitur informacione dhe formularë me të dhëna të rreme, me qëllim për t’u kualifikuar për kategori të caktuara vizash amerikane.

Vazhdojnë hetimet për persona të tjerë fizikë dhe juridikë, apo subjekte të tjera të përfshira në këto skema mashtrimi me viza amerikane dhe kontrabandim të qenieve njerëzore.

Policia e Shtetit shqiptar përfiton sërish nga rasti të falënderojë partnerët e Agjencisë Ligjzbatuese Shërbimi Diplomatik i Sigurisë këtu në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre të ngushtë në këtë rast.

Njoftimi i Prokurorisë:

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM TIRANË

Falsifikonin formularët për pajisjen me viza amerikane kundrejt pagesës, 6 nën akuzë nga Prokuroria Tiranë për ‘Mashtrim’ dhe ‘Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve’

Gjashtë persona po përballen me akuzën për ‘Mashtrim’ dhe ‘Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve’ të parashikuar nga nenet e Kodit Penal 143/2 dhe 190/2 nga Prokuroria e Tiranës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin falsifikonin formularët për viza amerikane kundrejt pagesës.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka regjistruar procedimin penal nr.7018/2023 mbi bazën e informacionit të dërguar nga Shërbimi Diplomatik i Sigurisë pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, (DSS).

Nga tërësia e veprimeve hetimore në funksion të këtij procedimi, rezulton se një prej ketyre shtetasve nëpërmjet adresës në rrjetin social ‘Istagram’, emrin “viza_amerikane_insider”, kishte vendosur postimin “viza Amerikane me garanci 100%. “Ne garantojmë pajisjen me viza Amerikane 10-vjeçare. Ju paguani vetëm pasi viza t’ju aprovohet. 0683318483”.

Shtetasi R.N., garantonte marrjen e vizës Amerikane turistike 10-vjeçare me ndërhyrjen e tij në Ambasadë kundrejt shumës 10.000 euro.

Gjithashtu, hetimet provuan se nje shtetas i falsifikonte të dhënat e formulareve elektronikë në aplikimin për vizë amerikane me të dhëna të rreme, që aplikanti për vizë të kishte një profil kualifikues.

Këtë gjë ai e bënte në bashkëpunim me aplikantin e vizës, sikundër janë aplikimet me shtetasit K.P., K.K., K. L., Xh.S., dhe E. Gj.,të cilët kanë rezultuar se në bashkupunim me shtetasin R.N., kanë falsifikuar formularët elektronikë për vizë amerikane duke e plotësuar me të dhëna jo reale.

Shtetasi R.N paraqitej ditën kur aplikantët kishin intervistën në konsullatë, në Ambasadën Amerikane për marrjen e vizës. Ai i shoqëronte dhe i udhëzonte se si të silleshin gjatë intervistës. Pasi ata përfundonin intervistën, në rast se kulifikoheshin (mernin vizën) shtetasi R.N merrte shumën prej 10.000 Eurosh.

The post Skema mashtrimi me viza amerikane, arrestohen pesë persona appeared first on Albeu.com.